BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 2 von 5 ErsteErste 12345 LetzteLetzte
Ergebnis 11 bis 20 von 44

archäologische funde in albanien

Erstellt von CrazyDardanian, 27.09.2010, 18:37 Uhr · 43 Antworten · 8.124 Aufrufe

  1. #11

    Registriert seit
    19.09.2008
    Beiträge
    16.600
    im allgemein wird wenige für Archäologie in Albanien (und Kosovo) ausgegeben.

  2. #12

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612
    Guri i Zi

    Guri i Zi eshte fshat shume i bukur dhe piktoresk. Vete shtrirja e tije ne shpat te malit e ben kete fshat shume te bukur e terheqes. Kete kane thene dhe shum vizitore te huaj qe kane vizituar Gurin e Zi. Emrin Guri i Zi e ka marre nga nje shkemb i zi qe ndodhet ne qender te fshatit. Karakteristike eshte se ky gure nuk eshte i ngjashen me guret e tjere qe ndodhen ne kodrat dhe malet per rreth. Gojedhenat thone se ky eshte nje gure meteor qe ka rene shum shekuj me pare. Guri Zi nuk ka nje date te sakte se kur ka fillu te popullohet,por disa dokumenta dhe fakte ekzistojne se jemi nje fshat me tradita tė hershme.

    Nje fakt eshte se rreth vitit 1881 Konsulli Italian i asaj kohe M.Parrod i blen nje fshatari nga Guri i Zi nje statuj bronxi e cila perfundoi ne galerine e Luvrit ne Paris ku ndodhet akoma dhe sot.

    Ne ate kohe zbulimi i kesaj statuje beri buje shume te madhe ne qarqet Arkeologjike Europiane.
    Ate e quajten "Nje dame antike shqiptare". Statueta peraqet nje grua me nje veshje teper te veēante. Ajo mban nje fustan me gryke te zbuluar dhe me menge te shkurtra ne fundin e te cilave ka disa motive te thjeshta. Fustani eshte i gjate dhe i ngushte dhe arrine pran fundit te kembeve, ne te cilat ka mbathur opinga lekure te shtrenguara me lidhese. Siper fustanit ajo ka vendosur nje perparese te ndare me disa breza me pese rradhe motivesh dekorative. Ne tre te poshtmit mund te dallojme si motive stilizime te thithkave, ndersa ne dy te sipermit dallojme disa si luspa peshku. Gruaja ka floke qe i leshon deri ne shpatulla dhe me kaēurrela te rregullta. Mbi koke ajo ka te vendosur nje kolothos, ne nje forme pak si te ēuditshme, qe zgjerohet gradualisht duke u ngjitur dhe qe perfundon pothuaj ne nje disk. Ne qafe ka vendosur dy pale rruaza ne forme sferike. Me doren e djathte gruaja mban nje ojnohe dhe me te majten ka nje kyliks te vogel ( duket qe hedh vere nga ojnoheja ne kyliks ).

    Skulptura ka rendesi se shum tipare te kesaj veshje jane trashiguar gjere ne kohen tone ne kete treve ku eshte gjendur. Pra kemi te bejme me nje vazhdimesi veshjeje mbi njezetshekullore nga iliret te shqiptaret. Kjo tregon qarte se Guri i Zi bashke me fshatrat qe e rrethojne trashigon nje kulture te lashte. Me te bukur e me terheqes Gurin e Zi e bejne dhe Kalaja dhe shpella e Gajtanit,Shurdhahu,shpella e Jubanit e shume te tjera qe ndodhen ne zonen e Gurit te Zi.

    Guri Zi: GURI I ZI


  3. #13

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612
    Zbulohen nė Valare disa varre antike



    Katėr varre antike, qė i pėrkasin periudhės historike tė shekullit IV- III para Krishtit, janė zbuluar ditėn e djeshme nga njė ekspeditė arkeologėsh nė qendėr tė luginės sė Drinosit, nė fshatin Valare tė komunės sė Lunxhėrisė nė rrethin e Gjirokastrės. Varret e vjetra ndodhen nė fund tė njė parcele ndanė bregut tė majtė tė rrjedhės sė lumit Nimica, njė prej degėzimeve qė pasi zbret nga shpatet e malit tė Lunxhėrisė, ushqen me derdhjet e tij lumin Drino. Zbulimi i grupit tė varreve antike ėshtė bėrė gjatė inkursioneve tė njė ekspedite informative tė organizuar nga Sektori Arkeologjik i Butrintit, nė bashkėpunim me Parkun Arkeologjik tė Antigonesė pėr tė fotografuar dhe dokumentuar kėshtjellat, sitet dhe objekte tė tjera arkeologjike qė gjenden nė Luginėn e Drinos.

