BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 1 von 3 123 LetzteLetzte
Ergebnis 1 bis 10 von 21

XHEM HAS GOSTIVARI - albanisches ideal (ilirida)

Erstellt von -ILIRIDA-, 29.11.2011, 19:22 Uhr · 20 Antworten · 3.162 Aufrufe

  1. #1

    Registriert seit
    16.10.2011
    Beiträge
    335

    XHEM HAS GOSTIVARI - albanisches ideal (ilirida)

    XHEME GOSTIVARI NJERIU QE LUFTOI PER IDEALIN KOMBETAR

    LUFTA E XHEMĖ-GOSTIVARIT PĖR ĒLIRIM E BASHKIM KOMBĖTAR

    Porf. Dr.Vebi Xhemaili,
    T E T O V Ė



    Lufta e Shqiptarėve tė Maqedonisė nė radhėt e Ballit Kombėtar si synim drejtė ribashkimit kombėtar (1943-2003)



    Pas fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė korik tė vitit 1941, njė delegacion i lartė Bullgar, nė pėrbėrjen e tė cilit gjendeshin Kryetari i qeverisė Fashiste bullgare Bogdan Filov dhe ministri i punėve tė Jashtme tė Bullgarisė Ivan Popov, e vizituan Romėn. Delegacioni u pranua personalisht nga vetė Musolini dhe Konti Ēano. Nė kėtė takim u bisedua pėr Ballkanin dhe si pikė e dytė ishte ēėshtja e kufizimit tė tyre nė Maqedoninė Perėndimore. Bullgaria kėrkonte edhe tokėn shqiptare tė Dardanisė, qė sot ata dhe sllavėt e vendit e quajnė Maqedoni Perėndimore.V.Xh).

    Pėr kėtė qėllim u formua njė komision qeveritarė bullgaro-italian pėr caktimin e kufijve. Ky komision filloi punėn gjatė vitit 1942, takimin e parė e patėn nė Tiranė, ndėrsa tė dytin nė Shkup mė 7 shtator 1942. Por pas caktimit tė kufirit nė terren erdhi deri te njė incident i rėndė nė mes ushtrisė bullgare dhe italiane nė vijėn kufitare mbi fshatin Zhelinė, ku pati disa tė vrarė nga tė dy palėt. Ky kufi i caktuar nga pushtuesit italo bullgarė kurrė nuk do tė pranohet nga forcat nacionaliste shqiptare, nė krye me Komandantin e njohur tė Pollogut Xhemė Hasė Gostivarin, qė mė vonė me formimin e aradhave tė para tė ushtrisė sė ”Ballit Kombėtar” tė udhėhequra nga ky Komandantė do tė jetė territori mė i sigurtė nė aspektin e shtetėsisė, tė ashtuquajtur ”Shqipėria e lirė”. Nė kėto rrethana ekzistuese, duke filluar nga gryka e Dėrvendit mbi fshatin Zhelinė, duke pėrfshirė pikėn mė strategjike tė gjitha kohėrave kėshtjellėn e Skėnderbeut, nė fshatin Orashje e deri nė Radushė me qytetet: Tetovė, Gostivar, deri nė Dibėr e Strugė. I njohur si vend i lirė i shqiptarėve ose shpeshėherė si zonė mė e sigurtė nė aspektin e sigurisė gjatė lėvizjeve nėpėr rrugė, falė komandantit Xhem Has Gostivarit, Musli Hasės, Shaban Koritės, Arif Brodecit, Arif Kapetan Globoēica Lokė Llakavica Aqif Reēani, e shumė tė tjerėve.[1]

    Ndėrsa nė anėn e Kėrēovės ushtarakisht ka bashkėpunuar me Mefailin e Madh dhe Mefailin e Vogėl, ndėrsa nė Strugė me rrethinė Komandant Xhema ka bashėpunuar me: Nazim Tateshin, Faik Dobovjanin, Murat Labunishtėn e shumė tė tjerė V.Xh.)

    Nė fillim tė luftės sė Dytė Botėrore situata politike dhe ushtarake dita ditės bėhej shumė e ndėrlikuar nė fushėn e Pollogut. Qarqet sunduese bullgare asesi nuk mund tė pajtoheshin me caktimin e kufijve, pasi me kėtė ndarje fusha e Pollogut i takonte Italisė, e jo Bullgarisė, e cila ėndėronte krijimin e Bullgarisė sė Shėn Stefanit, tė krijuar nga diplomacia ruse mė 3 mars 1878, ku nėn patronatin e saj bėnin pjesė pastėr territore shqiptare nga Shkupi deri nė Elbasan. Poashtu duhet theksuar se edhe emisarėt sllavo maqedonas qė jetonin nė kėto treva edhe pse nė njė numėr simbolik, nuk pushonin me protesta e memorandume, duke bėrė publike kėrkesė se me ”vullnet tė vetin dėshirojnė tė hynė nėn sundimin Bullgar”.

    Por veprimtaria e patriotėve shqiptarė ishte shumė mė specifike, por e organizuar mirė nga veprimi i hapur, antishqiptar, tė sllavėve tė vendit, qė ishin tė ndarė nė dy formacione: Njėri formacion pėrkrahte qarqet fashiste bullgare dhe rryma e dytė proserbe ishte e lidhur ngushtė me ideologjinė komuniste, qė nė atė kohė kordinohej nga politika hegjemoniste serbe, me qendėr nė Beograd.

    Kah fundi i vitit 1941 u riformua Fronti Nacional ”Balli Kombėtar” dhe bijtė mė tė mirė tė saj nuk e kursyen as veten as fėmijėt e tyre, kurrė nuk u dorėzuan para armikut shumė tė fuqishėm Italo-Bullgarė dhe nga veprimi i mbrendshėm komunist, ku bėnin pjesė edhe njė numėr i konsideruar shqiptarėsh. Ky veprim i mbrendshėm komunist e ēonte popullin nė gojė tė njė sistemi apsolutist. Pasi ky sundim i Ri 50 vjeēar nuk ndryshoi fare nga sundimi i vjetėr Jugosllav, vetėm e ndėroi emrin nė sundim ”proletar komunist-titist”.

    Por forcat mė tė shėndosha tė Kombit tonė edhe kėsaj radhe ishin nė nivel tė lartė tė detyrės kombėtare. Ata nuk u gjunjėzuan pėrpara propagandės komuniste, por vendosėn tė organizojnė mbrojtjen e vendit nga sulmet e papritura bullgare qė tė mos coptohej ndonjė pjesė toke nga trungu i saj etnik.

    Duhet theksuar edhe njėherė se politika Italiane ishte e padefinuar si duhet edhe gjatė luftės sė Dytė Botėrore, qė nuk dallohej shumė nga ajo e Luftės sė Parė Botėrore.[2]

    Kjo shprehet shumė qartė me veprimin e ushtarėve italianė nė Pollog e mė gjėrė, se ajo mbante njė politikė poltroniste pasi haptazi ushtarėt e sajė mbėshtetnin veprimet politike tė sllavėve tė Maqedonisė, qė e identifikonin veten si Bullgarė dhe konsideronin se kėto toka duhet ti takojnė Bullgarisė[3]

    Poashtu situatėn e rėndonin elementi i ardhur nė fushėn e Pollogut, ”kolonistėt”, qė shpeshėherė e quanin veten ”drazhist”, qė jetonin nė disa fshatra tė Pollogut tė ardhur pas luftėrave ballkanike si tė ”merrituar”, si psh. tė vendosur nė disa fshatra: nė Bervenicė, Sedllarcėn e Poshtme, Falishtė, Ēellopekė, Vratnicė, Xhepēishtė, Ratajė, Gllogjė, Shemshovė, Pallēishtė, Vrapēishtė, Vrutokė etj. Ky element edhe sot e kėsaj dite ėshtė i pa definuar, herė shitet si serb e herė si maqedon, pasi me forcimin e trendeve demokratike dhe shpalljen e Maqedonisė si shtet nė vete, ky element me tė madhe po deklarohet si sllav tė Maqedonisė me pėrkatėsi maqedone.V.Xh.).

