BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 2 von 10 ErsteErste 123456 ... LetzteLetzte
Ergebnis 11 bis 20 von 92

Helden von ILIRIDA

Erstellt von -ILIRIDA-, 28.10.2011, 23:55 Uhr · 91 Antworten · 22.858 Aufrufe

  1. #11

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    Nga Ibrahim EGRIU

    Pas arrestimit nė banesėn e tij nga policia sekrete jugosllave, ate e vunė nėn torturat mė ēnjerėzore pėr ta detyrauar qė ta tradhtojė ēėshtjen e shenjtė kombėtare dhe bashkėluftėtarėt e tij ilegalė qė kishte nė Prishtinė e Shkup, siē ishin: -Rifat Berisha i Drenicės, Xheladin Hana i Gjakovės, e tė tjerė nė Kaēanik, Dibėr, Gostivar e gjetkė.

    Udbashėt e Beogradit e mbytėn duke e torturauar gjatė natės 27-28 prill 1949 nė njėrėn nga qelitė e burgut tė Shkupit.

    Trupi i pajetė, i pėrshkuar nga bajonetat e udbashėve, u bart nga qelia e njomur me gjakun e tij dhe u vendos pas mesit tė na tės nė sheshin e Shkupit, ku u qėllua me njė breshėri automatike pėr tė krijuar pėrshtypjen nė popull se u vra nė tentativė arrati sje nga burgu, ku dhe qe mbatur Proēesverbal fiktiv.

    Nexhat Agolli: “I heshtur, as nė varr nuk dua tė jem

    - Nexhat Agolli s’ishte nga ata qė mund tė qėndronte indiferent, as ndaj aku zave e as ndaj krimeve antishqiptare. Ai u deklaronte autoriteteve jugosllave e maqedo nase: ”Pritja nė heshtje nuk mė pėlqen. I heshtur unė, as nė varr nuk dua tė jem”dhe,mė tej u vinte nė dukje se”nė masat shqiptare vėrehen zhgėnjime pėrsa u ėshtė premtuar: Liria, barazia dhe plebishiti”.

    Logjika e tij politike dhe juridike ishte e fuqishme aq sa kėto detyroheshin qė t’i pėrgjigjeshin disi me terminologji demagogjike e justifikuese tė atij momenti politik:”Kah ajo ditė po shkohet, por le tė kalohen njėherė plagėt e luftės, e kė to, pa dhėmbje nuk kalohen”. Por, Nexhati, me njė vizion tė gjėrė kombėtar, vėrente se gjithēka qė po ndodhte kundėr popullsisė shqiptare nuk ishe as e rastit, as kalimtare dhe aspak e justifikueshme, por tėrėsisht e pafalshme.

    Ai, sė bashku me vėllaun e tij, Qemal Agollin, Haqif Lleshin, Sali Lisin etj. ngrinte zėrin tek udhėheqėsit serbė e maqdonas, pėrkatėsisht tek Svetozar Vukmanoviq Tempo e Lazar Kolishevski pėr lirimin e dhjetėmijė shqiptarėve qė mbaheshin nė izolim nė Stacionin e Monopolit tė duhanit nė Tetovė nė gjendje torturash dhe pa shpresė shpėtimi, nga tė cilėt brenda njė nate qenė masakruar 1.200 veta, ashtu siē ndodhi edhe nė Gostivar, Kėrēovė, Dibėr e gjetkė; pėr tė cilėt spekulohej tmerrėsisht nėn akuzėn:”bashkėpunėtorė tė fashizmit”.

    Ndėrhyrja e Nexhat Agollit aq e guximshme pėrbėn njė akt tė madh atdhe tar, duke shpėtuar mijėra jetė shqiptare nga vdekja e sigurt pa pėrfillur fatin e jetės sė vet, kėshtu qė mbi kėtė bazė pati shumė familje shqiptare qė e mbiquajtėn meritueshėm shpėtimtar tė jetės sė tyre, e qė e pėrcollėn me buqeta lulesh.