    Prof. Dr. Dhimitėr Ēondi, arkeolog i njohur, tha dje pėr median se fillimisht varret janė zbuluar nė fillim tė viteve ‘80 gjatė punimeve tė mjeteve bujqėsore pėr sistemimin e parcelave pėrreth ish-kompleksit tė mbarėshtimit tė gjedhit, por prej asaj kohe askush nuk ka treguar interes pėr gėrmimin dhe studimin arkeologjik tė kėtij objekti tė rrallė tė lashtėsisė. Sipas tij, objekti monumental nė luginėn e Drinos, (bėhet fjalė pėr njė varrezė antike me diametėr rreth 30 metra), qė si rezutat i ndėrhyrjes brutale dhe shkatėrrimit me buldozerė rreth 30 vjet mė parė, tani i kanė mbetur vetėm 4 varre, dy prej tyre tė plotė dhe dy tė dėmtuar pjesėrisht. “Kemi tė bėjmė me 4 varre tė rregullt tė ndėrtuar me pllaka monolite prej guri nga shtufi i zonės pėrreth, qė janė pjesė e njė varreze mė tė madhe nė formė rrethore, e cila i pėrket periudhės historike antike, tė cilėt pėr ēudi, as janė identifikuar nga strukturat e ruajtjes sė monumenteve dhe as janė gėrmuar deri tani nga ekspertėt e arkeologjisė”, shprehet arkeologu Dhimitėr Ēondi.

    Nga njė vėshtrim i shpejtė i vendit, mė shumė se ¾ e saj janė dėmtuar plotėsisht dhe gjurmėt e dhunimit janė tė dukshme, pasi njė pjesė e gurėve tė mėdhenj tė varreve gjenden nė faqet e pjerrėta tė bregut tė lumit tė Nimicės. “Kemi tė bėjmė me njė dėmtim serioz tė monumentit nga mjetet e rėnda bujqėsore dhe nga njė varrezė e strukturuar antike nė formė rrethore me diametėr rreth 30 metra, kanė shpėtuar dy varre tė plota dhe dy tė tjerė tė dėmtuar, qė ruajnė prerjen nė mes tė tyre.Por pavarėsisht nga ky dėmtim, pjesa e mbetur ofron njė material kulturor tė jashtėzakonshėm, qė duhet trajtuar me kujdes nga arkeologėt dhe ekspertėt e monumenteve pasi gjendet e vendosur nė qendėr tė luginės sė Drinos”, thotė Ēondi.

    Varret e mbetura kanė formė paralelopipedi tė rregullt, ku ēdo faqe e varrit formohet nga njė gur i vetėm shtufi me dimesione qė shkojnė nga 1,8 deri nė 2,3 metra tė gjatė dhe nga 0,7 deri nė 1 metėr tė gjerė, ndėrkohė qė trashėsia e gurėve varion nga 18 deri nė 23 centimetra. Katėr varret e zbuluar sė fundi, tė mbetur nga njė varrezė e plotė, janė tė vendosur nė formė tė harkuar gjysmėrrethore me shtrirje nga lindja nė perėndim, nė njė gjatėsi rreth 18 metra. Varre tė ngjashme monumentale janė ndeshur edhe nė disa pika tė tjera tė luginės sė Drinos, si nė Antigone, Jergucat, Sofratikė dhe Melan. “Vlerėsimi i kėtyre varreve antike monumentale tė Valaresė, paraqet interes tė veēantė edhe pėr t’u kthyer nė njė pikė tė vizitueshme, pasi kėtė gjė e favorizon sė tepėrmi, prania e siteve dhe objekteve tė tjera arkeologjike dhe historike nė luginėn e Drinos. Vendndodhja e tyre rreth 800 metra larg zyrave tė komunės sė Lunxhėrisė dhe sidomos fakti qė varret ndodhen rreth 200 metra larg “Hanit tė Xharave”, ku Ali Pashė Tepelena, masakroi burrat e Kardhiqit nė fillim tė shekullit tė 19-tė, e bėjnė pozicionin e kėtij monumenti mjaft tė pėrshtatshėm pėr t’u vizituar”, shprehet Ėngjėllush Serjani, drejtori i Parkut Kombėtar Arkeologjik tė Antigonesė. Zbulimi i kėsaj varreze antike, zgjoi menjėherė interesimin e autoriteteve tė komunės sė Lunxhėrisė.

