BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Ergebnis 1 bis 4 von 4

Mesjeta ne Shqiperi

Erstellt von Robert, 05.10.2010, 20:49 Uhr · 3 Antworten · 2.751 Aufrufe

  1. #1

    Registriert seit
    04.05.2009
    Beiträge
    13.681

    Mesjeta ne Shqiperi

    Ich habe mir vorgestellt,das ich (und ihr) hier alles reinposte was im Mittelalterlichem Albanien passiert ist.
    Hab jetzt etwas Interessantes reingeschrieben,werde noch mehr bringen,aber ich muss das alles mit der hand schreiben,weil ich es nicht im internet finden kann.




    Dokumente per Shqiptaret ne arkivat Hungareze
    Lidhjet Shqiptaro-Hungareze gjate mesjetes

    Thesare te shumta,me vlera te jashtezakonshme per historine e Shqiperise,ruhen ne arkivat Hungareze.-
    Dokumente te pabotuara nga shekujt XII-XV,te cilat hedhin drite te re per vendin qe zinin tokat shqiptare
    ne politiken e shteteve perendimore te asaj kohe. -Fonde te vecanta per personalitete te shquara nga mesjeta
    shqiptare: Gjon Gazulin,Domenik Topine,andrean nga Durresi,Balshajt,etj.- Njeri nder arkivat hungareze
    me vlera te medha,per historine tone kombetare,por te jo i vetmi,eshte edhe arkivi shteteror i Hungarise
    (Magyar Orszagos Leveltar).


    Persa u perket studimeve te mesjetes se Shqiperise,
    nje arkiv me vlera te pazbuluara deri tani eshte
    Arkivi Shteteror i Hungarise (Magyar Orszagos
    Leveltar). Ky arkiv ka qene jasht vemendjes se
    medievisteve shqiptare deri me sot,per arsye qe nuk
    artikulohen qarte. Ne pamje te pare,Arkivat e
    Hungarise duket sikur nuk ofrojne asgje per historine
    e Shqiperise,jo vetem per shkak te distances
    gjeografike,por edhe per shkak te nje lloj distancimi te
    pakuptueshem qe ekziston ne histori dhe ne histori-
    ografi tone ne pergjithesi. Ekzistenca e ketyre lidhjeve
    gjate Mesjetes eshte studiuar, deri-diku, nga
    albanologu i mirenjohur kroat Milan Shuflaj,zeri e te
    cilit,megjithate,ka mbetur i vetem ne historiugrafi.
    Lidhjet shqiptaro-hungareze kane nje histori
    mjaft interesante gjate Mesjetes.Ato nuk ishin lidhje te
    thjeshta te castit,por lidhje te paramenduara dhe
    pritej te jepnin fryte per politiken e mbreterve hungareze.
    Momentet e para qe lidhin fatet politike te
    Hungarise me ato te Shqiperise, shfaqen ne shek.XII,
    kur mbreterit hungareze kishin arritur ta shtrinin
    sundimin e tyre ne Kotor-Raguzedhe ne Shqiperine
    Veriore, derisa Durresi,ishte ne duart e anzhuineve
    napolitane.Nen sundimin e mbretit Sigismund filluan
    perpjekjet e para per te shtrire hegjemonine
    hungareze mbi popujt kroat,boshnjak,serb dhe shqiptar,
    dhe vetem depertimi i turqve beri qe keto plane te mos
    realizoheshin.Keto lidhje ishin mjaft te konsoliduara
    ne shek. XIV,saqe mund te behet fjale,per te
    ashtuquajturen "Politike shqiptare te mbreterve hungareze",
    duke e barazuar keshtu strukturen e interesave
    te mbreterve hungareze,te pakten ne perkufizim,
    me "Politiken italiane te mbreterve gjermane" qe
    kishte filluar me Karlin e Madh.Kjo le te kuptosh qe
    mbreterit hungareze ishin po kaq te interesuar per
    Shqiperise ne Mesjete,sa ishin mbreteret gjermane per
    Italine,dhe se per te arritur qellimet e tyre,ata kishin
    ngritur,ashtu si mbreteret gjermane,nje sistem te tere
    planesh ,e intrigash qe trashegohej nga njeri brez te
    tjetri,per te perfituar nga kjo politike me sa me shume
    efikasitet,ndikim dhe influence ekonomike,tregtare
    dhe politike,por edhe aspirata te tjera.




