Das Frack dieses Italienischen Kriegs Schiffes, welche 1916 vor Sazan versenkt wurde, wurde jetzt in Albanischen Küsten Gewässern wieder entdeckt. Es liegt auf 70 Meter Tiefe in der Nähe der Militär Insel Sazan, bei Vlore - Valona

Zbulohet pas 89 vjetėsh anija italiane "Rexhina Margerita"

Vlorė, 70 metra thellė anija e luftės me 674 kufoma

Granit Sokolaj


VLORE

Ndodhej vetėm 2 milje larg bregdetit shqiptar, por megjithatė pėr 89 vite mė rradhė asgjė nuk dihej rreth fatit tė anijes luftarake italiane "Regina Margherita". Vendndodhja e anijes sė mbytur nė 11 dhjetor e vitit 1916, nė kulmin e Luftės sė Parė Botėrore, sė bashku me 674 ushtarė, ėshtė zbuluar vetėm pak ditė mė parė nga njė grup zhytėsish italianė dhe shqiptarė. Relikja ndodhet nė thellėsinė e 70 metrave dhe ėshtė gjendur nė njė pjesė tė detit mes Kepit tė Gjuhėzės dhe Sazanit. Pas zbulimit tė saj, do tė hidhet jo vetėm mė tepėr dritė pėr njė pjesė tė errėt tė Luftės sė Parė Botėrore nė Shqipėri, por njėkohėsisht familjet e ushtarėve tė mbetur nė ambientet nė brendėsi tė anijes, mund tė shpresojnė pėr tė rimarrė atė qė mbetet nga trupat e tė afėrmve tė tyre.

Zbulimi

Mund tė quhet pa frikė si njė nga tragjeditė mė tė mėdha tė historisė sė marinės italiane, por njėkohėsisht edhe njė nga zbulimet mė tė rėndėsishme nėnujore nė brigjet e detit Adriatik. Zbulimi i anijes qė mbante nė barkun e saj plot 674 ushtarė, por edhe gjeneral Bandinin, nėnkomandantin e trupave italiane nė Shqipėri gjatė luftės sė Parė Botėrore, ka grishur kureshtjen e shumė shkencėtarėve italianė. Si rrjedhojė, ambasadori italian nė Tiranė Attilio Massimo Iannucci, konsulli italian nė Vlorė, Lorenzo Tomasoni, komandanti i "Grupit tė 28 Naval", Alberto Fiorentino, si dhe presidenti i shoqatės tė zhytėsve profesionistė IANTD, Fabio Ruberti, kanė organizuar jo vetėm kėrkime shkencore nė arkivat historikė, por edhe njė ekspeditė pėr tė kėrkuar reliken nė afėrsi tė brigjeve tė Vlorės. Tė dhėnat historike nuk flisnin me saktėsi pėr vendin e mbytjes sė "Regina Margherita", ndėrkohė qė historia shqiptare nuk kishte asnjė tė dhėnė pėr kėtė tragjedi. Si rrjedhojė, zhytėsve italianė u janė dashur kėrkime tė shumta pėr tė arritur deri te anija e mbytur nė 1916. Falė kėtyre kėrkimeve, pak ditė mė parė nėnoficeri i marinės italiane Cesare Balzi, arriti tė shquante dhe fotografonte emrin e anijes nė thellėsinė e 70 metrave. Pas kėtij zbulimi, me njė bashkėpunim tė ngushtė me autoritetet shqiptare si dhe me shoqatėn e Vlorės "Ekspedita Blu", e drejtuar nga Pajtim Spata, u arrit tė kryheshin jo vetėm fotografimet e detajuara tė "Regina Margherita", por edhe anijes tjetėr italiane "PO", e cila u mbyt nė vitin 1941 nė afėrsi tė Orikumit. Lajmi i zbulimit tė anijes ėshtė konfirmuar dje nga burime tė sigurta tė Gazetės, tė cilat kanė sqaruar se tė gjitha hapat e mėtejshėm pėr anijen pritet qė tė merren nė bashkėpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Mbytja
Edhe sot nuk ėshtė shumė i qartė shkaku i mbytjes sė anijes. Siē ėshtė mėsuar nga tė dhėnat e arkivit tė Marinės italiane, anija ėshtė mbytur nga shpėrthimi i ndodhur pėr shkak tė pėrplasjes me njė minė. Ajo ishte hedhur aty po nga ushtria italiane. Njė prej versioneve tė mundshme ėshtė se anija, mund tė ketė dalė nė det mė 11 dhjetor 1916 nga Porti i Vlorės. Nė atė kohė, pasi deti ishte minuar, mjetet lundruese italiane ndiqnin njė trajektore tė sigurt, e cila njihej vetėm prej tyre dhe nė tė nuk kishte mina. Por, si pasojė e motit tė keq dhe e stuhisė, anija ka dalė nga trajektorja dhe ėshtė pėrplasur nė mina. Njė tjetėr version ėshtė se anija, mund tė jetė hedhur nė erė e mė pas fundosur nga silurė tė lėshuar nga ndonjė nėndetėse gjermane. Kjo pasi gjatė Luftės sė Parė Botėrore, nė rajonin e Adriatikut ka patur pėrleshje detare midis Gjermanisė e Austro-Hungarisė, nga njėra anė dhe kundėrshtarėve tė tyre, nė radhėt e tė cilėve forcėn kryesore detare e pėrbėnin njėsitė e marinės ushtarake italiane.

Rėndėsia
Zbulimi i anijes sė marinės luftarake italiane, e mbytur nė Adriatik mė 11 dhjetor tė vitit 1916, ka njė rėndėsi mjaft tė madhe pėr historinė e Italisė dhe tė Shqipėrisė. Por, mė kryesorja ėshtė se familjet e 674 njerėzve, do tė kėrkojnė tė marrin eshtrat e tė afėrmve tė tyre, mes tė cilėve ndodhej edhe Nėnkomandanti i Forcave italiane nė Shqipėri, Gjeneral Bandini. Deri nė momentin qė do tė vendoset se ēfarė do tė bėhet mė tej me anijen, grupi i zhytėsve ka vendosur ta mbajė sekret vendndodhjen e saj pėr tė evituar ēdo tė papritur. E vetmja shenjė qė tregon koordinatat e relikes ėshtė njė bovė e kuqe e vendosur mes Kepit tė Gjuhėzės dhe Sazanit.