BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 3 von 3 ErsteErste 123
Ergebnis 21 bis 22 von 22

Das Überleben der Albaner in der Ukraine

Erstellt von FloKrass, 21.12.2012, 18:01 Uhr · 21 Antworten · 2.116 Aufrufe

  1. #21
    Avatar von FloKrass

    Registriert seit
    02.12.2011
    Beiträge
    9.970
    Me_shqiptaret_e_Ukraines.jpg
    Albanische Kinder aus der Ukraine in albanischen Volkstrachten

    300px-Grupi-Me_shqiptaret_e_Ukraines.jpg

    300px-Një_sofër_shqiptare_ne_Ukraine.jpg

    48692280.jpg

    48688502.jpg

    48687942.jpg

    Kulturverein der ethnischen Albaner in der Ukraine


    E folmja e shqiptarėve tė Ukrainės i ruan dy tipat morfologjike tė mbiemrave


    Togfjalėshat e tipit ujė mali me gjithė karakterin arkaik tė ndėrtimit tė tyre, vazhdojnė tė jenė njė tip i gjallė nė mbarė shqipen dhe nė tė folmen e shqiptarėve tė Ukrainės. Megjithatė, gjymtyra e dytė tė kėtyre togfjalėshave nė tė folmen nė shqyrtim tregon vetėm raportin e tėrėsisė ndaj pjesės (tė ashtuquajtur “pseudo-partitive constructions” [Koptjevskaja-Tamm 2002]): n’i thes kot’e ‘njė thes drith’, dymsė mshat ‘gjysma e fshatit’.


    3. E folmja e shqiptarėve tė Ukrainės i ruan dy tipat morfologjike tė mbiemrave. Tipi kryesor ėshtė ai me paranyjėzim (i bardė ‘i bardhė’, i mirė), ndėrsa pėrdoren edhe disa mbiemra tė panyjshėm (taze bukė ‘bukė taze’). Me interes pėr tė vėnė re ėshtė prania e mbiemrave tė formuar me prapashtesėn -shėm (> -shmi, -shma): i mentėshmi djal ‘djali i menēur’, a mentėshma ēupa ‘vajza e menēur’, ashtu edhe nė gegėrishten dhe nė gjuhėn standarde shqipe, ndėrsa njė dukuri i tillė nuk i pėrket sot toskėrishtes si dialekt. Sipas mendimit tė dialektologėve shqiptarė, “ka tė ngjarė tė kemi aty ruajtjen e njė dukurie, tė cilėn toskėrishtja do ta ketė humbur pas shpėrnguljes sė shqiptarėve tė Ukrainės” [Gjinari, Shkurtaj 2000: 372].

    4. Pėremrat vetore janė po ata tė mbarė shqipes, me pėrjashtimin e disa formave tė ngjashme me ata tė toskėrishtes juglindore: ma juve ‘me ju’, ta nevo ‘te ne’. Pėr t’u pėrmendur ėshtė forma aju pėr vetorin e vetės sė tretė, gjinia mashkullore. Kjo formė mund tė jetė njė zhvillim i lidhur me formėn e vjetėr ay ‘ai’, qė vėrehet pikėrisht nė tė folmet e toskėrishtes veriore [ADGJSH 2007: 273]. Njė formė e ngjashme tė pėremrit vetor ‘ai’ del nė tė folmen e Mandricės (aju [Domi, Shuteriqi 1965: 109]). Duhet pėrmendur edhe fakti se formė tė tilla nuk janė karakteristike pėr tė folmet periferike, qė ruajnė relativisht mirė trajtat arkaike, d.m.th. pėr ato tė diasporave tė Italisė dhe tė Greqisė, ashtu edhe pėr ēamėrishten [ADGJSH 2007: 273].