    Politika e mbreterve hungareze dhe rezultatet e saja ndaj territoreve shqiptare

    Megjithese politika shqiptare e mbreterve hungareze
    nuk pati rezultatet qe kishte politika italiane e
    mbreterve gjermane,dhe nuk arriti te kete fryte te
    drejtperdrejta,ne historine e shqiperise,rendesia e saj
    eshte e madhe dhe vlen te studiohet,sepse ndihmon
    per te kuptuar vendin qe zinin tokat shqiptare ne
    politiken e shteteve perendimore te asaj kohe.
    Ne fillimet e tyre ketolidhje ishin te nje karakteri
    thjesht fetar,ekonomik, tregtar dhe, deri-diku,ushtarak.
    Regjistrimi i pare i ketyre lidhjeve daton nga
    viti 1177 (shek. XII),kur kryeipeshkvi i Splitit kerkoi
    nga papa Aleksander III pallium-in kryeipeshkvnor,
    per prelatin e Tivarit.Ne ate kohe territoret kroato-veriore
    si dhe qytetet dalmate:Spliti,Trogiri,Zara,etj,ishin
    nen supremacine e mbretit hungarez,Bela III.Duhet
    pasur parasysh qe dalja e Tivarit si kryeipeshkvi me
    vete,ishte ne dem te Kryeipeshkvise se Raguzes.
    Mbretit hungarez,Bela III sigurisht,qe e dinte kete
    detaj,por ishte i interesuar per dobesimin e pushtetit
    te Kyreipeshkvise se Raguzes.Ne vitin 1250,papa
    Inocent IV,cuditerisht iu drejtua dominikaneve
    hungareze qe te perforconin ritin romak ne provincat e
    Pultit,Arberise dhe Kunavise,dhe kjo tregon qe
    dominikanet hungareze gezonin tashme nje reputacion
    te mire ne syte papatit. Nje moment tjeter,nga
    kapercyelli i shek. XII,eshte gjithashtu mjaft
    domethenes: nje ipeshkev nga Shasi(Svaci) u
    arratis nga mbreti serb dhe gjetistrehe dhe mbrojtje
    ne Hungari,gje qe tregon se Hungaria konsiderohej
    si vend mik nga shqiptaret para se te vendoseshin
    guret e themelit per ndertimin e urave komunikuese
    miis dy vendeve.Keto fakte te japin te kuptosh se
    ishin krijuar disa kushte te favorshme per nje lidhje me
    te konsoliduar midis Hungarise dhe Shqiperise qe
    ne shek. XII.

    fortsetzung folgt....

  2. #2

    Registriert seit
    04.05.2009
    Beiträge
    13.681
    Meritat e vecanta te mbretit Hungarez,Luigjit te Madh,
    qe tokat shqiptare te debonin zgjedhen sllave


