BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 5 von 10 ErsteErste 123456789 ... LetzteLetzte
Ergebnis 41 bis 50 von 92

Helden von ILIRIDA

Erstellt von -ILIRIDA-, 28.10.2011, 23:55 Uhr · 91 Antworten · 22.881 Aufrufe

  1. #41

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    “LULJA E KUJTIMIT” 28 NĖNTOR 1943Gjithashtu, nė pranverė tė 1944 u pėrgatit dhe u shfaq me sukses drama “Dibranja e mjerueme” e Haki Stėrmillit. Kėshtu Shtėpia e Rinisė u afirmua shumė. Salla e bibliotekės gjithmonė ishte pėrplot me lexues, nė sallėn e edukatės fizike prej mėngjesi deri nė mbrėmje rinia ushtronte disiplina tė ndryshme sportive e shumė aktivitete tė ngjashme.
    Nė mbarim tė vitit 1943 u mbajt njė mbledhje e organizatės “BESA”, e cila zgjati mbi katėr orė, ku u vendos tė formohet njė orkestėr me vegla frymore (instrumente frymore) nėn udhėheqjen e Gani Jahjės, ndėrsa dirigjenti i orkestrit angazhohet qė tė shkojė nė Tiranė me paratė e organizatės “BESA” qė tė blejnė instrumentet frymore tė nevojshme (20 lloje instrumentesh frymore).
    Ganiut i jepet njė honorar i majmė qė sa mė shpejt tė del ne shesh me muzikėn. Tė rinjtė tetovarė vullnetarisht paraqiten pėr kėtė orkestėr frymore. Nė kėtė orkestėr morėn pjesė:
    Grupi i aktivistėve
    1. Xhelo Neshat Karaxhenemi,
    2. Zekush Nijazi Karaxhenemi,
    3. Mustafa Ramanxhiku,
    4. Abdulla Llaballapi,
    5. Nazim Sulejmani,
    6. Gani Jaja – dirigjent,
    7. Hysein Hyseini,
    8. Foto Sami,
    9. Bajram Selimi,
    10. Sheref Kazazi,
    11. Hysni Zejnushi,
    12. Nazmi Patpati,
    13. Sėri Haxhi Xhemili,
    14. Xhabir Toska dhe
    15. Mustafa Kokarēe.

    16. Qemal Hajrullau,
    17. Sėri Abdylmexhiti,
    18. Sheref Kazazi,
    19. Luani nga Shqipėria,
    20. Sejfulla Sejfullai,
    21. Vera Tetova,
    22. Sanda mėsuese nga Shqipėria,
    23. Burhan Myedini,
    24. Mustafa Kokarēe,
    25. Dhimitėr Fėllani nga Shqipėria,
    26. Abdyraman Tresi,
    27. Kadėr Sulejmani,
    28. Mesud Musai,
    29. Xheladin Palloshi,
    30. Adem Kuēi,
    31. Nijazi Fanda,
    32. Shefqet Sulejmani,
    33. Hysni Zejnushi,
    34. Abdulla Adilēe,
    35. Nazim Sulejmani,
    36. Xhabir Reka,
    37. Xhabir Toska,
    38. Ismail Ismaili,
    39. Abdulla Llaballapi dhe
    40. Myntas Feridi.


  2. #42

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    DOSSIER - Balli Kombėtar pretendon sipas njė trakti propagandistik tė hedhur nga komiteti i tij rajonal nė Vlorė nė dhjetor se ėshtė "e vetmja organizatė revolucionare nacionaliste" qė punon "pėr njė Shqipėri demokratike dhe etnike" dhe pėrfaqėson "90 pėr qind tė popullit shqiptar". Tė gjitha kėto pretendime ngrihen nė pėrmasa gjigante, megjithėse Balkom-i nuk duket se ka ndonjė numėr tė madh luftėtarėsh dhe mbėshtetjeje. Ai nisi sė ekzistuari siē pėrmendet tashmė si njė krah i Luftės Nacional Ēlirimtare nė shtator 1942 dhe qėllimi i tij ishte tė organizonte opinionin nacionalist si kundėrpeshė ndaj komunistėve tė cilėt ishin krijuar si njė parti e mirė-disiplinuar pėrpara se tė krijohej Fronti Nacional Ēlirimtar. Njė raport shpjegon se anėtarėsia e tij pėrbėhet nga myslimanė, shqiptarė tė territoreve tė pushtuara tė Jugosllavisė dhe ish-bashkėpunėtorė tė italianėve. Njė tjetėr raport e pėrshkruan atė si njė parti anti-zogiste, e pėrbėrė me elementė me prejardhje nga shtresat e pasura si pronarė tokash dhe pjesė mė tė vjetra tė shtresave tė mesme tė shoqėrisė. Ata nuk janė tė fuqishėm nga pikėpamja numerike dhe nga frika e komunizmit, ata janė mė tė prirur tė mbėshtesin gjermanėt.

    Rreziku kryesor nė shpjegimin e politikave tė Balkom-it ėshtė lehtėsia me anė tė tė cilės kushdo mund tė provojė pothuajse gjithēka lidhur me tė. Mund tė japim shembullin e dyshimit tė hapur dhe tė fortė ndaj pro-gjermanėve dhe provat pėr kėtė akuzė janė mjaft intriguese. Pas marrėveshjes fillestare mes guerilėve, Balkom-i humbi shumė prej liderėve tė tij mė progresistė dhe mė tė rinj nė moshė tė cilėt u vunė nėn mbikėqyrjen e italianėve dhe njė numri anėtarėsh tė njohur si Grupi i Parisit, mes tė cilėve Rexhep Mitrovica dhe Ali Kėlcyra siguruan influencė tė konsiderueshme duke drejtuar politikėn e partisė nga krahu i djathtė dhe duke favorizuar bashkėpunimin me Aksin. Disa prej anėtarėve tė tij kryesorė u kanė shėrbyer gjermanėve dhe literatura e tyre e shtypit dhe propagandės stigmatizon partizanėt si komunistė tė dominuar nga tė huajt. Trupat e Balkom-it njihen pėr bashkėpunimin e tyre me gjermanėt nė luftė kundėr partizanėve dhe Balkom-i pranon se personeli i tyre ushtarak ka dėnuar me vdekje dhe ka vrarė me armė zjarri ata qė ndihmonin partizanėt duke u vėnė nė dispozicion shtėpitė e tyre si depo armėsh dhe seli propagande. Ai shkon mė tej dhe pranon pėrgjegjėsinė pėr raprezaljet, duke vrarė 5 deri nė dhjetė kundėrshtarė pėr secilin prej luftėtarėve tė tij tė vrarė nga partizanėt. Kjo procedurė pėrshkruhet nė mėnyrė lakonike si "vėllavrasje".

    Shpjegimi i pro-gjermanizmit ėshtė i thjeshtė dhe i gjerė, por nuk pėrputhet me tė gjitha faktet. Ai nuk sqaron pėr shembull pėrse Lef Nosi u dėbua nga Balkom-i se iu bashkua komitetit fillestar tė formuar nė Tiranė kur mbėrritėn gjermanėt, as pėrse partia duhet tė sqaronte se "ky veprim ka shkelur direktivat e Ballit qė janė dhe do tė jenė gjithmonė lufta e pandalshme kundėr tė gjithė pushtuesve". Kemi njė raport tė oficerit ndėrlidhės tė flotės britanike, i cili intervistoi 50 barinj pranė njė territori qė kontrollohej nga partizanėt dhe zbuloi se 49 prej tyre mbėshtesnin Balkom-in. Ai vuri re mes tyre "njė besim tė thellė" se e vetmja shpresė pėr vendin e tyre qėndronte me Britaninė e Madhe dhe tre prej tyre i mundėsuan atij zbulimin e pozicioneve gjermane. Oficerėt britanikė kanė raportuar se simpatizantėt e Balkom-it ka rezultuar tė jenė "nė mėnyrė tė pazakonshme tė arsyeshėm" dhe ata janė pėrshkruar si "i vetmi grup" atje qė mund tė jepte ndihmesė nė punėn tonė dhe tė siguronte ēfarėdolloj rendi pas dėbimit tė gjermanėve.