    Si deputet i popullsisė shqiptare, ai ngriti zėrin qė shqiptarėve t’u jepen tė drejtat dhe liritė e premtuara, barazia kombėtare dhe simbolet e veta historike, e drejta e pėrdorimit tė gjuihės,e drejta e arsimit dhe e kulturimit tė masave shqiptare nė gjuhėn amėtare, barazia e pėrfaqėsimit nė pushtetin legjislativ, ekzekutin dhe gjuhėsor.

    Eshtė veēori e veprimtarisė kombėtare e tij qė pa pritur se ē’do tė ndodhte me fatin e vetėvendosjes kombėtare, krijoi dhe shtriu bėrthama arsimore e kulturore nė gjirin e vetė njėsive ushtarake shqiptare gjatė luftės, si dhe nė rimėkėmbjen e rrjetit shkollor e tė aktiviteteve kulturo-artistike nė terrenin e hapsirave shqiptare. Ai, qysh nė procesin e vetėēlirimit nga pushtuesi nazifashist, i jepte rėndėsi arsimit dhe kulturės, hallkė kryesore vlerėsonte shkollėn, kuadrin arsimor dhe tekstet shkollore.

    Me pėrkushtim tė veēantė siguroi hapjen e Kursit pedagogjik shqiptar nė Shkup, krahas atyre qė hape shin nė Prizren e Prishtinė aso kohe dhe merrnin nė ndihmė disa dhjetra arsimtarė nga shteti i pavarur shqiptar, pra nga Shqipėria. Mė 1945 hapi shkollėn ”Liria” nė gjuhėn shqipe, ndėrsa pėr drejtor emėroi pishtarin e arsimit, Abdi Begun-Haxhiu.

    Mandej, kujdesi i tij direkt ishte pėrqėndruar edhe tek nevoja e njė Tribu ne publicistike tė asj kohe, nė bashkėpunim me bashkėluftėtarėt e vet: -Xheladin Hanėn nė Prishtinė dhe Ali Mullain nė Dibėr nxorrėn nė dritė gazetėn e parė shqipe”Flaka” Kėshtu, kjo Tribunė publicistike e nisi fillin e jetės, prej nga filloi tė rreza tontemendimi dhe vullneti i popullsisė shqiptare, ndonėse pasoi cenzurimi dhe persekutimi i kėsaj gazete sė bashku me vetė nismėtaron e saj,Nexhat Agolli.

    Nė drejtim tė vetėvendosjes kombėtare shqiptare, si Nexhati, poashtu edhe bashkėluftėtarėt e tij dhe vetė popullsia shqiptare po vetėdijėsoheshin se ēėshtja e tėrėsisė kombėtare shqiptare po tradhtohej jo vetėm nga udhėheqja e shtetit jugosllav, por edhe nga vetė Fuqitė e Mėdha, tė cilat deklaruan paprekshmėrinė e kufijve tė paraluftės, gjė qė pėr kombin shqiptar pėrligjej ricoptimi i tij nė dobi tė Jugosllavisė. Dhe, nga baza juridike, Nexhat Agolli, gjithnjė e quajti Jugosllavinė krijesė artificiale, tė ngritur mbi bazėn e dhunės dhe tė padrejtėsisė kombėtare e njerėzore ndaj kombit shqiptar.

    Nexhati e ndjeu thellė edhe shpatėn tjetėr tė Beogradit ku, trevat shqiptare, nuk i la si njė tėrėsi tė vetme nė pėrbėrje tė tij, por i coptoi midis tri republikave, ndonė se kishin kompaktėsinė dhe vazhdimėsinė etnike. Shovinistėt jugosllav kishin vendosur qė nė pėrbėrje tė shtetit federativ tė mos lejohej faktori unik shqiptar, ndėrsa nė tė ardh men tė mos ekzistonte faktori unik shqiptar as nė Gadishullin Ballkanik. Ai, kishte ardh ur edhe nė pėrfundim tjetėr se: si fuqitė perėndimore edhe ata lindore ia kishin bėrė me hile Shqipėrisė si tėrėsi kombėtare dhe Shqipėrisė si shtet i pavarur.

