Das ist eine spannend Geschichte über die verdeckte CIA Operation um Enver Hodscha zu liquidieren.

Der damalige Albanische Ministerpräsident Mehmet Shehu, wurde damals während ein Kabinetts Sitzung erschossen und später hiess es schon damals er sei CIA und KGB Agent.

Der CIA hatte ein Abkommen mit Mehmet Shehu zur Ermordung von Enver Hodscha.


Tetor 20, 2004


DOSSIER I

EKSKLUZIVE / Ish-ambasadori shqiptar nė Argjentinė, Pirro Andoni zbulon operacionin sekret. Si u urdhėrua nga Tirana, pėr tė grabitur dokumentin e marrėveshjes sė amerikanėve

"Unė, ambasadori qė rrėmbeva paktin e CIA-s me Mehmet Shehun"


--------------------------------------------------------------------------------

Fatos Veliu


Njė pakt mes Mehmet Shehut dhe CIA-s pėr tė eleminuar Enver Hoxhėn dhe pėr tė ndryshuar gradualisht kursin e vendit komunist. Njė marrėveshje e tillė, e nėnshkruar sipas dokumentave rreth viteve '60, ėshtė zbuluar 26 vjet mė vonė nė ambasadėn amerikane nė Buenos Aires. Njė argjentinas, kryetari i shoqatės sė miqėsisė Shqipėri-Argjentinė, arriti ta rrėmbejė kėtė dokument sekret dhe ua ofroi autoriteteve shqiptare. Teksti i plotė i dokumentit sekret, i cili ruhet ende edhe sot ne arkivin shtetėror, u bė publik pėr tė gjithė lexuesit e Gazetės pas publikimit tė tij nė 15 korrik tė kėtij viti. Ndėrkohė, sot ne po sjellim dėshminė e njėrit prej personazheve kryesore tė kėsaj loje spiunazhi, ish-ambasadorit shqiptar nė Buenos Aires, Pirro Andonit. Pas zbulimit tė kėtij dokumenti, tė cilėsuar nga vetė Ramiz Alia si i besueshėm dhe i rėndėsishėm, mbeten ende shumė hipoteza rreth tij. Sa i vėrtetė mund tė jetė ai plan i CIA-s, nė qendėr tė tė cilit ėshtė tradhėtia e ish-kryeministrit tė hekurt dhe mė jetėgjatė tė Shqipėrisė, Mehmet Shehu? Kjo detyrimisht, pėr kushtet e reja politike dhe ideologjike tė sotme, vlen pėr t'u diskutuar. Gjithēka qė mund tė jetė servirur si e vėrtetė, mjegulluhet nga pikėpyetje tė tilla si: A ėshtė e vėrtetė se ajo letėr ėshtė pėrpiluar nga vetė CIA dhe kishte me tė vėrtetė qėllimet e parashtruara nė tė? Sa qėndron ideja se ajo mund tė ishte sajuar nga vetė Ramiz Alia, pėr ta pėrdorur pėr kredo politike mes anėtarėve tė tjerė tė Byrosė Politike, nė njė kohė qė ajo i ishte lėkundur disi, sidomos pas vdekjes sė Enver Hoxhės dhe fjalėve fyese qė kishte lėnė Mehmet Shehu nė letrėn e fundit tė lamtumirės, tė shkruar vetėm pak minuta para se tė vdiste? Pėr nga mėnyra dhe thjeshtėsia me tė cilėn u mor ajo letėr me atė karakter sekreti nė zyrat e njė ambasade me rregulla tė hekurta, a mund tė kundėrshtohet njė ide e tillė se gjithēka ėshtė servirur nga vetė CIA pėr njė qėllim tė caktuar, kryesisht pėr tė ndihmuar nė forcimin e pozitave tė vetė Ramiz Alisė, i cili, nė njėfarė mėnyre, kishte marrė njė iniciativė tė tillė, siē po pėrshkruhej sė fundmi nė letėr. A mund tė qėndrojė fakti se argjentinasi qė ėshtė paraqitur si "mik i Shqipėrisė" mund tė jetė afruar edhe nga Sigurimi i Shtetit pranė ambasadorit Andoni, i cili duhej tė sillte letrėn zyrtarisht pėr shkak tė postit diplomatik qė mbante etj.? Kėto dhe tė tjera pikėpyetje e hamendje mund tė ngrihen pėr tė vėrtetėn e asaj letre qė doli sė fundmi nė mėnyrėn mė tė papritur nė skenėn politike dhe mediatike. Sot kemi vendosur tė publikojmė rrėfimin e ambasadorit Andonit, duke u munduar tė sjellim njė tjetėr dėshmi mbi misterin e dokumentit sekret tė CIA-s. Gjithnjė duke u pėrpjekur qė tė hedhim mė tepėr dritė mbi kėtė ngjarje, por duke ua lėnė vetė lexuesve nė dorė pėr tė zbuluar tė vėrtetėn.