    Mund tė kuptohet fare mirė se megjithėse Balkom-i gėzon mbėshtetje tė gjerė popullore, shumė prej qendrave tė tij janė nė qytetet dhe rajonet e ekspozuara tė rrafshinės bregdetare, bastione tė fuqishme tė armikut, ku njė sulm i hapur kundėr gjermanėve me armatime tė pamjaftueshme qė zotėron Balkom-i do tė ishte njė akt vetėvrasjeje, veēanėrisht kur Balkom-i ėshtė pėrfshirė nė njė luftė civile, pėr tė cilėn oficerėt tanė fajėsojnė partizanėt.

    Por, partia duket qartė se qėndron pasive nė kėto rrethana tė paqarta. Pėr shembull, njė pamflet i Balkom-it qė doli mė 21 shtator sulmonte ashpėr gjermanėt dhe bashkėpunėtorėt e tyre shqiptarė tė cilėt njė ditė mė parė kishin mbledhur tė gjithė meshkujt e Durrėsit dhe Shijakut dhe i kishin ēuar ata nė njė fushė duke zgjedhur prej tyre njė grup qė do tė transportohej nė njė destinacion tė panjohur. "armiku barbar" pėrmendej nė pamflet, "pėrsėriti kundėr popullit shqiptar veprimet ēnjerėzore qė kreu nė Poloni dhe gjetkė... Ky akt brutal i armikut ka provokuar urrejtjen e popullit, por urrejtja mė e madhe, mallkimi dhe dėnimi i tė gjithė Shqipėrisė drejtohet ndaj kėtyre shqiptarėve tė cilėt duke shkelur tė gjitha tė drejtat e pėrcaktuara sipas traditės sė kėsaj toke i dorėzuan armikut vėllezėrit e tyre tė gjakut".

    Sėrish, Skėnder Muēo, shefi i Balkom-it nė zonėn e Vlorės dhe pėrfaqėsues i komitetit tė Balkom-it u ka bėrė njė vizitė oficerėve ndėrlidhės britanikė nė njė mision nga presidenti i komitetit. Ai tha se partia e tij ėshtė e gatshme tė shėrbejė nėn urdhrat e britanikėve, por ai dėshiron mė parė tė vizitojė Kajron dhe tė marrė garanci nga aleatėt pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Sė dyti, ai dėshiron qė bandat partizane tė shtypen. Kėrkesat e tjera tė tij pėr rikthimin e ishullit tė Sazanit (Nė Gjirin e Vlorės) Shqipėrisė, dėmshpėrblimi nga ana e Italisė dhe diskutimi i pėrfaqėsisė shqiptare nė Londėr dhe mundėsia e njė federate ballkanike qė Balkom-i ka prirje ta favorizojė. Muēo shprehu keqardhje pėr bashkėpunimin me gjermanėt, por mendoi se kjo ishte e vetmja rrugė pėr tė thyer lėvizjen partizane qė e konsideronte si armikun kryesor. Kur partizanėt tė asgjėsohen, atėherė ai do tė jetė i gatshėm tė luftojė gjermanėt.

    Mė 22 dhjetor, fshatarėt e Dukatit mbėshtetės tė Balkom-it thanė se ishin tė gatshėm tė bashkėpunonin me britanikėt kundėr gjermanėve dhe premtuan se nuk do tė godisnin partizanėt me pėrjashtim tė rasteve kur do tė gjendeshin tė sulmuar dhe do tė vetėmbroheshin. Burimi i informacionit konsideronte se oferta ishte e sinqertė dhe rekomandonte qė populli i Dukatit tė furnizohej me ushqime dhe veshmbathje si gjest mirėnjohjeje pėr mbėshtetjen ndaj britanikėve. Nga mesi i nėntorit, kėshilli i Balkom-it nėn udhėheqjen e Midhat Frashėrit u dorėzoi britanikėve njė marrėveshje me shkrim se tani ata do tė luftonin kundėr gjermanėve, por pozicioni u komplikua nga fakti se kėshilli i LNC-sė pėr pasojė lėshoi urdhra pėr tė likuiduar Balkom-in duke mos e besuar "kthimin e pllakės" nga ana e kėtij tė fundit. LNC-ja duke refuzuar tė anulojė kėto urdhra vazhdon tė shprehė indinjatėn e saj se Balkom-i duhet tė jetė duke pranuar ndihmėn gjermane pėr tė parandaluar shkatėrrimin e fshatrave bastionė tė saj dhe shpėtimin e anėtarėve tė saj nga skuadrat e pushkatimit.

    Balkom-i duket mė i fuqishėm nė jug tė Tiranės dhe selia e saj gjendet nė Fier ku ajo ka tė mobilizuar rreth 1500 veta tė pajisur me armatim italian. Ata qė i bashkohen ushtrisė sė tij njihen si vullnetarėt e Lirisė Kombėtare. Lushnja dhe Vlora janė mbushur me formacione tė Balkom-it dhe Kavaja gjithashtu ndodhet nė duart e tyre. Si rrjedhojė, ajo ruan njė forcė relativisht tė konsiderueshme pėr madhėsinė e vendit.

    Vijon

    Materiali ėshtė marrė nga arkivat britanike. Agjentėt anglezė qė morėn pjesė nė operacionet e Aleancės kundėr Aksit nė Shqipėri rrėfejnė pėr situatėn politike dhe rolin e partive politike dhe formacioneve ushtarake
    nga: Ximi De



    Mefail i Madh

  3. #43

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335

    Mefaili Madh - komandant legjendar i kercoves

  4. #44

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335


    Mefail i Vogel & Xhem Has Gostivari

    komandantet e permendur te UVSH ne shqiperin lindore (ilird)

  5. #45

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335


    pjesmares jan edhe Arif Kapitani, Mifail i Vogel, Mefaili i Madh, Veli Manstiri, Sefer Zajazi, Familia Deralla etj.

  6. #46

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    Nė foton me motor ėshtė Legjendari Mefaili i Madh dhe luftėtarėt e tij tė Ballit Kombėtar qė administruan qė nga viti 1939 deri mė 1945 , Kėrēovėn nė pėrbėrje tė Shqipėrisė Etnike .


  7. #47

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Fshati Hotėl i Kumanovės ėshtė njė nga vendbanimet mė tė vjetra tė kėtij rajoni, i populluar qė nė kohėrat antike nga fiset ilire, dardane e pajone. Shtrihet rrėzė maleve tė Karadakut (Mali i Zi i Shkupit), qė gjenden nė kufijtė mė lindor tė Shqipėrisė natyrore, pėrkatėsisht Maqedonisė shqiptare dhe Kosovės. Nė dokumentet e vjetra, me kėtė emėr Hotla pėrmendet qė nga viti 1335, pastaj riaktualizohet nė defterėt turq nė vitin 1780, kur numėroheshin dhjetra familje shqiptare. Mė 1916, nė suazat e Qarkut tė Kumanovės, ka pasur statusin e komunės, ku kanė marrė pjesė disa fshatra tė komunės sė sotme tė Likovės.

