BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Ergebnis 1 bis 5 von 5

Lew Dawidowicz Trocki ( 1879 - 1940 )

Erstellt von KS_Drenica, 21.10.2010, 10:30 Uhr · 4 Antworten · 671 Aufrufe

  1. #1

    Registriert seit
    10.10.2009
    Beiträge
    1.069

    Lew Dawidowicz Trocki ( 1879 - 1940 )






    I njohur edhe si bashkėpunėtor nė disa gazeta tė rėndėsishme tė kėsaj kohe, dhjetori i vitit 1912 e gjen atė si tė dėrguar special tė gazetės ruse “Kievskaja Misl” nė Shkup dhe rrethinat e tij pėr tė bėrė njė reportazh lufte. Por, i gjendur nė mes tė njė masakre tė organizuar tė serbėve ndaj popullsisė shqiptare, ai nuk ngurron te shkruajė me tone akuzuese pėr atė qė pa me sytė e tij. Gazeta “Kievskaja Misl” qė botohej nė Kiev nė gjuhėn ruse, nė atė kohė ishte mė e madhja dhe mė e rėndėsishmja qė botohej jashtė kryeqytetit, Moskės. Pėr tė shkruanin pothuaj tė gjitha penat mė tė mira tė kohės, nisur nga publicisti Lunaēarski, duke vazhduar me shkrimtarėt Korolenko, Paustovski e Gorki e pėr tė pėrfunduar me politikanėt si Leon Trocki e tė tjerė. Dihet se Leon Trocki, me origjinė hebreje, ishte njė nga dy pretendentėt pėr tė marrė postin e Leninit pas vdekjes. Por ai humbi pėrballė Stalinit dhe mė pas u detyrua tė largohej nga Bashkimi Sovjetik pėr tė gjetur vdekjen nė Meksikėn e largėt, pas njė atentati tė organizuar nga kundėrshtarėt politikė. Koha qė Trocki sjell nė reportazhin e tij ka qenė nga mė tė vėshtirat pėr shqiptarėt dhe mbijetesėn e tyre. Me fillimin e Luftės Ballkanike, Shqipėria ishte gjysmė e shkretuar dhe trupat serbe, nė emėr tė luftės kundėr Perandorisė Osmane, ndėrmorėn njė sėrė pushtimesh, tė cilat u shoqėruan me masakra masive kundėr popullsisė krejtėsisht tė paarmatosur. Sipas shtypit tė kohės, gjatė kėsaj ofensive humbėn jetėn rreth 250 mijė shqiptarė.
    Gazetari austriak Leo Frojdlih, edhe ky me origjinė hebreje, autor i librit “Golgotha Shqiptare”, i pėrshkruante masakrat e serbėve nė vjeshtėn e vitit 1912, deri nė pranverėn e 1913-s, nė trojet shqiptare, Kosovė, Maqedoni me kėtė gjuhė: “Me qindra e mijėra kufoma tė masakruara notonin nė rrjedhat e lumenjve. Ata qė mundin t’u shpėtonin sėmundjeve, urisė, plumbave tė pushkėve tė kėmbėsorisė dhe gjyleve tė artilerisė serbe, grumbulloheshin nė vende tė caktuara dhe u jepej nga njė plumb kokės. Mė keq e pėsonin ata qė fshiheshin nė shtėpitė e tyre. Pas kontrolleve tė imta qė bėheshin pėr plaēkitje dhe florinj, tė fshehurit gjendeshin lehtė dhe thereshin si berrat. Torturat mė tė mėdha i pėsonin gratė shqiptare, tė cilėt pėrdhunoheshin, lidheshin, dhe pasi bėheshin kapicė, mbuloheshin me kashtė dhe digjeshin tė gjalla. Nė rast se ato ishin shtatzėna, u ēahej barku me bajonetė dhe pasi u nxirrej fėmija, vendosej nė majė tė bajonetės apo tė hunjve. Pas masakrimit serbėt pinin verė, kėndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste qė ata gjatė therjes mblidhnin gjakun nė kupa dhe e hapnin gostinė me tė”.
    Mė poshtė, reportazhi i plotė i Leon Trockit, botuar nė gazetėn ruse “Kievskaja Misl”, nė dhjetor 1912, veē tė tjerave shėrben pėr tė rrėfyer edhe pėrsėritjen e historisė me masakrat e gjenocidin serb gjatė viteve 1998-1999 nė Kosovė.
    Leon Trocki