    Kontribut tė ēmuar patriotik dhe udhėheqės i denjė i ēėshtjes kombėtare duhet pėrmendur Udhėheqėsit e Komitetit tė Qarkut tė Tetovės: Shuaip Kamberin, Jusuf Jahja dhe Islam Izairin nga Tetova, nga Gostivari Kadri Saliu e Mexhit Cana, ndėrsa ga Kėrēova: Shaban Saliu e Nuredin Mexhiti, tė cilėt ishin edhe anėtarė tė Komitetit.[4]

    Kundėr sundimit serb nė kėto troje ishte Lėvizja Kombėtare e udhėhequr nga ”Balli kombėtar”, i cili nė kėtė kohė ishte mbėshtetės i fortė i idesė dhe programit kombėtarė tė Lidhjes sė II tė Prizrenit pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė pėrbashkėt. Nė kėtė periudhė lufte ishin dy udhėheqės tė denjė nė Pollog, Shaip Mustafa nė Tetovė.[5] Ndėrsa nė Gostivar Kadri Saliu, i cili haptazi deklaronte nė tubimet me qytetarėt e Gostivarit dhe mė gjėrė, qė mos tė pėrkrahet veprimtaria e pėrbashkėt komuniste e shqiptarėve qė bashkėpunonin me maqedonasėt dhe serbėt.[6]

    Ky atdhetarė i pa thyeshėm hapatazi nė njė takim tė qytetarėve tė Gostivarit tha:”se dėshira e komunistėve ėshtė pėr sjelljen e sėrishme tė Serbisė sė Vjetėr nė kėto anė”[7].

    Xhemė Hasa pasi gjeti njė pėrkrahje nga paria e qytetit nė krye me Kadri Saliun, por edhe nga masa e gjėrė popullore, hyri nė qytet. Ky sė bashku me parinė e qytetit filloi riorganzimin e pushtetit lokal, duke kėrkuar nga qytetarėt e Gostivarit qė tė respektohen ligjet tona kombėtare tė njohura sipas Kanunit tė ”Lekė Dukagjinit”. Ky menjėherė urdhėroi qė kėto rregulla tė respektohen edhe nė anėn e Tetovės, pasi nė Pollog, deri nė atė kohė kishte shumė trazira, vrasje, plaēkitje, vjedhje. Pasi ēetat qė vepronin nė anėn e Tetovės, si ajo e Sherif Zhelinės, Selim Bokės dhe ca grupe tjera, nuk ishin nė nivel tė kėrkesave ushtarake dhe nė vijė tė drejtė pėr mbrojtjen e popullsisė sė pa aramatosur. Prandaj ky nė emėr tė Komandės Operative pėr Tetovė dha urdhėr: ”Kushdo qė do tė bėje ndonjė vrasje, vjedhe, plaēkitje, grabitje e tė ēnderoje, do tė varet nė mes tė qytetit”.[8]

    Kėto ēeta tė rebeluara fusnin frikė dhe pasiguri te masa e gjėrė e kėsaj ane. Qytetarėt e e kėtyre vendbanimeve ndiheshin shumė tė pasigurtė, bile edhe lėvizjet nga fshati nė fshat ishin shumė tė rrezikshme, mund ti kushtonin ndonjė qytetari me kokė.

    Kėto dukuri negative tė paraqitura nė fushėn e Pollogut, u ndėrprenė kur u pėrhap lajmi se Xhemė Gostivari po udhėheq me popullin. Mund tė konkludojmė nė bazė tė deklaratave tė luftėtarėve tė tij se kėto dukuri negative u ndėrprenė nė tėrėsi nė bazė tė udhėresės qė lėshoi nėpėrmes gazetės ”Zani i Sharrit”, qė nė atė kohė botohej nė Tetovė ku thuhej, ”Kėrkoj nga tė gjithė qytetarėt e zonės sė lirė qė tė respektohet rregulli dhe qetėsia”.[9]

    Kėtė rregull dhe qetėsi qė u solli qytetarėve tė zonės sė lirė nga Tetova deri nė Dibėr, qarqet komuniste mundohen nė tė gjitha fushatat ta minimizojnė, duke tentuar tė rrisin veprat plaēkitėse nė njė anė dhe nė anėn tjetėr tentuan ta paraqesin Komandantin Shqiptar tė kėsaj zone se po lufton pėr pasurim personal. Krahas komandantit tė ushtrisė sė ”Ballit Kombėtar” u sulmuan ashpėr edhe ata udhėheqės tė Gostivarit dhe disa njerėz me influencė me tė cilėt bashkėpunonte si: Xhevat Kallajgjiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raēa, Zihni Fiqeriu, Abdi Gola dhe shumė tė tjerė.[10]

    Pasi u formua Fronti Kombėtar i Shqipėrisė, qendėr e ”Ballit Kombėtar” nė Maqedoninė Perėndimore ishte Gostivari, nėn udhėheqjen e Kadri Saliut, ndėrsa pėr Tetovė udhėheqės i organizatės sė ”Ballit Kombėtar” ishte caktuar Shuaip Kamberi. Kėta dy ishin edhe anėtarė tė Komitetit tė Qarkut tė Kosovės.[11]

    Nė organizimin e II tė Lidhjes sė Prizrenit me qendėr nė Prizren, edhe kėsaj radhe gjeti fushė veprim tė fortė posaēėrisht nė Tetovė e Gostivar. Nė Kongresin e II, morrėn pjesė edhe delegatė nga Tetova e Gostivari.

    Udhėheqėsit e Ballit nga kėto qytete, nė bashkėpunim me administratėn e vendit, zbatuan vendimin e marrė nė Kongresin e II tė Lidhjes sė Prizrenit, pėr formimin e aradhave vullnetare, ”Pėr ruajtjen e paqės dhe mbrojtjen e atėdheut”. Duhet theksuar se aktivitet tė posaēėm nė kėto rrethana lufte zhvillonte Komiteti Ekzekutiv Shqiptar me seli nė Tetovė.[12]


    Emėrimi i Xhemės Komandant i Forcave tė Balllit

    Nė vitin 1940 Xhema kthehet nga Elbasani, ku qėndronte nga viti 1938. Pushteti italian e thėrret dhe e ngarkon me detyrėn e gardianit tė burgut pranė Nėn Prefekturės sė Gostivarit. Nė burg ndodhej atdhetari Shefqet Presheva. Pas njė periudhe tė shkurtė nė mes tyre u lidhė besa qė tė luftohet pėr Kombin dhe bashkim tė trojeve shqiptare. Komandant Xhema e lėshoi prej burgu shokun e idealeve dhe sė bashku aratisen nė mal, ku organizojnė njė ēetė tė pamvarur.[13] Kjo ndodhi nė vitin 1942, ku Xhemė Gostivari, si pėrgjegjės i burgut tė Gostivarit, i ēeli dyert e burgut dhe i lėshojė tė gjithė tė burgosurit. Ai me shokėt e idealit Shefqet Preshevėn, Hajvaz Kalishtin dhe Bajram Dobėrdollin, pėr tu fshehur me ēetėn e tij nga ushtria italiane, u vendosėn te Lok Llakavica.[14]

