BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Ergebnis 1 bis 7 von 7

Tė parėt tanė nė Siri

Erstellt von Sazan, 02.02.2013, 19:45 Uhr · 6 Antworten · 797 Aufrufe

  1. #1
    Avatar von Sazan

    Registriert seit
    27.05.2009
    Beiträge
    13.046

    Tė parėt tanė nė Siri

    FATOS BAXHAKU – Teksa rrugėt e qyteteve siriane vazhdojnė tė pėrzhiten orė e minutė nga flakėt e luftės civile, teksa diplomacia ndėrkombėtare deri mė tash ėshtė treguar e paaftė tė ndalė gjakderdhjen, teksa ēėshtja siriane vazhdon tė jetė njė hekur i skuqur mbi trupin e lodhur tė popujve arabė, na shkuan ndėrmend se diku, dikur kishim lexuar mbi praninė e fortė shqiptare nė kėto anė. Ka shumė gjasė qė shumė prej portreteve tė shqetėsuara, tė pėrgjakura, tė vetmuara qė shohim pėrditė nė ekranet tona tė vogla tė jenė pasardhėsit e shqiptarėve tė Sirisė. Ja se ēfarė thotė historia.
    Nė vitin 1521, Sulltan Sulejman Ligjvėnėsi i nėnshtroi pėrfundimisht prijėsit mamlukė. Qė prej asaj kohe e deri nė 1916 shqiptarė e arabė sirianė jetuan nėn tė njėjtėn ēadėr tė madhe, nėn Perandorinė Osmane. Shqiptarėt e parė qė u dukėn kėtyre anėve ishin sundues ushtarakė. Mė i pari prej tyre rezulton tė jetė Mehmet Pashė Dukagjini, i cili nė 1550 ishte vali i Halepit. Ky ka mbetur i njohur pėr disa ndėrtime tė rėndėsishme qė la pas. Nė mes dhe nė fund tė shekullit XVI, valinj tė Damaskut ishin Lala Mustafa Pasha dhe Sinan Pasha, qė tė dy shqiptarė. Mė 1590 tė njėjtin vend e zunė me radhė Mustafa Pasha dhe Mehmet Pasha edhe kėta nga gjaku ynė.
    Rreth 1600 nė krye tė vilajetit tė Halepit ishte shqiptari i rreptė Nasuh Pasha. Ky ka mbetur i njohur nė historinė e Sirisė si njeriu qė arriti tė nėnshtrojė jeniēerėt qė bėnin zullume mes popullsisė sė thjeshtė. Nė 1608 nė krye tė Damaskut ishte prizrenasi Kuēuk Sinan Pasha. Nė 1645 nė tė njėjtin post erdhi Mehmet Pashė Qypryliu i famshėm, origjina e tė cilit ishte nga Roshniku nė afėrsi tė Beratit. Mehmet Qypryliu u bė mė pas Vezir i Madh (ekuivalenti i sotėm i Kryeministrit) dhe vendin e tij nė Damask e zuri i biri, Ahmet Pasha. Ky e shpėtoi qytetin nga anarkia dhe uria. Edhe ky, njėsoj si i ati u bė mė pas Vezir i Madh nė Stamboll.
    Por nuk ishin vetėm valinjtė shqiptarė ata qė lanė gjurmė nė historinė e Sirisė. Nė shekujt XVII-XVIII duket se kėtu ishin ngulitur shumė shqiptarė, mė sė shumti si ushtarė. Nė ditarin e njė berberi nga Damasku shkruhet se kur Valiu i Damaskut unispėr ekspeditė ndėshkimore nė Palestinė ai kishte me vete 500 shqiptarė. Nė 1757 nė disa luftime rreth Damaskut marrin pjesė edhe njėzet bajraktarė shqiptarė. Nė fund tė shekullit XVIII truprojat e valinjve ishin tė gjithė shqiptarė. Njė vali boshnjak ua detyron jetėn kėtyre, sepse ishin pikėrisht shqiptarėt qė e shpėtuan nga njė komplot vrasės qė ishte organizuar prej vetė ushtarėve tė tij boshnjakė.
    Pa asnjė dyshim shqiptari mė i njohur nė Siri ėshtė Ibrahim Pasha, i biri i Mehmet Ali Pashės sė Egjiptit. Ky vuri nėn administrimin e tij gati tė pavarur gjithė Sirinė e sotme dhe njė pjesė tė madhe tė Palestinės. I lindur shqiptar, por i rritur si arab, ky ėndėrronte njė shtet tė madh e tė pavarur arab. Ishte i pari ndėr politikanėt e kohės qė zgjoi vetėdijen arabe. U njoh pėr reformat e thella mes tė cilave edhe lirinė e fesė. Vetėm nėn sundimin e tij tė krishterėt mund tė hipnin nė kalė dhe tė mos vishnin rrobat detyruese qė i diferenconin ata nga shumica myslimane. Njė nga tė krishterėt mė tė njohur tė vendit, Hana Bahkri, ishte i pari ndėr ta qė jo vetėm u bė ministėr i Financave, por edhe mori titullin bej. Gjė e padėgjuar deri mė atėherė nė Sirinė e kohės. Ibrahim Pasha reformoi shkollat dhe ngriti shtypshkronja nė tė gjithė Sirinė. Sundimi i tij zgjati nė periudhėn 1832-1840. Pas kėsaj, vetė Fuqitė e Mėdha perėndimore kthyen nė vend autoritetin e sulltanit. Nė fakt, nė hije ishte vetėAngliaajo qė nisi tė luante telat nė Lindjen e Mesme. Pikėrisht nė kėtė kohė nisi tinėzisht njė periudhė e gjatė kolonizimi pasojat e sė cilės ndihen ende edhe sot e kėsaj dite.
    Nė periudhėn e sundimit tė Ibrahim Pashės kemi shtimin mė tė madh tė pranisė shqiptare. Nė 1832 numėrohen rreth 15 mijė shqiptarė nė ushtrinė e Ibrahim Pashės. Ironia e fatit deshi qė nė Siri tė luftonin mė shumė shqiptarė me shqiptarė sesa osmanė kundėr arabėve. Shqiptarėt ishin tė shumtė edhe nė krahun e ushtrive tė Sulltanit. Gjatė njė beteje qė u zhvillua nė dhjetor tė 1832 afro 12 mijė shqiptarė, qė ishin ushtarė tė sulltanit dezertuan dhe u bashkuan me bashkėpatriotėt e tyre tė krahut tė Ibrahim Pashės. Shumica e tyre mbeti nė Siri, Palestinė, Liban. Pashai ua njohu nderin duke i shpėrblyer me toka. Nė 1834, banorėt e Damaskut panė me kėrshėri me qindra fishekzjarrė qė ngriheshin drejt qiellit. Pastaj dėgjuan njė turmė njerėzish qė brohorisnin pareshtur “Krishti u ngjall, Krishti u ngjall!”. Kėta ishin afėr 7 mijė shqiptarė qė nėn drejtimin e Mustafa Pashės erdhėn nga Kreta nė Damask ku u vunė nėn mbrojtjen e Ibrahim Pashės. Thjesht po festonin Pashkėt. Shumica e tyre mbeti pėrgjithnjė nė Siri.
    Ardhja e shqiptarėve nė kėto anė vazhdoi edhe pas rikthimit tė pushtetit osman. Shqiptarėt vinin kėtu mė sė shumti si ushtarė. Nė 1844 duket se ata ishin aq shumė saqė njė kryengritje kundėr mobilizimit tė pėrgjithshėm ushtarak qė ndodhi nė 1844 ėshtė quajtur si “kryengritja e shqiptarėve”.
    Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX guvernator i Halepit ishte Pashko Vasa, ndėrsa nė 1890 vali i Bejrutit dhe Damaskut ishte vetė Ismail Qemali, babai i Pavarėsisė sonė. Ismail Qemali ndenji vetėm pak kohė nė kėtė post, por njėsoj si paraardhėsi i tij, Ibrahim Pasha, edhe ky e nxiti fort idenė e krijimit tė njė shteti arab.
    Shqiptarėt, me kalimin e kohės, u bėnė njė komunitet shumė i fortė nė Damask. Ata madje kishin edhe lagjen e tyre qė quhej Suk Saraxha. Zakonisht mbanin mbiemrin Arnauti (emėrtimi osman pėr shqiptarėt). Njė nga familjet shqiptare, Mardam Bek, nė fillim tė shekullit XX ishte njė ndėr mė tė njohurat e mė tė pasurat e parisė siriane tė kohės. Pjesėtarėt e saj e kishin origjinėn nga Lala Mustafa Pasha. Shumė valė shqiptarėsh mbėrritėn kėtu gjatė luftėrave ballkanike 1876-1878 dhe 1912-1914. Nga komuniteti “arnaut” shqiptar kanė dalė shumė njerėz tė njohur tė arteve dhe politikės, ndonėse mė sė shumti ata mbetėn zanatēinjtė e vegjėl tė rrugėve tė vjetra tė Damaskut, pasardhės tė kohėve kur shqiptarėt ishin mė sė shumti ushtarė nė shėrbim tė tė tjerėve. Kush e di se ē’po ndodh kėto ditė me njerėzit e gjakut tonė nė vendin e pėrzhitur nga urrejtja civile.