    Kryetari i kėsaj komune Ilia Kuro, ėshtė shprehur se “Qė nga sot, ka nisur hartimi i procedurave pėr tė propozuar shpalljen e objektit “Monument Kulture” dhe hartimin e njė projekti pėr ta vėnė nė mbrojtje kėtė monument, duke e rrethuar pėr tė mos u dėmtuar dhe pėr ta kthyer nė njė pikė tė vizitueshme nga turistėt vendas dhe tė huaj”.

    Gazeta Tema

  4. #14
    Avatar von Constantinos

    Registriert seit
    11.11.2008
    Beiträge
    394
    Kann man eine Fälschung ausschließen?

  5. #15

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612
    Zitat Zitat von ooops Beitrag anzeigen
    im allgemein wird wenige für Archäologie in Albanien (und Kosovo) ausgegeben.
    schlimm in durres haben sie ja das amphitheater zugebaut
    irgendwo haben ich auch gelesen das all die jahre nichtmal 10 % von den antiken schätzen die sich noch in albanien befinden entdeckt wurden

  6. #16

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612
    Dimali, qyteti ilir nga ku romakėt morėn veshjet !

    Dimali ka qenė njė nga qytetet me te fortifikuara te Ilirese Jugore,dhe ka luajtur njė rol te rėndėsishėm ne luftėrat iliro-romake.Ne vitin 219 para Krishtit, Demeter Fari Mbreti i Ardianeve,qe me pare kishte qenė komandant i ushtrise se Mbretereshes Teuta,kishte vendosur njė garnizon me Dimalin,e konsidiruar si qytet qe smerrte dot dora e armikut.Dalmatika ilire u pėrdorsi veshje nė rrethet mė tė larta romake. Pastaj,iu ndėrrua stofi, forma e stolia, u bė veshje zyrtare dhe ngeli si petk liturgjik nė kishėn katolike deri nė ditėt tona.