Pirro Andoni e kujton mjaft mirė atė ditė tė largėt tė vitit 1986 kur zbriti nė Rinas sė bashku me dokumentin sekret tė CIA-s. Ndėrsa zbriste shkallėt e avionit, ambasadori i Shqipėrisė nė Argjentinė, shtrėngonte fort pas vetes ēantėn diplomatike ku ruhej dokumenti intrigues. Atė ditė pėr herė tė parė, nuk pati kohė tė ēmallej as me fėmijėt qė e shihnin pas disa muajsh mungese. Ashtu me shpejtėsi, u nis menjėherė nė zyrėn e ministrit tė jashtėm tė atyre viteve, Reiz Maliles, i cili kishte ndjekur gjithė udhėtimin e tij dhe po e priste me padurim mbėrritjen nė Tiranė. Pas pak minutash, nė zyrėn e Maliles, ambasadori Andoni do tė finalizonte misionin mė tė rėndėsishėm tė jetės sė tij, duke i dorėzuar autoriteteve shqiptare dokumentin qė vėrtetonte tradhėtinė e kryeministrit Mehmet Shehu.
Sot, kur kanė kaluar plot 18 vjet qė prej asaj dite, ish- ambasadori ynė nė Argjentinė Pirro Andoni, tregon pėr herė tė parė tė vėrtetėn e marrjes sė dokumentit. Si i ra nė vesh ekzistenca e tij, lidhja qė bėri me argjentinasin qė konsiderohej "mik i Shqipėrisė" dhe si e angazhoi atė nė detyrėn e sofistikuar pėr tė shtėnė nė dorė dokumentin e fshehtė. Njoftimet me kodet tepėr sekrete qė bėri ai me autoritetet mė tė larta tė Shqipėrisė dhe urdhrat e vazhdueshėm qė merrte prej tyre gjatė kryerjes sė operacionit tė veēantė. Mėnyra si arriti tė merrte gjithė pėrmbajtjen e letrės sekrete dhe sinjali urgjent qė i dėrgoi Tiranės pėr tė vėrtetėn e zbuluar befasisht. Urdhri i Reiz Maliles pėr tė mundėsuar marrjen e letrės sė plotė dhe porositė e veēanta tė tij pėr tė pasur vėmendjen nė logon amerikane nė krye tė shkresės sekrete tė pėrpiluar nga CIA, si dhe shumė hollėsi tė reja me tepėr interes pėr ngjarjen misterioze, do t'i lexoni pikėrisht nė intervistėn e mėposhtme tė vetė zotit Pirro Andoni, dhėnė ekskluzivisht pėr "Gazetėn Shqiptare".