    Dihet dhe fakti se, Nexhat Agolli dhe shumė atdhetarė tė tjerė, kanė qenė tė papajtueshėm me aneksimet e trevave shqiptare: - Serbisė, Maqdonisė e Malit tė Zi, kur dihet se ato janė etni shqiptare. Figura e Nexhatit bėhet edhe mė madhore pėrmes konfrontimeve nė vazhdimėsi dhe pas Konferencės sė paqės nė Paris tė vitit 1946 e deri nė vitin 1949, duke qenė nė brendinė e planeve antishqiptare tė qarqeve sunduese serboju gosllave; ai e thoshte fjalėn e vet kundėr pabarazive dhe padrejtėsive ndaj popullsisė shqiptare dhe jo pak ishte impulsiv. Por, mendimet dhe qėndrimet e tij nuk ishin tė mby llura nė vetvete, ato gjenin pasqyrimin e tyre edhe nė organizimin e veprimtarisė ilegale e tė programuar, thelbi i sė cilės ishte dhe mbeti - bashkimi mbarėkombėtar shqiptar.

    Lidhja e tij me atdhetarėt e tjerė tė shquar, siē ishin: - Rifat Berisha ish –nėn kryetar i Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Kosovės e Rrafshit tė Dukagjinit, Xheladin Hana isht.drejtor i gazetės”Rilindja” dhe me disa aktivistė tė tjerė, kishte tėrhequr vemendjen UDB-sė qėndrore tė Jugosllavisė. Kėshtu, nė maj tė vitit 1948, shkarkohet nga funksionet ekzekutive, kurse nė mesnatėn e 15-16 prillit 1949, arrestohet nė banesėn e tij, ndėr sa, mė 27-28 prill *49 ekzekutohet barbarisht e tinėzisht.

    Nexhat Agolli, si luftėtar i ditur dhe i guximshem e si atdhetar i paepur, qe kthyer nė legjendė, ndėrsa vepra e legjenda mbeten burim frymėzimi. Ai pėrbėn njėrėn nga figurat mė tė kompletuara me dije, me botkuptim tė thellė kombėtar dhe plot virtyte pėr ēka meriton nderime dhe respekt tė thellė e tė pėrjetshėm. Figura dhe vepra e tij pėrbėn kushtrim pėr liri dhe bashkim kombėtar.



  2. #12

    Registriert seit
    26.12.2010
    Beiträge
    2.419
    Zitat Zitat von Zoran Beitrag anzeigen
    Gostivar liegt in Mazedonien. Ich dachte hier geht es um Ilirida?
    das Problem ist, du denkst