    Pėr njė periudhė kohore, nė Hotėl kanė jetuar edhe njė numėr i madh i familjeve serbe, tė cilat janė sjellur si kolonė nga Serbia. Ndėrsa, aktualisht nė kėtė fshat jetojnė afėr 4000 banor tė gjithė shqiptarė dhe tė besimit islam. Gjatė gjithė historisė sonė kombėtare, Hotla, si edhe fshatrat e tjera tė kėtij rajoni periferik tė botės shqiptare, vazhdimisht u ballafaqua me synimet e armiqve tė shumtė tė huaj, tė cilėve u pengonte elementi shqiptar. Sė kėndejmi, Hotla do tė jep shumė dėshmorė tė kombit nė tė gjitha luftėrat e zhvilluara deri nė ditėt e sotit. Ndėrsa, si rezultat i kėtyre presioneve sistematike, njė numėr i madh i hotlanėve do tė detyrohen edhe tė emigrojnė jashtė vendit, kryesisht nė Tuqi dhe vendet perendimore.
    Nė kėto rrethana tė rėnda historike, nė kohėra luftash e pėrpjekjesh pėr mbijetesė, lindi sypatremburi Sulė Hotla, i cili emrin e kėtij fshati do ta pėrjetėsojė nė histori dhe do ta bėjė tė pavdekshėm, ndėrsa figura historike e trimit tė Hotlės, pėr shumė kohė do tė jetė simboli i qėndresės heroike tė shqiptarėve tė kėsaj ane.

    Origjina familjare

    SULEJMAN ASIP SULEJMANI, i cili hyri nė historinė e pastėr shqiptare si SULĖ HOTLA, u lind nė fshatin Hotėl tė Likovės – Kumanovės, nė vitin 1875, nė njė familje bujare shqiptare me tradita tė theksuara kombėtare e fetare. Fėmijėria dhe rinia i kaloi nė njė kohė kur nė kėtė nėnqiell gėrshetoheshin interesat e errėta tė shteteve dhe popujve fqinjė grabitqarė. Andaj, Sula qysh i ri do ta kuptojė peshėn e madhe tė lirisė kombėtare, prej kur edhe do tė sendėrtohet nė tė ndjenja e lartė sublime ndaj atdheut.
    Babai i Sulės ishte Asipi, njė burrė i pėrmendur pėr burrėri dhe bujari, i cili vdiq herėt, nė moshėn 45 vjeēare, dhe Sula mbeti shumė i ri qė tė kujdeset pėr familjen, por kishte edhe katėr xhaxhallarė: Ganiun, Isenin, Raqipin dhe Ametin.
    Sula ishte djali mė i madh i familjes, ndėrsa kishte edhe dy vėllezėr mė tė rinj, Shefikun dhe Arifin, tė cilėt e pėrkrahėn pa rezervė nė luftėn e tij tė drejtė. Shefikun e vret UDB-a e Kumanovės mė 1945 mbi pendėn e Likovės, kurse Arifi vdes nė vitin 1981 nė fshatin e lindjes. Pasardhėsit e Shefikut tani jetojnė nė Shkup, kurse tė Arifit nė Hotėl, tė cilėt sė bashku me pasardhėsit e Sulės, e pėrbėjnė bėrthamėn kryesore tė kėsaj familjeje nė fshatin Hotėl dhe bėjnė pjesė nė lagjėn e madhe tė Ametallarėve.
    Sulė Hotla ishte i martuar me Zylbeharen nga fshati Gllazhnjė afėr Likovės, me tė cilėn do tė lind pesė fėmijė: Tahirin, Azeminen, Mexhdin, Abedinin dhe Shasinen. Djali i madh, Tahiri, ishte kujdestari kryesor i shtėpisė, pasiqė Sula mė tepėr ishte i angazhuar nė zhvillimet shoqėrore dhe luftėra gati tė pandėrprera. Krah tė djathtė nė tė gjitha luftėrat, Sula e kishte djalin e dytė, Mexhidin, i cili shquhej pėr nga aftėsitė e jashtėzakoshme luftarake, por bashkėluftėtarė nė periudha tė caktuara i kishte edhe vėllezėrit Shefikun dhe Arifin. Djali i vogėl i Sulės, Abedini, njė kohė ka qėndrur nė male, por mė tepėr ka qenė i angazhuar nė logjistikėn e kėtyre ushatarėve, duke u siguruar ushqim dhe veshėmbathje. Tanimė nuk jeton asnjė nga kėta fėmijė tė Sulė Hotlės, tė cilėt megjithatė kanė lėnė shumė djemė e vajza pas vetes. Siē do tė shohim edhe mė vonė, kjo familje atdhetare, gjatė luftės pėr liri dhe bashkim kombėtar do tė jep tre dėshmorė tė kombit: Sulėn, Shefikun dhe Mexhidin. Qė tė tre, nė raste tė ndryshme bien dėshmorė duke u vrarė nė pabesi nga dora e zezė komuniste.