    Kam pasur rastin, pėr fat apo fatkeqėsi, ta vizitoj Shkupin, disa ditė pas Betejės sė Kumanovės. Qysh nė fillim u irritova nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen pėr qarkullim. Pėr shkak tė pengesave qė mė bėri Ministria e Luftės, fillova tė mendoj se njerėzit qė e udhėhiqnin luftėn nuk e kishin ndėrgjegjen tė pastėr dhe se atje poshtė, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga sa paraqitej nė shtypin zyrtar. Kjo pėrshtypje ose parandjenjė mu pėrforcua pas takimit me njė oficer, i cili kishte qenė nė Shkup me ushtarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm.
    Oficeri, tė cilin e kisha njohur pėr njė kohė tė gjatė, ishte njeri i ndershėm. Mirėpo, sapo ai e mori vesh se unė po shkoja pėr nė Shkup, meqė realisht edhe e kisha marrė lejen pėr tė shkuar atje, me njė qėndrim tė hapur armiqėsor mė tha se nuk duhet tė shkoja dhe se nuk e kuptonte se pse Beogradi po vepronte nė kėtė mėnyrė, sipas tij, duke i lejuar “tė huajt” tė shkonin nė Shkup. Nė Vranjė, nė kufirin me Serbinė, kur e kuptoi se nuk do ndryshoja vendimin, oficeri serb e ndėrroi zėrin dhe filloi tė mė pėrgatitė pėr pamjet qė do tė shikoja kur tė arrija nė Shkup. “Kėto janė gjėra tė pakėndshme, por fatkeqėsisht janė tė paevitueshme”, mė tha ai. Kjo, mė duhet ta pranoj, se mė bėri edhe mė shumė tė dyshoja. Kjo do tė thotė se veprat e liga, pėr tė cilat ishte dėgjuar deri nė Beograd, nuk ishin tė rastėsishme, nuk ishin raste tė veēanta e tė izoluara, pėrderisa njė oficer i trajtonte si “nevoja tė shtetit”. Dikush duhej tė kishte tė dhėna pėr kėto. Kush? Ushtria apo qeveria? Pėrgjigjen pėr kėto pyetje e mora sapo arrita nė Shkup. Trishtimi im filloi porsa e kaluam kufirin. Nė orėn 5 pasdite iu afruam Kumanovės. Dielli po perėndonte dhe errėsira tashmė kishte fituar terren. Sa mė shumė errėsohej, aq mė tepėr shiheshin flakėt e zjarrit qė shkonin pėrpjetė. Po digjej gjithēka pėrreth nesh. Tė gjitha fshatrat shqiptare, tė afėrta dhe tė largėta, ishin kthyer nė shtėllunga zjarri, deri te hekurudha. Ishte ky shembulli i veēantė i njė lufte tė tmerrshme shkatėrruese qė pashė nė zonat e luftimeve. Nė njė ēast, pasuria e atyre njerėzve, e trashėguar nga gjyshėrit e stėrgjyshėrit dhe e fituar me mund, po kthehej nė flakė. Kjo monotoni zjarri na pėrcolli gjatė gjithė rrugės deri nė Shkup.
    Masakra serbe
    Zbrita nga vagoni me tė cilin udhėtova. Tėrė qyteti ishte i heshtur, nė rrugė nuk shihje njeri tė gjallė, vetėm para stacionit tė trenit ishte njė grup ushtarėsh, prej tė cilėve mbėrrinin zėra tė dehurish. Secili shkoi nė rrugėn e vet, ndėrsa unė mbeta i vetmuar nė stacion. Shkova te grupi i ushtarėve. Katėr ushtarė mbanin bajonetat nė gjendje gatishmėrie. Nė mesin e grupit tė ushtarėve qėndronin dy tė rinj shqiptarė, me takije tė bardhė. Njė ushtar, ēetnik i dehur, mbante nė dorė thikėn, ndėrsa nė dorėn tjetėr shishen e rakisė. Ēetniku i urdhėroi shqiptarėt tė shtriheshin pėr tokė. Ata, gjysmė tė vdekur nga frika, u ulėn nė gjunjė. Pas urdhrit tjetėr, ata u ngritėn. Kėtė ai e pėrsėriti disa herė....
