BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 10 von 10 ErsteErste ... 678910
Ergebnis 91 bis 92 von 92

Helden von ILIRIDA

Erstellt von -ILIRIDA-, 28.10.2011, 23:55 Uhr · 91 Antworten · 22.906 Aufrufe

  1. #91

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    Protesta qė u shndėrrua nė demonstratė


    Nga kush mori udhėzime Faik Mustafa se si duhej tė organizoheshin demonstratat dhe ēfarė do tė duhej kėrkuar nė to? Cilat ishin ngjarjet qė u paraprinė demonstratave tė Tetovės? Ēka u konsiderua si akti kulmor i demonstratės nė Tetovė?

    Herėn e fundit, grupi u takua mė 27 nėntor tė vitit 1968 nė shtėpinė e Faik Mustafės. Nė kėtė takim u diskutua dhe u bė plani pėr organizimin e demonstratave nė Tetovė, nė Gostivar, nė Kumanovė, nė Shkup dhe nė qytete tė tjera shqiptare nė maj tė vitit 1969. Por, ky plan ndryshoi meqė demonstratat nė Kosovė u organizuan pikėrisht nė kėtė natė, kur ky grup nuk dinte gjė fare dhe sapo kishte filluar tė diskutonte pėr kėtė ēėshtje. Nga ajo natė, Grupi nuk ishte mbledhur dhe nuk kishte shqyrtuar ēėshtjen e demonstratave, ndonėse Faik Mustafa shkėmbeu letra me Agim Jakėn dhe me Ibrahim Rudin nga Gjakova, nga tė cilėt, gjatė muajit dhjetor 1968, mori udhėzime se si duhet tė organizoheshin demonstratat dhe ēfarė do tė duhej kėrkuar nė to. Mirėpo, meqė nuk ishin bėrė pėrgatitjet paraprake propagandistike, organizimi i demonstratave u la pėr mė vonė.