    Shenjtari mė i mirė nė Karadak

    Mė tė vjetrit rrėfejnė se Sulė Hotla qysh si i ri kishte qenė shumė i dhėnė pas pushkės dhe shoqėrisė, andaj qė nga mosha 15 vjeēare ai do tė dallohej pėr mjeshtrinė e madhe tė pėrdorimit tė armėve tė ndryshme. Si i ri kishte qenė shenjtari mė i mirė nė krejt rajonin, andaj fshatarat nė ēdo dasėm e kishin ftuar pėr tė gjuajtur nė shenjė gjatė ceremonive tė marrjes sė nuseve tė reja, meqė sipas zakoneve tė vjetra tė kohės, qėllimi i cakut me pushkė kishte qenė njėri nga kushtet qė nusja tė merret nga krushqit e rinj. Ai poashtu kishte pasur afinitete tė larta artistike, duke luajtur shkėlqyeshėm nė disa instrumente popullore dhe duke i kėnduar nė mėnyrė tė veēantė tė ashtuquajturat Krahina, derisa kėtė “zanat” mė vonė do ta ushtronin mirė djemtė e tij Tahiri e Mexhidi, nami i tė cilėve do tė dėgjohej larg viseve tė Karadakut.
    Sula si i ri kishte qenė djalė shumė i fortė fizikisht, shtatlartė, trim dhe shumė i guximshėm. Veshja e tij kishte qenė gjithmonė e veēantė dhe karakteristike. Mė tė moshuarit rrėfejnė se Sula si i ri rreth ballit kishte mbajtur tė lidhur njė lloj shamie tė hollė, e cila e dallonte nga tė tjerėt. Ai ishte edhe mjaft i dashur dhe i menēur, andaj gėzonte njė respekt tė madh nė gjithė popullatėn, e cila nderonte dhe dėshironte tė identifikohej me tė.
    Familja e Sulė Hotlės kishte shumė pasuri tė patundshme nė fshatin Hotėl, e cila pėrbėhej nga disa hektarė tokė dhe pyje, jo vetėm se nė Hotėl dhe rreth saj, por edhe nė Llopatė, Nakushtakė, etj. Pjesėn mė tė madhe nga kjo pasuri e patundshme mė vonė do t’i shpenzojė nė organizimin e luftėrave mbrojtėse nė gjithė Karadakun, kurse me hyrjen e sistemit komunist, e gjithė kjo pasuri do t’i konfiskohej nga organet e “Pushtetit Popullor” dhe do tė nacionalizohej.
    Gjatė kohės sė Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene (SKS), Sulė Hotla do tė jetė vetė mbret nė trevėn e Karadakut tė Likovės e Kumanovės, duke u vėnė nė mbrojtje tė popullatės civile vendase nga sulmet barbare. Prej vitit 1927 e deri mė 1941, ai ishte udhėheqės i tė ashtuquajturės Komunė e Mateēit, nė tė cilėn pėrfshiheshin shumica e fshatrave malore tė Karadakut tė Kumanovės nė Banovinėn e Vardarit. Nėpėr tė gjitha zgjedhjet qė asokohe janė mbajtur nė ēdo tre vjet, Sulė Hotla ka ngadhėnjyer, duke gėzuar pėrkrahje tė pakontestueshme nga e gjitha popullata e kėsaj ane. Madje, ėshtė interesant momenti kur Sulė Hotla herėn e parė i fiton votat e gjithė popullatės nė zgjedhjet demoratike pėr kryetar komune. Nė atė kohė pėr kundėrkandidat e kishte pasur njėfarė Jovicėn, serb i Mateēit, i cili nga inati i madh i humbjes nga patrioti shqiptar Sulė Hotla, pas tre ditėve pėson infarkt nė zemėr dhe vdes.
    Nė bazė tė tė dhėnave gojore nga nipi i tij, Asip Sulejmani, mėsohet se Sulė Hotla aktivitetin e vet luftarak e politik e fillon qysh gjatė kohės sė Luftės sė Parė Botėrore, pėrkatėsisht rreth vitit 1916, kur gjatė pushtimit tė parė bullgar, si i ri fillimisht angazhohet si xhandar nė njėsinė e vmroistit Kėrste Vojvoda, me qėllim qė tė bėjė atė qė ėshtė e mundur pėr mbrojtjen e popullatės civile shqiptare nga zullumi i pushtuesve. Nė kohėn e Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene (SKS), rreth vitit 1922, ai pėrleshet me regjimin serb tė kohės dhe arratiset nė malet e Karadakut, duke u strehuar mė tepėr nė fshatin malor Brezė dhe pėrreth tij. Atje do tė qėndrojė 6-7 muaj, ndėrsa jatak mė tė sigurtė nė kėtė periudhė e kishte pasur Jashar Bushin e Brezės. Mė pas do tė zihet nga regjimi serb dhe dėnohet pėr revolucion kundėr pushtetit! Gjatė kėsaj kohe, shėnohet tentimi i tij pėr thyerjen me forcė tė burgut tė Kumanovės. Kur merr vesh familja kėtė gjė, xhaxhai i tij Iseni, detyrohet t’i shesė dy hektarė tokė pjellore qė familja e tij i kishte nė fushėn e fshatit Llopat. Me kėtė, dėnimin me burg e kompenzon me tė holla tė majme dhe arrinė tė lirohet. Me gjasė, pėr njė periudhė Sula duhej tė ketė pushuar veprimtarinė e vet dhe mė vonė, si burrė i pjekur dhe me autoritet, zgjedhet delegat nė Kuvendin mbretėror nė Shkup, si pėrfaqėsues i denjė i popullatės shqiptare tė kėsaj ane disa vite me radhė.
    Mė pastaj, nuk mbahen mend me saktėsi se si kanė rrjedhur ngjarjet, ndėrsa dokumentet e shkruara tė kohės ende janė tė “paprekshme” pėr hulumtuesit shqiptarė.
    Pėrmendet fakti se gjatė viteve 1930-33, popullata e kėsaj ane ka pasur njė krizė tė madhe ekonomike, ndėrsa duhani si rendiment kryesor nė bujqėsi, ėshtė shitur me njė ēmim tejet tė ulėt. Pėr ta pėrmirėsuar gjendjen e popullatės, Sula bashkė me njė pasanik dhe “mik” i mbretit, Veselin e Sllupēanit, shkojnė te Mbreti Aleksandėr nė Beograd ku ankohen pėr gjendjen e vėshtirė tė popullatės, dhe kėrkojnė rritjen e menjėhershme tė ēmimit tė duhanit. Thuhet se qė nga dita e nesėrme, duhani u ble nga shteti me ēmim tė dyfishuar!
    Deri nė vitin 1941, kur definitivisht edhe nė kėto hapėsira do tė shpėrthejė Lufta e Dytė Botrore, Sulė Hotla ka qenė prezentues i drejtpėrdrejtė i problemeve dhe interesave tė kėsaj popullate. Siē dihet, mė 6 prill 1941, Gjermania e sulmon Jugosllavinė dhe pėr njė kohė shumė tė shkurtėr e pushton atė. Sipas tė dhėnave gojore, kur gjermanėt hyjnė nė kėtė pjesė dhe shohin se gati tė gjithė janė shqiptarė, nė Shkup e mbledhin parinė e kohės, beglerėt, duke dashur qė atyre t’ua besojnė sundimin, por ata nuk pranojnė, nuk zotohen se mund tė qeverisin nėn koloninė gjermane. Pas kėsaj, Komandanti gjerman e thėrret nė ndihmė mbretin bullgar Borisin, i cili mė pastaj e anekson kėtė pjesė tė Maqedonisė. Me vendosjen e bullgarėve nė kėto anė, Sulė Hotla do tė arrijė tė emrohet Komandant i stacionit policor nė Mateē, dhe nė atė mėnyrė rendin dhe rregullin do ta vendosė vetė me bashkėpunėtorėt e tij shqiptarė. Kėtu bėhet fjalė pėr formimin e njėsitit tė ashtuquajtur Kontraēeta, nė pėrbėrjen e tė cilit nuk do tė mund tė hyjė asnjė bullgar, serb apo maqedonas, pėrkundėr insistimit tė udhėheqėsve bullgar. Me kėtė rast, Sula fillimisht do t’i veshė me uniformė 30 policė shqiptarė, nga tė cilėt 20 tė fshatit Mateē, kurse tė tjerėt nga fshatrat tjera shqiptare tė Karadakut. Nė kėtė mėnyrė, nė rrethana tė reja ai do tė arrijė tė punojė nė krijimin e njė territori autonom shqiptar, me synim tė bashkangjitjes sė tij pjesėve tjera tė cunguara tė trungut shqiptar. Ky vizion i Sulė Hotlės do tė vėrehet edhe nga lidhjet dhe bashkėpunimin e tij tė mėpastajmė me krerėt shqiptarė tė Karadakut tė Preshevės si dhe Kosovės e Shqipėrisė. Parimisht, veprimtaria e tij nėn pushtetin bullgar, do tė jetė strategjia e tij afatshkurte pėr tė pasur hapėsirė tė nevojshme nė veprimtarinė atdhetare.