  3. #13

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    Fati e ka sjellė qė pikėrisht kėtė vit, ėshtė 165 vjetori i lindjes dhe 90 vjetori i vdekjes. Ėshtė njė rastėsi ndoshta qė mund tė na sjelli njė situatė tė re nė Pollogun qė ėshtė derdhur shumė gjak dhe qė jo rastėsisht Skėnderbeu fitoi njė ndėr betejat mė tė fuqishme pėr hir tė qumėshtit tė nėnės qė ishte nga Gradeci i Pollogut. Nė vitin 1843 kur lindi gjyshi im Mehmet Pash Deralla, pikėrisht nė Gradecin e Vojsavės nė Pollog, ishin valėt e kryengritjeve tė mėdha tė udhėhequra nga heroi kombėtar Dėrvish Cara nga Pallēishti. Ishte viti kur shqiptarėt e kėtyre trevave drejtuan armėt kundėr Perandorisė Osmane, dhe siē shkruan prof. Seqirja Idrizi nė studimin e tij botuar nė 2007: "Pollogu nė lėvizjen Shqiptare Kombėtare" 1899-1913, dhe nė kėtė lėvizje tė fuqishme udhėhoqėn dhe : Hasan Pash Deralla, Aqif Pash Deralla, Hifzi Pash Deralla. Nga gjiri i kėsaj familje u rrit dhe u edukua dhe gjyshi im. Mėsimet e para i mori ne vendlindje, shkollėn e mesme e bėri nė Shkup, (Shkruan Bardhosh Gace te gazeta "Flaka"1997, "Ata qė shpallėn Pavarėsinė"). Studimet e larta i bėri nė Stamboll, ndėrsa Shtatėmadhėrin pėrsėri nė Stamboll ( 668 Gj. Titani), ishte koha kur Shqipėrisė i mungonte njė ushtri e vetja. Si ushtarak i lartė i Perandorisė Osmane M.P.Deralla u emėrua Komandant i Xhandarmėrisė nė Bagdad tė Irakut, Halep tė Sirisė, ndėrsa nė vitet e Lidhjes sė Prizrenit ishte emėruar komandant xhandarmėrie nė kėtė qark nė gradėn "Gjeneral" qė e kishte marrė qė nė moshėn 35 vjeē. Nuk dua tė shkruaj gjatė pėr gjyshin tim se me siguri do tė shkruaj nė kėto dy pėrvjetorė prof. Vangjel Kasapi autor i monografisė, nga Shqipėria, prof. Zeqirja Idrizi studiues i thellė i trevės sė Pollogut, Kryetari i Fush-Kosovės prof. Skėnder Zogaj i cili ka shkruar nė rrethana krejt tė tjera, kur Kosova nuk ishte shtet qė ndėrmjet tė tjerave thotė: Mehmet Pashė Derralla i njohur edhe me 4 mbiemra tė tjerė: Tetova, Kallkandeli, Ruzhdija e Kosova. Ėshtė i pari gjeneral i vėrtetė nė historinė e ushtrisė shqiptare, i pari ministėr lufte dhe themelues i Forcave tė Armatosura Shqiptare. Nė kulmin e karrierės sė tij , nė kuvendin e lidhjes sė Prizrenit hoqi nga trupi uniformėn grandioze tė gjeneralit dhe nuk e veshi kurrė mė. Kur vdiq sytė i mbetėn tė hapura pėr tė parė Kosovėn e lirė dhe tė bashkuar me tokėn amė.

    Pse hesht Kosova pėr ministrin e vetėm nė qeverinė e Ismail Qemalit nga Kosova,Tetova dhe trevat e tjera shqiptare. Nuk u arrit pavarėsia vetėm me meritat Ashim Thaēit qė nuk kujton asnjė nga kėto figura nė asnjė moment . Z. Ashim Thaēi ka shumė pėr tė bėrė pėr tė arrit idealet dhe amanetet e kėtyre burrave tė kombit.

    Me rastin e njė pėrvjetori prof. Sefer Demiraj nga Shipkovica e heroit kombėtar Regjep Vokės shkruan: Jo veē trevėn e Tetovės, jo veē krejt Shqipėrinė lindore por tėrė mėmėdheun e kanė nderuar me pėrmasa kombėtare njė babė dhe njė bir, Baba i quajtur Hasan dhe i biri Mehmet, mbiemri i tyre Derallė. Vėrtet qenė familje me emėr, vėrtet u pasuruan por gjithė kamjen e tyre e derdhėn pėr Shqipėrinė tonė. Hasan Pash Deralla ky organizator i Lidhjes sė Prizrenit, ky trim i ēartur i dha shkollė trimėrie tė birit, aq sa burrat e mbledhur nė Vlorė mė 28 Nėntorin e 1912 kur krijuan pėr herė tė parė shtetin Shqiptar pas 500 vjetėsh robėrie e emėruan Ministėr Lufte, pra trimat e LABĖRISĖ dhe tė KOSOVĖS tė SHKODRĖS e tė MALSISĖ sė MADHE , tė TROPOJĖS e tė MIRDITĖS tė SKRAPARIT e tė MYZEQESĖ i dhanė atė portofol me aq peshė e tension kombėtar M.P.Derallės dhe autori e mbyll artikullin me njė apel: Ama ime!