    Ky i vendosi kėta atdhetarė nė stanet e Koshares, ku qėndruan pėr tre muaj, duke bėrė parapregaditje pėr luftė kundėr ushtrisė italiane. Armėt e para kjo ēetė i pagėzoi nė fillim tė vitit 1943. Nė luftė kundėr ushtrisė fashiste italiane nė rrugėn Gostivar Tetovė, nė tė cilin aksion jo vetėm qė vranė ushtarėt e saj, por u paisėn me material luftarak. Nga kjo krismė e parė u ēarmatosėn shumė ushtarė italianė. Me kėtė aksion tė papritur por tejet tė suksesshėm fillon njė fazė tejet e sukseshme e forcave tė Ballit Kombėtar, duke tronditur thellė komandėn italiane.[15]

    Nė kėtė kohė Xhemė Gostivari emėrohet komandant i ”Ballit Kombėtar”. Nė kėto rrethana lufte nė kordinim me Shtabin Kryesor tė Ushtrisė sė ”Ballit Kombėtar” me Qendėr nė Prizren, duke e afirmuar gjithmonė kombėtaren kundėr intercionalizmit tė rrejshėm sllavo-komunist.V.Xh.)

    Nė atė kohė nė Gostivar me rrethinė vepronte njė ēetė partizane e udhėhequr nga Tomė-Gjel Shumski, i cili ishte i ardhur nga Tirana por nė bazė tė dokumentacionit ekzistues ai ka njė biografi tė paqartė nė aspektin nacional dhe fetar.?.V.Xh).

    Pėr organizimin e luftės sė pėrbashkėt me partizanėt, Xhemė Hasa pati njė takim me Tomėn nė malin Smilojcė tė fshatit Llakavicė. Tema e bisedės ishte lufta e pėrbashkėt pėr ēlirimin e trojeve shqiptare kundėr okupatorit italian. Nė kėtė takim Tom Gjela i tha Xhemė Gostivarit: ”se ne na kanė dėrguar nga Tirana qė tua ēelim sytė se i keni tė mbyllur”. Xhema kėsaj pyetje provokative i pėrgjigjet,”Ne i kemi tė mbyllur por do ti hapim vetė se ju nuk jeni tė gjithė njėsoj. Disa prej jush janė duke punuar pėr komunizmin, qė ėshtė nė kundėrshtim me ēėshtjen tonė kombėtare”.[16]

    Pas kėtij takimi duhet theksuar se krerėt e ”Ballit Kombėtar” u informuan pėr qėllimet e aradhės sė Tom Gjelės, i cili angazhohej pėr idealet sllavo-komuniste, tė ashtuquajtur ”Internacionalizėm”, qė nuk pėrputhej fare me pėrcaktimet kombėtare tė programit tė Ballit .


    Ndarja definitive e Ballit-nga forcat partizane

    Ndarja definitive nė mes ushtrisė sė Xhemės dhe Tom Gjel Shumskit, u bė pas kapitullimit tė Italisė mė 8 shtator 1943, kur forcat partizane tradhtuan nė sulmin e pėrbashkėt kundėr italianėve nė fshatin Raven, pasi duhej tė mirrej Gostivari, por nė sulmin qė do tė pasonte Zhivku i Beliēicės qė ishte edhe zavendės komandant i aradhės sė Tom Gjel Shumskit, kėrkoi qė nė krahun e djathtė tė valojė flamuri i Jugosllavisė, ndėrsa nė nė krahun e majtė flamuri shqiptar. Por me kėtė propozim nuk u pajtua Komandanti i Ballit Kombėtar Xhemė Gostivari. Kėtu erdhi deri te pėrleshja e parė nė mes forcave tė Ballit dhe partizanėve. Xhemė Gostivari nuk i lejoi rrugėn aradhės partizane dhe ēetės sė Tom Gjelės, qė tė hynė nė Gostivar, me flamurin jugosllav, dyshimi i Xhemės nė ēetėn e Tomė Shumskit ishte tejet i arsyeshėm, pasi shumica e ushtarėve tė kėtij njėsiti ishin ushtarė sllav, qė nė kėto anė vepronin sė bashku serb e maqedonas.V.Xh.).

    Komunistėt shqiptarė qė ishin pėrkrahės tė fortė tė ideologjisė sllavo-komuniste, ndarjen e Xhemės dhe ushtarėve tė”Ballit Kombėtar” nga ēeta e Tom Gjelės e pėrshkruanin nė mėnyrė tejet ofenduese ”Xhema kaloi krejtėsisht nė anėn e armikut italo-gjerman, dhe u bė hyzmeqar i okupatorit”. Pranė Xhemės u radhitėn bashibozukė, njerėz qė kishin bėrė tė kėqija nėpėr fshatrat, individė tė koruptuar, duke formuar kėshtu bandėn tradhėtare tė Xhemė Gostivarit. Sipas fjalėve tė autorėve tė monografisė pėr Gostivarin, ”Xhema u cilėsua nga ideologjia komuniste dhe njerėzit e kėsaj partie, si tradhėtar dhe bashkėpunėtor i okupatorit”.

    Pas kėtij momenti komunistėt Selman Kasapi dhe Kiēo Progri, u larguan nga ēeta e Xhemės dhe pėrkohėsishtė u vendosėn nė Gostivar. Por sė shpejti, kinse nga rreziku qė u kanosej nga njerėzit e Ballit, u larguan nga Gostivari, mbasi mund tė prisnin ndonjė tė keqe. Propaganda komuniste edhe kėsaj radhe si pėrpara ishte tejet e ulėt dhe fyese dhe merrej me cikrime kundėr vllezėrve tė vetė shqiptarė dhe nė tė shumtėn e rasteve ata zbatonin diktatin e komunistėve sllav duke minimizuar heroizmin e Ballit dhe komandantit tė saj. Ata deklaronin nė memoaret e veta: me gjithėse u kthye Xhema, por kurrė nuk guxonte tė bėnte tė keqe pėr komunistėt pasi ishte frikacakė dhe e dinte forcėn e partizanėve.?… Ata deklaronin: Xhema me ”bandėn e tij” u dėgjua jo pėr tė luftuar hajdutėt, por partizanėt nė Dibėr, Bukoviq, Pogradec etj. Ai luftoi pėrkrah ushtrisė italiane.”.[17]

    Situata bėhet edhe mė e tendosur nė Pollog dhe mė gjėrė pas mbajtjes sė Konferencės sė Pezės mė 16 shtator 1942. Nė kėtė mbledhje nga Gostivari kanė marrė pjesė mėsuesit e ardhur nga Tirana, Kiēo Progori dhe Ahmet Pere, tė cilėt pasi u kthyen nga konsultimi i Pezės, filluan ashpėr me propagandėn e tyre komuniste kundėr programit tė ”Ballit Kombėtar”.