    Ndėr tė parėt e ndjeu rrezikun e ardhjes ideologjisė sė zezė komuniste

    Sundimi bullgar nuk zgjati shumė, kurse Sulė Hotla ndėr tė parėt nga kėto anė do tė ndjejė rrezikun e ardhjes sė proletarėve tė kuq dhe ideologjisė sė zezė komuniste, andaj edhe i pari nė kėto anė do tė vendosė tė kundėrshtojė deri nė pikėn e fundit kėtė mallkim kombėtar. Nė kėto rethana, ai bashkė me Mulla Dullėn e Hotlės dhe bashkėluftėtarė tjerė, do tė fillojė me organizimin e ēetave vullnetare nacionaliste shqiptare, duke luftuar pėr mbrojtjen e popullatės civile nga zullumi i pushtuesve partizano-ēetnikė. Kėtu e kėndej, veprimtaria luftarake e Sulė Hotlės pėr flamurin kuq e zi, do tė vazhdohet me rezistencė tė armatosur kryesisht nė bjeshkėt e larta tė Karadakut tė Shkupit e Kumanovės, ndėrsa fshati Brezė do tė jetė njė nga vendstrehimet e tij mė tė sigurta me bashkėluftėtarėt besnikė. Sula shumė shpejtė do tė lidhet me veprimtarė tė shquar antikomunistė nga Kosova e Shqipėria, tė cilėt nuk do tė zgjedhin mjete dhe metoda nė luftėn pėr bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare. Bashkėpunon ngushtė me forcat e ushtrisė kombėtare tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, tė udhėhequra nga Xhafer Deva. Nė shėnimet mė tė reja bibliografike thuhet se nė njė kuvend burrash, nė fillim tė vitit 1944, Sulė Hotla do tė zgjidhet pėr komandant tė ēetave tė Ballit Kombėtar pėr krejt viset e Kumanovės. Nė tė vėrtetė, pas tėrheqjes sė Bullgarisė fashiste, nė shtator tė vitit 1944, me iniciativė tė Sulė Hotlės, nė Mateē mbahet njė tubim i madh me flamuj kombėtar, ku marrin pjesė mbi 2000 veta dhe kreu mė i lartė i rezistencės shqiptare nga kjo anė si: Ali Syla, Mulla Hajdari, Mulla Dulla, Iljaz Hoxha, Ferat Efendija, Xhemail Hoxha, Destan Kumanova, Ramadan Qazimi etj. Me kėtė rast, Mulla Dulla i Hotlės (Abdulla Ebibi 1904-1944) zgjedhet nėnprefekt i prefekturės sė Mateēit, Sulė Hotla komandant i forcave ushtarake, ndėrsa Mulla Hajdari i Orizarės zgjedhet komesar politik, me detyrė qė tė furnizojė ushtrinė me ushqim dhe armatim. Prej kėsaj periudhe deri kah mesi i nėntorit forcat shqiptare qė numėronin rreth 3.600 ushtarė, arritėn t’i pėrballojnė tė gjitha sulmet ushtarake qė vinin nga ana e divizionit tė Kumanovės, qė pėrfshinin Brigadėn XVI dhe XVII-tė tė LNĒ-sė maqedone. Kėto brigada u krijuan po nė kėtė kohė, ndėrsa shumica e tyre ishin ēetnikė tė Drazha Mihajlloviēit dhe ushtarė tė ish-ushtrisė fashiste bullgare.
    Ky numėr i madh i luftėtarėve vullnetarė shqiptarė pranohet edhe nga historiografia maqedonase. Nė njė dokument tė 23 nėntorit 1944, thuhet se “forcat reaksionare nė rajonin e Karadakut tė Shkupit numėronin rreth 3000 veta”, kurse nė njė dokument tė 21 dhjetorit, thuhet se “vetėm nė Gjilan kjo shifėr ėshtė nė rreth 2000 ballistė”. Mė tej nė dokumentet e udhėheqėsisė sllavo-komuniste thuhet se kėto forca shqiptare filluan t’i sulmojnė njėsitė e LNĒ-sė nė Maqedoni dhe ta pamundėsojnė punėn e organeve tė “pushtetit popullor”.
    Nė kėtė mėnyrė, me gjithė vėshtirėsitė e mėdha qė ekzistonin asokohe, Sulė Hotla do tė arrijė qė nė mėnyrė efikase t’u kundėrvihet qėllimeve tė ulėta tė pushtuesve sllavė e bullgarė, tė cilėt dėshironin zhbėrjen e qenėsisė shqiptare nė kėto anė. Ndėrsa, si rezultat i luftės heroike tė ushtarėve tė Sulės, nė kėtė rajon nuk do tė mund tė bėhen masakra e shkatėrrime tė mėdha ndaj pronave dhe popullatės shqiptare, por atyre nė periudhėn nėntor-dhjetor 1944, kur Brigada e XVIII partizane, nė emėr tė “ēlirimit”, vrau e gjymtoi shumė shqiptarė edhe nė fshatrat e Karadakut tė Kumanovės, si nė Sopot, Allashec, Runicė etj.
    Nė anėn tjetėr, sadoqė nė kushte jashtėzakonisht tė vėshtira tė komunikimit tė ndėrsjellė, krerėt e nacionalizmės shqiptare, arritėn qė nė mėnyrė deri diku tė kėnaqshme t’i koordinonin veprimet e tyre nė luftėn e pėrbashkėt kundėr hordhive sllave tė trojet shqiptare tė Ballkanit. Pėrmes tubimeve historike qė dalėzotėsit e atdheut mbajtėn nė tė katėr anėt e Shqipėrisė sė copėtuar etnike, arritėn qė nė masė tė madhe tė mbajnė gjallė idealin e lartė kombėtar, pėrmes luftės sė pakompromis me tė gjitha palėt armiqsore nėpėr betejat e shumta politike e luftarake.
    Nė funksion tė ruajtjes sė kompaktėsisė kombėtare shqiptare nė kufijtė e saj etnik, Sulė Hotla do tė ketė bashkėpunim tė ngushtė dhe kontakte tė vazhdueshme me krerėt tjerė tė nacionalizmės shqiptare, si Xhemė Gostivari, Mefailat e Kėrēovės, Mulla Idriz Gjilanin, Ibrahim Kelmendin, Gjon Sereēin, Ferat Dragėn, Avdyl Durrėn, Hysen Tėrpezėn, e shumė ballorė tė tjerė tė kombit, tė cilėt do tė mbeten gjithnjė miq tė fjalės e tė pushkės sė Sulė Hotlės. Krejt ēeta e tij me luftėtarė trima, do tė inkuadrohet plotėsisht nė strategjinė luftarake tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit.

    Lufta heroike pėr mbrojtjen e kufijve etnikė

    Me kapitullimin e Bullgarisė fashiste nė shtator 1944, Shaip Kamberi si udhėheqės i Ballit Kombėtar pėr Tetovė e Gostivar arrinė tė organizojė njė tubim mbi Tetovė ku kanė qenė tė ftuar bijtė mė tė mirė tė kombit shqiptar nė organizimin e vendit dhe mbrojtjen e territorit shqiptar nga forcat komuniste. Nė kėtė tubim kanė marr pjesė Xhemė Gostivari, Arif Kepetani, Sulė Hotla, Jusuf Kuliku, Kadri Saliu, Shehap Selimi, Gajur Derralla, Afėz Xhemil Efendiu, Mulla Abaz Abazi, Idriz Cėrcėri, etj. Nė kėtė tubim u vendosė qė tė mbrohet me ushtri vullnetare ēdo pllėmbė e tokės shqiptare. Pėr Komandant tė forcave tė Ballit Kombėtar u emrua Xhemė Gostivari, pėr zėvendės Mafail Zajazi nga Kėrēova dhe Arif Kapetani nga Tetova. Ndėsa, pėr zonėn e Karadakut Sulė Hotla, pėr zonėn e Kaēanikut Abdyl Dura me Ismail Hoxhėn.
    Pas kėtij Kuvendi tė Balli Kombėtar tė mbajtur nė malet e Sharrit vie si vetėtimė lajmi mbi masakrat e filluara tė ushtrisė sllavo-partizane mbi popullatėn e pafajshme shqiptare tė Preshevės, edhe atė mu nė natėn e Bajramit tė madh, nė vjeshtėn e vitit 1944. Si rrufe mali, dinjitarėt e atdheut, Sulė Hotla dhe Mulla Idriz Gjilani, me njėsitė e tyre tė armatosura dhe me mendjehollėsinė e prof.Ibrahim Kelmendit, do tė bėjė pushkėn njė me preshevarėt, dhe pas 12 orė luftimesh tė ashpra, proletarėt e kuq do tė thyhen keq. Por, ofensiva e kėsulėbardhėve nuk do tė ndalet kėtu. Kushtrimit pėr fitore tė pushkės sė Sulė Hotlės, do t’i bashkangjiten edhe qindra pushkė tė Xhemė Gostivarit dhe Mefailave tė Kėrēovės pėr ēlirimin e kryeqendrės dardane – Shkupin, duke e ngritur flamurin kuq e zi mbi Urėn e Gurit mė 12 shtator 1944, pasi kjo pjesė iu bashkangjit Shqipėrisė etnike qė nga 8 shtatori.
    Nė memoaret e tij, duke pėrshkruar gjendjen e para fillimit tė luftimeve pėr mbrojtjen e Preshevės dhe kufijve etnikė, prof.Ibrahim Kelmendi shkruan: “Prej Kumanove, shkova nė katundin Mateē, siē pata mėsue gjindej Sylė Hotla me 150 vetė tė armatosun. Pėrveē kėtyne, ai kishte edhe tjerė shokė qė kishin armė, dhe mė tha se nė rast nevoje edhe ata mund tė vijshin. Pėr ketė plak tė sinqertė, trim dhe me dinjitet, shokėt e tij dhe tė gjithė shqiptarėt e rrethit tė Kumanovės kishin respekt. Pa ndonjė vėshtirėsi, ky plak kreshnik dhe unė u muarėm vesh me i luftue partizanėt, se sa kėta tentojshin me kalue hekurudhėn, e cila ndan shumicėn shqiptare prej shumicės serbo-maqedone. Me 11 shtator 1944, u ktheva nė Preshevė…”.
    Mė 17 dhjetor 1944, me pjesėmarrjne e mėse 1000 burrave nėn pushkė, nė Zarbincė tė Karadakut tė Preshevės u mbajt kuvendi i themelues i Shtabit Drejtues tė Rezistencės Shqiptare pėr Kosovėn Lindore, nėn drejtimin e Mulla Idriz Gjilanit, i cili u zgjodh edhe komandant i forcave vullnetare shqiptare. Pėr sekretar u zgjodh Muharrem Fejza, zėvendėskomandant Sylė Zarbinca, kurse pėr anėtarė u emruan komandantėt e njėsive guerile: Shefki Desivojca, Ajet Rainca, Lam Breznica, Ajet Kosovica, Xheladin Kurbalia, Lotė Vaku, Hoxhė Lipovica, Faik Tairi dhe Sulė Hotla.
    Edhe nė rolin e Komandantit tė ēetave tė armatosura balliste pėr krejt viset e Kumanovės edhe nė rolin e anėtarit tė Shtabit tė Lėvizjes sė Rezistencės Shqiptare tė Kosovės Lindore, edhe nė rolin e promotorit pėr organizimin e Komiteteve tė Rinisė Nacionaliste pėr Mbrojtjen e Kosovės nė viset e Kumanovės, Sulė Hotla ky gurė kalaje nė ngrehinėn e madhe tė atdhe-dashurisė shqiptare, gjithnjė do tė jetė i gatshėm qė me forcėn e dijes sė plakut tė urtė e strategut luftarak, t’u japė guxim e zemėr bashkėluftėtarėve pėr realizimin e idealit tė tė gjithė shqiptarėve, bashkimin e trojeve etnike.
    Pra, nė kėtė kohė, nė rajonin e Karadakut tė Kumanovės vepronte Bataljoni i Karadakut nėn udhėheqjen e Sulė Hotlės, sipas urdhėrave qė vinin nga Mulla Idrizi, respektivisht prefektura e Gjilanit dhe Shtabi Suprem pėr Mbrojtjen e Tokave tė Liruara Shqiptare tė Kosovės Lindore. Kėto forca vullnetare shqiptare shtriheshin pėrreth qytetit tė Shkupit, duke i pėrfshirė vendbanimet: Satapetkė, Barovė, Ēiflikė, Nerezė, Krushupekė, Gėrēecė, Shishovė, tė gjithė fshatrat e Dėrvenit dhe nė veri tė Shkupit vendbanimet Bllacė, Nigishtan, Luboten, Tanishecė, Brezė, Malinė, Grushinė pėr tė kaluar nė Karadakun e Kumanovės.