    Pastaj ēetniku, duke sharė dhe duke kėrcėnuar, u drejtoi majėn e thikės edhe viktimave tė tjera. I detyroi tė pinė raki, pastaj... i puthi. I dehur nga forca, rakia dhe gjaku, ai argėtohej duke luajtur me ta ashtu si macja e egėrsuar me minjtė. Tė njėjtat veprime, e njėjta psikologji. Tė tre ushtarėt e tjerė, edhe ata tė dehur, qėndronin duke ruajtur se mos shqiptarėt po iknin ose do kundėrshtonin, derisa ēetniku tė argėtohej. “Kėta janė arnautė”, mė thotė njė ushtar, “tash do t’ i ther”. Prej frikės u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim tė mundohesha pėr tė mbrojtur shqiptarėt. Ata mund tė shpėtonin nga kėta ushtarė vetėm nga njė forcė tjetėr e armatosur. E gjithė skena luhej nė stacionin e trenit. Sapo mbėrriti treni tjetėr, ika pėr tė mos dėgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjet e shqiptarėve pėr ndihmė...
    Nė rrugėt e qytetit dhe nė vetė qytetin ishte aq qetėsi, sa dukej sikur ishte i shkretė. Tė gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtė pasdite. Me tė rėnė nata, ēetnikėt fillonin punėt e tyre. Futeshin dhunshėm nėpėr shtėpitė e shqiptarėve dhe turqve, duke vrarė e plaēkitur. Shkupi kishte 60 mijė banorė, gjysma e tė cilėve ishin shqiptarė e turq. Disa nga ata sigurisht qė kishin ikur, por shumica kishte mbetur. Tashmė, gjatė natės kundėr tyre kryheshin krime. Dy ditė pas arritjes sime nė Shkup, e para gjė qė me tė cilėn pėrballesha nė mėngjes ishte grumbulli e kufomave tė shqiptarėve me koka tė thyera nėn Urėn e Vardarit, mu nė qendėr tė qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarė, tė cilėt ishin mbytur nga ēetnikėt, tė tjerėt thoshin se ata i kishte sjellė uji i lumit. Vetėm njė gjė dihej: ata njerėz nuk ishin vrarė nė luftime...
    Shkupi ishte kthyer nė njė kamp tė rėndomtė ushtarak. Popullata, sidomos shqiptarėt dhe myslimanėt fshiheshin nėpėr rrugė pėr tė mos u parė nga ushtarėt serbė. Nė mesin e masės sė ushtarėve dallohen edhe fshatarė serbė, tė cilėt kanė ardhur kėtu nga vende tė ndryshme tė Serbisė. Duke u justifikuar se kanė ardhur pėr tė gjetur bijtė dhe vėllezėrit e tyre, ata kalojnė nėpėr Kosovė duke plaēkitur. Bisedova me tre prej atyre “torbaxhinjve”. Mė i riu, njė burrė i shkurtėr, i sojit tė “trimave”, lavdėrohej sesi me pushkėn e tij kishte vrarė dy shqiptarė, ndėrkohė qė dy tė tjerė i kishin ikur. Bashkudhėtarėt e tij, fshatarė tė moshuar, e vėrtetonin rrėfimin e tij.
    “Njė gjė nuk ėshtė e mirė”, ankoheshin ata. “Nuk kemi para me vete. Kėtu mund tė marrėsh sa tė duash qe dhe kuaj. Paga e ushtarit ėshtė dy dinarė (75 kopekė). Ushtari shkon nė fshatin e parė tė shqiptarėve dhe e merr kalin e parė qė gjen. Pėrmes ushtarėve mund tė marrėsh njė pendė qe pėr 20 dinarė. Serbėt nga rrethina e Vrajės, nė mėnyrė masive janė nisur drejt fshatrave shqiptare me qėllim pėr tė rrėmbyer gjithēka qė gjejnė. Gratė serbe kanė ngarkuar nė shpinė edhe dyer e dritare tė cilat i kanė marrė nėpėr fshatrat shqiptare.