    5. Nė sistemin foljor tė sė folmes sė shqiptarėve tė Ukrainės, pėrveē inovacione tė shumta, shfaqen format e dukuritė e lashta, sidomos:


    - dukuri e lashtė nė tė folmen e shqiptarėve tė Ukrainės ėshtė ruajtja e mbaresės -n nė tė tri vetat njėjės pėr foljet me -oj (pėnon ‘unė punoj, ti / ai punon’, dėrgon ‘unė dėrgoj, ti / ai dėrgon’). N-ja nė vetėn e parė njėjės rezulton nga forma mė e vjetėr mbaresės -nj [Sitov 1976: 196], qė pėrmban nė thelb njė element tė mbaresės sė dikurshme i.e. dhe ka dalė nga shkrirja e n-sė fundore tė temės me elementin e parė tė mbaresės sė lashtė -iõ [Demiraj 2002: 684]. Forma -nj ruhet edhe sot e kėsaj dite nė tė folmet e toskėrishtes juglindore dhe nė ato tė Ēamėrisė, Italisė dhe Greqisė [ADGJSH 2007: 334], kurse nė mbarė shqipen ajo ka dhenė -j (bė-nj > bė-j). Por kjo dukuri nė tė folmen e shqiptarėve tė Ukrainės mund tė trajtohet edhe si njė inovacion lidhur me njė proces analogjik, pas tė cilit forma e vetės sė parė njėjės pėrkoi me atė tė vetės sė dytė dhe tė tretė [Zhugra, Sharapova 1998]. Mund tė krahasojmė atė me tė folmen e Mandricės, nė tė cilėn mbaresat e vetave tė parė dhe tė tretė njėjės u njėsuan (un / ai shkron, dėften), kurse foljet nė vetėn e dytė tė njėjėsit dalin me mbaresėn -sh (punosh, bėsh). Gjuhėtarėt shqiptarė e shpjegojnė kėtė dukuri me kontaktin e vazhdueshėm me bullgarishten [Domi, Shuteriqi 1965: 111].

    - nė tė folmen nė shqyrtim ruhen mbaresat -ėm (< -ėmė) dhe -ėn (< -ėnė) pėr foljet me bashkėtingėllore nė vetėn e parė dhe tė tretė shumės tė kohės sė tashme: γapėm ‘hapim’, γapėn ‘hapin’; dalėm ‘dalim’, dalėn ‘dalin’. Pėr sa u pėrket tė folmeve tė shqipes sė sotme, trajta e tillė ruhen nė mėnyrėn sporadike nė disa pika nė Ēamėri, Itali dhe aty-kėtu nė tė folmet e gegėrishtes verilindore [ADGJSH 2007: 330], kurse nė shumicėn e tė folmeve sot shfaqet njė tipar tė pėrbashkėt tė mbarė shqipes (hapim, dalim etj.).

    - veta e tretė njėjės tė kohės sė pakryer del me mbaresėn -n’i: silln’i ‘sillte’, zallaγitn’i ‘fliste’. Kjo mbaresė dėshmohet edhe nė disa tė folme konservative tė diasporės arbėreshe tė Italisė si -nij / -nej (pėr shembull, veshnej / veshej, veshnij / veshij) [ADGJSH 2007: 348]. Mbaresa -te / -nte e shqipes standarde ėshtė njė mbaresė relativisht e re, qė filloi tė pėrdorej nė ato raste, kur pas rėnies sė hershme tė mbaresės vetore pėrkatėse veta e tretė njėjės e sė pakryerės i ngjante formės sė kohės sė tashme (hap, mbyll, banj / bėnj) [Demiraj 2002: 770]. Mė sa duket, e folmja e shqiptarėve tė Ukrainės ruan njė tipar e vjetėr nė tė pakryerėn, kurse nė vetėn e tretė njėjės tė kohės sė tashme pėrdoren format foljore me mbaresėn -n si nė mbarė shqipen (pėnon ‘ai punon’, etj.).

    - foljet ndihmese kam, jam nė tė folmen e shqiptarėve tė Ukrainės dalin si ish, k’ish / t’ish nė vetėn e tretė njėjės tė kohės sė pakryer (khs. ishte, kishte nė shqipen standarde). Sipas Shaban Demirajt, “mbaresa -te e vetės sė tretė njėjės tė kohės sė pakryer... ėshtė pėrftuar gjatė evolucionit historik tė shqipes dhe ėshtė relativisht e re” [Po aty: 688]. Te autorėt e vjetėr forma pa -te ishin mbizotėruese, megjithatė format e reja me atė mbaresė dalin qysh tek Budi dhe pėrdoren rėndom krahas formave pa mbaresė. Nė shqipen e sotme forma tė lashta pa mbaresė ruhen ende nė disa nga tė folmet e arbėreshėve tė Italisė dhe nė ato tė Ēamėrisė, kurse nė gegėrishten lindore ato pėrzihen me format e mbarė shqipes [ADGJSH 2007: 341].