    Tė parėt tanė nė Siri - Gazeta SHQIP

  2. #2
    Avatar von Ciciripi

    Registriert seit
    26.03.2012
    Beiträge
    5.085
    SHQIPTARĖT NĖ RRJEDHAT KULTURORE TĖ SIRISĖ

    Roli i shqiptarėve nė Siri, edhe pse nė krahasim me kombet e tjera ishin pakicė kombėtare, nė jetėn kulturore ishte tejet i dukshėm. Kėtė e dėshmon qartė pjesėmarrja e tyre nė krijimtarinė shoqėrore dhe kulturore, nė letėrsi e publicistikė, mandej nė roman, dramė, poezi, tregim, gazetari, pėrkthim e fusha tė tjera.

    Roli i shqiptarėve nė Siri, edhe pse nė krahasim me kombet e tjera ishin pakicė kombėtare, nė jetėn kulturore ishte tejet i dukshėm. Kėtė e dėshmon qartė pjesėmarrja e tyre nė krijimtarinė shoqėrore dhe kulturore, nė letėrsi e publicistikė, mandej nė roman, dramė, poezi, tregim, gazetari, pėrkthim e fusha tė tjera.

    Edhe pse shumica e shqiptarėve erdhi nė Siri nga fshatrat, do tė thotė pa gjuhė dhe kulturė, ata prapėseprapė u ngritėn nė atė masė sa pėr t’i kontribuar kulturės dhe vendit.
    Kontributi i bashkėkombėsve tanė nė letėrsinė siriane ėshtė aq i madh sa qė ata patėn rol vendimtar nė krijimin e tri gjinive tė reja letrare nė atė letėrsi, e sidomos nė dramė, roman dhe nė tregim. Pėrveē kėsaj, shqiptarėt u dalluan edhe nė poezi, gjini kjo qė ėshtė me njė traditė tė lashtė shekullore nė Siri.