    Ngjarjet qė u paraprinė demonstratave tė Tetovės
    Mė 27 nėntor tė vitit 1967, Shefit Pollozhani nga Struga, bashkė me Sejdi Llogėn, Olloman Selėn dhe Xhevat Lenėn, ngritėn flamurin kombėtar, shkruan parullat: “Rroftė 28 Nėntori!”, “Rroftė populli shqiptar!” dhe “Rroftė Shqipėria!”. Ky grup, nė mėnyrė ilegale, festoi edhe festėn e 28 Nėntorit. Njė vit mė vonė, Festėn Kombėtare e festuan edhe dy grupe tė rinjsh nė Gostivar: Zydi Bilalli, Shaip Bilalli dhe Naim Bilalli nga Ēegrani dhe Hysen Hasani nga Forina e Gostivarit. Ata, nė vigjilje tė Festės Kombėtare, bashkė me disa tė rinj tė tjerė, u tubuan nė lokalet e Shkollės Fillore, ku ngritėn flamurin kombėtar dhe kremtuan kėtė datė historike. Nė tė njėjtėn natė, nė fshat ishin shkruar edhe parullat me tekstin “Rroftė 28 Nėntori!”.
    Njė grup tjetėr arsimtarėsh nga Gostivari, nė pėrbėrje: Jusuf Dalipi, Xhavit Muharremi, Ymer Ymeri, Mustafė Rushiti, Refik Dauti, Flora Muharremi dhe Jamin Nuredini, mori vendim, po ashtu, qė tė kremtojė 28 Nėntorin. Vendimi u mor mė 27 nėntor tė vitit 1968, domethėnė nė vigjilje tė festės, dhe mė 28 Nėntor. Atė ditė, para dreke, Jusuf, Dalip e Xhavit Muharremi, Imer Imeri dhe Refik Dauti, e vendosėn flamurin nė veturė dhe parakaluan nėpėr fshatrat Gajre, Forinė dhe Ēegran. Mandej u kthyen nė qytet, prej ku sėrish u nisėn dhe shkuan nė drejtim tė kundėrt, nė fshatin Debresht. Prej aty u kthyen nė Gostivar dhe, pas dreke, Jusuf Dalipi, Jamin Nuredini, Refik Dauti, Mustafė Rushiti dhe Ymer Ymeri, me flamur nė veturė, shkuan nė Mavrovė, 18 kilometra larg Gostivarit. Aty hynė nė restorantin e “Haneve tė Mavrovės” dhe vendosėn flamurin mbi tavolinė. Nė kėtė motel qėndruan rreth njė orė dhe mandej u kthyen nė Gostivar, ku arritėn rreth orės 18:30 minuta. Prej kėtu, Xhavit Muharremi dhe Flora Muharremi, me veturė ku ishte flamuri, u kthyen nė fshatin Vėrtok.
    Nė Tetovė, pikėrisht nė fshatin Poroj, nė nėntor tė vitit 1968, dita e shkollės fillore u kremtua me emėr tė ri “Skėnderbeu”. Kjo kremte qe madhėshtore, por edhe policia qe pėrgatitur mirė dhe pritej vetėm ndonjė ekses dhe provokim i vogėl qė tė kalojė nė veprim. Emri i kėsaj shkolle ishte ndėrruar me iniciativėn e Beqir Berishės, ish-kėshilltar i arsimit, dhe ishte realizuar me angazhimin e drejtpėrdrejtė tė Servet Koxhaxhikut, mėsues nė kėtė fshat. Ndėrrimi i emrit u bė me rastin e kremtimit tė 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut. Me iniciativėn e Beqir Berishės punohej edhe nė ndėrrimin e emrave tė dy shkollave tė tjera. Nė fshatin Shipkovicė kėrkohej qė shkolla fillore “Jeta e re” tė merrte emrin “Lidhja e Prizrenit”, me rastin e 90-vjetorit tė kėsaj ngjarjeje, ndėrsa nė fshatin Grupēinė propozohej qė shkollės fillore “Zheden” t’i ndėrrohej emri nė “Kongresi i Manastirit”, qė pėrkonte me 60-vjetorin e mbajtjes sė Kongresit tė gjuhės nė Manastir. Derisa drejtori i shkollės sė Shipkovicės, Nexhbedin Neziri, e kishte dhėnė propozimin me shkrim nė organet pėrkatėse tė Komunės, drejtori i shkollės sė Grupēinit, Muhamet Munishi, spiun i pėrbetuar i policisė maqedonase, e kishte njoftuar nė mėnyrė tė hollėsishme policinė pėr rrjedhėn e kėsaj ēėshtjeje. Para ngjarjeve tė Gostivarit dhe para demonstratave nė Kosovė, nė Tetovė, mė 18 tetor 1968, u bė bojkotimi njėditėsh i mėsimit tė nxėnėsve shqiptarė tė Gjimnazit tė Tetovės. Ata kėrkonin hapjen e paraleleve shqipe, propozim ky qė ishte dhėnė njė vit mė parė e qė ishte pėrkrahur e miratuar nga Kuvendi Komunal i Tetovės Mirėpo, forcat shoviniste maqedonase e pengonin sendėrtimin e tij. Kėtė ngjarje, tė gjithė faktorėt politikė dhe shtypi jugosllav, e karakterizuan si njė nga aktet mė tė rėnda tė marrėdhėnieve ndėrnacionale nė komunėn e Tetovės dhe nė Republikėn e Maqedonisė. Me kėtė rast u formuan komisione pėr hetime. Nė Gjimnaz erdhėn delegacion pas delegacioni, u bėnė mbledhje pas mbledhjeje, por synimi pjesėrisht u realizua. Kėrkesa e nxėnėsve pėr hapjen e paraleles nė gjuhėn shqipe u plotėsua vetėm pas dy ditėsh. Mė 20 tetor filloi punėn paralelja shqipe.

