BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 1 von 5 12345 LetzteLetzte
Ergebnis 1 bis 10 von 44

archäologische funde in albanien

Erstellt von CrazyDardanian, 27.09.2010, 18:37 Uhr · 43 Antworten · 8.129 Aufrufe

  1. #1

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612

    archäologische funde in albanien

    Busti i Apollonise …ndoshta i Aleksandrit tė Madh
    Atė mbasdite tė datės 13 gusht 2010, nė orėn 17:15, ndala makinėn nėn hijen e ullirit tė madh dhe me miqte e mi francezė Mari-Kristine, Farida, Didier dhe Frederik u afruam te vila romane, aty pranė ullirit, nė anėn perendimore tė tij.
    “Mė vjen mirė Ilir qė ndodhesh kėtė ditė dhe kėtė moment nė Apolloni”– dėgjoj tė mė pėrshėndesė drejtori i qendrės arkeologjike tė Apolonisė, zoti Haxhimihali, njė nga arkeologėt sot nė zė tė Shqipėrisė.
    “Jemi duke punuar pėr nxjerrjen e njė statuje”- vazhdoi ai. “Jemi nė ēastin e fundit, atė tė ngritjes me kujdes dhe transportimit. Eshtė bust i mrekullueshėm, i pa dėmtuar, njė nga gjetjet mė tė rėndėsishme tė pesėdhjetė vjetėve tė fundit. Nė pėrbėrje tė ekspeditės franko-shqiptare qė kryen kėtu punime prej vitesh, fati i takoi spatulės sė studentit kosovar Aranit Buqinēa tė ndeshė mbi kokėn e bukur tė kėtij busti.”
    Emocionet prej njė lajmi tė tillė na mbajtėn aty gozhduar, derisa e pamė bustin. I tėrė i bardhė, bukur i pastruar nga arkeologėt.
    Aty tek kaloi pranė nesh statuja me sytė dhe qėndrimin burrėror u duk sikur tha : “Pas dymijė e treqind vjetėsh mė nė fund mė gjetėt, kėtu nė rrėnojat e qytetit tim tė dashur tė Apollonisė tė Ilirisė”.
    “Alek… ?”- fola me zė pa pasur guxim tė pėrfundoj fjalėn.
    “Vazhdo - tha Frederiku -ėshtė lajm i madh dhe i bukur pėr tė gjithė ne.”
    “Mė pėrngjasoj ai bust me portretet e Aleksandrit tė Madh nė Luvėr, Muzeun Britanik dhe mozaikun e Pompeut.”
    “Edhe mua –tha Frederiku – pamja e atij busti mė ngjallėn Aleksandrin e Madh, ashtu si e kam tė ngulitur nė kujtesė, prej dėshmive nė muzetė e botės”.
    Bisedėn tonė e ndėrpreu zėri i njė arkeologu, i cili tek jepte aty pranė njė intervistė televizive tha se busti ishte ai i njė atleti tė kohės romake. Pastaj biseda vazhdoi me pyetje mes nesh pėr tė arritur nė pėrfundimin se : “Vetėm gjoksi nudo dhe burrėror i bustit, nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr cilėsimin e tij busti si busti i njė atleti.”
    Ju kthyem fakteve tė grumbulluara aty nė vend.
    Busti u gjet nė cep tė njė grope me gjerėsi mė tė vogėl se njė metėr dhe me gjatėsi pak mė shumė se njė metėr (matje tona me sy) tė rrethuar me mur tė fortė tulle, mbėshtetur vertikalisht mbi tokė tė rrafshtė. Busti ėshtė nė gjėndje tė plotė dhe pa thyerje. Ai jep portretin e njė burri tė ri me mjekėr tė lehtė, me kokė me flokė tė dredhura, tė kthyer pak djathtas. Nė bazėn rrethore tė bustit, ka njė reljef me njė nimfė me krahė dhe dy kuaj. Busti nuk ka gjė tė shkruar nė bazė.
    Nga kėto fakte tė mbledhura nxorrėm se burri i ri ėshtė mbi tė tridhjetat. Ai duhet tė ishte person i njohur nė mjedisin ku u gjet, pėrderisa nė bazė nuk ka tė shkruar emrin. Reljefi, ndoshta, na jep mundėsinė tė nxjerrim emrin e njeriut tė bustit. Vendgjetja e bustit, me vendosje mes muresh tė fortė, nė pozicion qėndrimi normal dhe jo i rrėzuar, jep idenė se busti aty ėshtė fshehur me qėllim dhe nuk ėshtė pozicion rastėsor i sjellė nga koha.
    Cili ėshtė ai burr i ri, mbi tė tridhjetat, me pamje serioze, me trup tė bukur, i njohur nga tė gjithė pa pasur nevojė t’i shkruhet emri, i paraqitur nė antikitet me flokė tė dredhur, i dhėnė pas kuajve, i ndihmuar nga njė nimfė me krahė, i ruajtur me kujdes pranė njė vile romake?
    Pėrgjigjia: “ndoshta ėshtė Aleksandri III i Maqedonisė, i quajtur i Madh, djali i Filipit II, adhurues i kuajve (dy kuajt nė reljef) dhe i Olimpisė, vajzės sė Neoptolemit tė Epirit, e cila sipas Plutarkut dhe Aristotelit ka dhėnė vetė ajo disa varjante nė lidhje me lindjen hyjnore tė tė birit, njė prej tė cilave ėshtė legjenda se i biri ka lindur nga njė ėndėr. Madje sipas Plutarkut, vetė Aleksandrit, kur hipi nė fronin e Emadhes i pėlqente varjanti i prejardhjes sė vet nga Zeusi, ashtu si e gjejmė nė njė monedhė tė kohės, ku nga njėra anė kemi profilin e tij dhe nga ana tjetėr Zeusin me shqiponjėn nė dorėn e djathtė.”
    Pėrgjigja ndoshta ėshtė me vend si hipotezė, qoftė edhe pėr tė nxitur punėn e specialistėve pėr shpjegimin e altoreljefit qė ndodhet ne bazė tė bustit. Hipoteza ka bazė, sepse Aleksandrin e Madh e gjejmė nė truallin e Ilirisė qė nga luftrat e tija tė para me ilirėt e deri nė preambulėn e statutit tė shekullit XIV tė qytetit tė Shkodrės, pėrfshirė edhe emrine qytetit tė Lezhės.
    Sa pėr emrin e pėrgjithshėm “aristokrat romak” qė i kanė dhėnė mė pas bustit, ai duket i ēuditshėm, po tė kemi parasysh se aristokratėt romakė nuk mbanin mjekėr ashtu si atė e ka busti i burrit tė ri tė Apolonisė.
    Duhet parė me kujdes, nė se busti i gruas sė gjetur nė vilėn romake, pranė bustit tė burrit tė ri, ėshtė ai i Olimpias nėnės sė Lekės. Fillin e studimit, ndoshta duhet tė niset nga mėnyra e krehjes sė flokėve tė atij bustit femėror.