    Kthimi i kėtyre dy komunistėve nė Maqedoni ”krijoi te masa njė entuziazėm dhe besim pėr tė ardhmen”, nėnvizojnė autorėt e monografisė pėr Gostivarin, Amet Pere dhe Selman Kasapi.[18]

    Kėta pasi u kthyen nė Gostivar e filluan detyrėn e shejtė nė shėrbim tė sllavo-komunistve, pėr demaskimin e programit tė ”Ballit Kombėtar” duke shpallur tradhėtarė, bajraktarėt dhe gjithė politikanėt, simpatizuesit dhe pjesėmarrėsit e ”Ballit Kombėtar”. Kėta komunistė tė Shqipėrisė tė dėrguar me diktat tė Enver Hoxhės pėr veprim nė Maqedoni, ”lavdrohen se kanė pasur sukses nė demaskimin dhe largimin e popullatės shqiptare nga dredhitė qė bėnin antarėt e Komitetit tė Ballit nė Gostivar”, si Xhevat Kallajgjiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raēa, Zihni Fiqriu, Abdi Golja, e shumė tė tjerė.[19]

    Mė 10 maj 1943 nė fshatin Reēan tė Gostivarit nė veri tė Vrutokut, te burimi i lumit Vardar, u mblodhėn tė gjithė udhėheqėsit e partizanėve, si Hamdi Dema, Tom Gjela Mahmut Gjenovica e shumė tė tjerė. Kėta pėr komandant tė pėrgjithshėm e emruan Jelisie Popovskin. Por nuk guxuan tė hynė nė Gostivar, pasi Xhemė Hasa, kishte lajmėruar qė nisja nė drejtim tė Gostivarit do tė ishte katastrofale pėr partizanėt. Prandaj ata duke patur frikė nga forcat e Ballit nė krye me Komandant Xhemėn, nuk guxuan tė marshonin drejtė Gostivarit. Kėta forca tė pėrziera shqiptaro-sllave e ndryshuan marshimin dhe u nisėn nėpėr male kah Mavrova, nė drejtim tė Dibrės.

    Ndėrsa aradha e Xhemė Has Gostivarit dhe komanda e saj i lėshuan pozicionet e luftės tė udhėhequr nga Lok Llakavica, Aqif Reēani, Ilmi Trnova dhe Merr Sėrmnova hynė nė Gostivar triumfalisht, duke mbajtur lart flamurin kuq e zi tė Skėnderbeut.

    Pas hyrjes nė Gostivar u mbajtė njė takim me kryetarin e Komunės Sali Kadriun, ku u muarr vendim pėr veprim tė mėtutjeshėm tė Ushtrisė sė ”Ballit Kombėtar”. Nė kėtė takim u vendosė tė luftohet kundėr ēdo kujtė qė rrezikon interesat kombėtare shqiptare. Kjo ishte njėherit edhe ndarje pėrfundimtare e Ballit me ideologjinė sllavo-komuniste. Kjo ndarje nga komunistėt tė udhėhequr nga ”Balli Kombėtar” para 60 viteve na dėshmon edhe njė herė se populli shqiptar gjithmonė nė mesin e vetė ka pasur udhėheqės tė denjė e tė formuar nė aspektin kombėtar qė kanė ditur tė rezonojnė drejtė, se lufta e Dytė Botėrore nuk mund tė quhet pėr shqiptarėt e Maqedonisė, Kosovės, Malit Tė Zi, Ēamėrisė, ”Luftė Nacional-Ēlirimtare”. V.Xh).

    Me pjesėmarrjen nė kėtė luftė shqiptarėt edhe mė tutje ngelėn tė ndarė nė mes veti, me pranga prej hekuri edhe nga Shqipėria edhe nga sistemi titist-komunist. Shqiptarėt qė ngelėn nėn sundimin jugosllav pas luftės sė Dytė Botėrore, nė emėr tė ”Internacionalizmit”, vetėm u terrorizuan edhe mė fortė nėn sistemin e ri sllavo komunist. Prandaj askush prej shqiptarėve nuk ka tė drejtė morale qė luftėn e Shqiptarėve tė Maqedonisė ta pagėzojė si ”Luftė-Nacional-Ēlirimtare”.V.Xh.).

    Nga mos respekti i luftės sė drejtė qė bėri vetėm ”Ballit Kombėtar”, do tu rotullohen eshtrat luftėtarėve tė ”Ballit Kombėtar” dhe tė gjithėve atyre trimave qė ranė nė luftė pėr ēlirimin e bashkimin e trojeve shqiptare.V.Xh.).

    Por kėtė term politiko-historik, tė ashtuquajtur lufta ”nacional-ēlirimtare”, mund ta pėrdorin ata qė pėrfituan nga lufta vėllavrasėse e shqiptarėve, nė radhė tė parė maqedonasit, Boshnjakėt, Malazezėt e popuj tė tjerė. E nė veēanti ajo i ka plotėsuar normat juridiko-shtetėrore vetėm pėr sllavėt e Maqedonisė, tė cilėt u njohėn si popull.

    Ndėrsa pas luftės shqiptarėt ngelėn si pakicė nė trojet e veta historike. Kėtė luftė tė padrejtė pėr historikun e shqiptarėve, sllavėt e Maqedonisė e shfrytėzuan hegjemonizmin e tyre edhe nė viset ku jetojnė me shumicė shqiptarėt, duke e shpallur shtet vetėm tė maqedonasve. Pra me mbarimin e luftės sė Dytė Botėrore, shqiptarėt nuk u ēliruan por u okupuan nga forcat sllavo maqedone dhe bashkėpunėtorėt e tyre.V.Xh.)

    Komanda maqedonase pranon:”se deri nė fund tė luftės Gostivari dhe Tetova me rrethinė mbeti kėshtjellė e pa thyer pėr forcat partizane. Pra ky si problem kryesor ngeli deri nė fund tė ”ēlirimit” tė vendit.”[20]


    Luftėrat e Xhemės kundėr partizanėve

    Pas kėsaj ndarje kemi disa beteja , nė Dibėr, Zdunjė, e Kėrēovė. Mė 2 tetor tė vitit 1943, nė bashkėpunim me Mefail Shehun u ēlirua Kėrēova nga forcat komuniste.[21] Pas fitores sė shkėlqyer tė Ballit nė Kėrēovė, erdhi deri te beteja e njohur nė Bukoviq. Nė kėtė betejė tė shkėlqyer tė Ballit dhe komandantit tė saj Xhemė Hasės, pėsoi humbje tė madhe ēeta e Tom Gjelės nė tė cilėn betejė vetė ai u vra, e qė sot e kėsaj dite vrasja e tij ka ngelur enigmatike.[22] Por, kėtė vrasje enigmatike e vėrteton edhe udhėheqėsi i brigadės sė VII-shqiptare dhe bashkėluftėtari e tij nga fshati Dobėrdoll i Gostivarit. Ai haptazi pranoi se vrasja e Tom Gjelės nuk dihet se nga cilėt ushtarė u vra, nuk.dihet se prej cilės anė erdhi plumbi qė e vrau atė ”Por trupin e tij unė i pari e preka (Qemal Agolli) dhe e varosa nė fshatin Zajaz. Ai ishte i vrarė pas shpine.[23] Tomė Gjela ky luftėtar i dejnė pėr ēėshtjen shqiptare shpeshėherė deklaronte se nuk duhet tė luftojmė kundėr ushtarėve tė ”Ballit Kombėtar” qė u p engonte me tė madhe ushtarėve sllav dhe komandantėve tė tyre.[24]

    Komanda e ”Ballit Kombėtar” qė udhėhiqej nga Xhemė Gostivari e Mefail Kėrēova e asgjėsuan pėr njė brigadėn 1 dhe 15 maqedonase. Shtabi kryesor i Maqedonisė intervenoi me tė shpejtė qė tė dėrgohen pėrforcime tė reja duke e dėrguar njėsitin e VI sllavo-maqedonase, dhe brigadėn e IV shqiptare. Por burrėria e Xhemės dhe Mefalit kur panė se nė drejtim tė tyre kah fshati Zajas po marshonin ushtarė shqiptarė tė brigadės sė IV shqiptare pėr tė mos u derdhė gjak vėllau, Xhema dha urdhėr qė mos tė vritet asnjė nga vėllezėrit shqiptarė dhe tė lėshohen tė lirė tė kalonin.