    Incidenti me flamurin dhe provokatori maqedonas
    Nė muajin nėntor tė vitit 1968, Kuvendi Republikan i Maqedonisė, formalisht, kishte miratuar pėrdorimin e “lirė” tė flamujve tė kombėsive, ky hynin edhe shqiptarėt. Meqė flamuri nuk u ngrit dhe nuk u pėrdor askund gjatė festės sė 29 Nėntorit – “Ditės sė Republikės sė Jugosllavisė”, shqiptarėt filluan tė blejnė flamuj nėpėr shitore dhe tė pėrgatiteshin t’i pėrdornin gjatė kremtes fetare – Bajramit, qė ishte afėr.
    Nė mbrėmjen e 19 dhjetorit, nė vigjilje tė kremtes sė Bajramit, flamujt shqiptarė u ngritėn nė disa xhami tė qytetit tė Tetovės. Nė Xhaminė e Sahatit, e cila gjendet nė qendėr tė qytetit, flamurin nė minare e vendosi Murtezan Murtezani, vėllai i Mehmetriza Murtezanit – Gegės, personalisht me porosi tė tė vėllait.
    Nė Xhaminė e Vjetėr (Eski Xhamia), flamurin e vendosi Abdullah Jusufi. Ndėrsa, nė Xhaminė e Pashės, flamurin e ngriti Haqif Ferati. Flamuri u ngrit edhe nė disa shtėpi private dhe nė disa dyqane. Masa pėr kėtė ishte pėrgatitur nga Mehmetriza Murtezani – Gega. Ai, nė Xhaminė e Sahatit, mė 28 Nėntor, i foli masės pėr kėtė festė, duke i propozuar masės tė bėjė lutje pėr dėshmorėt e atdheut.
    Maqedonasit ishin revoltuar me ngritjen e flamujve shqiptarė gjithandej qytetit tė Tetovės, prandaj pėrgatitėn njė skenar provokues. Nė orėt e mbrėmjes, tė datės 22 dhjetor 1968, shovinisti maqedonas, Sreēko Janeski, grisi flamurin kombėtar, tė ngritur nė dyqanin e Ismail Spahiut, nė qendėr tė qytetit. Njerėzit qė ishin aty pranė reaguan kundėr kėtij provokatori. Masa filloi tė tubohet dhe tė bėhet gjithnjė mė e madhe. Provokatori, Sreēko Janeski, nxori revolen dhe ia drejtoi masės duke u zmbrapsur nė lokalet e “Hotel Makedonija”. Protestuesit shqiptarė thyen xhamat e hotelit dhe u futėn nė lokalet e tij, por sė shpejti arriti policia, e cila e mori nė mbrojtje provokatorin shovinist. Mė tė dalluarit nė kėtė reagim ishin mjekėt Harun Jakupi dhe Mahmut Bajraktari, si dhe arsimtarėt Selajdin Hyseini dhe Abdullah Kalishta.

    Protesta u shndėrrua nė njė demonstratė tė fuqishme

    Tė nesėrmen, mė 23 dhjetor, protesta u shndėrrua nė njė demonstratė tė fuqishme. Organizatorė tė saj tė drejtpėrdrejtė ishin: Faik Mustafa, Ramadan Sinani, Ismail Emini dhe Hysniqemal Merxhani, tė cilėt shkruan parullat dhe dhanė kushtrimin pėr fillimin e demonstratės. Ndėr parullat kryesore ishin: “Rroftė Fadil Hoxha!”, “Poshtė shovinizmi maqedonas!”, “Kėrkojmė hapjen e Universitetit tė Kosovės!”, “Kėrkojmė pėrdorimin e lirė tė flamurit kombėtar!”, etj. Diēka para orės 11:00, demonstruesit ishin tubuar para dyqanit tė provokatorit Sreēko Janeski. Masa ishte bėrė shumė e madhe. Ndėrkohė kishin ardhur edhe shumė fshatarė nga rrethina e Tetovės, nė tubimin e tė cilėve kishin kontribuar nė mėnyrė tė posaēme Sali Bakiu nga Reēica dhe Ismail Saliu nga Gradeci. Demonstrata filloi nė orėn 11:00. Me angazhimet e tyre, nė mėnyrė tė veēantė, u dalluan: Sejfullah Zylbeari, Jakup Leka, Hamit Saliu, Nexhbedin Neziri, Neshat Zylbeari, Gafur Zylbeari, etj. Demonstruesit u nisėn nga qendra e qytetit tė Tetovės.
    Sė pari iu drejtuan selisė sė Komitetit Komunal tė Lidhjes Komuniste, nė ndėrtesėn e tė cilit u futėn demonstruesit, duku hyrė madje edhe nėpėr zyrat e tij. Kėtu u dallua nė mėnyrė tė veēantė nxėnėsi i gjimnazit, Hamit Saliu, i cili e shpaloi flamurin kombėtar nė dritaren e njė zyre nė katin e tretė tė Komitetit tė Partisė Komuniste. Prej kėtu demonstruesit u kthyen nė qendėr tė Tetovės dhe prej atje iu drejtuan Sekretariatit pėr Punė tė Brendshme, UDB-sė, duke kaluar gjithnjė nėpėr rrugėt kryesore tė qytetit. Para ndėrtesės sė UDB-sė demonstruesit qėndruan njė kohė tė gjatė duke kėrkuar lirimin e tė burgosurve, sepse demonstruesit ishin informuar se, tashmė, ishin tė burgosur shumė shqiptarė. Demonstruesit, sėrish, u kthyen nė qendėr tė qytetit, ku qėndruan njė kohė tė gjatė duke brohoritur parulla pėr barazi kombėtare. Nė orėt e vona tė pasdites, nė qendėr tė qytetit, ishte tubuar njė masė e madhe prej mė se 20.000 vetash, e qė shtohej gjithnjė. Krahas masės filluan tė vijnė edhe pėrforcime tė policisė speciale nga Shkupi dhe nga qytetet e afėrme, tė cilėt e bėnė masėn e demonstruesve gjithnjė mė tė padurueshme dhe mė agresive.
    Nė atmosferėn e kėtij entuziazmi tė madh tė demonstruesve, kur nė qendėr tė qytetit dėgjoheshin vetėm brohoritje tė ndryshme, djaloshi 20-vjeēar, Shifajet Fetahu, hipi nė shtyllėn gjashtė metra tė lartė metalike dhe e ngriti flamurin kombėtar, pėr tė parėn herė qė kur kishte pėrfunduar Lufta e Dytė Botėrore. Ngritja e flamurit para kėsaj mase tė madhe njerėzish qe akti kulmor i kėsaj demonstrate. Pas pak kohe, njė i porositur nga ana e qeverisė maqedonase, u paraqit nė njė dritare tė njė ndėrtese dhe nėpėrmjet megafonit iu kėrcėnua masės se brenda disa minutash do tė fillojė ora policore dhe intervenimi i policisė. Demonstruesit reaguan rreptė, por, pas disa minutash, meqė demonstruesit e kishin bėrė tė veten, filluan tė largohen dhe nė kėtė mėnyrė pėrfunduan demonstratat dyditėshe, mė 22 dhe 23 dhjetor 1968, nė Tetovė.