    Marre nga MILOSAO
    (d.b/BalkanWeb)

    Balkanweb | Busti i Apollonise …ndoshta i Aleksandrit tė Madh - Kulturė

    Top Channel - Video: Zbulim i ri nė Apoloni

  2. #2
    Avatar von Arbanasi

    Registriert seit
    14.10.2009
    Beiträge
    6.534
    Allein in diesem Jahr wurden n'haufen sachen gefunden.


    ps. Permirsoje Titullin,
    "Archäologische Funde in Albanien"

  3. #3
    Avatar von Paokaras

    Registriert seit
    02.09.2010
    Beiträge
    8.887
    alles albanische sachen,aus Apollonia!!!!

  4. #4

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612
    Cakrani, fshati qė fsheh thesaret e mbretėrve ilirė tė Jugut

    Cakrani, komuna e qytetit tė Fierit, fsheh nė tokat e veta thesare tė Ilirisė sė lashtė. Ky ėshtė zbulimi mė i ri qė ka bėrė njė ekspeditė e kryer nė kėtė komunė nga arkeologėt shqiptarė. Sipas vėzhgimeve tė bėra nė kėtė zonė, arkeologėt kanė hedhur hipotezėn se nė fshatin Gurzezė tė kėsaj komune, mbretėrit e Ilirisė jugore mund tė kenė pasur rezidencat e tyre, ku sigurisht kishin edhe thesaret e mbretėrisė. Gurzeza, njė qendėr e lashtė dhe e zhvilluar ilire gjendet nė Fier nė njė hapėsirė prej 23 hektarėsh. Pak ditė mė parė, ajo ka pritur arkeologė nga Tirana, pėr tė treguar tė fshehtat qė ka nė gjirin e saj, tė fshehta qė vijnė nė ditėt tona qė nga thellėsia e shekujve para Krishtit. E financuar nga Komuna e Cakranit, kjo nė fakt njė risi nė financim, ekspedita nxori nė pah mjaft fakte tė veēanta e tė panjohura mė parė pėr zonėn. Sipas profesor Skėnder Muēajt, arkeolog qė mori pjesė nė ekspeditė, njė ndėr kėto fakte tė reja janė edhe gjurmėt e periudhės mesjetare qė vijnė pėrmes njė kalaje tė shekujve 13-14. Njė tjetėr zbulim i arritur gjatė kėsaj ekspedite ishte zbulimi i vitit kur qyteti ėshtė shkatėrruar, qė sipas specialistėve ėshtė ai 167 para Krishtit. Ndėr tė tjera, nė kėtė zonė janė vėrejtur edhe dy shtėpi, tė cilat brenda tyre kanė mozaikė mjaft tė rrallė qė i pėrkasin shekullit tė tretė, e njėjta periudhė sė cilės i pėrket edhe mozaiku i njohur i Bukuroshes sė Durrėsit. Por njė problem qė u pėrpoq tė zgjidhte kjo ekspeditė, ka tė bėjė me ndėrhyrjet klandestine tė objekteve arkeologjike. Ka zėra qė e ēojnė kėtė problem deri nė ekzistencėn e njė rrjeti trafikimi tė mirorganizuar, qė i ēon objektet nėpėr muze por edhe jashtė vendit.
    Ekspedita
    Komuna e Cakranit ėshtė komuna e parė qė ka menduar tė realizojė nė zonėn e saj gėrmime arkeologjike. Gatishmėria e komunės, e kryetarit tė saj, Vladimir Korēari dhe e kryetarit tė kėshillit, Riza Iljazi, nė vazhdimėsi ėshtė njė hap pėrpara me tė gjitha pushtetet lokale nė territorin e Shqipėrisė. Sipas arkeologut Skėnder Muēaj, turizmi nuk ėshtė vetėm bregdeti. Duke qenė se kjo ėshtė njė zonė arkeologjike, mendohet se pas njė sėrė ekspeditash dhe gėrmimesh, kjo komunė mund tė bėhet edhe njė qendėr turistike. Kėtė zonė e bėn tė veēantė vendi ku ėshtė ndėrtuar qyteti i lashtė dhe mėnyra e ndėrtimit tė tij. Ndryshe nga zonat e tjera arkeologjike qė janė tė ngjashme me arkeologjinė e vendeve fqinje, kjo pjesė e Fierit ėshtė e veēantė. Gurzeza qė gjendet nė komunėn e Cakranit, ėshtė nė njė kodėr nė lartėsinė 512 metra dhe qyteti ėshtė ndėrtuar nė shpat shumė tė pjerrėt. Sipas Muēajt, qyteti ėshtė ndėrtuar nė njė faqe gati vertikale dhe kjo ėshtė risi pėr periudhėn helenistike. Pėr shkak tė veēantisė qė kanė tė gjithė elementėt pėr t'u bėrė njė qendėr