Zoti Pirro, ėshtė e vėrtetė se ju keni sjellė njė nga dokumentet mė sekrete tė CIA-s pėr sa i pėrket ndėrhyrjes sė saj nė Shqipėri?
Ka qenė viti 1886 kur unė, si kisha dy vjet nė detyrėn e ambasadorit tė jashtėzakonshėm dhe fuqiplotė nė Argjentinė, mėsova pėr ekzistencėn e njė materiali me karakter tepėr sekret pėr punėt e CIA-s, dhe qė ishte ndėrkohė me tepėr rėndėsi pėr ēėshtjet e brendshme tė vendit tonė. Kėtė dokument, pas shumė peripecish dhe sforcimesh, arritėm ta shtinim nė dorė sipas urdhrit qė kishim marrė nga zyrtarėt mė tė lartė tė Shqipėrisė sė atyre viteve. Pastaj, nėn njė konspiracion tė jashtėzakonshėm, e mora shkresėn e shkruar nė spanjisht dhe, si e pėrktheva duke punuar vetė me makinėn e shkrimit qė kisha nė tavolinėn e zyrės, e vendosa nė valixhen diplomatike. Pastaj, sipas urdhrit, e solla dorazi, madje vetė deri nė Tiranė, ku e lashė nė dorėn e ish-ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė sė atėhershme, Reiz Maliles. Nė fillim u pa me dyshim vėrtetėsia e saj, por pas dy ditėsh, qė siē duket i janė dashur udhėheqjes pėr balancim faktesh, unė u thirra nga autoritetet mė tė larta dhe u falėnderova me fjalėt dhe respektin mė tė madh pėr shėrbimin qė i kisha kryer atdheut. Megjithėse, pėr ta arritur kėtė gjė, nuk ishte dhe aq shumė kontributi im direkt, sesa ai i miqve tanė nė Argjentinė, ku unė kryeja detyrėn e lartė diplomatike, tė cilėt e kishin treguar jo vetėm me fjalė se ishin "miq tė Shqipėrisė".

Si vijoi puna juaj derisa ratė nė gjurmėt e shkresės sekrete tė CIA-s, e cila kishte objekt Shqipėrinė?
Sa fillova punėn, mė vjen nė ambasadė njė shtetas argjentinas, pėr tė cilin mėsova nga shokėt e punės se ishte njė mik i sinqertė i Shqipėrisė. Ai ishte njė tregtar i suksesshėm, por qė kishte njė respekt tė veēantė pėr vendin tonė. Pėr kėtė, edhe para se unė tė merrja detyrėn e ambasadorit, ai kishte shkuar rregullisht nė ambasadėn tonė dhe kishte krijuar prej kohėsh njė shoqėri tepėr tė afėrt dhe konfidenciale me tė gjithė punonjėsit. Jo vetėm kaq, por ai kishte ndihmuar qė ambasada jonė tė krijonte lidhje me qarqe tė ndryshme tregtarėsh argjentinas pėr interesa tė shtetit tonė. Kur mora informacionin e nevojshėm pėr tė, nuk e bėra tė gjatė, por e prita menjėherė. Emrin e kishte Gerardo Farrani. Me kalimin e kohės edhe unė u lidha shumė me kėtė person, i cili me tė vėrtetė, ashtu siē mė kishin folur, ishte njeri tepėr pozitiv dhe njė mik i vėrtetė i Shqipėrisė.

Si shpjegohet qė ai argjentinas ishte i apasionuar kaq shumė me vendin tonė tė vogėl, madje dhe shumė larg vendit tė tyre?
Argjentinasi Gerardo Farrani, i cili mė vonė do tė bėhej emri mė i njohur nė zyrat e administratės sė lartė tė Tiranės pėr aktin qė kreu dhe pėr besnikėrinė qė tregonte vazhdimisht pėr vendin tonė, qė nė vitet '50 ishte njohur me shqiptarėt qė kishin emigruar nė vendin e tij. Nga ata kishte krijuar njė vizion pėr Shqipėrinė dhe traditat tona. Pastaj, duke u shoqėruar vazhdimisht me ta dhe me punonjės tė ambasadės sonė, kishte krijuar njė vlerėsim dhe njė simpati tė madhe pėr sistemin politik qė ishte te ne. Kėtė pėr faktin, siē thoshte edhe vetė, se e ēmonte shumė pavarėsinė politike tė shtetit nga aleancat dhe nga shtetet "padronė".