  2. #92

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    Rėndėsia historike e demonstratave te Tetoves


    Demonstratat e Tetovės aktualizuan ēėshtjen e flamurit kombėtar shqiptar nė nivel tė Federatės jugosllave dhe sė shpejti u miratua vendimi qė ai tė pėrdoret zyrtarisht nė tė gjitha festat, ndonėse kėtė vendim Maqedonia nuk e pėrfilli deri nė vitin 1975. Si u bėnė burgosjet masive nė Tetovė dhe tė shumė veprimtarėve edhe nė Strugė, nė Shkup, nė Gostivar e nė Kėrēovė? Kush dhe si organizoi demonstratė nė Ulqin mė 11 qershor 1969?

    Me qėllim tė marrjes sė masave sa mė tė rrepta kundėr shqiptarėve, tė shtimit tė terrorit shtetėror, si dhe tė kthimit tė situatės parabrioniane nė Kosovė dhe nė tė gjitha viset e tjera shqiptare, qeveritarėt maqedonas glorifikuan shumė qėllimin e demonstratave. Ata demonstratat i paraqitėn si "armiqėsore" e mė kėrkesa irredentiste pėr bashkim vertikal tė shqiptarėve nė Jugosllavi, pėr bashkim me Kosovėn dhe me Shqipėrinė. Me qindra shqiptarė u burgosėn dhe u dėnuan me kundėrvajtje, ndėrsa 54 veta u dėnuan me dėnime mbi njė vjet burg tė rėndė.
    Pėrkundėr faktit se dėnimet ishin shumė tė rėnda, maqedonasit planifikonin edhe dėnime me vdekje dhe shumė dėnime me burg tė rėndė mbi dhjetė vjet. Mirėpo, situata ndėrkombėtare dhe pozita qė gėzonte atėherė Jugosllavia, e bėnė tė veten. Maqedonasit, nė kėto rrethana dhe nė kėtė situatė, qenė tė detyruar tė kėnaqen edhe me vetėm njė dėnim maksimal prej shtatė vjetėsh, qė ia shqiptuan atdhetarit tė njohur, Mehmetriza Muretezanit - Gega.
    Shtypi maqedonas i dha publicitet shumė tė madh demonstratave, nė mėnyrė qė tė tėrhiqte vėmendjen e opinionit jugosllav kundėr shqiptarėve, por kjo u kthye si bumerang kundėr vetė maqedonasve, pėr arsye se ēėshtja shqiptare filloi tė dalė para opinionit ndėrkombėtar. Maqedonasit nuk patėn mundėsi ta ndryshonin situatėn as nė Kosovė. Pėrkundrazi, me pėrfundimin e gjykimeve nė Kosovė, ku dėnimi mė i lartė qe 5 vjet, maqedonasit u gjetėn nė njė situatė tė vėshtirė dhe nuk dinin se si tė arsyetonin numrin e madh tė tė burgosurve politikė.

