BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Ergebnis 1 bis 5 von 5

Mirėnjohje shqiptarėve pėr mbrojtjen e hebrenjve

Erstellt von dardanos, 28.04.2012, 17:22 Uhr · 4 Antworten · 874 Aufrufe

  1. #1

    Registriert seit
    15.04.2012
    Beiträge
    4.773

    Mirėnjohje shqiptarėve pėr mbrojtjen e hebrenjve

    Mirėnjohje shqiptarėve pėr mbrojtjen e hebrenjve



    Publikuar: 26.04.2012 - 21:02Washington 26 prill - Shtėpia muze e ish-presidentit amerikan, Woodrow Wilson, i vetmi muze presidencial nė Washington, nė bashkėpunim me Komisionin federal pėr trashėgiminė kulturore dhe me Ambasadėn shqiptare nė Shtetet e Bashkuara, kanė bėrė njė pritje tė veēantė pėr kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha.

    Warren Miller, kryetar i Komisionit tė Shteteve tė Bashkuara, pėr Ruajtjen e Trashėgimisė amerikane jashtė vendit, agjenci qeveritare e ngarkuar pėr tė ndihmuar nė mbrojtjen dhe ruajtjen e pėrmendoreve, objekteve historike, dhe pasurive tė tjera amerikane nė Evropėn Qendrore dhe Lindore, vlerėsoi ndihmėn e jashtėzakonshme tė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e hebrenjve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe falėnderoi veēanėrisht kryeministrin Berisha pėr pėrkrahjen e propozimit amerikan pėr krijimin e njė qendre kulturore-muzeale nė Shqipėri ku njerėzit tė mblidhen pėr tė pėrkujtuar viktimat e holokaustit dhe aktin heroik e human tė shqiptarėve nė mbrojtje tė hebrenjve gjatė luftės sė dytė botėrore.

    “Me angazhimin e drejtpėrdrejtė tė kryeministrit Berisha, kjo qendėr pritet tė pėrurohet kėtė vit, qė pėrkon me 100 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė”, tha Miller, duke i dorėzuar kryeministrit Medaljen e Mirėnjohjes. “Nė emėr tė qeverisė amerikane dhe tė komisionit qė unė kryesoj, e nderoj kryeministrin shqiptar Sali Berisha pėr kontributin e jashtėzakonshėm pėr ēuarjen pėrpara tė kauzės pėr pėrkujtimin e holokaustit dhe mbrojtjen e trashėgimisė kulturore tė shtetasve amerikanė nė Shqipėri”, tha Miller, raporton VOA.

    Tė dy palėt falėnderuan zyrtarisht njėra tjetrėn pėr kontributin e ndėrsjellė nė forcimin e marrėdhėnieve dhe miqėsisė midis dy vendeve e popujve. Pritja u organizua jo rastėsisht nė shtėpinė muze tė presidentit Woodrow Wilson - presidenti i 28 tė i Amerikės, i cili u bė edhe mbrojtėsi i vendosur i Shqipėrisė mė 1920, kur hodhi poshtė planin e Versajės pėr copėtimin e saj.

    “Nė vitin 1919, udhėheqėsit e lartė tė 4 vendeve fituese tė Luftės sė Parė Botėrore - Angli, Francė, Itali dhe Shtetet e Bashkuara - u mblodhėn nė Versajė afėr Parisit pėr tė vendosur kushtet e paqes. Tė shqetesuar nga sjellja e fqinjėve dhe nga njė copėtim i mundshėm i vendit, patriotėt shqiptarė qė lobonin pranė konferencės, dolėn me idenė qė nė kuadėr tė Lidhjes sė Kombeve, Shqipėria tė vihej nėn mandatin e Shteteve tė Bashkuara”, tha kryeministri Berisha.

    “Sado jo praktike kjo ide, besimi i shqiptarėve ndaj Amerikės vėrtet u pėrligj nė janar tė vitit 1920. Mė 14 tė atij muaji, Franca Anglia dhe Italia dolėn me njė zgjidhje pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare: territori i Shqipėrisė, thanė ata, duhej tė ndahej mes Jugosllavisė, Greqisė dhe Italisė, ndėrsa njė pjesė e vogėl territori tė lihej autonom nėn protektoratin italian. Plani u paraqit pėr t'u firmosur, por kur dokumenti iu dėrgua presidentit Wilson, ai e shtyu tej duke e kundėrshtuar kategorikisht. Konferenca nuk arriti t’i bėnte ndonjė ndryshim tė dukshėm kufijve tė pėrcaktuar nga Protokolli i Firences mė 1913. Automatikisht, Shqipėria rifitoi pavarėsinė e saj, vetėm falė presidentit Woodrow Wilson”, tha Berisha.

