Darius

Perseri nga Historia e Shqiperise nje permbledhje mbi Iliret dhe organizimin e jetes se tyre.


K R E U I I I

SHTETET ILIRE

Nė fundin e shek. V p.e.sonė ilirėt hynė nė rrugėn e zhvillimit skllavopronar. Nė shekujt qė pasuan e deri nė pushtimin romak krahinat mė tė pėrparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohėn zhvillimin e tyre mė tė lartė shoqėror e politik tė pavarur. Urbanizimi intensiv i kėsaj treve dhe zhvillimi qė mori, pėr pasojė, mėnyra antike e prodhimit nė shek. IV-III p.e.sonė ēoi nė krijimin e njė shoqėrie antike tė mirėfilltė dhe nė formimin e njė vargu shtetesh ilire, tė cilat u inkuadruan nė qytetėrimin e pėrparuar tė botės mesdhetare.
Midis formacioneve shtetėrore qė u formuan nė trevėn e gjerė ilire, ai qė arriti njė shkallė tė lartė tė zhvillimit politik dhe qė luajti njė rol tė shquar nė ngjarjet politike tė kohės qe Shteti Ilir apo Mbretėria Ilire. Qė nga dukja e kėtij shteti emrat ilir dhe Iliri morėn, pėrveē kuptimit tė gjerė etnik, edhe njė kuptim tė ngushtė politik, qė u lidhėn me fatet historike tė kėtij formacioni shtetėror dhe tė popullsisė sė tij, e cila nė burimet e shkruara do tė njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilirė tė mirėfilltė). Nė kohė tė ndryshme Mbretėria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet qė i imponuan rrethanat politike, nė njė territor tė gjerė qė pėrfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) nė veri e deri te lumi Vjosa (Aous), nė jug me njė shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide nė kufi me Maqedoninė dhe mė nė veri me Mbretėrinė Dardane.
Nė krahinat mė jugore ilire u formua njė shtet tjetėr i rėndėsishėm ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos nė ngjarjet politike tė fundit tė shek. IV dhe tė ēerekut tė parė tė shek. III p.e.sonė. Nė kohėn e shtrirjes mė tė gjerė tė tij, ai pėrfshinte tokat prej lumit Vjosa (Aous) e deri nė gjirin e Artės (Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnaninė, kurse nga lindja me Thesalinė e Maqedonisė.
Nė kėtė hapėsirė kanė ekzistuar si formacione shtetėrore tė pavarura edhe njė varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e tė cilave u zhvillua herė nė lidhje tė ngushtė e herė nė kundėrshtim me atė tė Shtetit Ilir dhe tė atij tė Epirit. Nė rrethana tė caktuara politike lindin gjithashtu formacione mė pak tė rėndėsishme nė formėn e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinėve etj., qė kanė njė peshė mė tė vogėl nė historinė politike tė Ilirisė.
Nė krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbretėri tė vogla ilire: e paionėve, e dardanėve dhe e athamanėve. E para shfaqet me njė shkėlqim tė shkurtėr nė shek. IV p.e.sonė pėr tė rėnė pastaj shpejt nėn goditjet e politikės ekspansioniste tė shtetit maqedon, kurse dy tė fundit dalin nė arenėn politike nė shek. III me njė rol tė parėndėsishėm.
Popullsitė ilire tė krahinave tė brendshme qendrore e veriore nuk njohėn deri nė fillim tė erės sonė njė organizim politik shtetėror; edhe nė kėtė kohė ato arritėn tė organizohen vetėm nė federata fisnore, siē ėshtė rasti i dalmatėve ose i fiseve tė tjera.


1. ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQĖROR I ILIRĖVE NĖ SHEK. IV P.E.SONĖ



Lindja e qyteteve dhe e jetės qytetare

Zhvillimi ekonomik e shoqėror i Ilirisė gjatė epokės sė hekurit dhe veēanėrisht gjatė shek. VII-V p.e.sonė kishte pėrgatitur kushtet pėr lindjen e qyteteve dhe tė jetės qytetare. Siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazėn e vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit dhe tė qendrave protourbane qė u krijuan si rezultat i zhvillimit tė zejtarisė, tė bujqėsisė, tė blegtorisė, si edhe tė intensifikimit tė marrėdhėnieve tė kėmbimit me botėn greke. Kjo dėshmohet nga prania e gjerė e qeramikės sė importuar korinthike e jonike dhe mė pas edhe nga prodhimet e kolonive greke nė Dyrrah e nė Apoloni, tė cilat kishin hyrė nė marrėdhėnie tė ngushta me prapatokėn ilire.