    Pėrkrahu fuqishėm organizimin e NDSH-sė

    Gjatė fundit tė vitit 1945, nė kėto anė po merrte shtat njė tjetėr lėvizje ilegale-patrotike, nėn udhėheqjen e mendjendriturit Gjon Sereēi. Ishte kjo Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare, e quajtur shkurt NDSH, tė cilėn Sulė Hotla do ta pėrkrahė fare pa u hamendur. Qė nė fillim, nė bisedėn qė Sulė Hotla e pati me profesor Ibrahim Kelmendin, do ta sigurojė kėtė tė fundit nė mbėshtetje tė gjithėanshme pėr kėtė projekt kombėtar. Pas dy takimeve tė ndara qė i mban kreu i NDSH-sė sė Shkupit me Sulė Hotlėn nė Dimcė dhe Mulla Hajdarin nė Shkup, nė fund tė tetorit 1945 formohet komiteti i NDSH-sė pėr Kumanovė. Mbledhja mbahet nė fshatin Orizare, saktėsisht nė shtėpinė e Zija Shabedinit, ku marrin pjesė: Sulė Hotla me shokėt e tij, Eshtrefin dhe Destanin, pastaj Mulla Hajdari, Hafuz Sali Ameti, Mulla Selveri, Sami Shabedini, Ali Aliu, Zija Shabedini dhe Ēelebi Sulejmani.
    Me mbledhjen udhėheq Zija Sabedini, ndėrsa fjalim mban Sulė Hotla i cili me kėtė rast do tė theksojė: “Ēėshtja shqiptare nuk ka mbaruar, por ajo sė shpejti do tė jetė nė vėmendje tė faktorit perendimor. Ju njoftojė se nė Shkup funksionon organizata politike shqiptare e cila ka lidhje tė ngushta me diplomacinė angleze dhe turke. Anglezėt janė tė interesuar pėr tė na ndihmuar, mirėpo pėr kėtė nevojitet organizimi jonė politik dhe ushtarak. Prandaj, ne sonte jemi mbledhur kėtu pėr ta formuar Komitetin e NDSH-sė pėr kėtė regjion i cili do tė merr pėrsipėr tė mirėmbajė ēetėn tonė ushtarake si nė ushqim ashtu edhe nė armatim, tė formojė nėnkomitetet e saja nė tė gjitha vendbanimet shqiptare, tė mbajė lidhje tė drejtėpėrdrejta me Qendrėn nė Shkup, etj”. Pas fjalimit tė Sulė Hotlės zgjedhet kreu i Komitetit tė NDSH-sė pėr Kumanovėn, ku kryetar me propozim tė Sulės zgjedhet Mulla Hajdari, nėnkryetarė Hafuz Sali Ameti dhe Mulla Selveri, sekretar Sami Shabedini, arkėtar Ali Aliu, ndėrsa anėtarė Zija Shabedini dhe Ēelebi Sulejmani.
    Por, pas Kuvendit tė Dėrventit, nė prill tė vitit 1945, tė udhėhequr prej Sulė Hotlės, do tė vėshtirėsohet aktiviteti politik dhe luftarak i Sulės pėr rezistencėn shqiptare nė viset e Kumanovės dhe tė Shkupit. Prej tashti, Sulė Hotla do tė detyrohet tė kalojė njė jetė shumė konspirative, i strehuar nė familjet e Mulla Hajdarit tė Orizarės, Miftar Brezės, Rrahman Rushanit e Zija Shabedinit tė Orizarės dhe tė Beqir Goranit tė Shkupit, me prejardhje gjakovare.
    Megjithatė, popullata shqiptare vazhdonte tė kishte admirim tė madh ndaj Sulė Hotlės, pėrskaj presioneve tė vazhdueshme qė po bėnin shėrbimet e fshehta jugosllave. Vetė kryeshefi i OZNA-s pėr qarkun e Shkupit, nė njė takim me kreun e Byrosė Politike tė PKM-sė thekson: “Mė e komplikuar situata ėshtė nė Kumanovė. Atje edhe pse janė kryer burgosje tė njė pjese jatakėsh, pėrsėri deri te informacionet e sakta nuk kemi mundėsi tė vijmė”. Nė vazhdim ai thekson: “Popullata shqiptare ka besim tė plotė ndaj Sulės dhe disa anėtarėve tė kėshillit Popullor, kėshtuqė secili ēoban apo fshatar dijnė pėr lėvizjen e bandave, mirėpo nuk i tregojnė pushtetit. Ata ndaj Frontit dhe pushtetit qėndrojnė anash”. Njė frymė tė tillė vėrejmė edhe nė dokumentin e 13 majit 1946, qė ka tė bėjė me mbledhjen e KQ tė PKM-sė, plenum me sekretarėt e komiteteve tė Shkupit, udhėheqėsve tė OZN-ės dhe instruktorėt pranė KQ tė PKM-sė. Nga dokumenti po citojmė fjalėt e kryeshefit tė organizatės sė rrethit tė Shkupit, Tote, i cili nė fjalėn e tij thotė: “Gjendja mė e ndėrlikuar ėshtė me shqiptaėt, ku janė kryer burgosje tė jatakėve nė rajonin e Kumanovės. Ata lidheshin me Shqipėrin e vjetėr - Sula ka marrė letėr – ėshtė interesuar pėr armatėn tonė. Bota shqiptare po krijon besim ndaj Sulės dhe disa anėtarėve tė mbrojtjes popullore”.