e vizitueshme. Gėrmimi aty mund tė avancohet shumė mė mirė se nė vendet e tjera, sepse pjerrėsia bėn qė objektet tė dalin shpejt nė sipėrfaqe. Nė kėtė qytet tė lashtė gjenden gjurmė tė jetės qė nga paleoliti, e duke ardhur deri tek periudhat e mėvonshme historike. Kjo ėshtė quajtur njė nga zonat mė tė rėndėsishme protourbane tė Ilirisė. Qyteti i Gurzezės, qė e merr emrin nga dy gur tė zinj qė gjenden aty, ka njė sipėrfaqe prej 23 hektarėsh, dhe nga hapėsira, vjen i dyti pas Bylisit, i cili ka njė hapėsirė prej 30 hektarėsh. Skėnder Muēaj thotė se Gurzeza ka pasur njė zhvillim tė madh. Aty janė gjetur shtėpi me mozaikė qė i pėrkasin shekullit tė 3-tė para Krishtit. Mozaikė tė kėtij shekulli janė mjaft tė rrallė, siē ėshtė edhe ai i Bukuroshes sė Durrėsit. Deri tani janė dokumentuar vetėm dy shtėpi, por numri i tyre mund tė jetė mė i madh. Gurzeza, si njė qendėr mjaft e zhvilluar ilire, ka edhe furrat e veta tė qeramikės. Nė kėto punishte janė prodhuar tulla dhe tjegulla, por edhe qeramikė. Prodhimi i tyre lidhet me themelimin e qytetit, sepse tullat janė pėrdorur pėr ndėrtimin e mureve. Kjo ėshtė e njėjta situatė si nė Apoloni. Punishtet mė tė mėdha nė territorin e Shqipėrisė janė nė Gurzezė, ku deri tani "njihen" rreth 20 pronarė qė kanė prodhuar tjegulla kėtu, por prodhimet e tyre i kanė shpėrndarė. Bėhet fjalė pėr shekullin e tretė dhe fillimin e shekullit tė dytė para Krishtit. Kjo tregon se qyteti ka pasur njė qendėr tė prodhimit tė qeramikės. Nėse pėr tė tjerat flitet me hamendje, pėr kėtė sipas Muēajt flitet me siguri. Njė nga synimet e ekspeditės ka qenė pikėrisht identifikimi i tė gjitha furrave tė prodhimit tė materialit tė qeramikės. "Nė njė zonė tė caktuar ne identifikuam shumė furra, ku njėra prej tyre ishte pėr prodhimin e tullave. Ajo nuk u gėrmua kėtė vit sepse nuk ishte mundėsia pėr ta bėrė, por nė vazhdim, objekt i ekspeditave do tė jetė gėrmimi i furrave tė pjekjes sė qeramikės. Mes furrave private tė Gurzezės ėshtė edhe njė "shtetėrore" qė ka edhe vulėn e vet. Kjo, ėshtė hera e parė qė gjendet njė vulė aty. Pra nga njėra anė prodhonte privati por nga ana tjetėr edhe qytet-shteti. Nė Gurzezė ėshtė gjetur edhe njė numėr i madh monedhash e mes tyre njė vend tė rėndėsishėm zėnė ato tė mbretit Monun, tė vitit 290-280 para Krishtit. Ėshtė gjetur njė thesar nė njė zonė pranė Cakranit, por edhe brenda mureve rrethuese tė Gurzezės. Kėto zbulime kanė bėrė qė arkeologėt tė hedhin hipoteza tė ndryshme. Ndėr ta, arkeologu Neritan Ceka mendon se qendra e mbretėrve jugorė tė Ilirisė, tė ketė qenė pikėrisht Cakrani, e thėnė ndryshe, kjo zonė ka qenė rezidenca e tyre. Ka edhe tė dhėna tė tjera qė tė ēojnė nė kėtė hipotezė, jo vetėm thesaret e Monunit, por edhe monedha qė janė gjetur po aty. Kjo edhe pėr faktin se zona e Mallakastrės ėshtė zona mė e zhvilluar e qytetėrimit ilir. Synim i ekspeditės, ndėr tė tjera ishte edhe realizimi i njė harte arkeologjike tė zonės, si edhe vėnia nė mbrojtje e saj. Ekspedita ishte njė bashkėpunim i Institutit tė Arkeologjisė, Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik nė Ministrinė e Kulturės, komunės sė Cakranit qė ishte financuesi i kėsaj ekspedite edhe punonjės tė ndryshėm qė merren me arkeologji.
    Rezultatet