    Ky ėshtė fakt i pa mohueshėm i veprimit kombėtar tė Xhemės dhe bashkėluftėtarėve tė tij, qė sa po futeshin nė veprim forca partizane tė nacionalitetit shqiptar, vullnetarėt e Xhemės e tė Mefalit hapnin rrugėn e largoheshin me njė qėndresė e zjarr disi tė zvogėluar. Mė nė fund autorėt e monografisė pėr Gostivarin qė ishin komunistė tė pėrbetuar pranojnė largėpamėsinė strategjike tė Komandant Xhemės dhe bashkėpunėtorėve tė tij. ”U vinte keq tė dy palėve qė kishin gjak shqiptari qė tė pėrplaseshin me njeri tjetrin pa e ditur se nė mulli tė kujtė shkonte gjaku e trimria e tyre, se nė tė ardhmen do tė jetonin nė tė njėjtat kushte diskriminuese..? sigurisht se po”.[25]

    Sipas gazetės ”Zani Sharrit” njė betejė e shkėlqyer e Xhemės u zhvillua kur forcat sllave tentuan nga Shkupi pėrreth lumit Treska, pėrgjatė Malit tė Thatė mbi fshatin Gurgunicė e Sedllarevė, tė hynė nė Pollog.

    Kėto forca ēetnike pasi hynė nė kėto dy fshatra malltretuan shumė gra fėmijė duke vrarė 9 burra tė fshatit Sedllarevė. Por forcat e Arif Arifit, Shaban Koritės dhe Xhemė Hasės i dhanė njė leksion tė fortė ushtrisė sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetė, se nuk shkelet lehtė kjo tokė shqiptare, qė dikur kėto treva i kishte ēliruar Skenderbeu.[26]

    Njė Aradhė e Ballit Kombėtar qė ka vepruar nė Pollog

    Sipas gazetės ”Zani Sharrit” njė betejė e shkėlqyer e Xhemės u zhvillua kur forcat sllave tentuan nga Shkupi pėrreth lumit Treska, pėrgjatė Malit tė Thatė mbi fshatin Gurgunicė e Sedllarevė, tė hynė nė Pollog.

    Kėto forca ēetnike pasi hynė nė kėto dy fshatra malltretuan shumė gra fėmijė duke vrarė 9 burra tė fshatit Sedllarevė. Por forcat e Arif Arifit, Shaban Koritės dhe Xhemė Hasės i dhanė njė leksion tė fortė ushtrisė sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetė, se nuk shkelet lehtė kjo tokė shqiptare, qė dikur kėto treva i kishte ēliruar Skenderbeu.[27]

    Ushtria partizane pati njė numėr tė vrarėsh e tė mbytur nė Treskė. Kjo ushtri ēetnike u tėrhoqė nga Poreēa.[28] Nė kėtė betejė ka pasur nga ana e ushtrisė sė ”Ballit Kombėtar” mbi 20 tė vrarė, qė ishin mbrojtės sė zonės pėr rreth fshatit: Gurgurnicė, Sedllarevė Strimnicė etj.[29]

    Xhemė Hasa deri sa ishte Komandantė vepronte nė tė njėjtėn taktikė si nė kohėn e Skenderbeut, atje ku lypte nevoja, nga gryka e Dėrvendit qė lidhė Pollogun me Shkupin e deri nė Dibėr e Pogradec.[30] Xhemė Gostivari gjatė kėsaj periudhe kishte krijuar territorin e lirė dhe ishte i mendimit tė shpallė ”shtetin e vet tė pavarur shqiptar”.[31]

    Xhemė Gostivari pėr kėtė ide tė shtetėsisė shqiptare ka pasur bashkėpunėtor tė denjė nė Strugė: organizator kryesor ishte ”Rinia Shqiptare” nė krye me Remzi beun, e ky njėkohėsisht ishte edhe komandant nė kėto anė. Nė rrethin e Strugės kanė vepruar Rizvan Koreshtishta, Mentor Ēoku etj.[32] Nė anėn e Strugės dhe Dibrės kanė vepruar nė luftė kundėr lėvizjes komuniste edhe Beqir aga, Nazmi Tateshi nga fshati Tatesh i Poshtėm, Hysni Dema nga Dibra, Faik Dobovjani nga fshati Dobovjan, Sherif Ibrahimi nga Struga e tė tjerė.[33]

    Poashtu forca qė nuk pranonin tė bashkėpunonin me lėvizjen komuniste kishte edhe nė Dibėr, Miftar Kaloshi, Azis Kaloshi, Ali Maliqi Ramadan Hoxha, Ukė Cami dhe tė tjerė.[34] Poashtu ėshtė i njohur edhe komandanti i organizatės sė drejtėsisė Murat Llabunishta.[35]

    Masakrimet partizane nė fshatin Bogovinė

    Njė ndėr aksionet e shkėlqyera pėrmendet lufta e Xhemė Hasės te vendi i quajtur ”Dukat” mbi Bogovinė ose mė saktėsisht nė mes Novo Sellės dhe Rakovecit. Pėr kėtė betejė tė shkėlqyer rrėfen luftėtari i Xhemės Emin Xhemaili.[36] I cili thotė: ka fundi i vitit 1944 forcat partizane pasi kishin hyrė nė Tetovė e Gostivar, kishin vendosur tė sulmonin Xhemėn i cili nė kėtė kohė kishte vetėm 150 luftarė, ndėrsa ushtrinė tjetėr e kishte shpėrndarė tė lirė qė tė vendoset nėpėr shtėpitė e veta. Komanda partizane e sulmoi Xhemėn nga Sellca dhe Novosella, pėrgjatė lumit tė Bogovinės. Por falė banorėve tė kėtyre fshatrave pėr rrethė dhe barijve, Xhema u informua me kohė pėr sulmin qė pėrgaditej nga partizanėt. Sulmi u bė nga fundi i nėntorit. tė vitit 1944. Kėtė betejė e ka udhėhequr vetė Xhema, duke zėnė pozicione sipas taktikės sė tij tė njohur, duke urdhėruar qė vetėm ai tė jepė shenjė pėr sulm dhe kėshtu ndodhi. Nga sulmi i papritur forcat partizane lanė njė numėr tė madh tė vrarė dhe tė plagosur. Sipas tė dhėnave qė disponojmė nė bazė tė dėshmive ekzistuese dhe tė njerėzve qė morrėn pjesė nė kėtė betejė numri i tė vrarėve partizanė arrinė mbi 50-70 tė vrarė.[37]

    Pas kėsaj humbje katastrofale partizanėt dhe komanda e saj nuk hoqėn dorė pėr tu hakmarrė banorėve tė Bogovinės. Kah mesi i marsit mė 17-18 mars 1945, Bogovina rrethohet nga forca tė mėdha partizane nga tė gjitha anėt dhe kėrkojnė nga qytetarėt e Bogovinės tė tregojnė se ku ndodhet Xhema. Pasi qytetarėt e Bogovinės nuk i pranojnė urdhėrat e komandės partizane, e nė veēanti duhet tė pėrmendet bujaria kombėtare e bashkėsisė lokale e vendit, e cila ka qenė nė nivel tė detyrės duke vepruar nė vijėn kombėtare si i ka hije shqiptarit, pėr pėrkrahjen pa rrezevė qė i kanė ofėruar Ballit Kombėtar. Kėta atdhetarė torturohen tėrė ditėn te mejtepi i fshatit nė qendėr tė Bogovinės, me preteks se nėqoftėse nuk tregojnė se ku ndodhet Xhema me shokė dhe se kush i pėrkrah ata, do tė vriten tė gjithė dhe fshati do tė digjet. Kėta burra i durojnė kėta tortuara dhe nuk pranojnė asesi kėrkesat e komandės partizane. Mė nė fund pas kėtyre torturave tė papara tė cilat nuk dhanė rrezultate, komanda e saj jep urdhėr qė tė digjet fshati dhe banorėt e saj tė grumbullohen nė qendėr tė fshatit. Fillon bastisja nėpėr ēdo shtėpi, nė kėtė rėmujė digjen pesė shtėpi deri nė themel.[38]