Pse, edhe emigrantėt e vlerėsonin sistemin komunist qė kishte nėn kontroll Shqipėrinė?
Emigrantėt pėr tė cilėt po flasim, ishin emigrantė politikė tė ikur qė nga koha e Zogut pėr t'u shpėtuar ndėshkimeve tė tij, kėshtu qė vetvetiu pėr kėdo qė do tė ishte kundėr Zogut ata do tė krijonin simpati, aq mė shumė qė ambasadat atėherė merreshin edhe me shpėrndarje materialesh propagandistike apo duke bėrė gojarisht nė mėnyrė tepėr intensive njė punė tė tillė. Kėshtu qė nė atė kohė jo vetė Farrani, por edhe shumė argjentinas tė tjerė, kishin krijuar simpati pėr vendin tonė, aq sa nė vitin 1985 kishin krijuar edhe shoqatėn e miqėsisė Argjentinė- Shqipėri. Nė kėtė shoqatė pikėrisht Gerardo Farrani ishte zgjedhur kryetar. Pas kėsaj ai njihej zyrtarisht si mik i Shqipėrisė. Puna e tij prej tregtari tė suksesshėm bėnte qė ai tė ishte njė pjesėmarrės i rregullt nė seminare apo nė mbledhje tė ndryshme biznesi, nė tė cilat merrnin pjesė edhe shumė diplomatė tė huaj, kryesisht punonjės tė ambasadave tė akredituara nė atė vend. Pas marrjes sė pozicionit shoqėror tė kryetarit tė shoqatės sė miqėsisė me vendin tonė, Gerardo filloi tė bėhej i njohur mė shumė edhe nė qarqe tė ndryshme shoqėrore, madje edhe diplomatike. Pikėrisht nė njėrėn prej ditėve tė vitit 1986, kur kisha dy vjet me detyrėn diplomatike nė atė vend dhe qė gjatė kėsaj kohe isha njohur shumė, jo vetėm me Farranin por edhe me shumė miq tė vėrtetė tė vendit tonė, mėsoj nga ai pėr letrėn tepėr sekrete tė ndodhur nė ambasadėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku bėnte fjalė pėr planin e CIA-s pėr tė pėrmbysur regjimin e Enver Hoxhės nė Shqipėri.

Nė ē'mėnyrė e mėsuat dhe ēfarė morėt vesh nė momentet e para?
Siē tė thashė, kur e mora vesh njė gjė tė tillė ka qenė viti 1986. Unė kisha dy vjet nė detyrėn e ambasadorit nė atė vend dhe ndėrkohė ish-kryeministri Mehmet Shehu kishte plot pesė vjet i vetėvrarė. Mbaj mend qė deri nė ato momente jo vetėm nga autoritete tė larta tė vendit tonė, por edhe nga liderė tė partive komuniste tė shumė vendeve kishte aludime pėr tė vėrtetėn e akuzės pėr Mehmet Shehun, qė ishte agjent i shėrbimeve tė huaja. Ka qenė njė ditė kur sa kishte afruar muzgu. Mėsoj se mė kėrkon Farrani pėr njė takim tepėr urgjent. Nuk kisha ndėrmend ta prisja nė atė orė tė papėrshtatshme, nė qoftė se nuk do tė mė kishte treguar se kishte njė problem urgjent dhe qė duhej ta bisedonte vetėm me mua, madje menjėherė. Lamė pikėn e takimit nė njė nga kafet e qytetit dhe shkova menjėherė. Sa u takuam, duke mos pritur as pėr tė bėrė dhe pėrshėndetjet e para, ai mė tregon se kishte qenė nė njė bisedė intime me njė punonjės tė ambasadės amerikane. Unė, ca me tė qeshur dhe ca me tė vėrtetė, i thashė se si kishte mundėsi qė Miku i Shqipėrisė bėhej mik dhe me shtetas tė shtetit qė konsiderohej Armik i Shqipėrisė. Ai nuk e bėri tė gjatė dhe mė tha se nuk kishte pasur ndonjė dėshirė qė tė takohej me punonjėsin e ambasadės amerikane, po tė mos e kishte ndaluar ai vetė i pari. Konkretisht, i nxitur nga njė padurim dhe njė kuriozitet i madh, madje pa vėnė re se ēfarė po i thoja unė, mė thotė: "Mė ndali njė punonjės i ambasadės amerikane, teksa ishim nė njė takim biznesi dhe mė pyeti se ēfarė mė lidhte aq shumė me ju shqiptarėt. i thashė se asgjė tjetėr pėrveēse ēėshtjeve tė mia tė biznesit. Pas kėsaj mė thotė: 'Nė ambasadėn tonė ėshtė njė material tepėr sekret i pėrpiluar nga CIA-a, i cili flet pėr njė plan operacional tė shkallės mė tė fshehtė dhe qė nė tė ėshtė pėrfshirė edhe njė nga udhėheqėsit mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė. Nė qoftė se dėshiron tė njihesh me kėtė gjė, pėr kuriozitet, mund tė tė ndihmoj'. Kjo ėshtė e gjitha, nuk di si tė veproj, si mendoni juve se duhet tė bėjmė? A ju intereson si shtet tė njiheni me kėtė gjė?".