    Kuvendi i Kopilaēės - Kongresi III i Ballit Kombėtar

    Sulė Hotla me tre-katėr bashkėluftėtarė do tė merr pjesė edhe nė Kuvendin e Kopilaēės mbi Tanushė tė mbajtur mė 15-16 gusht 1945. Kuvendi ishte thirrur nga Shtabi Suprem i Kosovės, ndėrsa kishte pėr qėllim riorganizimin e luftės sė ēetave nacionaliste vullnetare shqiptare. Nė kėtė kuvend merrnin pjesė rreth 20 komandantė, ndėr tė cilėt edhe Hysen Tėrpeza, Adem Gllavica, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Din Hoxha, etj. Pėr shkak tė rėndėsisė qė pati ky kuvend, u quajtė edhe si Kongresi III i Ballit Kombėtar. Nė tė u soll vendimi qė kjo lėvizje shqiptare tė merr emrin Lėvizja pėr Lirimin e Tokave Shqiptare, pėr shkak se emri i Ballit tanimė ishte kompromituar para syve tė aleatėve si organizatė profashiste. Andaj, lėvizja me emėr tė ri do tė duhetj t’i bashkonte tė gjitha organizatat dhe rrymat antikomuniste dhe antijugosllave nėn flamurin e Shqipėrisė Etnike.
    Pėr tė gjitha kėto lėvizje ishte i informuar vazhdimisht Komiteti Qendror i PKM-sė, pėrmes spiujve qė kishte arritur tė infiltrojė nė grupet vullnetare shqiptare. Nė njė mbledhje tė zgjeruar tė KQ tė PKM-sė, e cila mbahet mė 13 maj 1946 nė Shkup me pjesėmarrje tė: Llazar Kolishevskit, Kėrste Cėrvenkovskit, Cvetko Uzunovskit - Abaz, tė gjithė kryeshefa tė OZNA-sė dhe instruktorė tė PKM-sė, temė debati kishin “gjendjen mė tė re politike nė Maqedoni, e me theks tė veēantė lėvizjet e fundit tė reaksionit shqiptaromadh, turkomadh dhe tė VMRO-sė”. Sipas procesverbalit tė kėtij plenumi, pėrfaqėsuesit e OZNA-s, nė detaje informojnė pėr gjendjen e pėrgjithshme nė Maqedoni qė sipas tyre “mė kritike ėshtė nė Kumanovė, sepse atje Sulė Hotla, me grupin e vet ka arritur ta pėrvetėsojė gjithė popullatėn shqiptare, pėrfshirė kėtu edhe kėshillat vendorė”. Sipas tyre, “atje ēdo bari ka njohuri pėr lėvizjet e Sulės me shokėt, por ata assesi nuk i japin informacione pushtetit, kėshtu qė kėshillat vendorė tė zgjedhur prej Frontit Popullor, funksionojnė sipas urdhėrave qė i jep Sulė Hotla...”.
    Mirėpo, duket qartė se pėr njė periudhė tė shkurtėr gjendja do tė fillojė tė ndryshojė nė mėnyrė shumė tė shpejtė nė dėm tė veprimtarėve tė kauzės shqiptare, edhepse vazhdonin ta gėzonin pėrkrahjen e parezervė tė sumicės sė popullatės.
    Nė dosjen e veprimtarėve tė NDSH-sė, do tė shihet se nė mesin e gushtit tė vitit 1946, Gjon Sereēi do tė takohet nė Kopilaēė me Sulė Hotlėn, ku do tė bisedojnė pėr mundėsinė e shpėtimit tė asaj qė kishte mbetur pa u pėrbi nga diktatura e egėr komuniste e cila gjithnjė e mė tepėr po merrte hov nė kėto hapėsira. Bisedimet ishin realizuar edhe nė frymėn e kėrkimit tė mundėsive qė tė shpėtonin nga kthetrat e OZNA-s ata qė ende kishin mbetur tė rezistonin nėpėr male, meqė deri nė kėtė kohė ishin burgosur dhe vrarė shumica e anėtarėve tė NDSH-sė dhe LpLTSH-sė. Ishte shqyrtuar mundėsia e tėrheqjes pėr nė Greqi, gjė qė ishte kundėrshtuar nga udhėheqėsia e guerijes shqiptare, tė cilėt kishin vendosur qė tė mos i lėshonin vendet e tyre, por edhe tė heqnin dorė nga rezistenca e armatosur. Me kėtė, ata kishin zgjedhur pėr vete fundin tragjik, por tė lavdishėm, i cili do tė shėrbejė si njė burim i pashterrshėm i frymėsimit tė gjeneratave qė vijnė pas.
    Nė tė vėrtetė, triumfi i ideologjisė komuniste nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe joshja e shumė shqiptarėve pėr kinse fitimin e tė drejtės sė vetėvendosjes pas dėbimit tė fashistėve, gjithnjė e mė tepėr po ua mbyllte shtigjet luftėtarėve tė kauzės sė vėrtetė kombėtare, pėr eliminimin e tė cilėve tanimė ishin aganzhuar mijėra spiunė sllavė e shqiptarė. I gjendur nė momente tė tilla tė njė degjenerimi tė kolektiv mendor, Sulė Hotla qė atėherė do ta parashikonte lajthitjen e shumicės sė popullit shqiptarė, si dhe pėrfundimin e Jugosllavisė komuniste tė Titos, e cila po ngrihej me shumė pompozitet, nė emėr tė vėllazėrim-bashkimit tė tė gjithė popujve.
    “Ky popull nuk e don lirinė. Tani tė gjithė janė drejtuar kah Titoja, por do tė vijė dita kur do tė bėhen pishman (zhgėnjehen)”, i thotė Sulė Hotla nė njė rast Mulla Hajdarit tė Orizarės, pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme jugosllave tė vitit 1945, kur me plebishit fitoi Partia Komuniste e Josip Broz Titos. (Citati ėshtė transmetim i fjalėve tė Mulla Hajdarit gjatė hetuesisė nė organet e UDB-ės nė Shkup).