    Rezultati i parė qė u arrit, i cili ishte edhe synimi kryesor i ekspeditės, ishte ndėrprerja e ndėrhyrjeve tė klandestinėve. Nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, ndėrhyrjet klandestinė kanė qenė tė pranishme qė nga viti 1990. Sipas arkeologut Skėnder Muēaj, ndėrhyrėsit kanė qenė tė inkurajuar edhe nga tė huajt, sidomos nga disa qarqe qė merren me lėvizjen klandestine tė objekteve arkeologjike. "Kjo ndodh edhe pėr faj tė qeverisjes sonė tė gabuar, qė jo vetėm nuk i mbron, por ka krijuar disa lehtėsira pėr kėta persona. Legjislacioni ynė, megjithėse ka qenė korrekt gjatė tė gjithė periudhave, ka lėnė hapėsira qė tė mblidhen materiale arkeologjike, gjoja tė trashėguara. Sot ka njerėz qė dalin nė organet e shtypit e nė televizione, reklamohen shumė si shpėtues tė thesareve arkeologjike shqiptare, por nė fakt ata janė porositėsit kryesorė tė gėrmimeve klandestine. Disa objekte shkojnė nėpėr muze, por shumica destinacionin e kanė jashtė", - shprehet Muēaj. Sipas tij, kėtij problemi nuk i ka shpėtuar as zona e Cakranit, e cila ka shumė pasuri nė monedha. Nė rrėfimin e tij, arkeologu qė mori pjesė nė ekspeditėn e Cakranit, u shpreh se ndėrhyrėsit veprojnė me detektorė (metalkėrkues), duke gjetur e marrė monedhat. Sipas tij, me detektorėt, jo vetėm qė marrin objektet arkeologjike metalike, por dėmtojnė edhe monumentet. "Ne punuam me komunėn e Cakranit qė tė neutralizojmė kėtė problem, por edhe me policinė dhe prokurorinė, nė mėnyrė qė kėtė ta bėjmė ēėshtje kombėtare", -tregon Skėnder Muēaj. Nga vėzhgimi i kėtij specialisti, qė nuk ėshtė vetėm nė konstatimin e tij, trashėgimia jonė po shkatėrrohet nga dita nė ditė nė mėnyrė tė organizuar. Ai mendon se pėr kėtė problem duhet tė sensibilizohen tė gjitha struktura shtetėrore qė mund ta parandalojnė atė. Pėr herė tė parė u arrit identifikimi i sistemit urbanistik nė Gurzezė tė Cakranit, nė Fier. Mendimi paraprak ishte se pėr shkak tė pjerrėsisė nė tė cilėn janė ndėrtuar banesat e zonės, nuk do tė ishin bazuar nė sistemin e kohės, i cili ka rregulla pėr hapėsirat e banesave. Por ishte zbatuar nė mėnyrė rigoroze sistemi i kohės. Njė tjetėr zbulim i arritur gjatė kėsaj ekspedite ishte fakti se qyteti ishte shkatėrruar nė vitin 167 para Krishtit. Sipas arkeologut Muēaj, qyteti ėshtė djegur nė Luftėn e Tretė iliro-romake. Tė dhėnat flasin pėr shkatėrrimin e qyteteve nė Epir, por kėtė e ka vuajtur e gjithė Iliria e Jugut. Pjesa e madhe e materialeve qė i kanė shpėtuar djegies ka mbetur nė vend. Sipas vėzhgimeve tė kėsaj ekspedite, shtėpitė e zonės, nuk ishin tė ndėrtuara mė gurė, por me tulla dhe nė pjesėn e sipėrme ka mundėsi qė tė jenė ndėrtuar me dru. Njė tjetėr risi e ekspeditės ishte vėrejtja e gjurmėve tė periudhės mesjetare, e cila nuk ishte vėrejtur mė parė. Aty gjendet njė kala e kohės sė Mesjetės, qė sipas materialit tė deritanishėm i pėrkiste shekujve 13-14. Ndėr tė tjera ėshtė gėrmuar edhe njė kishė qė i pėrket kėsaj zone, e cila pėr fat tė keq kishte pasur ndėrhyrje. Muēaj u shpreh se afresku i kėsaj kishe ishte nė gjendje shumė tė mirė dhe figurat njerėzore tė tij ruheshin. Sipas gjetjeve tė ekspeditės, nė kėtė zonė ka pasur edhe njė ngjarje nė vitin 1372. "Kjo nuk ėshtė shumė e qartė, por sipas materialit tė grumbulluar vėrehet se nga njėra anė ishin anzhuinėt dhe nga ana tjetėr, ose Topiajt, Balshajt, Muzakajt apo Bizanti. Monedhat e tregojnė praninė e tyre. Dimė qė nė kėtė periudhė ka pasur njė pėrleshje mes anzhuinėve dhe Karl Topisė. Kjo ekspeditė do tė vazhdojė edhe mė tej. Ne po pėrgatisim njė vėllim pėr tė parė kulturėn e zonės nga njė periudhė nė tjetrėn", - tregon Muēaj.