    Vendbanimi antik i kalasė sė Krotinės ndodhet nė pėrėndim tė malėsisė sė Shpiragut nė komunėn Cukalat, tė rrethit tė Beratit. Kjo kala e ka marrė emrin nga lagjja me tė njėjtin emėr e fshatit Allabmres, qė shtrihet nė pjesėn jugperndimore tė kodrės. Kalaja e Krotinės ngrihet mbi njė kodėr tė bukur, e cila fillon rrėzė faqes pėrėndimore tė Shpiragut dhe vazhdon nė krah tė majtė tė rrugės nacionale Berat–Fier. Nga lindja dhe jugu kalaja kufizohet nga fshatrat Bistrovicė e Allambres dhe nė anėn veriore dhe pėrėndimore kodra zbret nė njė varg taracash qė arrijnė deri nė luginėn e pėrroit tė Cukalatit. Pozicioni gjeografik, si dhe pozita mbizotėruese e kodrės sė kalasė kanė krijuar kushte tė mira pėr njė mbrojtje tė fuqishme natyrore tė kėtij vendbanimi ilir. Sipas historisė, Dimali ka qenė njė nga qytetet mė tė fortifikuara tė Ilirisė Jugore dhe ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė luftėrat iliro-romake. Nė vitin 219 Para Krishtit, Demeter fari, mbreti i Ardianėveēė mė parė kishte qenė komandant i ushtrisė sė mbretėreshės Teuta, kishte vendosur njė garnizon nė Dimal, i cili konsiderohej si njė qytet qė s’e merrte dot dora e armikut. Banorėt e fshatit Krotinė mbajnė tė gjallė njė gojėdhėnė tė ardhur deri nė ditėt e sotme e cila thotė: “Dimalin e krijoi pėrėndia ndaj nuk mund tė merret nga njerėzia”. Ushtritė romake tė komanduara nga Luē Emili mundėn ta shtien nė dorė qytetin pas njė rrethimi, duke pėrdorur shumė mjete sulmi. Nė vitin 205 Para Krishtit, Dimali figuron pėrsėri i rrethuar nga ushtritė romake, por kėsaj radhe ai ndodhej nė duar tė maqedonasve. Nė kushtet e paqės qė iu parashtruan Filipit V-tė, nga prokonsulli romak Semproni, Dimali kalonte nė duar tė romakėve. Njė nga arsyet qė Dimali lakmohej kaq shumė si prej maqedonasve, ashtu edhe prej romakėve ishin padyshim edhe fortifikimet e tij, prej tė cilave sot ruhen vetėm gjurmė shumė tė pakta. Ato pėrfaqėsohen nga blloqe tė veēuara guri, tė punuara nė forma tė rregullta drejt kendėshe, qė rrethonin njė kodėr tė pėrbėrė nga dy kreshta, prej tė cilave ajo mė e larta shėrbente si akropol. Dalmatika Ilire Etnografėt mendojnė se nė gjetjet e sotme tė kėrkimeve arkeologjike mund tė njihen disa petka, tė pėrdorura nga ilirėt nė Epir. Etnologėt sintetizojnė tė dhėna dokumentare dhe historiografike pėr tė arritur nė pėrfundimin se kėtu ėshtė fjala pėr veshjet, qė ilirėt dhe epirotėt kanė pėrdorur. Linja, ose “dalmatika” ėshtė njė petk i gjatė e i gjėrė, me rrip nė ije, i punuar me fije leshi. Isidore de Seville shkruan: “Dalmatica vestis primum in Dalmatia (Illyricum)…” Dalmatica ėshtė zbuluar nė bustin e “gruas sė Dimalit”, nė Krotinė. Nė njė gur varri, tė zbuluar nė Drashovicė ėshtė riprodhuar njė burrė, i veshur me dalmatica burrash. Ky petk ilir mė pas ėshtė zbuluar edhe nė tėrė Ilirinė dhe nė Epir. Historiani austriak, dr. C.Praschniker, i cili nė vitin 1923 ka kryer disa studime nė Dimal, shton se mbi kėtė dalmatika ilire hidhej krahėve njė mantel me rrudha. Ky petk ilir mbahej nė shpatullėn e djathtė me njė gjilpėrė dhe mbulonte krahun e majtė, ndėrkohė qė krahu i djathtė ngelte i pambuluar. “Mė vonė kjo dalmatikė ilire, - vazhdon historiani vienez, - u bė modė nė Itali dhe duke filluar nga koha e perandorit Commodus (180-192 tė e. s.) u pėrdor si veshje nė rrethet mė tė larta romake; pastaj, iu ndėrruan stofi, forma e stolia dhe u bė veshje zyrtare e ngeli si petk liturgjik nė kishėn katolike deri nė ditėt tona”. Fustanella dhe Llapana prej Leshi Ky petk ilir ėshtė zbuluar nė monumentet e Ribic-it (Slloveni), nė Glasinac (Bosnje) etj. “Vajza e Vlorės” mban gjithashtu njė fustanellė pėr gra. Karakteri ilir i fustanellės ėshtė pranuar nga shumė specialistė nė etnografi (F. Nopcsa, 1959). F. Konitza mbron iden se, “… fustanella pak kohė mė parė ishte njė pjesė e veshjes kremtėrore tė ēdo njeriu prej dere tė mirė si nė Shqipėri tė sipėrme, ashtu edhe nė Shqipėri tė poshtme. Puna qė tė tilla moda veshjeje mund tė gjenden dhe nė vendet fqinje s’tregon tjatėr gjė, veē influencės sė fortė qė shqiptarėt kanė ushtruar nė kohėn e shkuar mbi kombėsitė rreth e rrotull… Ky kostum u pėrhap mes grekėve nė shekullin e katėrmbėdhjetė, kur shqiptarėt nėn Gjin Bua Shpatėn shkelėn dhe pushtuan Greqinė”. Pėr fustanellėn shqiptare shkruan dhe poeti i madh anglez, Bajroni: “Shqiptarėt me veshjen e tyre, mė madhėshtoren nė botė, tė pėrbėrė prej njė fustanelle tė gjatė… - me pisqolla dhe jatagane tė stolisur me argjend…” Ēajld Harold (Bajron). Po ashtu, Llabana ėshtė njė kapuē i thjeshtė prej