    Nė romanin sirian Maruf Arnauti (1852) kishte njė rol thelbėsor nė zhvillimin e kėsaj gjinie letrare nė letėrsinė siriane. Mė nuk vehet nė dyshim se romani i parė nė Siri u shkrua nga shqiptari M. Arnauti, i cili u paraqit nė vitin 1929 nė tri vėllime me titull “ “Sejid Kurejsh” (Zotriu i Kurejshit). Nė kėtė vepėr bėhet fjalė pėr gjendjen shoqėrore-politike tė arabėve para islamizmit, pėr ē’gjė nė atė kohė kishte qėndrim kundėr mendimeve tė prapambetura mbi lidhjen e nacionalitetit me fenė. Romani ka tri vėllime me gjithėsej 918 faqe. Ky roman i vetėm deri mė tani nė letėrsinė siriane ėshtė botuar katėr herė.

    Iniciativa e M. Arnautit qė kjo vepėr tė mbėshtetet nė histori, tek lexuesit u prit shumė mirė dhe zgjoi kėrshėrinė tek tė gjithė dashamirėt e letėrsisė dhe pikėrisht pėr kėtė arsye romani Zotriu i Kurejshit autorin e shtyri qė tė shkruajė edhe mė shumė nė kėtė drejtim. Kėshtu, mė 1936 nė Damask u botua romani i tij i dytė nė dy vėllime “Omer ibn el-Hatab”, roman ky qė ka pėrmbajtje historike-shoqėrore, e nė tė cilin autori, midis tjerash, pėrshkruan jetėn shoqėrore dhe politike tė arabėve, si dhe luftėn e tyre pėr ēlirimin e Sirisė dhe tė Irakut.

    Pesė vjet mė vonė, po nė Damask i botohet romani i tretė me titull “Tarek ibn Zijad”. Aty autori trajton ngjarjet qė kanė tė bėjnė me pushtimin e Spanjės.
    Nė vitin 1942 nė Damask u botua edhe romani i tij i katėrt me radhė “Fatima elbetul”, kurse njė vit mė vonė M. Arnauti filloi tė shkruajė romanin e pestė tė titulluar “Al-Kahira”. Kjo vepėr pėr fat tė keq mbeti e papėrfunduar pėr shkak tė vdekjes sė autorit.6 Maruf Arnauti ėshtė autor i romanit tė parė, tė dytė dhe tė pestė nė letėrsinė siriane, gjė qė ėshtė kontribut i rrallė i ndonjė shqiptari nė njė letėrsi tė huaj. Edhe pse me karakter historik, romani i M. Arnautit mbetet vepėr qė ka dominuar pėr njė kohė tė gjatė nė Siri.

    Pėrveē M. Arnautit, nė lėmin e romanit pėrmendet edhe Abdylatif Arnauti (1931). Romani mė i njohur i A. Arnautit ėshtė “Al-Hatabun” (Druvarėt), i cili bėn fjalė pėr shpėrnguljen dhe jetėn e shqiptarėve nė mėrgim.
    Kontributi i tij ėshtė mė i dukshėm nė pėrkthimin e romaneve shqiptare nė gjuhėn arabe. Deri mė tashti A. Arnauti ka pėrkthyer dy romane ( “ Gjenerali i ushtrisė sė vdekur“ dhe “Dasma“) tė shkrimtarit tone tė mirėnjohur Ismail Kadare. Kėto pėrkthime gjenden nė bibliotekėn e Degės sė orientalistikės nė Prishtinė.

    Sa i pėrket gjinisė sė dramės, shkrimet qė flasin pėr kontributin e shqiptarėve nė kėtė drejtim nuk mungojnė. Nė kėtė lėmė vend tė merituar zė Maruf Arnauti (?)… 1851-1948, i cili ėshtė ndėr tė parėt qė shkroi drama me plot kuptimin e fjalės. Arnauti shumė herėt filloi tė interesohet pėr teatėr, kėshtu qė nė rini punoi njė kohė nė teatėr e mė pastaj studioi artin teatral. Mirėpo, aktiviteti i tij krijues ka filluar nė dekadėn e dytė tė kėtij shekulli kur ka pėrkthyer shumė drama nga gjuha frėnge, tė cilat i janė botuar nė revista tė ndryshme nė Liban (Al-Ikbal, Al-Balag, Al-rai al-Am etj.). Mė vonė M. Arnauti filloi tė shkruajė edhe drama origjinale nga tė cilat dallohen ” Xhemal Pasha Assafah “, (Xhemal Pasha gjakatari) dhe “Ebu Abdullah Essagir”, mė 1929

    Drama e parė origjinale e Maruf Arnautit (“Xhemal Pasha gjakatarii“ ) ėshtė shfaqur qė nė kohėn e pavarėsisė sė parė tė Sirisė, mė 1919, dhe ėshtė pritur me entuziazėm tė madh nga publiku i Damaskut.
    M. Arnauti realizoi njė kontribut tė shumėfishtė nė historinė e dramės siriane. Nga njė anė, ai ishte i pari qė nė dramėn siriane futi njė temė aktuale, qė rrjedh drejtpėrdrejt nga realiteti. Drama bėn fjalė pėr komandantin e ushtrisė osmane nė Siri, Xhemal Pashėn, i cili shprehu njė armiqėsi tė madhe ndaj Lėvizjes kombėtare nė Siri. Vėrtet ėshtė pėr t’u habitur se si njė shqiptar kaq herėt ka mundur tė shkruajė me njė entuziazėm tė tillė pėr kombėtarizimin arab, i cili nė atė kohė sapo kishte filluar tė paraqitej.