    Mblidhi nė panteonin tėnd trimat e tu! I ke anė e kėnd tė panumėrt si rrezet e diellit.

    Ndėrsa Labėria ku u ngrit shteti i parė Shqiptar e hymnizoi si askėrkėnd tjetėr, me kėngėn:

    O Mehmet Pashė Deralla,

    Rritur me pėrshesh baruti,

    Tė kishte shku fjala dhe palla,

    Lisi i tyre je te supi.


    Tė kėndon Labėria,

    Siē kėndonte pėr Gjon Lekėn

    Tė kėndonte historia,

    Kur pėr nėnėn tė japin jetėn.



    Po ku i rri valles sė rėndė,

    O Mehmet Pashė Tetovari,

    Nėna prapė tė do nė kėmbė,

    Tundu dhe, ēohu nga varri.

    Ndėrsa Zeqirja Idrizi duke folur pėr Mehmet Pashėn thotė: Gjenerali i mbylli sytė e i pushoi zemra atje ku i rrahu pėr herė tė parė. Po e linte Kosovėn qė i dha emėr dhe nder nė qėndresė heroike, por tė pushtuar me kėtė brengė i kaloi minutat e fundit duke lėnė dhe amanetin.

    "Amanet burra, katėr shtyllat e kombit ( Katėr Vilajetet Z.I se janė njė bashkėsi me njė gjuhė, mė njė gjak dhe njė histori.

    Kėshtu, ky gjeneral i zbuluar tashmė nga terri i harresės, qė tėrheq pas emėrtimit "Ministri i Parė i Luftės" qė shkėlqeu nė gjerdanin e personaliteteve ushtarake tė kohės sė tij mund tė thuhet pa droje se ishte nga mė tė shndritshmit (40 vjet gjeneral), sepse vendosi themelet e para tė Armatės Kombėtare Shqiptare sė bashku me korpusin e ushtarakėve tė tjerė tė shquar qė pati pėrkrah, njė ndėr tė cilėt ishte major, ALI SHEFQET SHKUPI, qė e vendosi Shefin e Shtabit Madhor.

    Unė uroj me rastin e 165 vjetorit tė lindjes sė gjyshit tim dhe 90 vjetorit tė vdekjes, arritjet e mėdha pėr ēėshtjen e Kosovės, por nė njė pėrvjetor sa mė tė afėrt uroj njė zgjidhje tė vetme pėr gjithė Shqiptarėt nė trojet e tyre etnike, ideal pėr tė cilin luftuan tė gjithė paraardhėsit tonė.

    Faleminderit Labėrisė




    Mehmet Pash Deralla

  4. #14

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335


    kenge kushtuar elez isuit dhe isuf xhelilit

  5. #15

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    Elez Isufi u shndėrrua nė simbol tė trimėrisė, besės , bujarisė, thjeshtėsisė, fjalės sė menēur e me peshė tė maleve tė Dibrės, karakter i pa epur njerėzor, njeriu qė dinte tė respektonte mikun dhe tė urrente armikun, pabesinė dhe trdhėtinė. Shtėpia e Elez Isufit ishte shtėpi bujare. Aty do tė hynin e tė dilnin burrat me emėr si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulė Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumė tė tjerė. Do tė vinin nė kėtė shtėpi edhe tė huaj, duke filluar nga Fullci, zonja Angleze Sibil Llojdi, ambasadorė, konsuj, gazetarė, shkrimtarė etj.