Lindja dhe zhvillimi i jetės qytetare ishte njė dukuri me karakter ekonomik e shoqėror tėrėsisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisė antike tė tregut qė u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkėmbimi. Kjo ėshtė e lidhur me shkėputjen e plotė tė zejtarisė nga bujqėsia, me krijimin e mėnyrės antike tė prodhimit dhe me zbatimin e punės sė skllavit nė degėt e ekonomisė.

Njoftimet mė tė hershme pėr ekzistencėn e qyteteve nė Iliri i takojnė mesit tė shek. IV p.e.sonė. Historiani grek, Diodori, duke pėrshkruar fushatat e Filipit II kundėr ilirėve thotė se mbreti i Maqedonisė “u lėshua mbi Ilirinė me njė ushtri tė fortė, plaēkiti vendin, nėnshtroi shumė qytete tė vogla dhe u kthye nė Maqedoni me plaēkė tė madhe”. Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmėruar athinasit pėr rrezikun qė i kėrcėnonte nga mbreti maqedon, vė nė dukje gjithashtu se “Filipi po fortifikonte qytete nė Iliri”. Pak mė vonė historianėt grekė tė shek. II p.e.sonė Ariani e Rufi pėrmendin me emėr Polionin si qytet i Dasaretisė, kurse historiani i shek. IV p.e.sonė Theopompi pėrmend qytetin Oidanton. Mė nė fund nga tė dhėnat numizmatike tė fillimit tė shek. IV p.e.sonė mėsojmė emrin e njė qyteti tė rėndėsishėm ilir, Damastion. Kuptohet se origjinėn e kėtyre qyteteve, qė janė tė pranishme nė mesin e shek. IV p.e.sonė, (njė rast vėrtetohet qysh nė fillim tė kėtij shekulli), duhet ta kėrkojmė pak mė parė, d.m.th. nė fundin e shek. V p.e.sonė.

Nuk dihet me saktėsi se ē’paraqesin nė vetvete kėto qytete tė hershme ilire. Dėshmitė e autorėve antikė, pėrveē faktit qė kumtojnė ekzistencėn e tyre, janė tepėr tė varfra pėr tė ndihmuar qė tė rindėrtohet pamja reale e kėtyre qendrave urbane.

Edhe nga pikėpamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime tė tilla, nėpėrmjet tė cilave tė dallohet qartė qyteti i kėsaj kohe. Megjithatė, prej qyteteve antike, rrėnojat e tė cilave ruhen nė vendin tonė, mund tė pohohet se qyteti i mirėfilltė nė Iliri formohet kryesisht gjatė shek. IV p.e.sonė. Nė kėtė kohė kemi edhe dėshmitė e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike.

Kėto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara tė epokės sė hekurit, ngrihen mbi kodra tė mbrojtura nga pikėpamja natyrore, por shtrihen me sipėrfaqe relativisht mė tė gjera, qė arrijnė deri nė 10-20 ha. Muret e tyre rrethuese janė ndėrtuar me njė teknikė mė tė pėrparuar me blloqe shumėkėndėshe, trapezoidale; ato janė mjaft tė fuqishme dhe me njė bukuri tė rrallė (Amantia, Klos, Ēuka e Aitojt etj.), por sistemi i fortifikimit nė pėrgjithėsi ėshtė ende i thjeshtė; ai nuk njeh kullat, rolin e tė cilave e luajnė deri diku kthesat me kėnd tė drejtė, qė bėn muri herė mbas here pėr arsye qėndrueshmėrie; edhe portat nė kėtė sistem janė tė pakta e me njė mbrojtje mė tė dobėt.