    Si nė kėtė ashtu edhe nė dramėn tjetėr qė mban titullin “Abu Abdullah Essagir”, M. Arnauti realizoi edhe njė kontribut tė veēantė nė pikėpamje artistike. Ai me kėtė e bindi opinionin e gjerė se teatri mund tė shfrytėzojė tė gjitha temat letrare, artistike, historike, lirike, shoqėrore dhe patriotike.
    Shqiptarėt u dalluan edhe si aktorė tė teatrit tė Sirisė. Nė kėtė drejtim u dallua Ekrem Huluki ( 1903-1968 ), i biri i letrarit Mustafa Huluki. Ekrem Huluki u dallua sė pari me pjesėmarrjen e tij nė revolucionin e viteve 1925-1927, pėr ē’shkak edhe u dėnua me vdekje. Pėr shkak tė dėnimit ai iku nė Kajro, ku qėndroi disa vite para se tė kthehet nė Damask. Nė fillim u mor me pikturė, kurse mė vonė u orientua kryesisht nė teatėr. Qė nga viti 1940 ai ka bashkėpunuar me aktorin Abdyl Vehab nė disa drama me tema patriotike e shoqėrore, tė cilat u shfaqėn nė Damask dhe nė Bejrut.14 Mė vonė, nė bashkėpunim me tė vėllain, pėrgatiti disa drama nė radio me tematikė nga historia arabe e nga legjendat greke, si dhe nga veprat e shquara teatrale. Pėr aktivitetin dhe kontributin e tij nė teatėr kryetari i Republikės e shpėrbleu me Dekretin pėr Mirėnjohjen Siriane, nė vitin 1964.

    Nga veprat e tij dallohen “Dumuė” (Lotėt). ” El-Xhela” ( Tėrheqja ), “Katiatu Abė” (Mėkati i njė ati), “Xherimetul Umė” (Krimi i njė nėne ) e vepra tė tjera.
    Rrugėn e tij artistike e vazhdoi i biri Usama Huluki, i cili arriti tė bėhet aktor i shquar nė teatėr, nė televizion dhe nė film.
    Nė teatėr u dallua edhe Ajshe Arnauti (1948), e cila u angazhua qė nga mosha e hershme 10-vjeēare. Ajo mori pjesė nė Damask dhe nė Bejrut me mė se 18 vepra teatrale.

    Ndėrkaq, nė lėmin e poezisė shqiptari Mustafa Huluki (1850-1915) zė njė vend tė merituar e tė veēantė. Shkrimet e tij dėshmojnė se a i filloi studimet nė shkollėn ushtarake nė Damask, por nė ndėrkohė kaloi nė shkollėn ushtarake nė Stamboll dhe prapė u kthye nė Damask me gradė oficeri.
    Nė Damask ai u mor me poezi e pėrkthime dhe flitet se mori pjesė nė pėrkthimin e Enciklopedisė sė Parė Arabe (Enciklopedia e el-Bustanit).18 Pėr njė kohė M. Huluki ishte edhe drejtor i shkollės sė njohur El-Sultanie nė Bejrut. Ai zotėronte mirė edhe gjuhėn turke, gjuhėn persishte dhe gjuhėn frėnge.

    Vjershat e tij janė botuar nė shumė gazeta e revista siriane dhe nė ato libaneze. Nė poezinė e M. Hulukit ndihet sė pari fryma e kohės, e kjo shihet mė sė miri nė vjershat e tij me pėrmbajtje lirike. Mirėpo, veēori kryesore e kėtij poeti ėshtė llojllojshmėria e poezisė sė tij. Nga poezitė e M. Hulukit nė dispozicion kemi edhe ato qė i janė kushtuar mė shumė largimit ndaj Atdheut, ku shpreh indinjatėn e thellė tė vetmisė dhe jetėn e tij larg atdheut. Vjershat e tij mė tė njohira janė: “Qiriut”,” Vetmia”, etj.

    Sipas Dr. Lukės, poezia e M. Hulukit ka rėndėsi tė madhe sepse ai frymėzoi kėtė gjini letrare me ēėshtje patriotike. Pėr kėtė arsye poezia e tij pėrhapej fshehurazi, mirėpo mė vonė edhe publikisht. Dhe, nga fundi i jetės ai u verbua, por edhe mė tej vazhdoi tė shkruajė letra me karakter politik dhe artikuj letrarė. Sipas burimeve, i ati i M. Hulikit ishte prej Kavallės.
    Pothuaj pėrafėrsisht nė tė njėjtėn periudhė kemi edhe krijimtarinė e poetit Thabit Niman Ferizaj (1860-1950). Kėta dy krijues shėnuan fillimin e poezisė te shqiptarėt e Sirisė dhe jetuan gati nė tė njėjtėn periudhė. Poezitė e tyre dallohen njėra nga tjetra.