Si reaguat nė njė situatė tė tillė, kur papritur po mėsonit njė informacion tė tillė?
Mua menjėherė mė shkoi mendja se flitej pėr Mehmet Shehun, pėr tė cilin ishte e njohur tashmė akuza pėr tė, se ai kishte qenė agjent, madje jo i njė por i disa agjenturave dhe pėr kėtė ishte shpallur armik. Por nė njė rast tė tillė, kur ekzistonte konkretisht njė dokument real dhe aq mė shumė qė ishte nė ambasadėn e shtetit ku unė shėrbeja, mė erdhi fare e papritur dhe tė them tė drejtėn u shokova pėr disa ēaste, por qė nuk e dhashė veten. E pyeta Farranin se ēfarė pune bėnte nė amabsadėn e shtetit tė tij amerikani qė po servirte njė lajm tė tillė. Pėrgjigjja e tij ishte se ai punonte pikėrisht nė arkivin e ambasadės, madje mė tha dhe emrin e mbiemrin, por qė mua mė kujtohet vetėm emri i tij qė quhej Mendes. Mbiemrin nuk e mbaj mend.

Ēfarė bėtė nė kėtė rast?
Unė, si mora njė informacion tė tillė, sipas detyrės sime ligjore dhe tė padiskutueshme, si pėr ēdo veprim qė lidhej me probleme sekrete, aq mė shumė kur nė to pėrfliteshin emra tė shtetarėve tė lartė, njoftova menjėherė Ministrinė tonė tė Jashtme, madje vetė ministrin Reiz Malile, tė cilit i bėra tė ditur informacionin e marrė.

Nuk kishit tė drejtė tė vepronit me iniciativė, pėr tė zbuluar gjithēka, para se tė njoftonit Tiranėn?
Jua shpjegova pak mė lart se ishin rregulla tepėr strikte dhe me pėrgjegjėsi tė madhe, qė nė tė tilla raste, kur flitej pėr materiale tė rėndėsive tė kėtilla, duhej tė njoftoje me patjetėr Tiranėn. Pra unė nuk kisha tė drejtė tė bėja zbulime tė tilla, tė kėsaj natyre dhe qė lidheshin jashtė profilit tė detyrės sime diplomatike, pa marrė aprovim pėr ēdo veprim. Pra, unė pyeta nėse duhej tė interesohesha apo jo.