    Ndėrkohė erdhėn dy ushtarė. Ata bėjnė pjesė nė ēetat, tė cilat ēarmatosin shqiptarėt. Njė ushtar pyet ku mund ta kėmbejė njė lirė. Kėrkova tė ma tregojė lirėn, meqė nuk kisha parė monedhė turke. Ushtari fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerr floririn nga qesja, duke rrėfyer se ka edhe tė tjera, por nuk dėshiron tė rrėfejė sasinė. Njė lirė turke kėmbehet me 23 franga. Erdhėn edhe ushtarė tė tjerė. Po dėgjoja bisedat e tyre. “Nuk e di sa shqiptarė kam vrarė”, thotė njėri, “por te asnjėri prej tyre nuk kam gjetur diēka tė vlefshme pėr ta marrė. Dhe, kur ia kam hequr kokėn njė nuseje tė re, te ajo kam gjetur 10 lira”. Pėr bėmat e tyre, ata flasin krejt lirshėm. Kjo ėshtė e zakonshme pėr ta. Njerėzit nuk e kuptojnė se sa ndryshime tė brendshme kanė sjellė vetėm disa ditė tė luftės. Mund tė shihet se deri nė ēfarė niveli shkon njeriu nga rrethanat. Nė kushte tė organizmit barbar tė luftės, njerėzit shpejt brutalizohen dhe kėtė ndoshta edhe nuk e kuptojnė. Njė tog ushtarėsh po marshonte rrugės kryesore tė Shkupit. Njė i dehur, sipas tė gjitha gjasave, njė turk i marrė, filloi t’i mallkonte. Ushtarėt ndaluan. E mbėshtetėn turkun tek muri mė i afėrt dhe e pushkatuan nė vend. Toga vazhdoi tutje, ashtu sikur edhe popullata qė ishte nė rrugė.
    Biseda me oficerin qė e njihja
    Nė mbrėmje, nė njė pijetore, takova njė oficer, tė cilin e njihja. Njėsia e tij kishte qenė e stacionuar nė Ferizaj, nė qendrėn e shqiptarėve, “Serbia e vjetėr”. Me njerėzit e tij, rreshteri kishte tėrhequr njė top tė madh tė rrezikshėm, gjatė marshimit nga Koēani deri nė Shkup. Topi do t’i dėrgohej ushtrisė, e cila kishte rrethuar Edrenenė.
    - Ēfarė detyrash keni tani nė Ferizaj mes shqiptarėve? - e pyes.
    “Po pjekim zogj dhe po vrasim arnautė. Jemi lodhur tashmė”,- thotė,- duke bėrė grimasa dhe duke hapur gojėn nga lodhja. Pastaj vazhdon: “Ka shumė njerėz tė pasur mes tyre. Afėr Ferizajt kemi hyrė nė njė fshat tė pasur, me shtėpi si kėshtjella. Pronari ishte njė njeri i pasur, i cili kishte tre bij. Ishin katėr meshkuj dhe shumė gra. Tė gjithė i kemi nxjerrė nga shtėpia, i kemi radhitur gratė dhe para syve tė tyre u kemi therur burrat. Gratė nuk qanin nga frika. Na u lutėn t’i lejonim tė futeshin nė shtėpi dhe tė merrnin rrobat e tyre. I lejuam. Ato pastaj na dhanė nga njė dhuratė. Pastaj i vumė zjarrin tėrė vendit...”
    - Si mund tė veproni nė mėnyrė kaq brutale?,- e pyes i tmerruar nga rrėfimi i tij.
    “Nuk e di as vetė, mėsohet njeriu. Nė njė kohė tjetėr, nuk do tė kisha qenė nė gjendje ta vrisja njė plak apo njė fėmijė tė pafajshėm. Nė kohė lufte, sikundėr e dini, komandanti urdhėron dhe ju duhet ta zbatoni urdhrin. Shumė gjėra si kėto kanė ndodhur. Gjatė bartjes sė atij topi deri nė Shkup, gjatė rrugės takuam njė qerre, nė tė cilėn ishin shtrirė katėr burra tė mbuluar deri nė brez. Menjėherė nuhata erėn e jodit. Diēka ishte e dyshimtė, mendova. Ndalova qerren dhe i pyeta kush ishin dhe ku shkonin. Heshtnin, duke u justifikuar se nuk dinin serbisht. Me ta ishte vetėm qerrexhiu, njė rom, i cili na tregoi se katėr tė plagosurit kishin marrė pjesė nė luftime nė Merdar. Ishin plagosur dhe tani po ktheheshin nėpėr shtėpi. E kuptova se kush ishin. -Zbritni!,- urdhėrova.
    E kuptuan ēfarė po u thosha, por hezitonin. Ē’tė bėsh? Vendosa bajonetėn nė pushkė dhe i thera tė katėrt...
    E kisha njohur kėtė njeri. Kishte qenė kamerier nė Kragujevc. Njeri pa ndonjė kualitet. Jo luftarak nga natyra, kamerier, ashtu sikur tė gjithė kamerierėt nė vendet e tjera. Njė kohė ishte edhe nė Sindikatėn e Kamerierėve. Ishte madje edhe sekretar, por u largua... Dhe shikoni tani se nė ēfarė ėshtė kthyer!”