    Gazeta Shqiptare Online

  5. #5

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612
    Zbulohen nė Finiq 6 ndenjėse tė teatrit antik

    Publikuar: Sot, mė 16 shtator 2010


    Pogradec, 16 shtator - Ekspedita italo-shqiptare ka nxjerrė nė dritė dje gjashtė ndenjėse prej guri tė teatrit tė Finiqit, i cili, sipas tė dhėnave, ėshtė dhjetė herė mė i madh se ai i Butrintit.
    “Ėshtė njė moment qė shėnon njė hov tė ri nė punėn e arkeologėve pėr nxjerrjen nė dritė tė teatrit tė madh tė Epirit e Ilirisė sė Jugut”, u shpreh arkeologu Dhimitėr Ēondi. Ndėrkaq, profesor Ēodni thotė se do tė duhen vite pėr ta zbuluar tėrėsisht kėtė teatėr me shkallaret e saj. Finiqi vlerėsohet si njė nga vendbanimet arkeologjike mė tė pasura.

    Nė mėnyrė tė veēantė veēohen akropoli nė kodrėn e Finiqit dhe Nekropoli qė gjendet nė pjesėn aktuale tė banuar tė Finiqit tė sotėm. Gėrmimet qė po kryhen nė Bazilikėn dhe teatrin e Finiqit, kryesohen nga drejtoresha e Institutit Arkeologjik nė Tiranė, Shpresa Gjongecaj dhe nga profesor Sandro de Maria pėr palėn italiane.

    Nė prag tė promovimit tė njė bashkėpunimi shumėvjeēar shqiptaro-italian qė do tė bėhet kėto ditė, gėrmimet qė po kryhen nė Bazilikėn e Finiqit, sipas profesorit tė Arkeologjisė nė Universitetin e Bolonjės, Enriko Xhorxhi, janė nė njė fazė mjaft interesante. Kėto gėrmime do tė ndihmojnė arkeologėt dhe studiuesit pėr rindėrtimin e hartės sė vendbanimit antik, si dhe rivitalizimin e sitit duke synuar qė ai tė bėhet i vizitueshėm.