    Nė Tiranė, kėto ditė nė sallėn e Muzeut historik Kombetar, Shoqata Patriotike Elez Isuf Ndreu, organizoi njė takim pėrkujtimor me rastin e 80-vjetorit tė vdekjes sė dy patriotėve, udhėheqėsve dhe luftėtarėve tė shquar tė Dibrės, Elez Isufi dhe Isuf Xhelili, tė cilėt luftuan me pėrkushtim e trimėri pėrgjatė viteve 1911-1925 nė mbrojtje tė tėrėsisė tokėsore dhe ēlirimit kombėtar nga pushtuesit e huaj .

    Nė fjalėn e hapjes kryetari i shoqatės Elez Isuf Ndreu. gjeologu Nexhat Hysa pėrshėndeti tė pranishmit nė kėtė aktivitet dhe paraqiti nė esencė rolin e kėtyre dy figurave legjendare me kontribut kombėtare. Mė pas drejtuesi i kėtij aktiviteti, i cili moderonte takimin, zoti Hajri Mandri, ia dha fjalėn pėr referatin kryesor doktorit tė shkencave historike, pedagogut tė Universitetit tė Shkodrės, zotit Bajram Xhafa, i cili u ndal nė veprimtarinė luftarake, rolin udhėheqės tė Elez Isufit dhe bashkėluftetarit tė tij, Isuf Xhelilit .

    Studiuesi Xhafer Martini, autor i monografisė Elez Isufi, u ndal nė koherencėn dhe kontekstin e librit tė tij duke shpjeguar madhėshtinė dhe elementet mė pikante tė figurės sė Elez Isufit. Njiherė nji gjeneral serb shkon te shtėpia e Elez Isufit nė Dibėr pėr t’i ba disa propozime nė dam tė Shqipnisė. Atdhetari i flakė Elez Isufi i kundėrshtoi tė gjitha e, tue e pėrcjellė deri nė kufi, ndigjon disa fėmijė shkolle qė kėndonin kangė shqiptare. - Shihni, zotni, - i tha atėherė plaku i Dibrės gjeneralit serb, - edhe me dashtė unė, plaku, me e tradhėtue Shqipninė, nuk mė lanė kėta fėmijė.

    Intelektuali Eduard Ndreu foli mbi traditen patriotike tė fisit Ndreu dhe u ndal nė vlerat morale dhe frymėzuese qė edukuan breza tė tėrė, me frymėn e dashurisė pėr kombin dhe pėr lirinė e demokracinė shqiptare. Nė takimin pėrkujtimor me rastin e 80-vjetorit tė vdekjes sė patriotėve Elez Isufi e Isuf Xhelili, me interes u prit nga tė pranishmit fjala e deputetit dibran, Sali Shehu, i cili evokoi qendresėn dhe heroizmin e dibranėve si dhe rolin e Elez Isufit si organizator i lufėtrave dibrane pėr pavarėsi kombėtare. Deputeti demokrat Shehu shtroi nevojen e elaborimit tė historisė sė Dibrės, vlerave historiko-kulturore, pėr t’u pėrcjelle brezave mesazhe mbi vyrtytet e larta morale dhe kombėtare qė vijnė nga e kaluara si apel edhe pėr ditėt tona.

    Me interes nė kėtė takim u pritėn edhe diskutimet e zotit Hysen Selfo, zonjės Nurie Hajdari dhe studiuesit Bardhosh Gaēe i cili pėrshendeti nė emėr tė shoqatės Ismail Qemali. Ndėrsa studiuesit dibranė, Shaqir Skarra dhe Hysen Cera, sollėn mjaft fakte interesante qė ndriēojnė detaje nga veprimtaria e lufta e Elez Isufit dhe Isuf Xhelilit. Studiuesi Hysen Cera e hapi fjalėn e tij duke cituar historianin Sabri Godo: Me bindje tė thellė e them se sikur Elez Isufi me nipin e tij Suf Xhelilin, e miqtė e tij Bajram Curri, Islam Spahiu, Ramiz Daci, Hoxhė Kadriu e tė tjerė tė mos kishin luftuar ashtu siē luftuan, sot, kufiri i Shqipėrisė mund tė ishte pėrtej Drinit, ndofta te Lumi i Matit.