    - Pėrse veproni si banditė, po vrisni dhe po plaēkitni, pa bėrė asnjė dallim!,- bėrtita, duke ndier njė neveri pėr njeriun me tė cilin kisha biseduar.
    Eprori u gjend nė njė situatė tė vėshtirė. U duk sikur diēka i kishte rėnė ndėrmend. Pastaj duke u munduar ta justifikonte veten, i bindur dhe serioz, shqiptoi njė frazė, e cila kishte edhe mė shumė tė zeza sesa kisha parė dhe dėgjuar.
    “Jo. Nuk ėshtė ashtu. Ne, ushtria e rregullt, i pėrfillim nė mėnyrė rigoroze rregullat, asnjėherė nuk vrasim njeri mė tė ri se 12 vjeē. Pėr ēetnikėt nuk tė them asgjė me siguri. Ata janė kokė mė vete. Unė mund tė siguroj pėr ushtarėt”.
    Rreshteri nuk siguronte pėr ēetnikėt. Dhe me tė vėrtetė, ata nuk pranonin asnjė kufizim. Tė rekrutuar nga mesi i tė papunėve, tė paaftėve, elementė tė ligj dhe tė pavlerė, nga turma mė e ulėt, argėtoheshin me egėrsinė e tyre me krimet, plaēkitjet dhe dhunėn. Veprat dėshmonin shumė kundėr tyre. Edhe ushtria e shteti ndiheshin jo mirė nga banalitete tė tilla tė pėrgjakshme tė ēetave tė degjeneruara. Ata u detyruan tė marrin masa dhe ende pa mbaruar lufta, i ēarmatosėn dhe i kthyen nėpėr shtėpitė e tyre.
    Kthimi
    Nuk isha nė gjendje ta duroja edhe mė tej atė atmosferė, nuk kisha stomak pėr ta duruar. Interesi politik dhe vetėdija morale, pėr tė parė me sy se si bėhen gjėrat e tilla, u fundosėn. Tashmė kisha vetėm njė dėshirė: Tė kthehesha sa mė parė. Sėrish u gjeta nė tren. Po shikoja fushat e gjera rreth Shkupit. Ēfarė bukurie, ēfarė gjerėsie! Njerėzit mund tė jetonin mirė kėtu. Ēfarė dobie ka tė flas kur ju vetė i dini kėto ide, porse ato nė atė vend mė tingėllonin dhjetė herė mė fort. Pesėmbėdhjetė minuta nga nisja e trenit, hodha vėshtrimin jashtė dhe pashė nė njė largėsi prej 200 jardėsh nga stacioni njė kufomė me takije nė kokė, me fytyrė pėrdhe dhe duar tė shtrira. Rreth 50 jardė nga hekurudha po qėndronin dy roje serbe, pjesė e forcave qė po ruanin hekurudhėn. Me siguri kjo ishte vepėr e tyre. Tutje, tutje, vetėm tė largohem sa mė parė nga ky vend.
    Jo larg nga Kumanova, nė njė livadh, afėr hekurudhės, ushtarėt po hapnin njė gropė tė madhe. I pyes se pėr ēfarė po hapej ajo gropė. Mė thanė se gropa po hapet pėr mish tė prishur, qė ndodhej nė dhjetė apo 15 kamionė, tė cilėt ishin parkuar anės rrugės. Ushtarėt nuk e kishin marrė mishin qė u kishte takuar. Krejt nevojat e tyre ushqimore, madje edhe mė shumė se u nevojiteshin, ata i merrnin nga shtėpitė e shqiptarėve: djathė, qumėsht, mjaltė. “Nė atė kohė hėngra mė shumė mjaltė, qė ua merrnim shqiptarėve, sesa kisha ngrėnė gjatė tėrė jetės sime”, mė thotė njė ushtar. Pėr ēdo ditė, ushtarėt serbė thernin qe, dele, derra, pula, tė cilat i hanin duke i hedhur mbetjet tej. “Neve nuk na duhet mishi. Sa e sa herė u kemi shkruar atyre nė Beograd tė mos na dėrgojnė mish, por ata e bėjnė kėtė sipas disa rregullave”. Kėshtu qėndrojnė gjėrat kur shikohen nga afėr. Mishi po prishet, si mishi i njerėzve, ashtu edhe i kafshėve, fshatrat janė bėrė shkrumb e hi, njerėzit po dėbohen, “njerėzit mbi 12 vjet”... tė gjithė janė barbarizuar, duke humbur fytyrėn e tyre njerėzore...
    Lufta po del nė sipėrfaqe si kryesorja dhe mė e rėndėsishmja, do t’i shihni krimet nėse shpalosni pak perden, e cila rri varur para veprave tė “trimėrisė” sė ushtarėve...