    Zbulohen nė Finiq 6 ndenjėse tė teatrit antik - Kulturė - Koha Net

  6. #6

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612

  7. #7

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612

  8. #8
    Bloody
    In Durres wurde auch einiges gefunden..

  9. #9

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612
    Realizohet harta e arkeologjisė nėnujore shqiptare



    TIRANE - Shqipėria tashmė do tė ketė hartėn e saj arkeologjike nėnujore, e cila nė formatin e saj tredimensional pėrcakton qartė vendndodhjen e pasurive nėnujore arkeologjike. Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se anije tė mbytura, amfora, qeramikė dhe objekte tė tjera qė prej shekujsh dergjen nė thellėsinė e ujėrave shqiptare, falė kėsaj harte do tė mund tė zbulohen, tė pėrmirėsojnė tė dhėnat pėr lashtėsinė e vendit tonė, tė shfrytėzohen nga shteti, tė ruhen nga thesarkėrkuesit e antikes, por mbi tė gjitha kjo pasuri tashmė do tė ketė njė vendndodhje tė pėrcaktuar qartė dhe tė studiuar nga specialistėt e fushės. E gjitha kjo falė njė projekti, i cili sipas tė dhėnave po realizon qėllimin e tij.

    Projekti
    Harta arkeologjike nėnujore e bregdetit shqiptar realizohet falė njė projekti qė po zhvillohet me arkeologė amerikanė tė Institutit Amerikan tė Arkeologjisė Navale. "Kjo hartė e bregdetit shqiptar ėshtė nė formatin elektronik dhe i pėrket teknologjisė mė tė avancuar tė kohės, sepse hartat janė dixhitale e tredimensionale", -shprehet Adrian Anastasi, njėri prej arkeologėve qė marrin pjesė nė projekt. I filluar prej kohėsh, ky projekt ka si supervizor prof. Neritan Cekėn, ndėrsa bashkėdrejtor i tij ėshtė Jeff Royal, e koordinator Auron Tare. Siē tregon Anastasi, "realizimi i kėsaj harte nė nivel kombėtar siē po e aplikojmė ne, e bėn Shqipėrinė tė vetmin vend nė Mesdhe qė zotėron kėtė hartė arkeologjike. Asnjė vend nė Mesdhe nuk e ka njė hartė kombėtare tė arkeologjisė nėnujore. Vendet e tjera po realizojnė pjesė harte pėr fragmente tė bregdetit tė tyre, e kėto vende janė Izraeli, Franca, Italia dhe Turqia, ndėrsa kėtė vit filloi edhe Kroacia e Mali i Zi", - tregon Anastasi. Nė kėtė rast Shqipėria ėshtė edhe njė lloj promotoreje e kėsaj pune qė ėshtė e dallueshme nė nivel shkencor. Skanimi i bregdetit ėshtė procesi i parė i realizimit tė hartės. Procesi i dytė ėshtė njė software i programit qė tregon ose shfaq anomalitė qė janė nė fund tė detit. Kėto anomali, sipas Anastasit, janė pikat qė evidentohen si tė dyshimta e ku mund tė ketė material arkeologjik. Mė tej arkeologu tregon se anomalitė analizohen. Deri nė 50 metra analizėn e bėn grupi i arkeologėve nėnujorė, ndėrsa mė thellė se 50 metra testimin e bėn roboti nėnujor.