    Ndikimi politik i Hungarise behet i dukshem vetem
    ne fillim te shek.XIV,kur anzhuinet napolitane u
    ngjiten ne fronin hungarez. Nga viti 1272deri ne vitin
    1296 anzhuinet kishin pasur nen sundimin e tyre
    Durresin,qe ne ate kohe ishte qyteti me i zhvilluar
    shqiptar.Megjithate,anzhuinet ishin te detyruar qe ta
    leshonin ne duart e serbeve me 1296 per ta marr ate
    perseri me 1306. Ne kete vit (1306) vjen ne Durres Filipi
    nga Tarenti (nipi i Karlit Azhu) si dominus Albaniae.
    Edhe pas ardhjes se Filipit nga Tarenti ne Durres,
    Durresi u ripushtua nga serbet,por per periudhe te shkurter:
    kryesisht ai mbeti ne duart e anzhuineve edhe kur pothuajse
    te gjitha territoret e tjera shqiptare ishin ne duart serbeve.
    Merite per kete kishte pushteti impozant i mbretit hungarez,
    i Luigjit te Madh (i biri i Karl Robertit nga familja e Anzhuineve),
    i cili kishte lidhje te ngushta me pushtetin papnor dhe
    Seline e Shenjte. Ai i kishte premtuar me papes qe,sapo
    te kishte dore te lire,do te deportonte ne Bosnje per te
    shtypur heretizmin bogumil,serish te perhapur ne Ballkan
    dhe Inocenti VI e kishte pranuar me entuziazem,
    gatishmerine e mbretit hungarez.Madje, ai e kishte
    quajtur "kapiten kryesor te kishes" (Hauptkapitän
    der Kirche) dhe "Flamurtar" (Bannenträger) dhe i kishte
    besuar atij punen e veshtire te perhapjes se katolicizmit
    ne Ballkan. Anzhuinet hungareze nuk arriten te ishin po kaq
    te suksesshem ne jug,ku sundimi i tyre kercenohej nga
    turqit, qe po perhapeshin me shpejtesi drejt perendimit
    dhe pengohej nga perpjekjet ekspansioniste te serbeve.
    Ne kete situate tokat shqiptare kishin nje pozite
    jashtezakonisht strategjike per ta. Mbreteria e Arberit
    ishte shpresa e vetme e tyre per te arritur qellimin.
    Pas traktatit te papes ne Zare(1358),ne te cilen
    Venediku hoqi dore nga i gjithe bregdeti lindor i Adriatikut,
    anzhuinet hungareze u bene vazhdues te tradites
    napolitane ne Shqiperi. Marredheniet shqiptaro-hungareze,
    tani filluan te merrnin nje karakter politik te percaktuar mire.
    Nga njera ane ata ishin mbrojtes te elementit katolik kunder
    skizmatikeve dhe nga ana tjeter ata u bene perkrahes te sundimtareve
    shqiptare,qe po perpiqeshin te konsoldonin pushtetin e tyre.

  3. #3

    Registriert seit
    04.05.2009
    Beiträge
    13.681
    Traktati i Zares nga viti 1358 dhe largimi i pushtetit te Venedikut
    nga qytetet bregdetare shqiptare



    Keshtu p.sh. Luigji i Madh,i njohur tashme si
    diplomat i shquar,del si ndihmes i familjes se pushtet-
    shme te topiasve per ta ngritur ate ne pushtet. Ne zba-
    timit e kesaj politike,Hungaria ishte e perkrahur nga
    Raguza (sot Dubrovniku), por edhe nga persona te
    vecante shqiptare. Dominik Topia, vellai i Karl Topise,
    ishte njeri prej ketyre te fundit. Ai kishte qene kapelan
    i oborrit te anzhuineve ne Napoli dhe duke pasur
    interes qe te ngrihej ne postin e kryeipeshkvit,u vu ne
    sherbim te mbreterise hungareze. Si rezultat i sher-
    bimeve te tij,ne vitin 1358 ai arriti qe te behej ipeshkev
    i Korcules. Me vone me perkrahjen e hungarezeve
    arriti te behej kryeipeshkev i Zares,qe ne ate kohe
    ishte nje nder kryeipeshkvit me te pushtetshem ne
    Dalmaci. Qellimi i hungarezeve qe t´i benin territoret
    e shqipetareve pjese te mbreterise se tyre,binte ndesh
    me qellimet e venedikaseve ,te cilet,po ashtu, ishin
    te interesuar t´i kishin keto territore nen hegjemonine
    e tyre. Megjithate Luigji i Madh ia arriti qellimit te tij
    te pakten paraprakisht . Me 1373 Durresi e Kotori
    u vune ne sherbimin e mbretit hungarez (civitates
    vestras Cattari et Duracii). Per kete u desh qe Karl
    Topia te hiqte dore me pare nga Durresi,te cilin ne
    vitin 1368 ua kishte rrembyer anzhuineve. Si rezultat,
    ne vitin 1373 Karl Topise iu desh te mjaftohej me
    zonat rreth Krujes dhe Elbasanit dhe ne grykederdhjet
    e lumenjve Devoll dhe Shkumbin. Aty ai nderton si princ
    i Shqiperise (princeps Albaniae) nje hallke te rendesishme
    te liges se "zoterinjve tane te mbreterve te Hungarise"
    (Liga domini nostri regis Hungariae) kunder Republikes
    se Venedikut. Republika e Venedikut u detyrua si dikur
    ne Traktatin e Zares,te nenshkruante Traktatin e Turinit (1381),
    sipas te cilit ajo hiqte dore nga Adriatiku Lindor ne dobi te
    Hungarise. Venediku u detyrua te tregonte nje respekt
    shum te madh karshi mebreterve hungareze,sodomos
    ne rastin kur,me 1396,Gjergj Balsha i ofroi qytetet e
    Shkodres dhe te Drishtit. Venediku u mendua mire dhe
    u informua nese kjo cenonte gjekundi paqen e Turinit
    dhe vetem pasi u siguruar per kete,i pranoi ato. Kjo
    ndoshta erdhi pas shume ferkimesh qe kishin pasur
    me njeri-tjetrin Hungaria dhe Venediku. me 1368,kur
    Venediku kishte shkeputur per vete nga mbreteria e
    madhe serbe zonat e Skutarit (Shkodres), Antivarit (Tivarit),
    dhe Dulcignos (Ulqinit), d.m.th. kishte depertuar serish
    ne hapesiren e Ballkanit verior, nga ku Luigji I. e kishte
    bere qe te terhiqej me 1358, ishte prishur ekuilibri midis
    Mbreterise Azhuine dhe Venedikut,por me vone ky
    ekuiliber arriti te vendosej serish,te pakten perkohesisht.