    Mustafa Huluki poezitė e tij i shkroi nė gjuhėn arabe, kurse Thabit N. Ferizaj nė gjuhėn shqipe me alfabetin arab.
    Poezia e tyre dallohet shumė edhe pėr nga motivet. Kėshtu, M. Huluki u dallua nė poezinė siriane si pionier i poezisė kombėtare, ngase poezia e tij kishte pėrplot motive antiturke. Ndėrkaq, Thabit N. Ferizaj kishte nė poezinė e tij vetėm motive fetare-mistike, qė pėr ne mund tė kenė vetėm ndonjė vlerė gjuhėsore.

    Njėherėsh poeti Thabit N. Ferizaj ėshtė dėshmi e njė momenti nė jetėn e shqiptarėve tė Sirisė nė atė kohė, gjė qė ka tė bėjė me dominimin e frymės fetare mbi frymėn kombėtare. Thabit N. Ferizaj ėshtė nga ato familjet e ardhura nė Ferizaj, muhaxherėve, nė prag tė Kongresit tė Berlinit. Nė Ferizaj mėsonte persisht dhe arabisht, e mė vonė punoi si mėsues. Qė nė rini ka filluar tė shkruajė poezi nė gjuhėn shqipe dhe nė atė persishte. Ndėr tė tjera, ka shkruar diēka edhe mbi ndikimin e kolinizimit osman nė shtetet ballkanike.

    Thabit Nimani ėshtė detyruar tė largohet nga Ferizaj pėr shkak se ka thyer traditat me rastin e martesės sė tij tė papranueshme pėr kėtė anė.

    Nė Damask talenti i Th. Nimanit u shpreh jo vetėm nė letėrsi, por edhe nė shkencė. Shkruante libra nga lėmi i astranomisė dhe i shkencave natyrore. U mor edhe me poezi. Shkruante vjersha nė gjuhėn arabe dhe nė atė shqipe. Tė gjitha vjershat e tij janė me pėrmbajtje gati mistike dhe shpeshherė i janė lexuar me rastin e festave fetare.

    Ėshtė me interes tė pėrmendet se Th. Nimani u orvat tė pėrkthejė nė gjuhėn shqipe “Shahnamenė e Firdevsit”. Ėshtė me interes po ashtu tė pėrmendet se ai shkroi njė libėr tė veēantė me titull ” Mendimet e mia nė historinė dhe nė letėrsinė arabe persiane, turke dhe shqipe “.27 Nga kjo shoqėri u dalluan edhe dy krijues tė tjerė: Shevket Gavoēi dhe Abdulatif Arnauti, nxėnėsi i tij mė i interesuar. Nga kėta dy krijues ėshtė krijuar njė poezi shqiptare me plotkuptimin e fjalės, gjė qė mund tė jetė pjesė pėrbėrėse e poezisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Ndonėse kėta dy jetonin sė bashku, megjithatė krijimtaria e tyre poetike dallonte shumė.

    Shevket Gavoēi u lind nė Shkodėr, ku kreu shkollėn fillore. Mė vonė, nė vitin 1937, erdhi nė Kajro ku kreu shkollėn e mesme nė gjuhėn arabe. Nė Egjipt qėndroi deri nė vitin 1944, prej nga kaloi nė Damask. Nė Siri pėrkrahu formimin e shoqėrisė sė parė shqiptare nė Damask, si dhe mbrojtjen e frymės patriotike brenda kėsaj shoqėrie.

    Edhe pse jetoi dhe jeton nė rrethin arab, ky ėshtė shumė larg ndikimit tė kulturės arabe dhe mbeti nė botėn e kulturės shqiptare, pėrkatėsisht nė poezinė shqiptare. Shevket Gavoēi nė njė mėnyrė praraqet vazhdimin e traditave tė poezisė shqiptare. Vjershat mė tė njohura tė tij janė: ” Nė dhe tė huaj, ē’ka dielli qė s’bėn dritė”, “Malli pėr Atdhe”, etj.
    Fitohet pėrshtypja pėr praninė e Shirokės nė botėn e tij poetike. Ndoshta kjo nuk ėshtė gjė e rastit, pasi qė poeti nė vitet e dyzeta jetoi njė kohė tė gjatė nė Egjipt, pra atėherė kur vjershat e Shirokės ishin ende tė freskėta nė atė vend. Nė vjershat e tij vėrehet ndikimi i klasikėve tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, sidomos i Shirokės. Edhe pse shkroi qysh herėt veprat filloi t’i botojė vonė. Deri mė tani disa poezi tė tij i janė botuar nė periodikun tonė kosovar.

    Nė lėmin e poezisė mund tė veēojmė edhe Abdulatif Arnautin i lindur nė Damask, mė 1931, me origjinė nga Dobėrlluka. Pasi i mbaroi studimet njė kohė tė gjatė filloi tė punojė nė arsim nė cilėsinė e drejtorit. Nė ndėrkohė e mbaroi edhe Fakultetin Juridik nė Universitetin e Damaskut.