    Kohė e tradhtive tė egra komuniste

    Ndryshe, gjatė kėsaj periudhe tradhtisht do tė vriten njė pjesė e madhe e krerėve tė nacionalizmės shqiptare, kurse pjesa tjetėr do tė arrijnė qė tė kalonin pėr nė Greqi, me qėllim qė t’u ikej kurthave dhe ndėrskėmbzave komuniste. Sulė Hotla u ftua nga miku i ngushtė i idealeve Hysen Tėrpeza, qė t’i bashkangjitet nė rrugėn drejt Greqisė. Madje, kėtė vetė Hysen Tėrpeza ia kishte dėrguar njė kalė shale, mirėpo Sula nuk do ta lejė atdheun aq lehtė, duke vendosur qė edhe mė tej tė vazhdojė rezistencėn e armatosur. Nexhati Hasani (1943) nga Bllaca, pėrcjell njė rrėfim tė Tefik Tanishecit, qė bėn fjalė pėr ēastin kur ėshtė bėrė pėrcjellja pėr nė Greqi e njė numėr tė madh tė ushtarėve tė Hysen tėrpezės dhe Sulė Hotlės. Para nisjes, nė njė moment ēohet njė ushtarė dhe i drejtohet Sulės me fjalėt: “O Bacė, ti po na pėrcjell neve pėr nė Greqi, por ku po mbetesh vetė?!”. Kurse, Sulė Hotla, zemėrthyer i pėrgjigjet: “O vėllezėr, udha e mbarė u qoftė juve dhe inshalla ēka ėshtė mė mirė pėr ju bahet, kurse unė po kthehem tė jetoj nė vendin dhe shpellėn time. Do ta mbrojė shpellėn derisa tė mė merr plumbi! Veē unė e di se sa nanėn e kam lėnė pa djalė. Kurrnjėherė nuk asht burrni pėr mua me i lanė ato nėna e ato familje tė vetmuara, e unė me shpėtu”.
    Nė bazė tė shėnimeve tė historiografisė shqiptare, por edhe asaj komuniste jugosllave, rezistenca kombėtare shqiptare e Karadakut tė Kumanovės do tė shuhet e fundit nga tė gjitha trevat e Maqedonisė si republikė e ish-Federatės jugosllave. Kjo rezistencė e armatosur, identifikohet me Sulė Hotlėn dhe tetė shokėt e tij mė besnikė, tė cilėt kishin vendosur qė edhe vdekjen ta bėjnė bashkė. Nė kėtė mes ishin – Ali Sylė Staneci, Sami Shabedini nga Orizarja, Hamzė Bilalli - Bellanoca me tė birin Arifin, si dhe katėr vėllezėrit nga Breza, djemtė e Ajet Eminit: Aliu, Shefkiu, Iseni dhe Rasimi. Kėta tė nėntė kandilat e kombit, do tė vehen nė kurthėn e OZNA-sė famėkeqe nė fund tė viti 1947, me kontributin e tradhėtarit Abdulla Osmani nga Mateēi, i cili falė shėrbimeve tė mėdha antishqiptare qė i kishte bėrė nė llogari tė sllavo-komunizmit, mė vonė do tė ngjitej nė hierarkitė e larta tė pushtetit.
    Kurtha ndaj grupit tė Sulė Hotlės ishte pėrgatitur njė periudhė tė gjatė nga kuzhinat e sigurimit shtetėror jugosllav, dhe pėr kėtė gjė ishin angazhuar shumė spiunė sllavė e shqiptarė. Mėse dy javė do tė zgjasė rrugėtimi i kobshėm i dinjitarėve tė atdheut, tė shoqėruar nga agjentėt jugosllav. Nė malin e Pelisterit, nė kėtė pikė jugore tė vendit, ishte improvizuar kufiri grek. Vetėm pasiqė tė gjithė detyrohen qė paqėsisht t’i dorėzojnė armėt dhe municionin qė kishin me vete, u tregohet e vėrteta e hidhur – se tė gjithė janė vėnė nė duart e OZN-as dhe se qė tė nesėrmen do tė transferoheshin nė Shkup, ku i priste ekzekutimi i tmerrshėm komunist i 11 tetorit 1947.
    Pėr kėto krime kundėr njerėzimit qė u bėnė pas pėrfundimit tė luftės, komunistėt jugosllav flisnin haptas edhe nėpėr mbledhjet e tyre partiake, madje edhe krenoheshin me epshet e tyre tė papėrmbajtura shtazarake. Sekretari i Byrosė Politike tė PKM-sė, Kėrste Cėrvenkovski nė njė mledhje thekson: “Pas ēlirimit tė vendit tonė, shqiptarėt kishin rėnė nėn ndikimin e propagandės shqiptaromadhe, e cila manifestohej me aksione luftarake kundėr ushtrisė tonė, dhe pėrkrahnin bandat e Xhemės, Mefailit, Sulės dhe bajraktarėve tjerė. Andaj, organet tona morėn masa dėnimi, duke realizuar njė sėrė ekzekutimesh. Kėto ekzekutime qė u kryen ndaj disa reaksionarėve dhe bandave, nga ana e pjesės intelektuale shqiptare nuk u komentuan si masė revolucionare, por si masa pėr shfarosjen e pakicės shqiptare...”.

    Populli nuk besonte se Sulė Hotla ishte i vdekur

    Edhe pas kėtij fundi tragjik, ėshtė mjaft interesant tė pėrmendet fakti se edhe pėr njė kohė tė gjatė pas likuidimit tė Sulė Hotlės me shokė, populli shqiptar i Karadakut nuk do t’i besojė propagandės sllavo-komuniste. Madje, edhe shumė vite pas pėrfundimit tė luftės, njerėzit do tė mendojnė se Sula ende ėshtė gjallė, se ka dalė nė Greqi, nė Amerikė apo gjetkė, duke mos pranuar se njė burrė i tillė si ai do tė mund tė tradhtohej dhe tė vritej. Kėtė gjendje tė krijuar nė opinionin shqiptar mė sė miri e spjegojnė edhe dokumentet e arkivuara tė kohės, nė tė cilat vetė udhėheqėsia e lartė e PKM-sė do tė ketė telashe me organizimin e vet, pėr shkak se emri dhe fryma kombėtare e Sulė Hotlės ende ishte e gjallė tek popullata shqiptare e Karadakut tė Kumanovės. Funksionari i lartė Kėrste Cėrvenkovski, nė njė raport tjetėr drejtuar Byrosė Politike tė PKM-sė dhe PKJ-sė, konstaton: “Menjėherė pas ēlirimit u mor aksioni pėr ta stabilizuar vendin, duke ju dhėnė tė drejta pakicės shqiptare. Me kėtė u krijuan kushte pėr formimin e partisė, nė rrethin e Dibrės dhe Kėrēovės mė 1945, ndėrsa nė rrethet e tjera kryesisht aty ka vitet 1947 dhe 1948. Mirėpo edhe pėrkundėr asaj qė ėshtė arritur stabilizimi politik, menjėherė duhet pranuar fakti se te masa shqiptare nė atė moment nuk u arrit diferencimi politik dhe klasor. Mu pėr kėtė edhe sot nė qarkun e Tetovės dhe Gostivarit, grupi mė i madh i popullatės ankohen pėr humbjen e banditėve nė kohėn e pastrimeve, dhe konsiderohet si njė grushtė kundėr shqiptarėve, pėr t’ua marrė tė drejtat e tyre”. Mė tej, Cėrvenkovski nė kėtė raport shton se “nė Kumanovė ende pėr Sulė Hotlėn mbretėrojnė legjendat dhe nuk besohet se ai ėshtė likuiduar. Edhe mė tutje ai jeton nė memoaret e tyre, kjo po vėrehet nė fshatrat: Hotėl, Sllupēan, Mateē, Orizare etj ...”.
    Sidoqoftė, shpirti kryengritės i shqiptarėve tė kėtyre kufijve etnikė, do tė jetė pėrherė i gatshėm tė bėhet fli, nė tė mirė tė ēėshtjes sė shenjtė kombėtare. Ky shpirt revolucionar do tė shpėrthejė edhe nė tri luftėrat e fundit tė shqiptarėve nė Ballkan: nė Kosovė, Luginė tė Preshevės dhe Maqedoni, pa e realizuar qėllimin pėrfundimtar, i cili tani tentohet tė arrihet pėrmes rrugėve tjera

  8. #48
    Bendzavid
    Sul Hotla Direkt aus meinem Nachbardorf...

  9. #49
    Bendzavid
    Schon komisch, te Balli Kombetar paska pas ma shum shiptar pi ka ana jon edhe pi ka Kosova se pi Shipnis.


    Edit: Na talibant shka jemi.

  10. #50

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335
    ja im 2 weltkrieg hatten wir in ilirda eine art "blühen" gehabt was den nazionalismuss angeht

    wir wolten um jeden preis teil albaniens werden

Seite 5 von 10 ErsteErste 123456789 ... LetzteLetzte

LinkBacks (?)


Ähnliche Themen

  1. Antworten: 373
    Letzter Beitrag: 15.05.2015, 15:57
  2. Ilirida - geschichte
    Von -ILIRIDA- im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 85
    Letzter Beitrag: 19.09.2014, 00:06
  3. XHEM HAS GOSTIVARI - albanisches ideal (ilirida)
    Von -ILIRIDA- im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 20
    Letzter Beitrag: 04.12.2011, 18:39
  4. XHEM HAS GOSTIVARI - albanisches idela (ilirida)
    Von -ILIRIDA- im Forum Religion und Soziales
    Antworten: 5
    Letzter Beitrag: 29.11.2011, 19:29
  5. Frage an die Ilirida-Albaner
    Von Kosova_Kid im Forum Religion und Soziales
    Antworten: 235
    Letzter Beitrag: 19.02.2006, 03:55