    Ndjekjet dhe burgosjet e veprimtarėve nė Tetovė dhe viset e tjera
    Pos burgosjeve masive nė Tetovė, u burgosėn shumė veprimtarė edhe nė Strugė, nė Shkup, nė Gostivar, nė Kėrēovė, etj., madje edhe ata qė nuk kishin pasur kurrfarė lidhjesh me demonstratat. Kėshtu, pėr shembull, nė Shkup u burgos dhe u dėnua Sejdi Kryeziu, me 5 vjet burg, gjoja se ka bėrė "propagandė armiqėsore" pėr shkėputjen e Maqedonisė Perėndimore dhe pėr bashkim me Shqipėrinė, ndėrsa Inajet Bariu u dėnua me njė vit burg, po pėr "propagandė armiqėsore". Nė Strugė u burgosėn dhe u dėnuan: Irfan Vlashi, me 6 vjet burg pėr "diversion"; Tosun Roēi, me 5 vjet burg; mandej Suria Qura, nė Kėrēovė; Sali Ramadani, etj.
    Pėr dėnimin e intelektualėve shqiptarė anekėnd Maqedonisė, qė ishin nė sy tė burokracisė shoviniste maqedonase, gjyqet shfrytėzuan edhe disa dėshmitarė qė u shėrbyen me gėnjeshtra. Pėr dėnimin e grupit tė Mehmetriza Muretazanit - Gegės, para gjyqit dolėn 103 dėshmitarė, prej tė cilėve vetėm 3 veta dėshmuan nė favor tė aktakuzės. Pėr dėnimin e grupit tė Gostivarit dėshmuan 62 veta, por pėrgjithėsisht nė favor tė tė akuzuarve. Si dėshmitarė mė tė rrezikshėm, qė dėshmuan nė favor tė aktakuzave dhe qė u shėrbyen kryesisht me gėnjeshtra, ishin mėsuesit: Jakup Haliti nga fshati Dobrosht i Tetovės, Muhamet Munishi nga Tetova, vėllezėrit Sadik Sadiku dhe Taip Emini nga fshati Pirok, si dhe Nuhi Besimi, po ashtu nga fshati Pirok. Demonstratat e Tetovės aktualizuan ēėshtjen e flamurit kombėtar shqiptar nė nivel tė federatės jugosllave dhe sė shpejti u miratua vendimi qė ai tė pėrdoret zyrtarisht nė tė gjitha festat, ndonėse kėtė vendim Maqedonia nuk e pėrfilli deri nė vitin 1975. Ato, mė tutje, ngritėn vetėdijen kombėtare, shtuan interesimin pėr shkollim dhe aktualizuan ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare, si nė nivel tė vendit, ashtu edhe nė nivel ndėrkombėtar. Ky qe njė bumerang pėr maqedonasit, tė cilėt, pėrgjithėsisht, me masat drakoniane kundėr shqiptarėve, u treguan si politikanė tė rangut tė ulėt dhe e humbėn luftėn politike.