    Abdulatif Arnauti pėrfaqėson njė botė tė pėrzier, meqė ishte i frymėzuar me motive kombėtare, nė njėrėn anė, dhe ndėr tė parėt qė ranė nė kontakt me poezinė shqiptare tė shekullit XIX, nė anėn tjetėr. Ai ėshtė i pajisur edhe me kulturė arabe, qoftė me atė klasike, qoftė me atė tė kohės sė tij. Nė fillim tė tė pesėdhjetave-gjashtėdhjetave ai shkruante vjersha nė gjuhėn arabe, vjersha kėto me motive shqiptare, nė tė cilat shprehte mallin dhe dashurinė e tij pėr vendlindje.Kėto vjersha i botoi atėherė me njė pseudonim mjaft karakteristik- “Ibn Kosova”, qė nė gjuhėn shqipe do tė thotė “I biri i Kosovės”. Mė vonė, pas vendosjes sė kontakteve me vendlindjen, nė vitet e gjashtėdhjeta-shtatėdhjeta, Abdyli do tė hyjė nė njė fazė krejtėsisht tė re, nė tė cilėn do ta braktisė shkrimin e vjershave nė gjuhėn arabe dhe do tė orientohet ekskluzivisht nė shkrime nė gjuhėn shqipe.

    S’do mend se komunikimi me vendlindjen bėri qė ai tė vėrshojė opinionin me njė sėrė vjershash nė gjuhėn shqipe. Nė saje tė pėrkthimeve tė shumta tė tij, publikut arab iu mundėsua tė lexojė vjershat e Nolit, Naimit, Migjenit, Asdrenit, etj.
    Vjershat e Abdylit janė botuar nė disa gazeta e revista, si nė “Drita”, “Nėntori”, “Fjala”, etj. Poezitė mė tė njohura tė tij qė i kemi janė: “Botė e huaj”, “Psherėtimė”, “Psalmė”, “Dėshiroj”, “Nė kujtim tė nėnave”, “Zjarri i mallit”, “Lulet e Kosovės”, “Krua i fshatit tim”, “Mirupafshim”, “Ofshamė”, etj. Ai njėherėsh ėshtė edhe anėtar i Unionit tė Shkrimtarėve Arabė nė Damask.

    Sė bashku me A. Arnautin pėrmendet edhe i vėllai Abdylkadėr Arnauti, i lindur mė 1936 nė Damask, kurse me origjinė ėshtė nga Dobėrlluka. Studimet e arteve figurative i mbaroi nė Romė dhe nė Paris ku edhe u diplomua. Pas mbarimit tė studimeve u kthye nė Damask, ku edhe sot punon si profesor nė Fakultetin e Arteve Figurative. Ndonėse nė Siri njihet mė shumė si piktor, ai ėshtė njėherėsh ėshtė edhe poet i mirė, meqė merret edhe me poezi. Vjershat e tij janė me pėrmbajtje lirike, e kjo shihet qartė nė pėrmbledhjen e fundit “Remadun ala Arden baride” (Hiri mbi tokėn e ftohtė).

    Vjershat mė tė njohura tė Abdukadėr Arnautit qė i kemi janė: “Zoti dhe Ademi”, “Gozhdė e
    ndryshkėt”, “Arkivoli”, “Varri”, “Dashuria sot”, “Vinjetė”, etj.
    Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet fakti se edhe femrat shqiptare nuk mbetėn prapa, ndonėse ato u ēliruan vonė nga dogmat dhe traditat fetare. Nė mesin e tyre dallohet Hatixhe Arnauti, e lindur mė 1933 nė Damask36, kurse me shkrime filloi tė merret qėkur ishte nxėnėse e shkollės sė mesme.

    Hatixhja ka botuar poezi nė disa gazeta dhe revista para se tė paraqitej pėrmbledhja e saj e parė e titulluar “Rebiu Kalben” (Pranvera e njė zemre) nė vitin 1954. Pėrveē kėsaj, ajo ka edhe njė pėrmbledhje tjetėr tė titulluar “El-harifu hazijnu fi bejti” (Vjeshta e hidhėruar nė shtėpinė time).38 Nė poezinė e Hatixhes ndihet njė frymė lirike, por mė tepėr dominon hidhėrimi i pėrzier me ndonjė shpresė qė e mban. Vjershat mė tė njohura tė saj janė: “Jam vajzė pa Atdhe”, “Flamuri”, etj.

    Mirėpo, si poete mė e njohur nė mesin e shqiptarėve tė Sirisė ėshtė Aisha Arnauti, e lindur mė 1948 nė Damask, me origjinė nga Dobėrlluka. Nė Damask kreu studimet e mesme dhe ato universitare – Gjuhėn dhe Letėrsinė Frėnge. Para njė kohe kaloi nė Paris, ku edhe sot jeton dhe punon. Aisha filloi tė shkruajė poezi nė moshėn shtatėvjeēare. Nė moshėn 11-vjeēare botoi vjershėn e parė nė gazetėn e Damaskut “Al-Ahbar”. Nė moshėn 14-vjeēare ajo ishte nė qendėr tė vėmendjes sė shtypit arab-nė Lindjen e Mesme, ngase u konsiderua qė atėherė si njė Sagan ere nė Siri ).

    Poezinė e Aishes e karakterizon njė frymė patriotike e shumanshme. Kėshtu, ajo u prezentua me shumė vjersha nė Antoligjinė e poeteshave arabe qė doli nė Nju-Jork nė vitin 1979. Vjershat mė tė njohura tė saj qė i kemi janė: “Dyndja”, “Agimi i fėmijėrisė”, “Pa titull”, “Ēdo gjė ėshtė e rreme”, “I ndėshkuar e i dhunuar”, “Nga herė kur”… etj. Nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se njė gazetė e Damaskut shkruante se Aisha Arnauti u bė objekt i gazetave dhe i revistave angleze, tė cilat botuan fragmente nga poezia dhe biografia e saj, duke komentuar se ajo ėshtė mrekulli letrare e kėtij viti.