    Marrė nga “Kievskaja Misl”,
    nr. 355, 23 dhjetor 1912.

    Panorama

  2. #2

    Registriert seit
    28.09.2009
    Beiträge
    1.955
    Die Balkankriege 1912-13
    Trotzki



    Die Balkankriege 1912-13 - Google Bücher

  3. #3
    Avatar von specialForces

    Registriert seit
    06.10.2008
    Beiträge
    1.759
    Leo Trotsky, mit echtem Namen Leib Braunstein, ist maßgeblich für den Genozid in Russland verantwortlich.

  4. #4
    Avatar von Koma

    Registriert seit
    01.01.2007
    Beiträge
    21.136
    Jude

  5. #5
    Pitbull
    Zitat Zitat von Koma Beitrag anzeigen
    Jude

Ähnliche Themen

  1. Trocki: Ich, Zeuge der serbischen Massaker an Albaner in Shkup (1912)
    Von Benutzername im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 52
    Letzter Beitrag: 16.11.2010, 18:44
  2. Antworten: 0
    Letzter Beitrag: 13.01.2010, 14:30
  3. Trocki eliminisan u dublu
    Von GodAdmin im Forum B92
    Antworten: 0
    Letzter Beitrag: 06.01.2010, 22:00
  4. Antworten: 0
    Letzter Beitrag: 14.09.2009, 20:30