“Tafa Air” i tradhton udhėtarėt
Ka mbėrritur nė afro 800 numri i udhėtarėve qė presin nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės, pasi qė kompania Tafa Air i ka mashtruar ata duke mos iu siguruar aeroplanėt pėr kthimin e tyre nga Kosova

Nga Express mė 07.01.2010 nė ora 12:17
Ka tri ditė qė 759 udhėtarė tė kompanisė “Tafa Air” presin nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės pėr t’u kthyer nė Zvicėr.

Kjo kompani, sipas zyrtarėve tė Aeroportit, nuk i ka kryer obligimet ndaj aeroplanėve qė i ka marrė me qira dhe aeroplani qė ishte paraparė tė merrte pasagjerėt ėshtė kthyer thatė.
“Deri sot janė afro 800 udhėtarė qė kanė paguar biletat kthyese nė aviokompaninė "Tafa Air" dhe kanė mbetur duke pritur nė aeroport, pasi qė zyrtarėt e kompanisė nuk janė paraqitur dhe nuk i kanė paguar aeroplanėt”, thekson zėdhėnėsi i Aeroportit, Altin Ahmeti.

Ai pohon se shumica e udhėtarėve janė detyruar tė blejnė bileta tė reja pėr shkak se janė vonuar nė punė, ndėrkaq Aeroporti ėshtė duke lėshuar vėrtetime pėr shkaqet e vonesės.
Aeroplani qė ishte paraparė tė kthehej sot me udhėtarėt e kėsaj kompanie, zyrtarėt e Aeroportit thonė se ka pritur rreth 7 orė dhe nė momentet e fundit ėshtė detyruar t’ia paguajė 6 mijė euro ANP-sė pėr shėrbimet, ndėrsa askush nga Tafa Air nuk ėshtė paraqitur.