leshi. Busti i “gruas sė Krotinės” (Dimal) jep dėshminė e parė pėr kėtė element tė veshjes ilire tė sh. III-II Para Krishtit, Llabana del nė reliev edhe nė objekte tė tjera arkeologjike,tė zbuluar nė Durrės dhe nė Koplik. Llabanėn e liburnėve e pėrmend edhe M. V. Martial, (cucullus liburnicus). Ky kapuē mund tė gjendet dhe sot nė Epir. Llabana pėrdoret edhe nė krahina tė tjera tė Shqipėrisė si Korēa, Mirėdita etj. Dimali i Harruar Askush nuk tė jep pėrgjigje se pėrse janė ndėrprerė punimet pėr studime arkologjike nė qytetin antik tė Dimalit, i cili, sipas arkeologėve, ėshtė ndėr tė paktit nekropole qė nuk ka mbivendosje tė kulturave tė tjera, duke qenė kėshtu dėshmi e pastėr e kulturės ilire tė shekujve III-II Para Erės Sonė. Pas historianit vjenez dr.Praschniker i ardhur nė Dimal gjatė Luftės sė Parė Botėrore, tė fundit qė kanė kryer studime arkeologjike nė nekropulin e Dimalit kanė qenė arkologia shqiptare prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkėshorti i saj, Buhran Dautaj. Kėta dy arkeologė zbritėn nė qytetin antik tė Dimalit nė vitin 1963-1964, pėrpara se tė nxirrnin nė dritė pjesėn mė tė madhe tė teatrit antik tė Apolonisė. Ata kaluan nė kėtė zonė tė Shpiragut, duke ecur kėshtu nė gjurmėt e historianit austriak tė Luftės sė Parė Botėrore, C. Praschniker. Nė vitin 1963, arkeologėt Mano dhe Dautaj zbuluan kalanė e Krotinės, qytetin e Dimalit, i pėrmendur nė luftėrat iliroromake dhe njė vit mė pas zbulojnė disa mbishkrime. Zbulimi mė i rėndėsishėm i kėtyre dy arkeologėve ėshtė ai i katėr vulave tė fragmentura qė pėrmbajnė emrin e qytetit Ilir tė Dimalit. Gjithashtu, zbulimi i katėr tjegullave me vulė Dimalitan sipas B. Dautajt (“Zbulimi i qytetit ilir Dimal”), i ka ndihmuar kėta arkeologė nė lokalizimin e qytetit ilir tė Dimalit. Gjatė punimeve tė zhvilluara nga kėta arkeologė nė verėn e vitit 1963, nė faqen jugore tė Kreshtės sė Akropulit janė zbuluar mbeturinat e njė portiku, monument shumė i rėndėsishėm ky, prej tė cilit ėshtė ruajtur vetėm njė mur me nishe qė formonte sfondin arkitektonik tė monumentit tė supozuar. Ky mur qė shėrbente nė tė njėjtėn kohė edhe si mur taracimi, zgjatet nė drejtimin lindje- pėrėndim dhe ka njė gjatėsi prej 29.40 m. Ai formohet nga shtatė nishe qė kanė formėn e njė gjysmė rrethi, me pėrmasa 2.98 m. Midis dy krahėve tė nisheve, thellėsia arrin nė 1.47 m. Balli i mureve midis nisheve ėshtė 0.98 m. Po sipas arkeologėve Mano dhe Dautaj, muri me nishe i Krotinės ėshtė i ngjashėm, si nga pikėpamja e teknikės sė ndėrtimit, ashtu edhe e kompozimit arkitektonik me atė tė portikut tė njohur tė Apolonisė, qė daton reth shek. IV Para Krishtit, gjė qė tregon se e kėsaj kohe ėshtė edhe kalaja e Krotinės, nė qytetin antik tė Dimalit. Zbulimet arkeologjike nė kalanė e Krotinės tregojnė se nė kėtė qytet ka qenė e zhvilluar prodhimi i qeramikės, prodhimet artistike nė gurė dhe qeramik, si dhe ato tė zejtarisė, nga ku me mjaft interes paraqitet busti i njė gruaje, kushtuar ndonjė yjneshe ilire. Gėrmimet e arkeologėve, prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkėshortit tė saj, Burhan Dautaj, ishin tė fundit sipėrmarrje nė kėtė zonė ilire. Mė pas, ato u ndėrprenė pėr tė mos filluar mė kurrė deri nė ditėt e sotme. Banorėt e zonės pėrreth nekropolit shprehen: “Ēuditėrisht, qė nga ajo kohė nė qytetin antik tė Dimalit nuk ka shkelur mė kėmbė arkeologu dhe mė e keqja qėndron nė faktin se kjo zonė nuk ėshtė as e ruajtur dhe as e konservuar pėr studime tė ardhshme arkeologjike.

    Gazeta Tema

  7. #17

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612

  8. #18

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612

  9. #19

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612





  10. #20

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612

Seite 2 von 5 ErsteErste 12345 LetzteLetzte

Ähnliche Themen

  1. Antworten: 17
    Letzter Beitrag: 11.10.2014, 22:42
  2. Archäologische Funde: Die ersten Amerikaner waren früher da
    Von DZEKO im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 0
    Letzter Beitrag: 25.03.2011, 23:45
  3. De. Unidentifizierte archäologische Objekte
    Von Frieden im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 12
    Letzter Beitrag: 18.02.2011, 20:15
  4. Neue Funde aus der Antike in Albanien
    Von lupo-de-mare im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 29
    Letzter Beitrag: 21.06.2005, 21:44
  5. Funde aus Albanien erstmals in Deutschland
    Von Albanesi im Forum Politik
    Antworten: 1
    Letzter Beitrag: 07.03.2005, 21:53