Qytetet e mėdha zėnė njė pozitė qendrore nė krahinėn qė zotėrojnė dhe shtrihen nė njė hapėsirė prej 30-40 ha, siē ėshtė rasti i Bylisit, i Antigonesė, i Lisit etj., dhe janė tė mbrojtura me mure tė fuqishme.
Duke folur pėr qytetet e kėsaj kohe Diodori i quan ato me termin polisma, qė do tė thotė qytete tė vogla, me sa duket ende nė shkallėn fillestare tė zhvillimit tė tyre. Demosteni, nė shek. IV p.e.sonė pėrkundrazi, pėrdor termin poleis qė do tė thotė qytet. Ndryshimi qė vėrehet nė termat e pėrdorur prej kėtyre dy autorėve nuk duket tė jetė i rastit; ai shpreh me sa duket njė diferencim qė u bėhet kėtyre qendrave urbane ilire dhe qė lidhet me karakterin e tyre. Pak dritė mbi kėtė ēėshtje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si “qytetin mė tė fortė” midis qyteteve tė Dasaretisė. Duket se disa qytete kishin mundur tė ecnin pėrpara dhe tė dalloheshin prej tė tjerave. Interes tė veēantė paraqet nė kėtė drejtim Damastioni, i cili ėshtė dhe i pari qytet ilir qė pret monedha. Burimet tregojnė se ky qytet gjendej nė shpinė tė zonės bregdetare, diku midis kėsaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur pėr kėtė Straboni nė shekullin e parė shkruan kėshtu: “Pas Epidamnit dhe Apolonisė gjer te malet Keraune ndodhen bylinėt, taulantėt, parthinėt dhe brygėt; aty afėr gjenden dhe minierat e argjendit nė Damastion, mbi tė cilat diestėt vendosėn sundimin e tyre, si dhe enkelejtė, tė cilėt i quajnė dasaretė; afėr kėtyre vijnė lynkestėt..”. Mungesa e tė dhėnave mė tė sigurta ka penguar qė ky qytet tė lokalizohet me saktėsi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve tė monedhave tė tij, ai duhet kėrkuar nė krahinat e brendshme ilire, diku nė lindje tė Drinit tė Sipėrm.

Pasazhi i Strabonit ka njė rėndėsi tė veēantė dhe pėr njė fakt tjetėr. Ai tregon se Damastioni qe njė qytet qė lindi dhe u zhvillua nė njė zonė tė pasur me miniera, tė cilat, me sa duket pėrbėnin edhe bazėn ekonomike tė tij. Shfrytėzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisė sė pėrpunimit tė metaleve qenė degėt kryesore tė kėsaj ekonomie. Karakteri i saj bėhet i qartė edhe nga simbolet qė mbajnė monedhat e qytetit, tė cilat paraqesin midis tė tjerash ēekanin e minatorit dhe shufrat metalike.

Damastioni ėshtė, kėshtu, shembulli i njė qyteti zejtar tė pėrparuar tė kėsaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet nė burimet, jo vetėm si qyteti mė i fortė midis qyteteve tė Dasaretisė, por edhe si kryeqendėr apo qendėr rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundėsi qė qytetet e tjera mė tė vogla, ato qė Diodori i quan polisma, do tė kenė qenė qendra njėsish gjeografiko-ekonomike, ku do tė ketė mbisunduar ekonomia bujqėsore-blegtorale me ndonjė degė tė kufizuar tė zejtarisė.


Zejtaria, bujqėsia e blegtoria


Lindja e qyteteve i dha njė shtytje tė re zhvillimit tė degėve tė ndryshme tė ekonomisė ilire.
Zejtarinė e shfrytėzimit tė minierave dhe tė pėrpunimit tė metaleve ilirėt e njihnin dhe mė parė, por asnjėherė si tani ajo nuk paraqitet si degė e veēantė e njė qyteti, siē ėshtė rasti i Damastionit. Nė shek. IV nė zejtarinė e punimit tė metaleve nuk vihet re ende ndonjė ndryshim cilėsor, fjala vjen nė punimin e veglave tė punės, tė armėve apo tė zbukurimeve, nė krahasim me shekujt pararendės. Por tani mund tė flitet pėr njė veprimtari mė tė gjerė e mė intensive si nė shfrytėzimin e minierave, ashtu edhe nė prodhimtarinė e degėve tė veēanta tė zejtarisė metalpunuese. Bie nė sy nė mėnyrė tė veēantė rritja e prodhimit tė armėve, qė pėrbėjnė nė kėtė kohė gjetjet mė tė shumta nėpėr nekropolet nė krahasim me zbukurimet.

Megjithatė, nuk pati ndonjė pėrparim, nė fushėn e zejtarisė sė prodhimit qeramik, madje importi e dobėsoi pėr njė kohė kėtė degė tė zejtarisė ilire.
Ndėrkaq nė fushėn e ndėrtimeve ndodh njė revolucion i vėrtetė. Mjeshtrat e ndėrtimit shquhen nė shek. IV pėr aftėsitė e tyre arkitektonike e teknike dhe pėr njohuritė e thella nė fushėn e artit tė fortifikimeve, qė i zbatonin nė nivelin mė tė pėrparuar tė kohės, ashtu si nė shumė vise tė tjera tė botės mesdhetare. Muret rrethuese tė qyteteve tė ndėrtuara nė stilin poligonal janė dėshmia mė e qartė e arritjeve nė kėtė fushė.