    Harta dhe zbulimet
    "Si skanim kemi arritur deri nė veri tė Porto Palermos, diku afėr Dhėrmiut. Pjesėn tjetėr tė projektit do ta realizojmė vitin tjetėr. Gjatė kėtij viti janė gjetur zona me tė dhėna arkeologjike tė cilat janė mjaft tė rėndėsishme", - tregon arkeologu. Testimet e kėtij viti u pėrqendruan nė veri tė Sarandės diku nė Kepin e Qefalit dhe gjetja mė e suksesshme qė pati ky grup pune, pati njė jehonė tė madhe shkencore botėrore. Bėhet fjalė pėr njė relit i cili i pėrket gjysmės sė dytė tė shekullit tė IV-t pas Krishtit, pikėrisht viteve 350-400. "Ėshtė njė ngarkesė e plotė, kryesisht me amfora afrikane dhe materiale qeramike. Ne nuk kemi bėrė ndėrhyrje nė sajt akoma, por kemi bėrė vetėm analiza qė nuk dėmtojnė relitet. Janė realizuar disa filmime dhe verifikime sipėrfaqėsore pa ndėrhyrje tė hollėsishme", - tregon Anastasi. Sipas tij, pėrveē amforave u gjetėn edhe pjesė tė enėve qė i pėrkisnin ekuipazhit. Kėto tė fundit pėrbėjnė njė kompleks tė bukur e tė kompletuar, e po ashtu mbase mė interesantin qė mund tė jetė zbuluar kėto 10 vite nė Mesdhe. Kjo u zbulua nė mesin e majit. Krahas kėtyre ėshtė gjetur edhe njė material i shpėrndarė arkeologjik, qė ka qenė i hedhur ose ka rėnė gjatė mbytjeve tė anijeve. "Prezenca e tij nė fundin e detit tregon pėr tipologjinė e qeramikės qė qarkullonte nė bregdetin shqiptar nė periudha tė ndryshme kohore. Nėpėrmjet informacionit arkeologjik tė shpėrndarė nė fundin e detit, ne arrijmė tė krijojmė ide tė qarta. Krahas materialit tė shpėrndarė u pėrqendrua puna nė thellimin e studimit tė hartės sė sitit, tė njė reliti qė ne e kemi evidentuar nė vitin 2007", - tregon Adrian Anastasi. Sipas tij, ėshtė njė relit qė i pėrket fundit tė shek. 3 dhe fillimit tė shekullit tė 2-tė para erės sonė. Kėtu ėshtė punuar me krijimin e njė foto-mozaiku dhe krijimit tė planimetrisė sė kėtij siti. Nė njė relit tė shek. 4 para erės sonė, janė marrė dy kampionatura qė i pėrkasin dy tjegullave me dimensione 75 me 52 cm, pėr tė parė nė mėnyrė mė tė afėrt kėtė lloj ngarkese qė ka pasur ky sit.

    Pėrfitimet
    Por cilat janė pėrfitimet reale qė shteti ynė dhe organet qė merren drejtpėrdrejt me kėtė fushė, kanė nga harta dhe tė dhėnat qė sjell ajo? Pėr sa i pėrket relitit tė lartpėrmendur, Anastasi thotė se "ky ėshtė reliti i vetėm nė Mesdhe qė ka qenė i ngarkuar me tulla dhe kėto janė gjetje qė evidentojnė vendin tonė nė fushėn shkencore tė arkeologjisė navale". "Kjo, sepse ne flasim pėr tipologji relitesh qė mungojnė nė shumė vende mesdhetare dhe nė kėto kushte afirmojnė edhe idenė se bregdeti ynė nuk ka ndonjė dallim nga bregdeti i Italisė apo ai i Greqisė, tė cilėt nė atė periudhė kanė qenė superfuqitė e kohės", - thekson arkeologu. Pėrmes kėtyre kėrkimeve dhe studimeve, specialistėt e fushės arrijnė tė kuptojmė se cilat kanė qenė rrugėt detare tė bėra drejt vendit tonė. Kėto nuk shihen si lundrime tė thjeshta nė vetvete, por si rrugė detare tregtare qė konfirmojnė se cilat ishin lidhjet ekonomiko-shoqėrore tė bregdetit shqiptar me qendra tė tjera nė kohėra tė ndryshme. Pėrmes kėrkimeve mundėsohet zbulimi i tė dhėnave tė reja. Pra, ēfarė pėrfiton shteti shqiptar nga ky projekt? "Duke e theksuar edhe njėherė se ky ėshtė njė projekt kombėtar, produkti final ėshtė harta arkeologjike nėnujore tredimensionale dixhitale, qė do tė thotė se bėrja e kėtij kontenitori nė tė cilin pozicionohemi me njė saktėsi tė madhe, kam parasysh qė luajmė me centimetra sa i takon tė gjitha pasurive tona nėnujore kulturore", - sqaron arkeologu. Kėtu fillojmė qė me shekullin e VI-tė, nė tė cilin ėshtė evidentuar nė bregdetin tonė, pėr tė arritur deri tek anijet e Luftės sė Dytė Botėrore. Duke i evidentuar nė hartė, nė fund ne do tė kemi njė pasuri kulturore. Sipas Adrian Anastasit, po tė pyesėsh instancat shtetėrore, askush nuk ėshtė nė gjendje tė flasė apo tė shtojė mė shumė gjėra se sa kemi bėrė ne deri tani. Ai thotė se ky produkt ka vlera tė padiskutueshme shkencore, dhe nė kėtė aspekt sjell gjithmonė tė renė, tė krahasueshmen me gjetjet e vendeve tė tjera. "Ne akoma nuk kemi filluar tė gėrmojmė, por kur ta bėjmė, kėto tė dhėna qė ne i kemi tė pėrgjithshme do tė detajohen. Informacioni do tė jetė mė i plotė, mė i gjerė dhe mundėsitė pėr ta rindėrtuar historinė do jenė mė tė mėdha dhe tė sakta. Nė aspektin shkencor ne kemi tėrhequr deri tani institucionet mė tė rėndėsishme tė fushės sė arkeologjisė navale nė botė, dhe kėtu nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė i referohem Institutit Amerikan tė Arkeologjisė Navale", - deklaron Anastasi.