    “Kėshtu shqiptarėt krijuan dhe ruajnė ndjenjėn e thellė tė mirėnjohjes e miqėsisė ndaj Shteteve tė Bashkuara. Edhe pse pėr 45 vjet nėn njė propagandė komuniste anti-amerikane, kjo ndjenjė e thellė miqėsie e mirėnjohjeje shpėrtheu menjėherė pas rėnies sė diktaturės, kur sekretari i atėhershėm i Shtetit, James Baker vizitoi Shqipėrinė mė 1991

    Mirėnjohje shqiptarėve pėr mbrojtjen e hebrenjve - Lajme - Koha Net

  2. #2

    Registriert seit
    15.04.2012
    Beiträge
    4.773
    28 Prill 2012 - 16:38
    Holokausti, kryeministri kanadez: Shqiptarėt i dhanė 'besė' hebrejve

    53863.jpg

    TIRANE-
    Kryeministri kanadez, Stefen Harper, ka pėrmendur sot, nė ceremoninė pėrkujtimore pėr Holokaustin, zhvilluar nė Kanada, Shqipėrinė si shembull dhe model pėr mėnyrėn se si shqiptarėt pritėn dhe ndihmuan popullin hebre qė pėrndiqeshin nga nazistėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

    "Nė fund tė kėsaj ceremonie, do tė ketė pjesė nga ekspozita e pėrgatitur nga "Yad Vashem" (qendra kombėtare pėr kėrkime mbi Holokaustin) pėr shqiptarėt myslimanė, qė ndihmuan hebrenjtė gjatė Holokaustit", tha kryeministri kanadez gjatė fjalimit tė tij, kur nisi tė flasė pėr Shqipėrinė.

    "Duhet tė mėsojmė shumė nga ky shembull. Pas pushtimit tė nazistėve nė 1943, shqiptarėt refuzuan tė dorėzojnė listat e hebrenjve brenda kufijve tė tyre. Ata i dhanė dokumenta false hebrenjve, nė mėnyrė qė kėta tė fundit t’i shpėtonin pėrndjekjes", u shpreh Harper.

    Ai tha gjithashtu se Shqipėria ndihmoi jo vetėm shtetasit e saj hebre, por mirėpriti dhe shumė hebrenj tė huaj. E si rrjedhojė shumė prej tyre shpėtuan. Cila ėshtė arsyeja e kėtij shembulli tė shkėlqyer?, pyeti Harper. "Ėshtė besa, kodi i nderit, kodi mė i lartė etik nė Shqipėri", tha Harper.

    "Besa do tė thotė fjalė pėr fjalė, tė mbash premtimin qė ke dhėnė, tė mbash fjalėn. Zonja dhe zotėrinj, ne duhet ta mbajmė kėtė premtim. Kjo ėshtė kultura e nderit, tė cilėn ne duhet ta mbrojmė dhe ta pėrforcojmė, jo vetėm nė vendin tonė, por edhe nė forumet ndėrkombėtare kudo nė botė", u shpreh ai.

    Harper po ashtu ka folur edhe pėr antisemitizmin si njė fenomen negativ qė po kėrcėnon shoqėritė e sotme.
    (BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...jve-88045.html

  3. #3
    Avatar von Lahutari

    Registriert seit
    08.12.2010
    Beiträge
    4.880

  4. #4
    Avatar von Adem

    Registriert seit
    03.11.2009
    Beiträge
    13.121

  5. #5
    Avatar von Adem

    Registriert seit
    03.11.2009
    Beiträge
    13.121
    Kryeministri kanadez: Tė mėsojmė nga besa e shqiptarėve

    “Kemi shumė pėr tė mėsuar nga shembulli i tyre”, kėshtu ėshtė shprehur kryeministri i Kanadasė, Stephen Harper, nė fjalėn e tij mbajtur nė njė ceremoni pėrkujtimore tė Holokaustit.
    “Pas pushtimit nazist nė 1943, shqiptarėt refuzuan tė japin listėn e hebrenjve qė hynė nė kufirin e tyre. Ata u dhanė hebrenjve dokumente false, nė mėnyrė qė t’i ndihmonin pėr t’iu shmangur zbulimit. Ky vend nuk mbrojti vetėm qytetarėt e vet hebrenj; ata mirėpritėn njė numėr tė madh refugjatėsh hebrenj qė erdhėn nga vendet fqinje. Rezultati ishte se thuajse tė gjithė ata u shpėtuan”, ėshtė shprehur Harper.
    Kryeministri kanadez mė tej ka vėnė theksin te “besa” e shqiptarėve.
    “Cila ėshtė arsyeja pėr kėtė shembull madhėshtor? Ėshtė besa, kodi i nderit, kodi mė i lartė etik nė Shqipėri. Besa germė pėr germė do tė thotė ‘tė mbash premtimin’”, ka nėnvizuar Harper.
    Ceremonia e ditės pėrkujtimore ndaj Holokaustit u mbajt nė Muzeun e Luftės nė Otava, ku u prezantuar dhe njė ekspozitė kushtuar shqiptarėve myslimanė tė cilėt shpėtuar hebrenjtė gjatė pushtimit nazist.
    Ndėrkohė, Kanadanė me 10 dhe 11 maj pritet ta vizitojė zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto, vizitė e cila do tė zhvillohet me ftesė sė homologut tė tij kanadez, John Baird.



Ähnliche Themen

  1. Antworten: 0
    Letzter Beitrag: 04.05.2012, 15:15
  2. Kurti - Bashkimi kombėtar i shqiptarėve i domosdoshėm.
    Von Aktivist Vetevendosje im Forum Kosovo
    Antworten: 6
    Letzter Beitrag: 04.04.2012, 14:51
  3. Pėrdhosen varrezat e hebrenjve nė Prishtinė
    Von IbishKajtazi im Forum Kosovo
    Antworten: 56
    Letzter Beitrag: 09.12.2011, 22:47
  4. 115 miliardė dėmshpėrblim pėr copėtimin e shqiptarėve
    Von Aktivist Vetevendosje im Forum Politik
    Antworten: 10
    Letzter Beitrag: 28.08.2011, 20:03
  5. Antworten: 66
    Letzter Beitrag: 12.12.2010, 15:02