    Kėto burra tė mėdhenj tė kombit u bėnė simbol i odės dibrane si askush tjetėr. Populli i ka konsideruar si heronj legjendarė, janė shkruar dhjetra libra nga autorė tė ndryshėm, janė kėnduar mbi 40 kėngė para dhe pas vdekjes; janė mbledhur kujtime e mbresa nga analistė tė vendit dhe tė huaj. Elez Isufi u shndėrrua nė simbol tė trimėrisė, besės, bujarisė, thjeshtėsisė, fjalės sė menēur e me peshė tė maleve tė Dibrės, karakter i pa epur njerėzor, njeriu qė dinte tė respektonte mikun dhe tė urrente armikun, pabesinė dhe tradhėtinė. Elezi dhe Sufa ishin si dy luftėtarė binjakė, tė kompozuar pėr tė frymėzuar dhe udhėhequr mbarė forcat kryengritėse dibrane nė ballė tė ēdo lufte duke qenė vetė heronjtė qėluftonin pėrkrah luftėtarėve tė tjerė.

    Elez Isufi nuk shkonte sipas thėnjes shtatė hile e njė trimni por shtatė trimni e pa asnjė hile. Ai bėri njė punė kolosale duke dhėnė shembullin i pari nė pajtimin e gjaqeve . I zgjati dorėn e pajtimit Dacit, i dha besėn Islam Spahisė pėr t’i shkuar nė ndihmė, nė luftėn kundėr serbėve tė cilėt marshonin drejt Lumės. Lidhi besėn me Bajram Currin, Haqif Pashė Elbasanin, Selim Petrelėn, Hysen Krujėn, nė lėvizjen e Marsit, por i vetėm hyri nė Tiranė dhe tronditi regjimin e asaj kohe. Kapedani i Mirditės kėrkonte tė dorėzohej vetėm te Elez Isufi sepse e dinte qė nė besė tė tij do tė shpėtonte. Shtėpia e Elez Isufit ishte shtėpi bujare. Aty do tė hynin e tė dilnin burrat me emėr si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulė Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumė tė tjerė. Do tė vinin nė kėtė shtėpi edhe tė huaj, duke filluar nga Fullci, zonja Angleze Sibil Llojdi, ambasadorė, konsuj, gazetarė, shkrimtarė etj. Nė odat ku ishte Elez Isufi e SufėXhelili kėngėtarėt nuk guxonin tė kėndonin kėngė pėr trimėritė e tyre. Tė thjeshtė ishin e pa shkollė por ata kishin shkollėn e madhe tė odės dibrane ku bėhej testi i menēurisė.

    Nė Vjenė, nė takimin me kancelarin austriak, ky i fundit i kishte futur krahun dhe e kishte marrė pėr tė shetitur nė lulishten e tij. Ai kishte marrė edhe tė shoqen. Pėrkthyesi shqiptar tregonte se Elezi ja hoqi krahun kancelarit dhe doli nė krahun tjetėr, duke futur nė mes bashkėshorten e kancelarit, e nga kjo, kancelari, kishte mbetur i habitur. Nė kėtė takim ai i kishte kėrkuar Elezit qė populli shqiptar tė mbante ushtrinė austriake me bukė e ushqime dhe pėrgjigja e tij qe: I thuaj perandorit, se shqiptarėt janė vrarė me turqit, se na kanė kėrkuar nizamė e xhelepe dhe ne nuk ua dhamė; Jemi vra me Serbinė se na kanė kėrkuar tokėn, ushqime e veshmbathje e nuk ua kemi dhėnė, prandaj pa u vra edhe me Ju, nuk do t’ju japim asgja sepse edhe nė dasha unė, nuk mė lanė 300 Elezat e tjerė qė janė nė Dibėr.