    Nė radhėn e poeteshave shqiptare me nam bėn pjesė edhe Raxha Arnauti, e lindur mė 1946 nė Damask ku edhe e kreu shkollėn e mesme. Mė vonė ajo kaloi me punė nė Algjeri dhe studimet universitare i vazhdoi nė Degėn e Letėrsisė Frėnge. Raxha dallohet me njė gjuhė mė tė thjeshtė poetike, por me ndikime mė tė dukshme tė rrethit tė ri arab, pėrkatėsisht atij algjerian. Nė vjershat e saja vėrehet dominimi i dy elementeve tė jetės algjeriane-Saharaja dhe deti.42 Poezitė mė tė njohura tė saj janė: “Shpresė”, “Prekje”, “Deti”, “Valėt”, “Njė shenjė”, “Lindje”, “Stuhi”, “Lumi”, etj. Poezitė e saja u botuan nė gazeta e revista tė ndryshme dhe pėrshkohen kryesisht nga fryma e ndjenjės emocionale.

    Nė lėmin e poezisė kemi edhe Barakat Latif Arnautin, i lindur mė 1935 nė Damask, me origjinė nga Kosova. Nė Damask kreu vetėm shkollėn e mesme, kurse mė vonė u inkuadrua nė punė nė hekurudha. Njė kohė ai kaloi nė Gjermaninė Demokratike pėr ushtrime profesionale, ku e tėrhoqi kultura letrare. Prej atėherė filloi tė interesohet pėr kulturė e pėr letėrsi, sidomos pėr poezi.43 Nė vitet e shtatėdhjeta Barakati ėshtė paraqitur si poet dhe ėshtė bėrė fenomen nė letėrsinė siriane. Deri nė moshėn dyzetvjeēare ishte punėtor i thjeshtė si shumė tė tjerė. Mirėpo, nė vitin 1976 ėshtė paraqitur pėrnjėherė si poet i mirė me njė gjuhė tė pasur. Sė pari u prit me interesim tė madh dhe menjėherė pas kėsaj Nga Ministria e Kulturės iu botua njė pėrmbledhje vjershash me titull “Kėngėt e lokomotivistit” nė Damask nė vitin 1973.44 Pa dyshim, Barakati ėshtė, tash pėr tash, njė fenomen i rrallė nė letėrsinė siriane. Vjershat mė tė njohura tė tij janė: “S’ka frikė”, “Gjethet e limonit”, “Tymi dėshmon Njeriun”, “Makinat”, “Njė parajsė prapa natės”, “Shpresė”, “Gjykim,” “Shokut udhėtar”, “Ah, tash e pranoj varfėrinė tėnde”, etj. Ndonėse punonte fizikisht, ai arriti tė krijonte njė gjuhė e njė botė poetike qė pasqyrojnė vdekjen e punėtorit e jo lumturinė e tij.

    Edhe nė lėmin e tregimit sirian shqiptarėt e Sirisė patėn njė rol tė posaēėm. Nė Siri tregimi ėshtė paraqitur shumė vonė. Shkak i kėsaj vonese merret qėndrimi i pushtetit osman ndaj kulturės sė re.
    Nė kėtė lėmė shqiptari Mustafa Huluki (1850-1915) nė Siri pėrkthente dhe botonte pėr herė tė parė tregimet e para nė librin e tij ” Vezaif el-Inath” (Detyrat e fėmijėve), i cili u botua qė nė vitin 1880 nė Damask. Ky libėr ėshtė pėrkthyer nga gjuha turke dhe sot gjendet nė bibliotekėn “Al-Dhahirije” nė Damask. Vlera e librit nė fjalė qėndron nė faktin se ėshtė botim i parė i kėtij lloji pas sjelljes sė shtypshkronjės nė Siri nė vitin 1855.

    Nė fillim tė kėtij shekulli, kur tregimi sirian filloi tė zhvillohet, u paraqit shqiptari Maruf Arnauti (1892-1948) me tregimin e tij “Firdevs al-Mearri” (Parajsa e Mearrit), i cili u botua nė vitin 1915. Vlera e tregimit tė M. Arnautit nuk qėndron vetėm nė pikėpamjen artistike-historike, por edhe nė qėndrimin e autorit, tė cilin e formulonte me anė tė tregimit.
    Kur flitet pėr ndonjė kontribut tė shqiptarėve nė lėmin e tregimit padyshim meriton tė pėrmendet Ali Huluki (1910), i biri i letrarit Mustafa Huluki me origjinė nga Kavalla. Ali Huluki hyri nė historinė e tregimit sirian si pionier i kėtij tregimi. Kohėve tė fundit kritika moderne rolin e tij e ka ngritur shumė. Ai nuk ėshtė mė vetėm pionier i tregimit, por edhe i realizimit dhe i angazhimit nė Siri. Ali Huluki u dallua sė pari nė jetėn patriotike, me pjesėmarrjen e tij nė demonstrata kundėr francezėve. Nga ana tjetėr, ai u angazhua me grupin pėrparimtar tė posaformuar, i cili hapi njė front kundėr vijės reaksionare, duke hapur nė kėtė mėnyrė njė faqe tė re tė historiesė sė shoqėrisė siriane.