    http://balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=43082


  10. #10

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612
    Albania dusts off ancient treasures

    By Brian Ayers
    Director of Butrint Foundation



    Just 20 years ago, when communism was starting to crumble across Eastern Europe, the idea of isolated, totalitarian Albania embracing Western project management would have been fanciful.



    But it has happened - at Butrint, a Unesco World Heritage Site.
    Just 5km (three miles) from the vibrant Greek holiday island of Corfu, Butrint preserves the tranquil, classical atmosphere beloved of 19th Century tourists such as Lord Byron.
    Ancient ruins are lapped by water and shrouded by foliage. Massive Hellenistic walls share the site with precise Roman structures, Byzantine mosaics and two Venetian castles. The local ferry is still a raft, the views are sublime and the sunsets magical.
    How has Albania managed to safeguard Butrint, when so much of its recent history has been turbulent, with communist dictatorship giving way to freewheeling capitalism?

    The answer lies in partnership between local, national and international bodies, and the careful nurturing of systems new to the country.
    The creation of a national park, and modern legislation to control it, led to a protected zone, which is now backed by international bodies including the World Bank.
    A UK-based charity, the Butrint Foundation, is working with Albanian officials to develop the heritage site in a way that is sustainable and attractive to tourists. Archaeology, conservation and museum management are all areas where Albania is benefiting from Western expertise.

    Pioneering project
    Diana Ndrenika, director of Albanian heritage, says the national park "is not only a story of success in its own right, but it has set the pace within the Albanian context of how such a resource should be run".



    She says it has had a big impact on other sites in Albania and has become "the model, the standard to which everyone working in this sector refers".
    The site occupies a low wooded hill, with vistas of the Ionian Sea to one side and the expanse of Lake Butrint to the other.
    Its mythical foundation was by refugee Trojans, with archaeology indicating that Butrint has been occupied since at least the 8th Century BC.
    It was a local tribal centre by the 4th Century BC, part of the Kingdom of Pyrrhus, the inveterate enemy of the Romans. Then it was a Roman colony founded by Emperor Augustus a few years after his great victory over Anthony and Cleopatra, which occurred at Actium, only a few miles to the south.

    Butrint's later history was turbulent, amid power struggles between Byzantium and its Western enemies - Normans led by Robert Guiscard, Angevin French under their dour King Charles of Anjou, scheming Venetian politicians and the banner of Islam borne by the victorious Ottoman Empire. Since 1912 it has been part of independent Albania.

    Continuing challenges
    The collapse of communism in 1992 caused much damage. Then civil unrest in 1997 led to looting of the museum at Butrint, though many artefacts have now been returned thanks to international co-operation.



    The breakdown of old organisational structures has inevitably brought problems as well as opportunities for Albania, impacting on Butrint. Development pressure, often illegal, remains an issue.
    There remains much to do at the site itself. Car parking, given rising visitor numbers, is inadequate, toilet facilities need considerable improvement, conservation of both the natural and historic environment is an ongoing challenge, and rising water levels threaten mosaics and walls. But investment in the local community should help tackle these issues.
    International donations are paying for the training of young Albanian professionals. Some are already working in other parts of the country. The projects include an archaeological training school at Butrint, run by Albanian archaeologists for both domestic and foreign students.

    BBC News - Albania dusts off ancient treasures

Seite 1 von 5 12345 LetzteLetzte

Ähnliche Themen

  1. Antworten: 17
    Letzter Beitrag: 11.10.2014, 22:42
  2. Archäologische Funde: Die ersten Amerikaner waren früher da
    Von DZEKO im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 0
    Letzter Beitrag: 25.03.2011, 23:45
  3. De. Unidentifizierte archäologische Objekte
    Von Frieden im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 12
    Letzter Beitrag: 18.02.2011, 20:15
  4. Neue Funde aus der Antike in Albanien
    Von lupo-de-mare im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 29
    Letzter Beitrag: 21.06.2005, 21:44
  5. Funde aus Albanien erstmals in Deutschland
    Von Albanesi im Forum Politik
    Antworten: 1
    Letzter Beitrag: 07.03.2005, 21:53