    Diplomacia e Elez Isufit shkelqeu edhe nė takimin qė pati me Komisionin Ndėrkombėtarė nė Dibrėn e Madhe. Elez Isufi u kishte thėnė: Ē’ashtė kjo ndarje e qytetit nga rrethi i vet. A jeton njeriu pa kokė?!. Do tė ēuditej konsulli anglez Ayros, i cili qe ndėrmjetės nė takimin qė kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun nė Lėvizjen e Marsit 1922. Nė kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetur i habitur se si ranė dakort kėto dy burra, njeri 26 vjeē e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetėm duke i dhėnė dorėn njėri- tjetrit. Nė takimin qė pati me Shefqet Durgut Pashėn, i cili kishte ardhur me hu tė zjarrit nė dorė, pėr tė djegur Dibrėn, vetė Pasha do tė habitej, qė ky malėsor i thjeshtė dinte gjithēka pėr Portėn e Lartė, pėr opozitėn turke, pėr deputetėt e parlamentit turk, pėr xhonturqit e deri tek kundėrshtarėt e vetėTurgut Pashės.

    Populli i Dibrės i deshi me gjithė zemėr Elez Isufin e Sufė Xhelilin prandaj dhe u shkoj pas, jo pak por njė dekadė tė tėrė. Kur u rrethua nga serbėt shtepia e Elez Isufit, bashkėluftėtarėt e tij, pėr gjithė natėn, hapėn njė kanal nėntokėsorė dhe nxorrėn nė heshtje tė plotė 70 pjestarėt e familjes Ndreu, tė rrethuar nga ushtarėt serb, ku mbi 200 burra, i pėrcollėn nga Sllova e deri matanė Drinit. Kur u vra nė Peshkopi mė 26 dhjetor 1924 malėsorėt trima tė Reē e Dardhės e Ujė e m’Ujės, si njė vargan gjigand, sollėn heronjtė legjendarė nė vendlindjen e tyre.Pėr bėmat e patriotėve Elez Isufi e Sufė Xhelili folėn shumė historianė e bashkėkohės. Nė fund tė takimit, zoti Rremzi Ndreu i falenderoi tė pranishmit dhe i ftoi ata nė njė koktej.



  6. #16
    Gjeto
    artikuj i mire.

    ne cilin vend ka pas mas shumti trima shqiptar ne ilird?

  7. #17

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335


  8. #18

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    besoj ne ;
    tetove-diber

  9. #19

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    Ndėr figurat mė tė shquara qė merrnin pjesė nė Kuvendin e Pėrgjithshėm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashė Dibra, Hasan pashė Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator tė Kuvendit), Abdullah pashė Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashėri etj. Lidhja e Prizrenit - Wikipedia

  10. #20

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335


    kushtuar molla sul

Seite 2 von 10 ErsteErste 123456 ... LetzteLetzte

LinkBacks (?)


Ähnliche Themen

  1. Antworten: 373
    Letzter Beitrag: 15.05.2015, 15:57
  2. Ilirida - geschichte
    Von -ILIRIDA- im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 85
    Letzter Beitrag: 19.09.2014, 00:06
  3. XHEM HAS GOSTIVARI - albanisches ideal (ilirida)
    Von -ILIRIDA- im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 20
    Letzter Beitrag: 04.12.2011, 18:39
  4. XHEM HAS GOSTIVARI - albanisches idela (ilirida)
    Von -ILIRIDA- im Forum Religion und Soziales
    Antworten: 5
    Letzter Beitrag: 29.11.2011, 19:29
  5. Frage an die Ilirida-Albaner
    Von Kosova_Kid im Forum Religion und Soziales
    Antworten: 235
    Letzter Beitrag: 19.02.2006, 03:55