    Ali Huluki ka filluar tė shkruajė tregime me tematikė nga rrethi i tij plot kontradikta shoqėrore, gjė qė ishte krejtėsisht e re nė tregimin sirian. Pėrmbledhja e tij e parė “Rebie vel Harif” (Pranverė e vjeshtė), e cila u botua nė Damask mė 1931, u prit me simpati nga ana e kritikėve, ngase ajo shėnonte njė lindje tė re tė tregimit sirian.50 Nė kėtė drejtim, Ali Huluki vazhdoi tė shkruajė tregime tė tjera, tė cilat iu botuan nė revista tė ndryshme tė Sirisė e tė Libanit (Ed-duhur, Al-Ehad, Al- Bajrak, Al-Ahrar) e revista tė tjera.

    Kritiku sirian Abdel abu Shaneb nė librin e tij “Faqet e panjohura nė historinė e tregimit sirian” pėr kontributin e Ali Hulukit thekson: “Ai ishte i pari qė nė tregimet e veta ka trajtuar problemet e njerėzve nė mėnyrė imanente”. Ali Huluki ėshtė njė pionier nė shkrimin artistik tė tregimit qė si i tillė dallohet nga pėrralla. Nė tė shkruarit e tregimeve ai mbėshtetet nė parime mendore tė qarta. Huluki ishte angazhuar rreth problemeve tė masave tė varfėra; ishte kundėr shtypjes shoqėrore dhe kundėr kontradiktave shoqėrore. Me fjalė tė tjera, angazhimi i tij nė tregime ishte mbėshtetur nė njė qėndrim politik. Ishte i kujdesshėm nė personifikimin e njerėzve tė pėrditshėm dhe mu kėtu qėndron krijimtaria e tij letrare.

    Mė vonė nė tregimin sirian u dalluan edhe femrat shqiptare, tė cilat gėzuan shpėrblimet mė tė larta pėr veprat e tyre. Njėra ndėr to ėshtė Hatixhe Arnauti (1934), e cila fitoi shpėrblimin e parė pėr tregimin sirian nė konkursin letrar, tė organizuar nga redaksia e gazetės “Al-Bilad” tė Damaskut nė vitin 1956.
    Pėrveē kėsaj, u dallua edhe Aishe Arnauti (1946), e cila po ashtu fitoi shpėrblimin e parė letrar pėr tregim nė Liban nė vitin 1960. Kjo fitore bėri njė jehonė tė madhe, ngase autorja ishte e moshės 14-vjeēare. Ndėrkaq, nė artin figurativ dallohet Abdylkadėr Arnauti (1936), i cili qė nga viti 1962 konsiderohet si njėri nga piktorėt mė tė dalluar nė Siri. Abdylkadėr Arnauti organizonte ekspozita tė shumta. Nė vitin 1961 hap ekspozitėn e tij tė parė me 64 piktura, tė cilat me motivet dhe stilet e tyre tronditėn tėrė Damaskun.

    Nė kėtė drejtim cilėsohet arti i tij pėr respektimin e thesarit arab, i cili nė kėtė kuadėr paraqitet abstrakt e plastik, plot elemente reale artistike, tė cilat nuk i mori nga ambienti shumė i komplikuar evropian, por nga ai i lagjeve popullore tė Damaskut.

    Ėshtė e vėrtetė se kėta krijues jetuan dhe vepruan nė njė kohė tė vėshtirė, tė ikur nga vendlindja dhe tė vendosur nė Siri. Mirėpo, me kontributin e tyre nė letėrsinė siriane ata kanė shprehur ndjenjat e tyre mallėngjyese tė prekura thellė nė shpirt pėr vendlindjen. Njė pjesė e tyre shkruan nė gjuhėn arabe, por ndjenjat e tyre pėr atdheun, pėr vendlindjen e tyre stėrgjyshore, i shprehėn pėrmes kėsaj gjuhe, tė huaj pėr ta. Kėto ishin ndjenja shqiptare, gjė qė shihet nė faktin se njė pjesė e tyre u inkuadruan drejtpėrdrejt nė letėrsinė shqiptare.

    Dr. Isuf Ahmeti







  3. #3
    Avatar von Johnny Cash

    Registriert seit
    22.02.2010
    Beiträge
    10.670
    Okay ihr wisst wie Copy + Paste funktioniert...

    Um was geht's da ?

  4. #4
    Avatar von Ciciripi

    Registriert seit
    26.03.2012
    Beiträge
    5.085
    Zitat Zitat von InsiderNP Beitrag anzeigen
    Okay ihr wisst wie Copy + Paste funktioniert...

    Um was geht's da ?
    Um die Albaner die nach Syrien ausgewandert sind .

  5. #5
    Avatar von Sazan

    Registriert seit
    27.05.2009
    Beiträge
    13.046
    Zitat Zitat von InsiderNP Beitrag anzeigen
    Okay ihr wisst wie Copy + Paste funktioniert...

    Um was geht's da ?
    es geht allgemein um die ersten und einflussreichsten albaner in syrien.

  6. #6
    Avatar von Rockabilly

    Registriert seit
    27.01.2011
    Beiträge
    15.854
    Zitat Zitat von InsiderNP Beitrag anzeigen
    Okay ihr wisst wie Copy + Paste funktioniert...

    Um was geht's da ?

    Arsch


    Zum Thread:

    Gibt es ein Land wo wir nicht schon waren? ^^

  7. #7
    Avatar von Buntovnik

    Registriert seit
    31.03.2012
    Beiträge
    2.826
    Aha!

Ähnliche Themen

  1. Nanen tane.....
    Von MIC SOKOLI im Forum Humor - Vicevi
    Antworten: 5
    Letzter Beitrag: 19.09.2007, 13:26