  4. #4

    Registriert seit
    04.05.2009
    Beiträge
    13.681
    E verteta ikonografike per Betejen e Kosoves

    Asnje ngjarje historike nuk eshte
    eksploatuar per nevojat e politikes
    serbe me teper se Beteja e Kosoves,
    e zhvilluar me 15 qeshor 1389. Megjithkete
    kjo ngjarje as edhe sot e kesaj dite nuk eshte
    ndricuar ,gje qe do te thote se shumecka
    per te dhe per personazhet e saj, ka mbetur
    e mjegulluar,shajni. Historianet thone se
    beteja u zhvillua ne Fushen e Mellenjave,afer
    Prishtines dhe zgjati vetem nje dite. Ne
    ushtrine te cilen e udhehiqte knjaz lazari
    moren pjese te te krishteret : serbet,kroatet,
    shqiptaret etj. Krishteret ne cilesine e vasaleve
    moren pjese edhe ne anen e ushtrise turke,
    te cilen e drejtonte vete sulltan Murati.



    Kontestimi i te dhenave historike

    Epilogu i Betejes se Kosoves dihet: Milosh
    Obiliqi, apo Kopiliqi, vete i njembedhjetidepertoi
    ne ordine dhe e theri per vdekje sulltan Muratin.
    Atentatin mbi padishahun e madh turk, e paguan
    me koke atentarori me njembedhjete kaloresit e
    tij,si dhe knjaz Lazari, ushria e te cilit u shpartallua
    ne teresi. Dhe pikerisht kete disfate, zaten njesoj
    si disfatet e tjera, serbet e shnderruan ne fitore
    nga e cila madje synuan ze krijonin edhe mit.
    Dhe me rastin e kremtimit te 600-vjetorit te kesaj
    "fitorjeje" krahas shume botimesh e publikacionesh,
    u botua edhe monografia ikonografike e se ciles
    ofron te dhena te tjera qe ndryshojne nga ato qe
    i verifikoj historia , pra, mundeson te mesohet ajo
    qe mbase nuk eshte ditur kurre per Betejen e
    Kosoves, vecmas per vendin ku ajo ne fakt u
    zhvillua, per aktoret e saj,per nje sere momentesh
    te tjera lidhur me kete beteje. Gravurat, vizatimet,
    pikturat e skulpturat e perfshira ne kete monografi
    datojne nga shekulli XVI, pra, dy shekuj pas Betejes
    se Kosoves, e shtrihen deri ne vitet e nentedhjeta
    te shekullit tashme te shkuar. Dhe pikerisht ne
    gravurat , perkatesisht miniaturat e autoreve ruse
    te shekullit XVI, qe jane me afer kohes kur supozohet
    se eshte zhvilluar Beteja e Kosoves, e qe ruhen
    ne Biblioteken e Akademise se Shkences, ne
    Lenjingrad (edicioni mbi Amuratin), kjo beteje
    paraqitet me dy momentet e saj kyce: atentati
    mbi Muratin dhe prerja e kokes se Lazarit.Mirepo,
    sipas se njejtes gravure, beteja nu zhvillohet ne
    fushe, por ne bregore, madje te thepisur,gje qe
    konteston ne teresi hapesiren gjeografike,vendin,
    lokacionin,e zhvillimit te betejes ne fjale, koteston
    madje edhe te dhenat historike perkitazi me kete
    beteje, te cillen serbet e shnderruan ne ngjarje
    emblematike.



    Kush ishte ai qe beri atentat mbi sultan Muratin?

    Moment tjeter gjithashtu kontestues eshte
    edhe atentati mbi mbretin turk, Muratin: kush
    ne fakt coi dore mbi te?. Ne gravuren tjeter te
    te njejtit edicion, shume qarte shihet skena e
    atentatit, nen te cillen skene gjithshtu mund te
    lexohet qarte legjenda: "Sherbetori besnik vret
    sultan Muratin". Nese eshte keshtu, atehere
    domosdo shtrohet pyetja: kush eshte trimi qe
    e theri sulltanin midis tere asaj ushtrie, me te
    cilen rrethohej aj? Sigurisht jo Milosh Obiliqi,
    te cilit serbet ia atribuan kete trimeri, qe vete
    i dymbedhjeti ,si dymbedjete komandose
    moderne, ne pike te dites, depertoi deri te
    shatorrja e sulltanit pe ta therre ne menyre
    aq komode , sic paraqitet ne litrografine e piktorit
    Vicenc Kacler, origjina e te cilit nuk dihet,
    sikunder qe nuk dihet as kombesia e autoreve
    te tjere, te perfshire ne kete monografi. Po kete
    ngjarje, ne vertesine e se ciles nuk mund te
    besoje askush, e kopjoi ne teresi piktori tjeter,
    Ferd Kikereci. Serbet si duket kishin nevoje per
    nje Milosh Obiliq, per nje hero te rreme, per ta
    nxitur patriotizmin kolektiv, kishin nevoje per
    nje ngjarje historike, qofte ajo madje edhe e
    paqene, per ta afirmuar virtytin heroik te indivitit,
    qe nuk e paten kurre.
    Se kendejmi, miniatura ne fjale, te dhenat
    ikonografike qe mund te lexohen ne te,konkretisht
    kapela e atentatorit, udhezojne qe ai te kerkohet
    midis shqiptareve, e jo midis serbeve. Themi keshtu
    ngase ai ka mbi koke pikerisht kapelen shqiptare,
    qe perdorej ne Shqiperi ne shek. XVI-XVII , e qe u
    perhap edhe ne Francen e asaj kohe me emrin
    "chapeau albanois", apo thjesht "albanois", e
    cila haset edhe ne disa ikona te Onufrit. Dhe e
    njejta kesule, pra, kesula shqiptare, shihet edhe
    mbi koken e bariut, ne fresken e piktorit gjithashtu
    shqiptar, David Selenicasi "Lindja e Krishtit", nga viti
    1776, qe gjendet ne Kishen e Shen Kollit ne
    Vaskopoje te Korces. Dhe duke mos hyre ne detyren
    e atentatorit, ne ishte ai sherbetor, apo dicka tjeter,
    ne saje te ketij elementi ikonografik mund te thohet
    me plote gojen se trimi qe mori guximin te therte
    alamet sulltanin, ishte me perkatesi kombetare
    shqiptare. Vetem shqiptari (viktimizivin individual
    te te cilit e personiofikon Mic Sokoli) ka mundur
    te beje ate qe i atribuohet serbit te quajtur Milosh
    Obiliqi. Prandaj eshte krejt irelevante ne quhej ai
    Milosh Kopiliq, apo ndryshe. Sidoqofte, nuk eshte
    Milosh Kopiliqi ai i potretuar nga piktori V. Titelbah
    rwth viti 1900, qe ne monografine e cekur paraqitet
    ne kostume ushtarake, me helmete, mbi te cilen
    gjendet nje reptil krahapur e bishtgjate, nga para-
    historia. Madje shtu sic eshte potretuar, ne kete
    qenie nuk mund te verehet as edhe shenji me i vogel
    i ndonje njeriu, qe mund te "largonte macen nga
    persheshi", e lere me te bente ate qe kinse e beri
    M. Obiliqi. Mirepo, edhe kjo eshte ne natyren
    mashtruese dhe vetemashtruese te serbeve:
    prej deshtimeve te krijojne ngadhenjime, prej
    genjeshtrave, te verteta: prej deshtakeve, heronj;
    prej betejave te parendesishme apo diskutabile,
    te krijojne fakte gjoja bindese dhe ngjarje spektakulare
    historike.



    Falsifikimi i simboleve shqiptare

    Gjithnje te prirur per falsifikime, serbet bene
    spekulime edhe me simbolet shqiptare. Jane
    te njohura kater shkronjat, kater "C" cirilike te
    serbeve, me kombinimin e te cilave krijuan
    sloganin e unitedit te tyre, (Samo sloga Srbine
    Spasava) ky shenj semantik eshte simbol njohes
    i botes shqiptare, konkretisht i botes epirote dhe
    praqet inicialin nismetar "e" te termit EPIR O T,
    qe serbet me mjeshteri falsifikuese e shnderruan
    ne shkronjen C, pra, ne S te tyre. Kjo verehet ne
    disa piktura te reprodukura ne kete monografi,
    mirepo, ne pikture "Kosova" te D.I. Medenjakut,
    te realizuar ne dy variante ne vitin 1912, shkronja
    E, me siguri nga pakujdesi i autorit, nuk e ka
    humbur formen as identitetin e saj sintaksor - kuptimor.
    Kjo do te thote se operacioni me shkronjen E dhe
    transformi e saj ne "C" cirilik, nga serbet eshte
    bere me vone, me vone e krijuan ste skemen
    ikonografike, ku ne fushat e sajuara nga kater
    shkronjat ne fjale. Kur jemi te falsifikimi i simboleve
    te themi se Betejen e Kosoves e pikturoi po keshtu
    ne dy variante, edhe piktori malazias, P. Lubarda.
    Dhe, derisa ne variantin e pare paraqitet flamuri
    shqiptar, me c´gje verifikohet pjesemarrja e shqiptareve
    ne kete beteje, ne variantin e dyte flamuri shqiptar
    nuk duket fare.




    Lakuriqmi i historise se genjeshtrave

    Krejt kjo te ben te dyshosh: ne ishte Beteja
    e Kosoves ngjarje e vertete historike, apo histori
    e genjeshtrave, sic do te thoshte filozofi i madh
    Nice, e politikes perhere hegjemoniste e gllaberuese
    serbosllave, e cila po lakuriqohet dhe po demitizohet
    cdo dite e me teper. Zaten kjo beteje kurre nuk arriti
    te ngritej ne mit, ngase sipas Shelingut, miti, mitologjia,
    meghithate lidhen me gjenezen njerezore, pra, perkojne
    me realitetin. Nga krejt kjo shajni historike mbi Betejen
    e Kosoves, duket se po del e vertete ajo kronika e kohes,
    qe u gjet ne manastirin Sen Deni te Parisit e shkruar
    me 1395 dhe e titulluar "De victoria Regis Hungariae
    contra Turkos", ku fare nuk permendet as knjaz Lazari,
    as serbet, por vetem lufta midis ushtrise hungareze
    te udhehequr nga Zhigmundi dhe asaj turke, ne Rovinane
    te Vllahise, ne maj 1395. Pra eshte afer mendesh qe
    historiografia transplantuese serbe, pikerisht kete beteje
    ta kete pervetesuar si beteje te serbeve ne Kosove,duke
    e shnderruar ne fitore, per nder te se ciles, sic thone ata,
    "kumbuan kambanat e Kishes se Shen Merise ne Parise".

Ähnliche Themen

  1. Anarkia ne Shqiperi
    Von Robert im Forum Kosovo
    Antworten: 3
    Letzter Beitrag: 15.11.2011, 02:48
  2. Kufiri Shqiperi - Shqiperi ( Dardania)
    Von ALB-EAGLE im Forum Kosovo
    Antworten: 10
    Letzter Beitrag: 30.04.2011, 19:33
  3. Lufta ne Shqiperi
    Von Robert im Forum Kosovo
    Antworten: 94
    Letzter Beitrag: 28.12.2009, 13:53
  4. Nje Shqiperi ?? Pse ??
    Von illyrian_eagle im Forum Kosovo
    Antworten: 364
    Letzter Beitrag: 01.08.2009, 11:34
  5. PA KOSOVE E CAMERI NUK KA SHQIPERI
    Von napoleon im Forum Musik
    Antworten: 17
    Letzter Beitrag: 29.03.2008, 03:24