    Nė kėto rrethana kur fshati ishte i rrethuar nga tė gjitha anėt, nė mes tė fshatit para qytetarėve tė Bogovinės nxiret Kryetari i Bashkėsisė lokale pėr ta pushkatuar, me akuzė se ka qenė bashkėpuntor i ngushtė i Xhemės dhe se djali i tij Bajrami bėnte pjesė nė ushtrinė e Ballit Kombėtar. Ushtari merr urdhėr pėr ekzekutim tė Iljaz Bogovinės. Por ky trim fare nuk i frikėsohet vdekjes dhe i mėshon me shkop ushtarit qė mori urdhėr tė vriste. Nė kėtė tollovi kryetari i Bogovinės u vra mė 18 mars 1945, nga disa ushtarė tjerė.[39]

    Nė kėto rrethana tė jashtėzakonshme komanda partizane e lidhi parinė e fshatit dhe i nisi pėr nė Gostivar. Por gjatė rrugės ecnin duar lidhur, nėpėr fshatrat: Pirok, Gradec, Sanakos, Negotinė, mbrenda kohės kėta e ndruan vendimin dhe i vranė afėr fshatit Dobėrdoll, te vendi i quajtur ”Bota e Kuqe”afėr gėshtenjave tė fshatit. Nė kėtė akt trishtues u vranė pa pikė faji kėta udhėheqės tė fshatit Bogovinė: Sekretari i bashkėsisė lokale, Lazim Misimi, me anėtarėt e Kryesisė: Rushan Dehari, Garip Beluli, Mehmet Veseli. Nė kėtė masakėr kanė qenė prezent edhe disa qytetarė tė fshatit Sellcė dhe Novo Sellė. Kėtij masakri i shpėton vetėm Hazir Vahiti nga fshati Sellcė e Keqe.[40]

    Komandanti i ”Ballit Kombėtar” nė Pollog e mė gjėrė, gjithmonė ka kėrkuar nga luftėtarėt e vetė qė tė jenė shumė tė kujdesshėm qė mos tė vijė deri te vrasja nė mes tė shqiptarėve. Vetė ky komandantė shpeshėherė deklaronte se ne nuk guxojmė tė derdhim gjak nė mes veti dhe tė kėnaqim shpirtin e sllavėve.[41]

    Dorėzimi i qyteteve shqiptare dhe terrorizimi i tyre nga Partizanėt



    Ushtritė sllavo maqedonase bėnė njė shėtitje nėpėr qytetet shqiptare tė Maqedonisė pas mbarimit tė luftės, duke ”ēliruar”mė 16 nėntor Kėrēovėn, hynė nė Gostivar mė 18 nėntor pa luftė. Nė krye tė kolonės, mbi kalė tė bardhė, gjendej komandanti i Brigadės sė IV shqiptare Nafi Sulejmani, qė mund tė merret si disfatė e fundit e ”Ballit Kombėtar” nė luftė pėr ēlirim e bashkim kombėtar.

    Kjo brigadė qėndroi pak kohė nė qytet dhe mori urdhėr nga Shtabi Kryesor Maqedonas qė ta lėshonte qytetin dhe tė vendosej nė fshatrat pėr rreth fshatit Ēajlė. Kurse nė qytet u vendosėn Brigada I dhe e XV, maqedonase. Prej kėsaj kohe fillon njė epokė mė e vrazhdė e terrorizimit dhe e zhdukjes kundėr popullit tė pa fajshėm shqiptar, me pretekst se po kėrkonin armė.?…V.Xh).

    Ndėrsa Brigada IV Shqiptare vazhdonte luftėn pėr pastrimin e terrenit kundėr ”armikut”, (kėshtu quheshin nga partizanėt forcat e Ballit Kombėtar). Brigada Shqiptare nga Gostivari hyri nė Tetovė, ku poashtu qėndroi disa ditė dhe mori urdhėr qė tė niset pėr rrugė, qė tė pastronte terrenin nė zonėn e Shkupit, ndėrsa brigadat Maqedonase nga Gostivari e Shkupi me tė madhe hynė nė Tetovė pa luftė.

    Brigada e IV shqiptare i la ato: ”deri nė fund qė ta kryenin detyrėn” dhe vetė me 5 mijė luftėtarė arriti nė Kumanovė, pėr ta pastruar terrenin nga forcat e Sulė Hotlit dhe Mulla Idrizit, qė deri tani kishin pastruar disa ushtri bullgare dhe kishin zvogėluar brigadėn e XVII sllavo-maqedonase, qė kishin bėrė masakra tė pa para nė kėto anė, posaēėrisht ishte shquar nė kėto masakrime barbare komandanti i saj Zufer Musiqi.[42]

    Ndėrsa Qazim Luzha, qė vetė e mbante tė ēliruar Tetovėn ua dorėzoi partizanėve shqiptarė. Kėtė vepėr e kreu komandanti i artilerisė partizane Sabri Voci nga Elbasani, oficer i karrierės, nė bashkėpunim me shumė tė rinjė nga Tetova, muarrėn nė dorėzim qytetin duke krijuar njė administratė nga vetė tetovarėt shqiptarė. Kjo vepėr e partizanėve shqiptarė, si ngjarje i shqetėsoi pa masė pushtetin sllavo-maqedonas dhe kėrkuan nga shtabi i divizionit tė merreshin masa karshi kėtij akti tė pa pranueshėm. Pas ca ditėve Sabriu u burgosė, me disa oficerė tjerė shqiptarė. Poashtu u burgosėn edhe shumė tė rinjė tetovarė nė kampin e ”Monopolit tė duhanit”, tė cilėt u dorėzuan pushtetin maqedonasve. Pas disa javėsh vjen nė Gostivar njė letėr e dėrguar nga Xhemal Voci nga Elbasani, i cili gjatė kohės sė okupacionit fashist ka qenė mėsues nė Gostivar sė bashku me Ahmet Peren i cili ishte edhe themelues i qelizave tė para komuniste, kėto mbledheje konsultative shpeshėherė mbaheshin nė shtėpinė e tij. Por duhet theksuar se edhe kėtij komunisti pushteti maqedonas nuk i ngeli borxh. Procesi gyqėsor ėshtė udhėhequr nga prokurori Llazar Mojsov. Kėtė e dėnoi nė fillim me 20 vite burg, por mė vonė i zvogėloi dėnimin nė 18 vite, duke ia shkatėruar tėrė familjen nė Gostivar, gruan ia larguan pėr Turqi, ndėrsa vajzėn e vetme legjitime e ndajtėn nga Ahmet Pere, rrėfen vetė Ahmet Pere.[43]