    - mbaresa arkaike -ė e vetės sė parė njėjės, e cila ėshtė ruajtur vetėm nė format e aoristit sigmatik tė tipit dha-sh-ė te njė numėr i kufizuar foljesh [Demiraj 2002: 792] dhe nuk shqiptohet aspak nė mbarė shqipen, nė tė folmen e shqiptarėve tė Ukrainės ėshtė vėnė nė dukje nė materialet e fillimit tė shekullit XX (nok e paša ‘nuk e pashė’ – te Derzhavini) dhe ruhet mirė deri nė kohėn tonė: nok a pashė ‘nuk e pashė’.

    Gjithashtu njė trajtė e re tė zhvilluar si rezultat tė evolucionit tė brendshėm tė sė folmes ėshtė ndėrtimi i formave tė kohės sė ardhshme me pjesėzėn at (< ot) / ad (< od) / o: ad jap ‘do tė jap’, ad lamė ‘do tė lajmė’, adet ‘do tė vete’, o vdes ‘do tė vdes’. Nė tė njėjtėn mėnyrė pėrbėhen format e kohės sė ardhshme nė tė folmen e Mandricės: o t’vejsh dė klisha, aj o t’tė haj [Domi, Shuteriqi 1965: 114]. Sipas mendimit tė autorėve qė merreshin me atė tė folme, format nė shqyrtim ndėrtohen me pjesėzėn do tė reduktuar nė o, po ashtu si nė disa tė folme tė toskėrishtes.

    IV. Pėrfundim.
    Siē u vu nė dukje nė artikullin tonė, nė tė folmen e sotme tė shqiptarėve tė Ukrainės elemente e veēori tė lashta janė gėrshetuar me trajta mjaft tė reja, tė cilat u zhvilluan nė periudhėn pas mėrgimit tė paraardhėsve tė shqiptarėve tė Ukrainės nga trojet shqiptare nė Bullgari dhe mė pas nė Perandorinė Ruse. Disa nga dukuri fonetike dhe morfologjike tė sė folmes me siguri mund tė konsiderohen si tė lashta, qė vėrtetohet me tė dhėnat e dialektologjisė historike dhe tė studimeve krahasuese. Nga ana tjetėr, ka edhe trajta tė tjera, si, pėr shembull, monoftongizimi i diftongjeve, tė cilat nuk pranohen si arkaizmat nė tė folmen nė shqyrtim, megjithatė ka kohė qė kėto trajta ekzistojnė nė dialekte tė tjera tė shqipes. Prandaj i mund tė konsiderojmė si rezultate tė zhvillimit tė brendshėm tė sė folmes sė shqiptarėve tė Ukrainės, i cili ndodhej gjatė kohėve nė shkėputje nga areali shqipfolės.//

    Maria Morozova, Sankt-Peterburg


    Gazeta C - Shqiptarėt e Ukrainės .E folmja e shqiptarėve tė Ukrainės i ruan dy tipat morfologjike tė mbiemrave

  2. #22
    Avatar von Sazan

    Registriert seit
    27.05.2009
    Beiträge
    13.046
    Zitat Zitat von FloKrass Beitrag anzeigen
    Me_shqiptaret_e_Ukraines.jpg
    Albanische Kinder aus der Ukraine in albanischen Volkstrachten
    naja, was die mädels tragen erinnert mehr an osmanische volkstrachten.

Seite 3 von 3 ErsteErste 123

Ähnliche Themen

  1. Bakterien überleben seit der Zeit der Saurier
    Von Marcin im Forum Naturwissenschaft
    Antworten: 0
    Letzter Beitrag: 18.05.2012, 16:31
  2. Die Hölle von Moskau - Überleben im Knast
    Von dzouzef im Forum Kriminalität und Militär
    Antworten: 25
    Letzter Beitrag: 21.08.2011, 11:53
  3. Albaner in der Ukraine
    Von ooops im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 23
    Letzter Beitrag: 13.08.2009, 12:01
  4. Kurzes Überleben
    Von Mjeshtri im Forum Autos, Motorräder und sonstiges mit Motor
    Antworten: 12
    Letzter Beitrag: 12.06.2009, 00:23
  5. Shqiptaret e Ukraines- Albaner der Ukraine
    Von Karim-Benzema im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 3
    Letzter Beitrag: 08.03.2009, 18:19