Ja plani i CIA-s pėr eleminimin e Enverit

Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Buenos Aires - Argjentinė
Pėrkthim i teleteksit nr.321-40-60 Nėntor 1975.
Objekti: Pėr t'uvendosur nė biblotekėn e ambasadės. Shumė sekret. Vetėm pėr njohje tė zotit Ambasador.
Ēėshtja: Shqipėria.
Nė shtatorin qė porsa kaloi, u zhvillua nė Nju Jork njė mbledhje me njė mik, tė cilin po e quajmė M-008, udhėheqės i qeverisė shqiptare. Me atė u arritėn njė sėrė pėrfundimesh: M-008 u zotua tė marrė pushtetein, tė zėvendėsojė plotėsisht Enver Hoxhėn dhe pasuesit e tij. Agjenti ynė ka vetėm njė pjesė tė pushtetit.
Propozon tė veprojė kėshtu:
Tė ftojė pėr drekė Hoxhėn dhe t'i hedhė nė pije helm me veprim tė vonuar pėr tė shkaktuar vdekjen e tij. Agjenti ynė na tha se kjo ėshtė e vetmja rrugė. Pėr mė tepėr ėshtė e domosdoshme tė bėhet sepse Hoxha jeton duke pasur njė dashuri tė madhe nga masat tė njėjtė si ajo e Gandit. Miku ynė, e konsideron plotėsisht tė mundshme, se do tė zgjidhet pėr tė vazhduar Hoxhėn dhe me kohė, afėrsisht njė vit, do tė fillojė tė zėvendėsojė vazhduesit e Hoxhės, duke vendosur nė vend tė tyre njerėzit e tijė tė besuar. Nė rast se do tė fitojė lėvizja, kemi diskutuar njė program minimum, i cili vazhdon si mė poshtė:
1. Vendosjen e mardhėnieve zyrtare me tė gjitha vendet e Perėndimit mė tė rėndėsishme: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Anglinė. Konflikti i arit shqiptar do tė zgjidhet nga gjyqi ndėrkombėtar i Hagės.
2. Shqipėria do tė bėhet anėtare e organizatave ndėrkombėtare tė ekonomisė: Fondit Ndėrkombėtarė dhe organeve tė tjera tė krijuara me kėtė qėllim.
3. Tė bėjė paqe me fqinjėt e tij (Jugosllavinė dhe Greqinė) pėr tė zhdukur me tė parėn tė gjitha kundėrshtimet e ardhura nga lufta personale dhe ideologjike e Enver Hoxhės dhe e grupit tė tij dhe duke firmosur me tė dytėn njė traktat tė paqes, miqėsisė e kooperimit qė hap nėpėr tė rastet kufijtė e vendit.
4. Qeveria do tė jetė socialiste,nuk do tė kthehet nė regjimin e pėparshėm. Nuk do tė njihen dėmshpėrblimet e pronarėve tė mėparshėm tė tokave, por Shqipėria do tė braktisė politikėn e saj tė izolimit ndėrkombėtar.
5. Qeveria e re do tė zgjidhet brenda njė kohe prej 3/5 vjetėsh duke pranuar rilindjen e tė gjitha partive politike, nė formė tė gjerė. Nė qoftė se do tė dėshtojė nė tentativėn e tij e do tė zbulohet, agjenti ka kėrkuar dhe pėr kėtė ėshtė siguruar se do ti jepet strehim politik nė SHBA, nė mungesė tė kėtij nė ndonjė vend mik. Pėr kėtė ai ka kėrkuar dhe ėshtė siguruar se do ti jepen 3.000.000 dollarė amerikanė.
Me kėtė rast ėshtė zotuar tė denoncojė tė gjithė llojet e krimeve qė ai parashikon se do tė zhvillohen nė Shqipėri nga ana e Hoxhės e vazhduesve tė tij.
Po japim njė shpjegim mbi agjentin pėr ta patur nė kujtesė nė tė ardhmen:
Bėhet fjalė pėr njė njeri shumė ambicioz. i tillė ėshtė edhe plani i tij. Nuk ka ndryshuar nė ideologjinė e tij. Ai vetėm na bashkohet me ēėshtjen e bashkėekzistencės me perėndimin dhe me fqinjėt e tij. i kemi sygjeruar, qė deri sa tė kryhen veprimet tė jetė i bindur ndaj Hoxhės dhe vazhduesve tė tij. Nė rast tė kundėrt mund tė zbulohet. Kjo do tė ishte fatale pėr suksesin e planit. Tė gjitha kėto duhet tė mbahen parasysh, nė funksion tė suksesit tė planit. Duhet tė pėrgatitemi tė kemi mardhėnie diplomatike tė plota. Tema ėshtė e njė karakteri shumė sekret. Nuk do ti jepet ambasadave tė tjera. Ambasadori i Buenos Airesit ( pėr kėtė njoftoheni nėpėrmjet kėtij) do tė jetė i caktuar ambasador nė Tiranė nė rast suksesi.
Buenos Aires 1960