    Nė Ulqin, pushimet u shndėrruan nė demonstratė
    Nė fund tė vitit shkollor 1968/1969, nė shkollėn tetėvjeēare tė Tėrstenikut, arsimtarėt dhe drejtori vendosėn qė maturantėt tė cilėt kishin kryer klasėn e tetė tė mos i dėrgojnė nė udhėtim nėpėr Jugosllavi, siē ishte zakon nė atė kohė, por tėrė kohėn tė qėndrojnė nė qytetin tonė tė bukur tė bregdetit, nė Ulqin. Tė udhėhequr nga drejtori i shkollės, Kamer Rukiqi, dhe arsimtarėt: Mehmet Rukiqi, Islam Dobra dhe Ymer Kastrati, kėta tė rinj u vendosėn nė njė ndėrtesė tė pėrbashkėt nė qendėr tė Ulqinit. Pas larjes nė ujėt e detit dhe pas rrezitjes nė plazhin e bukur tė Ulqinit qė bėnin kėta nxėnės dhe arsimtarėt e tyre, pėr ēdo mbrėmje kėndonin dhe u binin instrumenteve me zė tė ėmbėl, ēiftelisė dhe sharkisė. Kėshtu, kėta tė rinj dhe arsimtarėt e tyre i kalonin ditėt e pushimit nė Ulqin, kurse interesimi i ulqinakėve rritej pėr ēdo mbrėmje duke i shoqėruar, siē thoshin ata, vėllezėrit kosovarė, nė ndejat qė shpesh pėrfundonin nė orėt e vona tė natės. Kėtu kėndoheshin kėngė pėr Skėnderbeun, pėr Bajram Currin, pėr Azem Bejtėn, pėr Dedė Gjo Lulin, pėr lirinė, e tė ngjashme me kėto.
    Kėngėt e bukura tė drenicasve i kishin ndezur shpirtrat e shumė ulqinakėve. Kėshtu, njė ditė tė bukur, kur po ktheheshin drenicasit e vegjėl pėr nė Kosovė, kishin dalė shumė ulqinakė pėr t'i pėrcjellė. Dikush duke i rėnė instrumenteve popullore, dikush duke kėnduar, dikush duke brohoritur parulla patriotike, dikush duke bartur nė ballė flamurin kombėtar. Kjo ishte njė skenė qė kaherė nuk e kishte pėrjetuar Ulqini, i njohur gjatė historisė sonė tė lavdishme pėr trimėri dhe pėr bujari. Duke vėrejtur kėtė situatė, pushteti malazias intervenoi brutalisht duke shpėrndarė popullin e tubuar nė njė demonstratė tė qetė e paqėsore, ku ishin dėgjuar kėrkesa publike pėr tė drejta sociale dhe pėr tė drejta kombėtare tė shqiptarėve.
    Pas kthimit tė drejtorit, tė arsimtarėve dhe tė nxėnėsve nė vendlindje, filluan ndjekjet dhe persekutimet ndaj tė gjithėve, sidomos ndaj drejtorit dhe arsimtarėve qė i kishin shoqėruar nxėnėsit nė Ulqin. Edhe nė Ulqin dhe nė nivel tė Malit tė Zi u ngrit shumė pluhur pėr kėtė demonstratė paqėsore tė shqiptarėve. Pėr kėtė u bėnė shumė mbledhje tė Lidhjes sė Komunistėve, ku u dėnua rreptėsisht ky "akt armiqėsor nga pozitat shqiptaromėdha". Pėr kėto demonstrata shkroi edhe gazeta "Pobjeda" e Titogradit (tash Podgoricė) dhe "Veēernje novosti" e Beogradit. Pėr kėtė ngjarje u bė fjalė edhe nė Televizionin e Malit tė Zi, mė 17.06.1969. Pas demonstratave nė shumė qytete tė Kosovės dhe nė Tetovė, demonstrata e Ulqinit i dha, kėshtu, demonstratave tė vitit 1968 kuptimin dhe karakterin gjithėkombėtar tė shqiptarėve tė robėruar nga pushteti jugosllav.

Seite 10 von 10 ErsteErste ... 678910

LinkBacks (?)


Ähnliche Themen

  1. Antworten: 373
    Letzter Beitrag: 15.05.2015, 15:57
  2. Ilirida - geschichte
    Von -ILIRIDA- im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 85
    Letzter Beitrag: 19.09.2014, 00:06
  3. XHEM HAS GOSTIVARI - albanisches ideal (ilirida)
    Von -ILIRIDA- im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 20
    Letzter Beitrag: 04.12.2011, 18:39
  4. XHEM HAS GOSTIVARI - albanisches idela (ilirida)
    Von -ILIRIDA- im Forum Religion und Soziales
    Antworten: 5
    Letzter Beitrag: 29.11.2011, 19:29
  5. Frage an die Ilirida-Albaner
    Von Kosova_Kid im Forum Religion und Soziales
    Antworten: 235
    Letzter Beitrag: 19.02.2006, 03:55