    Ky nė letėr kėrkonte nga Ahmeti qė ta lajmėrojė pėr djalin e vetė Sabriun. Ahmeti kėrkoj nga Gafur Paēuku qė ta informonte pėr gjendjen e Sabriut, pasi i ati ishte i interesuar qė ta shohė tė birin, por mori pėrgjigje negative pasi nė burg nga tortura qė i kishin bėrė sllavo-komunistėt, dukej si me dy koka. Babai i Sabriut u kthye prapė pėr nė Elbasan pa e parė djalin. Ndėrsa me urdhėr tė Gafurit, Sabriun e vizitoi Ahmet Pere, pasi e kishte edhe shok tė normales. Si e pėrshkruan Ahmeti vizitėn e Sabriut nė Burg: ”Sabriu nuk njiheshte fare ai ishte i ejntur nė fytyrė, dhe dukej sikur kishte dy koka, nga kėmbėt nuk ecte dot, por e mbanin pėr krahu dy partizanė. Pas ca kohe Sabriu u dėnua me vdekje [44]

    Ushtria sllavo maqedone bėnė masakra tė pa parė nė rrugėn Gostivar Ēegran pėr rreth Vardarit, ku vranė mbi 300 vetė, ndėrsa pasi hynė nė Tetovė burgosėn djemtė mė tė mirė tė.popullit shqiptar. Nė Monopol tė Duhanit kishte tė vrarė mbi 2000 vetė nga 6000 sa ishin tė burgosur.[45]

    Tė burgosur dhe shumė tė vrarė ka pasur edhe nė kampin e shkollės bujqėsore nė Tetovė. Poashtu pati shumė tė vrarė nė fshatin Saraqinė, qė ishte inprovizuar si kamp nė mes tė fshatit i banuar me shumicė me maqedonas e kolonist serb. Poashtu nuk dihet edhe sa tė vrarė kishte nė shkollėn e fshatit Zhelinė, ku ka pasur tė burgosur mbi 600 vetė.V.Xh.).

    Nė Tetovė me rrethinė u bė njė kasap-hane e vėrtetė u vranė dhe u masakruan heronjtė e popullit dhe njerėzit mė tė devotshėm tė kombit Shuaip Kamberi, kryetar i Komunės sė Tetovės dhe redaktor i gazetės ”Zani i Sharrit”,u vra me njė grup shokėsh, duke i hudhur nė gypin e hidrocentralit me Jusuf Kulikun. Ndėrsa tė gjallė Ozna i ka djegur afėr familjes, Afės Sulejman Shaipin, Mulla Sylė Jakupin. U torturuan komandantėt e Xhemės pėr Tetovėn, Arif Kapetani, e Arif Brodeci dhe u burgosėn Xhafer Tetova dhe Gajur Derralla si organizator tė xhandarmerisė pėr zonėn e lirė shqiptare.[46]

    Marrėveshja e Kalishtės nė mes Xhemė Gostivarit dhe Lok Llakavicės kurrė nuk u realizua pėr vazhdimin e luftės nė pranverė tė vitit 1945. Nga Ozna u vra Aqif Rexhani, Lok Llakavica duke ikur nga ndjekja e Oznės u largua pėr Shqipėri. Nė malet e Sharrit ngeli vetė Xhema me disa shokė duke kaluar dimrin nė malet e ftohta tė Sharrit.

    Ushtria e ”Ballit Kombėtar” ndiqej nė ēdo skaj nga partizanėt dhe komunistėt e saj. Nė kėtė kohė OZNA, famkeqe jugosllave arriti ti bėnė pėr vete disa bashkėluftėtarė tė Xhemės, duke u premtuar liri dhe para. Kėta arritėn sė pari ta helmojnė me petulla, (por ky version nuk mund tė merret si i saktė), e pastaj e vrasin Komandantin dhe trimin e shquar tė ”Ballit Kombėtar” i cili vdiq nė malet e Sharrit mė 2 prill 1945.[47]

    Njė bashkėluftėtar i Xhemės vdekjen e Xhemė Gostivarit e pėrshkruan me njė pikėllim shpirtėror duke i pėrkujtuar ato momente tragjike tė vdekjes thotė: ”Xhema ēohet nė kėmbė e rroku automatikun dhe gjėmoi mali me piskamėn e tij mė helmuat ?…unė me bukė e ju me helmė”.[48]

    Nė ato momente i shkrepi disa plumba, por ato kėsaj radhe fluturuan pėr herė tė parė nė drejtim tė panjohur. Mė vonė pasi i pushoi trupi kėrkush nuk guxonte ti afrohej, iu pre koka dhe u dėrgua nė Gostivar ku qėndroi pėr dy ditė nė sheshin e Gostivarit. Por falė luftėtarėve tė tij koka e tij u grabitė nė drejtim tė panjohur.[49]

    Pėr kėtė rast tragjik njė grua maqedonase e Gostivarit rrėfen: kjo ėshtė turp i llojit tė vetė, njerėzit edhe pas vdekjes duhet thėnė tė vėrtetėn se Xhema nuk e merritonte kėtė vepėr ēnjerėzore, se gjatė komandimit tė tij tė gjithė qytetarėt e Gostivarit dhe rrethinės me tė vėrtetė falė tij, kanė qenė mjaftė tė sigurtė dhe tė lirė, nė lėvizjet prej njė vendi nė tjetrin, pa marrė parasysh pėrkatėsinė nacionale ”E sot pa fije turpi mundohen ta shajnė edhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė”.[50]

    Pra, pėr Familjen e Xhemės u pėrsėrit historia, kjo familje patriotike qė pėrkrahu me tėrė familjen kryengritjen e Shtatorit mė 1913. Pėr kėtė kontribut tė familjes patriotike tė Xhemės tregon edhe ngjarja kur Komandanti serb e gjymtoi nė vitin 1913, gjyshin tė Xhemės, Esat Ali Hasėn si pjesėmarrės nė kryengritje dhe e hudhi tė gjallė nė zjarr, ndėrsa gjashtė antarė tjerė tė Familjes Hasa i vrau.[51]

    Me kėtė tradhėti kombėtare u kėnaqėn aspiratat e pushtetit sllavo maqedonas me tradhėtinė qė bėnė vetė shokėt e Komandantit tė ”Ballit Kombėtar”. Por kjo kėnaqėsi shpirtėrore nuk do tė zgjas shumė kohė, pasi organet maqedonase dhe Ozna famkeqe shumė shpejtė kėta shėrbetorė tė sllavit do ti pastrojė, qė u shitėn shumė lirė duke tradhėtuar vėllaun, shqiptarin dhe tėrė Kombin.

    Nė fund mund tė konstatojmė si dje ashtu edhe sot tė gjithė nė kuriz i kemi pėrjetuar pasojat e komunizmit e tė shovinizmit sllav. Ne shqiptarėt kėtė disfatė tė rėndė kombėtare qė shpeshėherė kemi pasur edhe pėrleshje nė mes vedi, vėllau kundėr vėllaut, pa paragjykime duhet ta kėrkojmė nė mesin tonė duke filluar nga Konferenca e Mukjes e kėndej, qė kurrė mė mos dhash zoti, tė na pėrsėritet.V.Xh).

    Pra, ne duhet tė pranojmė se Ballistėt ishin atdhetarė Kombėtarė, vizionarė tė pėrpiktė, nė rrugėn qė ēonte drejtė Bashkimit Kombėtar. Pra krejtėsisht nė fund ideologjia komuniste, popullit shqiptar i zhduku disa virtyte tė larta me tė cilat mbureshim dhe dalloheshim nga popujt tjerė, ndėrsa Shqipėrinė e solli buzė tė Greminės.V.Xh.).



    Por do tė ishte e rrugės pėr tė gjithė ata qė kanė bėrė mėkate ndaj Ballit dhe djemve mė tė mirė tė kombit tė kėrkojnė falje publike, duke u ngritur nga njė lapidarė, nė ēdo vend tė tokės shqiptare atje ku ka pasur heronj dhe atdhetarė tė tillė, qė kanė flijuar jetėn pėr liri tė Kombit .



    Kontribut i Xhemė Gostivarit nė luftėn e popullit shqiptarė pėr ēlirim e bashkim kombėtar, ėshtė njė kontribut i jashtėzakonshėm i programit tė pėrbashkėt i Frontit pėr Bashkim Kombėtar, qė me vizionin e tyre qė patėn kurrė nuk u pėrkulėn pėrpara huntės komuniste tė udhėhequr nga Moskva Beogradi dhe Tirana.



    Fronti i ”Ballit Kombėtar” qė nga fillimi i luftės sė Dytė Botėrore i bėri thirje popullit se ėshtė momenti nė luftė pėr ēlirim e bashkim kombėtarė kundėr sunduesėve sllav tė Beogradit. ”Balli kombėtar” si forcė e shėndoshė kombėtare kurrė nuk u gjunjėzua pėrpara propagandės dhe ideologjisė komuniste.



    Krerėt Ballit: ishin pikėsėpari atdhetarė, kombėtarė vizionarė dhe strategė tė pėrpiktė pėr tė ardhmen e kombit, nė pikė tė parė ishin kundėrshtarė mė tė vendosur tė pushtetit tė egėr sllavo komunist. V.Xh)



    Kjo ideologji i ktheu prapa shumė popuj tė pėrparuar pėr disa shekuj, ndėrsa popullit shqiptar i zhduku shumė virtyte tė larta qė posedonte ky popull kreshnik gjatė shekujve nė Ballkan e mė gjėrė, qė dallohej nga popujt tjerė me virtyte tė larta humane e njerėzore.



    Por nė fund duhet theksuar se ideologjisė komuniste si nė Jugosllavi, poashtu edhe nė Shqipėri i ka interesuar vetėm grabitja e pushtetit. Qė me rrėzimin e fashizmit me ēdo kusht tė vinė nė pushtet, pa marrė parasyshė sakrificat njerėzore e materiale.V.Xh.).

    Prandaj sot me plotė tė drejtė morale mund tė konstatohet, se Balli Kombėtar gjatė luftės sė Dytė Botėrore, ka qenė e vetmja forcė patriotike qė ka pėrkrahur me pėrpikėni programin e Lidhjes Shqiptare tė trasuar nga i madhi Abdyl Frashėri dhe i shpallur nė Kuvendin Gjithkombėtar nė Prizren mė 1878. Kjo luftė pėr ēlirim e bashkim kombėtar vazhdon pandėrprerė, pėr ribashkimin e tokave tė Shqipėrisė Etnike. Kjo Lėvizje Gjithkombėtare e forcave mė tė shėndosha atdhetare vepron nė vazhdimėsi pa ndėrprer (kurr), deri mė sot aktivitetin e vetė patriotiko-atdhetar, deri nė arritjen e plotė tė qėllimeve tona mbarė komėtare. Kjo luftė do tė zgjasė deri nė ēlirimin e ēdo pllėmbe toke-Ilire, nga sunduesit e huaj.







  2. #2
    Avatar von Alexandrovi

    Registriert seit
    09.02.2011
    Beiträge
    910
    tuka nema lufta tamu albania tuka makedonija, razbirash?.. ihr die sich an fahnen auslassen... stress mit serben und makedonen ist sehr hinterligent

    mach mal zusammenfassung auf deutsch

  3. #3
    Avatar von IbishKajtazi

    Registriert seit
    04.08.2011
    Beiträge
    3.420
    Zitat Zitat von Alexandrovi Beitrag anzeigen
    tuka nema lufta tamu albania tuka makedonija, razbirash?.. ihr die sich an fahnen auslassen... stress mit serben und makedonen ist sehr hinterligent

    mach mal zusammenfassung auf deutsch
    Muahahahahahahahahahahahaahahahah!

  4. #4
    Avatar von Alexandrovi

    Registriert seit
    09.02.2011
    Beiträge
    910
    Zitat Zitat von IbishKajtazi Beitrag anzeigen
    Muahahahahahahahahahahahaahahahah!
    was lachen?

  5. #5
    Avatar von KS.Rosu

    Registriert seit
    29.09.2011
    Beiträge
    1.380
    Zitat Zitat von Alexandrovi Beitrag anzeigen
    tuka nema lufta tamu albania tuka makedonija, razbirash?.. ihr die sich an fahnen auslassen... stress mit serben und makedonen ist sehr hinterligent

    mach mal zusammenfassung auf deutsch
    tuka muka
    tamo vamo
    wer soll dich verstehen Mann?!

    Übersetzung?!

  6. #6
    Avatar von Černozemski

    Registriert seit
    05.09.2009
    Beiträge
    10.269

  7. #7
    Avatar von Alexandrovi

    Registriert seit
    09.02.2011
    Beiträge
    910
    wegen hinterligent.. haha witzig jep.. ich mach mit deutsche sprache was ich will.. lufte?

  8. #8
    Baader
    Zitat Zitat von Alexandrovi Beitrag anzeigen
    tuka nema lufta tamu albania tuka makedonija, razbirash?.. ihr die sich an fahnen auslassen... stress mit serben und makedonen ist sehr hinterligent

    mach mal zusammenfassung auf deutsch
    Tuka nema lufta? Dabogda crkla.

  9. #9
    Avatar von Alexandrovi

    Registriert seit
    09.02.2011
    Beiträge
    910
    macht nur so weiter.. terrorismus wird sehr geschätzt weltweit.. am ende nimmt man euch das was ihr habt auch noch weg.. ihr seid kein volk das man auf sich alleine stellen sollte, eure aktionen sind ein klarer beweis dafür.. hinterligenz passt doch zu euch hier die sowas schreiben und makedonische fahnen verbrennen innerhalb makedoniens, euer scheitern ist vorprogrammiert.. dazu braucht man auch nicht mehr viel sagen/schreiben

  10. #10
    Leo
    Avatar von Leo

    Registriert seit
    25.06.2010
    Beiträge
    3.440
    Nuk pasna ni kur per ket trim. Balli Kombetar i ka perfaqsue interesat e kombit.


    Balli Kombetar,herojt te kombit

    macht nur so weiter.. terrorismus wird sehr geschätzt weltweit.. am ende nimmt man euch das was ihr habt auch noch weg.. ihr seid kein volk das man auf sich alleine stellen sollte, eure aktionen sind ein klarer beweis dafür.. hinterligenz passt doch zu euch hier die sowas schreiben und makedonische fahnen verbrennen innerhalb makedoniens, euer scheitern ist vorprogrammiert.. dazu braucht man auch nicht mehr viel sagen/schreiben
    Anscheinend kannst du besser albanisch als ich mein Freund. Wo ist denn die Rede von Terrorismus?

Seite 1 von 3 123 LetzteLetzte

Ähnliche Themen

  1. Antworten: 373
    Letzter Beitrag: 15.05.2015, 15:57
  2. Ilirida - geschichte
    Von -ILIRIDA- im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 85
    Letzter Beitrag: 19.09.2014, 00:06
  3. XHEM HAS GOSTIVARI - albanisches idela (ilirida)
    Von -ILIRIDA- im Forum Religion und Soziales
    Antworten: 5
    Letzter Beitrag: 29.11.2011, 19:29
  4. Helden von ILIRIDA
    Von -ILIRIDA- im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 91
    Letzter Beitrag: 20.11.2011, 21:54
  5. Frage an die Ilirida-Albaner
    Von Kosova_Kid im Forum Religion und Soziales
    Antworten: 235
    Letzter Beitrag: 19.02.2006, 03:55