"Enveri mė bėri ambasador pas librit mbi konfliktin nė ishujt Malvine"

Para se tė emėrohej ambasador i Shqipėrisė nė shtetin e largėt tė Argjentinės, Pirro Andoni ka qenė nė detyrėn e shefit tė sektorit tė jashtėm tė Institutit tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, i cili ishte nė pėrbėrje tė aparatit tė Ministrisė sė Jashtme. Drejtor i kėtij instituti nė ato vite ka qenė pikėrisht Sofokli Lazri, zyra e tė cilit ishte nė selinė e Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės. Nė institut ai kishte shkuar nė vitin 1979, bashkė me shumė kuadro tė tjerė, si njohės i mirė i politikės sė vendeve nė zhvillim, si atyre tė Afrikės, Amerikės Latine etj. Deri nė atė vit Pirro Andoni kishte qenė pėr 15 vjet nė sektorin e jashtėm tė Radio-Tiranės. Atje, si njohės i shkėlqyer i gjuhės spanjolle, kishte mundėsuar bėrjen e qindra e qindra artikujve dhe komenteve nė lidhje me shumė vende tė Perėndimit, tė cilat udhėheqja e atėhershme i dėgjonte nė radio ose i lexonte nėpėr faqet e gazetave apo dhe nė buletinėt e posaēėm qė dilnin ēdo muaj. Ndėrkohė qė gjatė 5 vjetėve qė shėrbeu nė institutin mė tė rėndėsishėm politik tė shtetit, ku punonte sė bashku me Muhamet Kapllanin, Pirro Andoni i pasuroi shumė njohuritė e tij nė lidhje me ēėshtjet ndėrkombėtare, sidomos pėr vendet e Perėndimit. Pėr sa mė sipėr, pas njė pune tė gjatė studimore, ai arriti tė bėnte njė libėr analitik me karakter diplomatik, qė ia kushtonte ēėshtjes mė aktuale me karakter ndėrkombėtar tė asaj kohe, dhe pikėrisht konfliktit tė armatosur qė kishte shpėrthyer mes Anglisė dhe Argjentinės pėr ēėshtjen e ishujve Malvine, tė ndodhura nė jug tė Argjentinės. Nė kėtė libėr ai u jepte tė drejtė argjentinasve pėr vendosjen e kontrollit nė ishull, duke aluduar se kishte ikur koha e mbajtjes sė zonave koloniale. Njė sasi librash tė kėtillė i mori ambasada jonė nė Argjentinė, tė cilat i pėrktheu dhe ua nisi tė gjitha institucioneve zyrtare tė shtetit tė atjeshėm, tė cilat kishin shumė nevojė pėr mbėshtetje nga jashtė. Por nė tė njėjtėn kohė Shqipėria po pėrdorte edhe forma pėr tė pėrfituar kredo politike. Deri nė atė periudhė nuk kishte shkruar ndonjė i huaj njė libėr tė posaēėm pėr ēėshtjen nė fjalė, gjė pėr tė cilėn Argjentina zyrtare kishte shumė nevojė, kėshtu qė libri i analistit nga Tirana ishte i pari deri nė ato momente. Ndaj tė shkruarit e njė libri tė tillė nga njė shtetas i huaj i njė shteti tė largėt dhe tė vogėl siē ishte Shqipėria, bėri pėrshtypje tė madhe nė Argjentinė. Detyrimisht atij iu bė njė jehonė e jashtėzakonshme nė atė vend. Kėtė vlerėsim qė i bėhej nga qarqet e atjeshme zyrtare, udhėheqja jonė komuniste e mėsonte nėpėrmjet informacionit qė i vinte nga burimet e saj diplomatike. Nė kėto momente, pėr tė ndikuar disi nė forcimin e marrėdhėnieve ndėrmjet dy shteteve, Enver Hoxha propozoi qė pikėrisht autori i atij libri, qė tashmė ishte bėrė i famshėm, tė shkonte ambasador nė Argjentinė.
(vijon nesėr)