BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Ergebnis 1 bis 6 von 6

Biznesmenėt sllovenė, tė interesuar pėr investime nė Kosovė

Erstellt von Bloody, 19.03.2009, 15:00 Uhr · 5 Antworten · 1.352 Aufrufe

  1. #1
    Bloody

    Daumen hoch Biznesmenėt sllovenė, tė interesuar pėr investime nė Kosovė

    Zyrtarė tė Odės Ekonomike tė Sllovenisė dhe biznesmenė nga ky vend kanė arritur pėr njė vizitė dyditore nė Kosovė, pėr tė parė nga afėr se ku mund tė investohet.

    Agjencia e Pavarur e Lajmeve- Kosova Press

  2. #2
    Bloody
    Vizitė e suksesshme e afaristėve nga Sllovenia


    Kėmbimi tregtar nė mes tė Kosovės dhe Sllovenisė ėshtė i lartė, por i pavolitshėm pėr Kosovėn, pasi qė importon mallra nė vlerė prej 75 milionė euro, ndėrsa eksporton vetėm 5 milionė euro dhe kjo shumė ėshtė pėr 40 pėr qind mė e madhe nga eksporti i vitit 2007, ka thėnė kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK), Besim Beqaj.

    Agjencia e Pavarur e Lajmeve- Kosova Press

  3. #3
    Avatar von Tetova

    Registriert seit
    27.01.2006
    Beiträge
    637
    Shume lajm i mire, vetem perpara! Mendoj se do kete investime te shumta ne ardhmeri, vetem te tejkalohet kriza, dhe te hec ekonomia globale perpara!

  4. #4
    Esseker
    wos?

  5. #5
    Bloody
    Rreth 40 biznesmenė tė 30 kompanive sllovene po qėndrojnė nė vendin tonė

    Delegacioni i afaristėve nga Sllovenia, i cili po qėndron nė Kosovė, sot mbajti takim me zyrtarė tė Odės Ekonomike, Agjencisė pėr promovim tė investimeve, si dhe me afaristė kosovarė. Qėllimi i kėtij takimi ishte avancimi dhe zgjerimi i bashkėpunimit ekonomik, si dhe investimet e pėrbashkėta kosovare-sllovene nė vende tjera. Kosova synon qė tė avancojė dhe zgjerojė marrėdhėniet ekonomike me Slloveninė, pėrtej marrėdhėnieve tregtare qė aktualisht nuk janė nė nivel tė kėnaqshėm.
    Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Besim Beqaj, tha se vizita e rreth 40 biznesmenėve tė 30 kompanive sllovene, pritet tė sjellė edhe rezultate konkrete nė drejtim tė investimeve.

    “Sllovenia ėshtė shumė e angazhuar nė Kosovė dhe ajo qė po pretendojmė ėshtė qė nė tė ardhmen ndėrmarrjet tona tė hyjnė nė partneritet me ndėrmarrjet nga Sllovenia. Jo vetėm pėr tregun e Kosovės por edhe pėr tregje mė tė gjera, pėr tregje tė treta. Sllovenia ėshtė shembull pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės dhe ne jemi mirėnjohės pėr pėrkrahjen qė e kemi pasur deri tani, por synojmė qė bashkėpunimin tė mos mbetet vetėm nė nivele tregtare”, ka deklaruar Beqaj.
    Kryetari i Odės Ekonomike tė Sllovenisė, Samo Hribar Miliq, tha se marrėdhėniet ndėrmjet dy vendeve bazohen nė besim reciprok, dhe se afaristėt sllovenė janė shumė tė interesuar pėr investime.

    “Sot morėm informacione tė rėndėsishme si tė investojmė nė Kosovė nga Agjencia pėr investime, dhe vumė re se kushtet pėr biznes nė Kosovė janė shumė mė tė mira se nė Slloveni, prandaj shpresoj qė nė vitet e ardhshme shumė kompani sllovene, bashkė me kompanitė kosovare do tė investojnė, dhe do tė kemi bashkėpunim shumė mė tė madh”, ka thėnė z. Samo Hribar Miliq.

    Beqaj dhe Miliq thanė se kanė biseduar gjatė pėr investime tė pėrbashkėta nė vendet e treta, si nė Shqipėri, Maqedoni etj. Miliq e pranoi se kriza ekonomike botėrore e ka prekur edhe Slloveninė, por theksoi se pas krizės, pritet cikėl i ri investimesh.
    Ndėrkaq, Beqaj vlerėsoi se kriza ėshtė e importuar nė Kosovė, dhe se fundi i kėtij viti do tė shėnojė fillimin e rritjes ekonomike.

    Nė delegacionin slloven janė pėrfaqėsues tė ndėrmarrjeve tė sektorit tė teknologjisė informative, tė infrastrukturės dhe pėrpunimit tė metaleve. Ndryshe, shkėmbimet tregtare ndėrmjet dy vendeve janė rreth 80 milionė euro, ndėrkohė qė eksporti i Kosovės ėshtė vetėm 5 milionė euro.


    RTK

  6. #6
    Bloody
    Shala: Kėtė vit synohet rritja ekonomike prej 5.3 pėr qind

    Qeveria e Kosovės pret qė gjatė kėtij viti nė Kosovė tė shėnohet njė rritje ekonomike prej 5.3 pėr qind, ndėrsa planifikohet privatizimi i disa sipėrmarrjeve tė mėdha publike si ėshtė PTK-ja. Kėshtu tha ministri i Ekonomisė dhe financave Ahmet Shala gjatė njė takimi me 40 afaristė sllovenė qė po zhvillojnė njė vizitė dyditore nė Kosovė. Delegacioni slloven vazhdon vizitėn edhe gjatė ditės sė sotme nė Kosovė ndėrsa kryetarėt e odave ekonomike tė Kosovės dhe Sllovenisė mbajnė edhe njė konferencė shtypi pėr bashkėpunimin ekonomik dy palėsh.

    RTK

Ähnliche Themen

  1. Peje, Kosove
    Von Peyo im Forum Balkan-Städte
    Antworten: 97
    Letzter Beitrag: 17.03.2014, 00:54
  2. Möbelhäuser in Kosove !
    Von absolut-relativ im Forum Rakija
    Antworten: 33
    Letzter Beitrag: 18.12.2010, 13:15
  3. Antworten: 3
    Letzter Beitrag: 09.11.2008, 19:40
  4. Lum per ne Kosove
    Von Shpresa im Forum Musik
    Antworten: 0
    Letzter Beitrag: 01.11.2008, 18:16
  5. Ani moj Kosovė..
    Von luiziana im Forum Musik
    Antworten: 0
    Letzter Beitrag: 04.08.2007, 18:54