Tė dhėnat pėr bujqėsinė dhe blegtorinė e ilirėve pėr shek. IV janė tė varfra. Autorėt bashkėkohės, si Aristoteli, Skymni, Ariani etj., nuk bėjnė tjetėr veēse pėrsėrisin Hekateun, pėr shkak tė njohjes ende tė pamjaftueshme tė Ilirisė; megjithatė Iliria pėr autorėt grekė ishte vendi i njė bujqėsie e blegtorie tė zhvilluar, tokat pjellore tė sė cilės shfrytėzoheshin vende-vende nė mėnyrė intensive dhe qė krahas kulturave bujqėsore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), nė kullotat e pasura rritnin bagėti tė mira tė racės.
Tė dhėnat arkeologjike i vėrtetojnė kėto njoftime. Parmenda e paraqitur nė buzėt e njė pitosi gjetur nė fushėn e Korēės, si dhe figurat simbolike tė paraqitura nė monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, apo nė monumentet varrimore tė kohės, si kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollėkut, simbol i pjellorisė dhe i begatisė, u bėjnė jehonė pasurive tė tokės ilire dhe zhvillimit qė kishin marrė bujqėsia e blegtoria ilire nė kėtė kohė.


Tregtia dhe qarkullimi monetar


Si rrjedhim i zhvillimit tė zejtarisė dhe tė degėve tė tjera tė ekonomisė ilire u zgjeruan shkėmbimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike dėshmojnė pėr njė shtrirje tė gjerė tė prodhimeve tė zejtarisė ilire. Tipat standardė tė armėve, tė zbukurimeve dhe tė enėve prej balte qė pėrsėriten nė gjetjet nga njė krahinė nė tjetrėn, dėshmojnė pėr marrėdhėnie intensive midis popullsisė sė krahinave tė ndryshme dhe pėr njė zhvillim tė konsiderueshėm tė kėmbimeve midis tyre.
Njė zhvillim mė tė gjerė morėn nė kėtė kohė shkėmbimet me botėn greke. Jo mė kot pasuritė minerale dhe disa prodhime bujqėsore tėrhoqėn vėmendjen e autorėve antikė tė kėsaj kohe. Duket se kėto prodhime ishin ndėr artikujt kryesorė tė eksportit ilir. Njė vend me rėndėsi zinin kėmbimet me kolonitė greke tė bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkidės, tė cilat merrnin nga Damastioni argjendin pėr prerjen e monedhave tė tyre, kurse nga tokat e afėrta tė Atintanisė serėn, qė u duhej pėr ndėrtimin e anijeve dhe lyerjen e enėve tė transportit.

Kundrejt tyre ilirėt merrnin prodhime luksi tė artizanatit grek, midis tė tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve tė Dyrrahut e tė Apolonisė, enėt e kėtyre qendrave janė gjetje jo tė rralla nė vendbanimet e zonės bregdetare. Por ato fillojnė tė duken mė dendur edhe nė krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe nė luginėn e mesme tė Drinit, nė afėrsi tė Kukėsit e tė Krumės. Kėto prodhime arrijnė kėtu nėpėrmjet rrugėve tregtare tė shkelura qysh nė shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikėnisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe tė Egjeut.


Monedhat e argjendit pėrdoren gjerėsisht si ekuivalent shkėmbimi. Nė krahinat bregdetare gjejnė njė pėrhapje tė madhe monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, kurse nė ato tė brendshme dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojnė se kjo monedhė qarkulloi nė njė zonė tė gjerė qė pėrfshinte krahinėn e diestėve, penestėve dhe pjesėrisht atė tė lynkestėve.
Prerja dhe hedhja nė treg e monedhave nga njė qytet ilir si Damastioni ėshtė njė fakt me rėndėsi tė veēantė. Ai tregon se tani, nė pjesėn e parė tė shek. IV p.e.sonė, krahas Dyrrahut dhe Apolonisė, tė cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonė kishin mbuluar krahinat e afėrta tė ultėsirės bregdetare dhe i kishin tėrhequr ato nė orbitėn e marrėdhėnieve skllavopronare, njė qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bė qendėr e rėndėsishme ekonomike e krahinave tė brendshme. Ai hodhi nė treg monedhėn e vet dhe me kėtė shėnoi shtrirjen e mėtejshme tė sistemit monetar nė krahinat e brendshme tė Ilirisė Jugore. Ekonomia monetare theu kėshtu dhe nė kėtė pjesė tė Ilirisė ekonominė e prapambetur natyrore, pėr t’i hapur rrugėn njė sistemi tė ri ekonomik, skllavopronarisė.

Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare