BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 70 von 110 ErsteErste ... 206066676869707172737480 ... LetzteLetzte
Ergebnis 691 bis 700 von 1094

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipėrisė - Economy of Albania

Erstellt von Bloody, 19.05.2009, 21:23 Uhr · 1.093 Antworten · 82.261 Aufrufe

  1. #691
    Avatar von El Malesor

    Registriert seit
    23.10.2008
    Beiträge
    5.398
    Lufta e UĒK-sė, faqe e ndritur e kombit shqiptar

    06/01/2011 21:54:00






    Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, priti tė enjten nė Tiranė, nė njė takim, ish-kryeministrin e Kosovės, Agim Ēeku, njėherėsh ish-komandant i pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Berisha dhe Ēeku biseduan pėr zhvillimet nė Kosovė, duke u ndalur kryesisht tek zgjedhjet parlamentare, por edhe tek raporti i raportuesit tė Kėshillit tė Evropės, Dick Marty.

    Kryeministri Berisha theksoi se, Lufta Ēlirimtare e popullit tė Kosovės ėshtė njė nga faqet mė tė ndritura tė lirisė sė kombit shqiptar, por edhe tė Ballkanit, pasi i dha fund kolonisė sė fundit nė Evropė.

    Por, theksoi Kryeministri Berisha, pavarėsisht se raporti i Dick Martyt, pa asnjė fakt dhe provė, ripėrsėrit akuza, shpifje dhe trillime tė gatuara nė Beograd nga Milloshevici dhe ultra-nacionalistė tė tjerė serbė, Shqipėria mirėpret dhe ėshtė tėrėsisht e hapur pėr ēdo hetim nga institucione tė njohura ndėrkombėtare, pėr ēdo problem qė lidhet me krimet e luftės nė ish-Jugosllavi.

    Nė kėtė kontekst, autoritetet shqiptare kanė ftuar zyrtarisht Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės pėr krime lufte dhe EULEX-in qė tė rimarrė pėrsėri ēdo hetim pėr tė zbardhur ēdo tė vėrtetė qė ka tė bėjė me krimet e luftės apo me krimet kundėr njerėzimit, nga kushdo qė t’i ketė kryer ato. Ai tha se autoritetet shqiptare do t’u garantojnė EULEX-it dhe Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės tė gjithė bashkėpunimin e nevojshėm pėr tė pėrmbushur me sukses ēdo hetim.

    “Ndėrsa histeria antishqiptare, e udhėhequr dhe frymėzuar nga Dick Marty, eksponentė tė tjerė tė racizmit antishqiptar dhe avokatėve tė krimeve tė Sllobodan Milloshevicit ndaj shqiptarėve nė Kosovė, ėshtė thjesht njė zgjim i demonėve tė urrejtjes antishqiptare, e cila ėshtė tėrėsisht pa tė ardhme”, tha kryeministri shqiptar. /Telegrafi/

  2. #692
    Bloody
    50 ambulanca tė reja ndėrtohen kėtė vit


    Gjatė kėtij viti do tė ndėrtohen rreth 50 ambulanca tė reja, teksa pritet tė rikonstruktohen 15 ekzistuese.
    Shuma e akorduar pėr kėtė qėllim ėshtė 100 milion lekė, ose 20 % e totalit tė programit pėr kujdesin parėsor.

    Ndėrhyrjet nė infrastrukturėn ndėrtimore janė parashikuar nė vlerėn 60 milionė lekė, si psh “Rikonstruksion i klinikės dentare nė Korēė” etj. Ndėrkohė, pėr edukimin nė vazhdim tė personelit ėshtė parashikuar trajnim stafi mjekėsor (mjek dhe infermier), nė vlerėn prej 2 milionė lekė.

    Tė ardhurat dytėsore, projektet e ndėrtimit dhe supervizione e kolaudime zėnė 20 milionė lekė, bėhet e ditur nga MSH. Ndėrsa, pėrballimi i TVSH dhe kostos lokale pėr projektet e investimeve tė huaja me vlerė 245.6 milionė lekė, ose 49 % tė totalit tė programit.




    Gazeta Start: 50 ambulanca tė reja ndėrtohen kėtė vit

  3. #693
    Bloody
    Operacionet e gjera, mbi 100 tė arrestuar nė tre ditė



    Policia e Shtetit ka bėrė tė ditur sot arrestimet gjatė tre ditėve tė fundit me qėllim goditjen e elementėve kriminalė.
    Nė bazė tė njė plani veprimi, pėr tre ditė janė arrestuar 55 persona tė akuzuar pėr krimet tė ndryshme.

    Gjithashtu janė arrestuar nė flagrancė 37 autorė tė veprave penale si dhe janė kapur 23 persona tė shpallur nė kėrkim. Gjithashtu janė bllokuar 16 armė zjarri tė llojeve tė ndryshme, tė cilat mbaheshin pa leje.

    Pėr shkelje tė konstatuara janė shoqėruar nė polici 196 automjete tė llojeve tė ndryshme dhe nė 331 raste janė marrė masa administrative. Po nė kėtė kuadėr, gjatė kontrolleve tė ushtruara pėr zbatimin e rregullave tė Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve tė automjeteve, nga Njėsitė Rajonale tė Policisė Rrugore janė vendosur 7.410 masa administrative gjobė pėr shkeljet e konstatuara.

    Ndėrkohė, nė 102 raste drejtuesve tė automjeteve u ėshtė hequr leja e drejtimit pėr pėrdorim tė pijeve alkoolike, ecje me shpejtėsi tej normave tė lejuara apo shkelje tė tjera nė kundėrshtim me normat e Kodit Rrugor si dhe janė bllokuar gjithashtu 170 automjete dhe konfiskuar 4 pėr mangėsi apo shkelje tė ndryshme nė dokumentacion.




    Gazeta Start: Operacionet e gjera, mbi 100 tė arrestuar nė tre ditė

  4. #694
    Bloody
    Tri vajza gjermane vullnetare nė zonat e pėrmbytura


    Tri vajza gjermane kanė ardhur nė zonat e Shkodrės pėr tė ndihmuar vullnetarisht banorėt e zonave tė pėrmbytura.
    Isabel, Wiebke dhe Maike, gjimnaziste, janė anėtare tė Fondacionit "Jürgen Vahn”, tė cilat kanė lėnė qytetin e tyre nė Soest tė Gjermanisė pėr tė ofruar ndihmėn e tyre vullnetare pėr banorėt e Velipojės.

    “Ėshtė njė kėnaqėsi tė vizitosh Shqipėrinė. Njerėzit janė miqėsor dhe mikpritės, ne kemi vizituar shumė banorė, shtėpitė e tė cilėve pėr ditė tė tėra kanė qenė nėn ujė nga fatkeqėsia natyrore por tani situata ėshtė normalizuar. Ne u kemi ofruar atyre ndihma dhe do jemi pranė tyre pėr dy javė” u shprehėn tre vajzat.

    “Ne kemi jetuar momente tė pabesueshme. Njerėzit e rrethuar nga uji nė Shkodėr, na pyesnin neve nėse mund tė na ndihmoni. Biles ato na ofronin gjėra pėr tė na falėnderuar. Jemi shumė tė prekura. E pabesueshme”, vijuan.

    Ato kanė zhvilluar njė takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka shprehur vlerėsimet dhe falėnderimet pėr humanizmin dhe ndihmėn e ofruar. Gjatė bisedės, vajzat njohėn Kryetaren e Kuvendit me ndihmat qė ato kanė mbledhur nė ndihmė tė banorėve tė Velipojės ndėrsa theksuan se pėrveē mbledhjes sė ndihmave financiare ato kanė shpėrndarė edhe veshmbathje e lodra pėr fėmijėt e kopshteve nė kėtė zonė.




    Gazeta Start: Tri vajza gjermane vullnetare nė zonat e pėrmbytura



    3 junge deutsche Gymniasiastinen sind ohne jeglichen direkten Bezug mit Albanien zu den überfluteten Regionen im Norden gereist um dort zu helfen..


    Respekt..

  5. #695

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612
    Video-pėrgjimi, Meta jep dorėheqjen si Ministėr i METE
    14 Janar 2011 - 12:41 | Shqiperi


    TIRANE-Ilir Meta deklaroi sot se i ka kerkuar kryeministrit Sali Berisha doreheqjen si Minister i Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes (METE). Deklarata u be e ditur ne oren 12:40 minuta te mesdites ne seline e Levizjes Socialiste per Integrim (LSI)

    (vijon)

    Balkanweb | Video-pėrgjimi, Meta jep dorėheqjen si Ministėr i METE - Shqiperi

  6. #696

    Registriert seit
    20.02.2010
    Beiträge
    4.612
    Trepharm: Barna nga Kosova me cilėsi evropiane
    14-01-2011 18:41 CET
    TrePharm


    Qytetarėt e Kosovės nga tani do tė kenė nė dispozicion produkte farmaceutike tė prodhuara nė vendin tonė, por tė certifikuara me standardet evropiane dhe ndėrkombėtare tė cilėsisė dhe sigurisė.

    “Trepharm”, prodhuesi i parė i barnave, i ndėrtuar sipas standardeve evropiane dhe ndėrkombėtare tė cilėsisė, ėshtė pėruruar tė premten, nė Sllatinė tė Fushė Kosovės.

    Prerja e shiritit nga kryetari i Komunės sė Fushė Kosovės Burim Berisha, pronari i fabrikės Bedri Prishtina dhe nga pėrfaqėsuesi i CIPEX USA, shėnoi fillimin e punės sė fabrikės.

    “Trepharm” ėshtė konceptuar qė nga ditėt e para qė pėrveē se do tė furnizojė gjithė rajonin me produkte shumė kualitative, te jetė edhe njė nga institucionet e zhvillimit tė shkencės dhe edukimit tė vazhdueshėm tė profesionistėve tanė. Nga kjo fabrikė do tė kujdesemi pėr shėndetin jo vetėm tė popullit tė Kosovės, por edhe tė gjithė rajonit”, tha me kėtė rast Mėrgim Prishtina, drejtor ekzekutiv i “Trepharm”.

    Nė bashkėpunim me kompaninė amerikane “CIPEX USA”, si dhe mė pėrkrahjen teknologjike tė kompanive tė tjera me renome evropiane, “Trepharm” ėshtė prodhues i barnave ndėr tė vetmit nė rajon, i cili zbaton standardet evropiane tė kualitetit dhe sigurisė ato tė EU cGMP si dhe standardet ndėrkombėtare tė parashtruara nga Organizata botėrore e shėndetėsisė (WHO).

    “Ne do tė jemi bashkė me ‘Trepharm’ edhe mė tutje pėr tė zhvilluar prodhimin e barnave nga Kosova pėr Kosovėn dhe rajonin”, tha me kėtė rast, Pradeep Gadre, pėrfaqėsues i CIPEX USA.

    Fabrika e barnave, posedon dy njėsi tė prodhimit, ndėrsa aktualisht nė funksion ėshtė njėsia pėr prodhimin e antibiotikėve.

    Pėrurimi i fabrikės pėrcillet edhe me plasimin nė treg tė pesė produkteve tė para farmaceutike tė “Trepharm”, tė prodhuara nė bazė tė standardeve mė tė mira tė prodhimit qė burojnė nga direktivat e Bashkimit Evropian- EUcGMP.

    Fabrika “Trepharm”, posedon edhe njė laborator modern i cili pėrveē se shėrben pėr nevojat e saj mund tė pėrdoret pėr matje tė ndryshme nga Ministria e Shėndetėsisė dhe agjencitė shtetėrore ose private qė merren me farmaceutikėn.

    Kompania “Tregtia”, ka investuar rreth 15 milion euro pėr tė ndėrtuar kėtė fabrikė qė shėnon njėrin nga investimet mė tė mėdha private nė Kosovė, duke ndihmuar kėshtu nė zhvillimin e ekonomisė sė vendit, punėsimin e qytetarėve, zhvillimit tė tregut tė farmacisė dhe ofrimit tė produkteve cilėsore dhe me ēmime tė pėrshtatshme. /Zėri/
    Zėri • INFO - Ekonomi - Ekonomi Vendore - Trepharm: Barna nga Kosova me cilsi evropiane

    TrePharm

  7. #697
    Avatar von El Malesor

    Registriert seit
    23.10.2008
    Beiträge
    5.398
    U zhvillua ceremonia e hapjes sė Shkollės Shqipe nė Bronx

    19/01/2011 20:26:00




    100 nxėnės nė Shkollėn Shqipe nė Bronx, Mishto : "Jemi duke treguar kėsisoj pėrkujdesjen dhe interesimin e madh tė qeverisė shqiptare dhe personalisht interesimin e Kryeministrit Berisha pėr fėmijėt shqiptarė tė diasporės"

    Lehman College - Bronx New York: Mes njė ceremonie festive, nxėnės, prindėr, mėsimdhėns, veprimtarė tė komunitetit, dhe pėrfaqėsuesve tė Shtetit Shqiptarė dhe Republikės sė Kosovės nė Nju Jork, tė cilėt, kanė dhėnė ndihmėn e tyre nė libra dhe bazė materiale, Shkolla Shqipe nė Bronx- Nju Jork, nė klasat e ndėrtesės sė kolegjit “Lehman College”, ka hapur tė dielėn nė mesdrekė, dyert pėr fėmijėt e emigrantėve shqiptarė, qė dėshirojnė tė mėsojnė gjuhėn e ėmbėl dhe tė bukur shqipe - gjuhėn tonė amėtare.

    Hapja e Shkollės Shqipe nė Bronx, konēidon me 3 - vjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės

    I pranishėm nė ceremoninė hapėse tė ditės sė parė tė shkollės shqipe, ishte Konsulli i Pėrgjithėshėm i Shqipėrisė nė Nju Jork, zoti Dritan Mishto, i cili pėrshėndeti fėmijėt dhe prindėrit e tyre, sė bashku me Konsullėn e Kosovės nė Nju Jork, zonjėn Arta Rama.

    Shkolla Shqipe nė Bronx - Nju Jork, njė lagje, kjo, e predominuar nga emigrantėt shqiptarė, sidomos, nga mbipopullimi qė ka ndodhur kėto dy dekadat e fundit, ėshtė njė iniciativė private e disa biznesmenve dhe veprimtarve tė dalluar tė komunitetit shqiptar. Dhe tė asaj ndihmės qė u realizua me ndėrmjetėsimin e aktivistit Mithat Gashi, mėsimdhėnės nė kėtė kolegj, qė pėr mėsonjtoret, ku do tė zhvillohet mėsimi, Kolegji “Lehman”, nuk kėrkon asnjė pagesė, pėr fėmijėt shqiptarė.

    Nė ditėn e parė tė shkollės, nėpėr klasa filluan mėsimet mbi 100 fėmijė, por edhe tė rritur filluan kėtu mėsimin e gjuhės shqipe dhe sipas Gjergj Dedvukajt, njė nga nisiatorėt pėr hapjen e kėsaj shkolle, numri do tė shtohet nė ditėt e ardhshme.

    “Ka njė interesim tė madh pėr tė sjellė fėmijėt nė kėtė shkollė”, tha Dedvukaj.
    Gjergj Dedvukaj, i cili ka punuar edhe nė tė shkuarėn si mėsimdhėnės nė shkollėn shqipe tė New York-ut, tha pėr gazetėn “Dielli”, se ka qenė dėshira e shumė prindėrve, pėr hapjen e njė shkolle shqipe. "Nė koncertet qė kam dhėnė me Asamblin ”Bashkimi Kombėtar” nė Shqipėri, Malėsi, Kosovė, nė Gjermani, nė Festivalet Kombėtare si nė Gjirokastėr, e gjetkė , thotė ai, prindėrit, mė janė lutur qė t’u mėsoj shqip fėmijėve. Tani qė kjo nismė po konkretizohet, numri i atyre qė do tė sjellin fėmijėt jam i bindur se do tė rritet." Pėr kėtė ka thėnė Dedvukaj se vetėm, nga fisi i tij kėtu, janė bėrė gati mbi 20 veta qė janė treguar tė gatshėm pėr t’u regjistruar nė shkollėn shqipe."

    Duke pėruruar kėtė shkollė, Konsulli i Pėrgjithėshėm i Shqipėrisė nė Nju Jork, zoti Dritan Mishto, tha "Sot ne ndjejmė njė emocion tė veēantė, qė arritėm tė gjithė sė bashku tė hapim kėtė fole tė gjuhės sė bukur shqipe. Jo vetėm mėsimi i gjuhės dhe kulturės, por ajo ē'ka kjo ditė shėnon mė sė tepėrmi ėshtė mbajtja e premtimit pėrpara historisė, sė atyre burrave tė kombit qė dhanė gjithė sa kishin pėr pėrjetėsimin e gjuhės sonė nė altarin e gjuhėve tė bukura dhe tė rralla."

    Mė tej zoti Mishto shprehu edhe emocionet e tė gjithė pjesėmarrėsve, duke nėnvizuar se " kur them se kjo shkollė ėshtė amaneti i mbajtur nga brezat pėr tė shkrimin dhe kėndimin shqip."

    Ndėrkohė, pėrfaqėsuesi i shtetit shqiptarė nuk la pa permendur edhe ndihmėn dhe kujdesin e qeverisė shqiptare, pėr shkollėn shqipe nė SHBA-ės. " Konsullata e Pėrgjithshme, tha zoti Mishto, si bashkeiniciatore e kėtij projekti, duke ofruar tekset mėsimore dhe fletoret e punės, nuk do t'a kufizojė ndihmėn e saj, pėrkundrazi, theksojė ai do tė pėrmbushė edhe detyra tė tjera, duke treguar kėsisoj pėrkujdesjen dhe interesimin e madh tė qeverise shqiptare dhe personalisht interesimin e Kryeministrit Berisha pėr fėmijėt shqiptarė tė diasporės".

    Nė njė takim organizimi, ėshtė miratuar Komisioni edhe stafi pedagogjik i shkollės. Komisioni ka nė pėrbėrje: Professor Ymer Ahmetaj, Dr.Hasan Ademaj, Gjergj Dedvukaj dhe Flamur Husaj. Ky Komision i cili quhet nismėtarė, pėrzgjodhi pesė mėsuesė nga 12 kėrkesa tė paraqitura. Katėr janė mėsuese dhe njė mėsues.

    Profesori Ymer Ahmetaj, i ka deklaruar gazetės Dielli se stafi ėshtė profesionalisht i pėrgatitur; ka nivel tė lartė pedagogjik, kanė pėrvojė dhe njė pjesė janė mėsimdhėnės nė shkollat amerikane. Nė shkollėn shqipe do tė jepen lėndėt : gjuhė dhe letėrsi shqipe, histori e kombit shqiptar, Gjeografi pėr trojet shqiptare, kulturė muzikore dhe folklor shqiptar etj.

    Arsimtarėt qė do tė punojnė me nxėnėsit kanė pėrvojė tė gjatė nė arsim nė Shqipėri, Kosovė, Luginėn e Preshevės, viset shqiptare nė Mal tė Zi dhe Maqedoni.

    Ndėrsa, koordinatori i Shkollės dhe anėtari i brodit, Mustaf Qosja, thotė se pėrkrah kritereve formale tė kualifikimit shkollor, mėsuesėve u kėrkohet: njohje e shkėlqyeshme e gjuhės shqipe(Gjuha standarte; gramatika, drejtshkrimi, stilistika); pėrgatitje dhe aftėsi solide nė tė gjitha veprimtaritė themelore gjuhėsore (tė folurit, tė dėgjuarit, tė shkruarit, tė lexuarit ekspresiv etj.); njohje e mirė e kulturės kombėtare, njohje e historisė dhe gjeografisė sė Atdheut, njohje e artit tė muzikės, edukim i mjaftushėm artistik, muzikor dhe figurativ; aftėsi dhe shkathtėsi interpretuse nė kėndim, vallėzim, instrumente muzikor etj.Tė gjitha kėto kritere garantojnė njė trupė mėsimore serioze e tė kualifikuar dhe do tė pėrcjellin besushmeri tek prindėrit, qė fėmijėt tė mbushin klasat e gjuhės shqipe dhe shkolla tė ketė jetėgjatėsi."

    Dr. Hasan Ademaj, njė tjetėr pjestar aktiv i grupit nismėtar, thotė se ky ėshtė njė hap i duhur qė duhet tė gėzojė pėrkrahjen e komunitetit shqiptar.

    "Ka ardhur koha qė tė heqim dorė nga folklorizmi i veprimatrive, theksonė Dr Hasan Ademaj, dhe tė bėhemi mė institucionalė, mė tė orientuar, nė veprimtaritė kombėtare. Shkolla shqipe ėshtė njė hap nė drejtimin e duhur, edhe pse e vonuar nė kohė. Ai ka afruar pėrkrahjen e tij, duke qenė pjesė e Bordit."

    Pėr gazetėn mė tė vjetėr tė diasporės Diellin, ka folur edhe Shkumbin Tetaj, ish professor i Gjuhės angleze nė Kosovė, i cili ka dhėnė pėrkrahjen e tij, ashtu si dhe Agim Cavdėrbasha, Tom Gjergji, Nikollė Juncaj, avokati Sabri Gjoni e tė tjetėrė.

    Mėsuesja Violeta Ducellari, me pėrvojė pedagogjike dhe mėsimdhėnse nė shkollat amerikane, e pėrzgjedhur nė trupėn mėsimdhėnse, thotė se e shihte serioze nismėn dhe se nuk do tė kursejė asgjė pėr tė mėsuar fėmijėt shqiptarė. Nė grupin e mėsuesėve tė pėrzgjedhur janė edhe Ikbale Tetaj, Lirie Rexhmataj, Lumturi Porja si dhe Tom Gjergji pėr instrumenet muzikor.

    Nė pėrurimin e shkollės, pėrveē nxėnėsve, mėsuesve, prindėrve e aktivistėve qė ndėrmorėn kėtė nisiativė, merrnin pjesė edhe konsulli i Shqipėrisė nė New York, Dritan Mishto dhe konsullja e Kosovės nė New York, Arta Rama, tė cilėt pos qė prenė shiritin e pėrurimit, vizituan tė gjitha klasat ku mbahej mėsimi, dhe biseduan me nxėnės e arsimtarė dhe premtuan ndihmėn e dy shteteve, Shqipėrisė e Kosovės pėr mbarėvajtjen e shkollės me abetare e libra tė tjerė mėsimorė.

    Nė njoftim thuhet se janė disa shoqata qė i janė bashkėngjitur Bashkimit Kombėtar, pėrfshirė dhe Federatėn Vatra. Shoqatat kanė pranuar qė tė kontribuojnė nė regjistrimin e fėmijėve, nė sigurimin e ushqimit tė drekės pėr fėmijėt si dhe tė njė pagese simbolike .

    Ata qė e nisėn kėtė aksion kombėtar dhe ju bashkėngjitėn Gjergj Devukajt janė njė grup atdhetarėsh nga tė gjitha trojet etnike, qė po marrin tė gjitha masat nė mėnyrė qė shkolla tė vazhdojė normalisht. Nė takimet e pėrjavshme ata kanė diskutuar pėr tė gjitha hallkat qė do tė ēojnė nė suksesin e nismės sė marrė.

    Kėshtu, tė paktėn Konsullata e Pėrgjithshme e Shqipėrisė, ka premtuar tė sjellė 100 abetaret e para kėto ditė, ndėrsa Konsullata e Kosovės do tė ndihmojė me plan-programe dhe ndihma tė tjera qė do t’i nevojiten stafit tė shkollės. Nga ana tjetėr Profesori i Lehman College, Mithat Gashi, anėtar i Bordit tė Federatės ”Vatra” ka ndėrmjetėsuar dhe ka siguruar tri klasa mėsimore nė mjediset e Kolegjit, tė cilat do tė vihen nė dispozicion tė shkollės shqipe nė Bronx.

    Ishin pikėrisht veprat e mrekullueshme nė dobi tė ēėshtjes kombėtare - shqiptare qė bėnė qė kėta nismėtarė tė zgjidhnin shkollėn shqipe, si vendin ku filizat e njomė, fėmijėt e shqiptarėve tė Nju Jorkut tė mėsonin gjuhėn e tyre amtare dhe jo vetėm atė por edhe traditėn e mrekullueshme tė shqiptarėve tė Amerikės, tė cilėt nė ēastet mė tė vėshtira qė kaloi vendi ynė, i'a zbardhėn faqen atij. Qėllimi ka qenė qė tė mėsojnė nga pėrvoja e mrekullueshme e kollosėve tė kulturės tonė kombėtare, Fan Nolit e Faik Konicės si dhe korifejve tė tjerė pasardhės.

    Ideja pėr njė shkollė tė tillė lindi nga nevoja qė breznitė shqiptare tė Amerikės tė vijojnė tė ruajnė lidhjet shpirtėrore me atdheun e tyre. Njė ndėr veprimtaritė mė me efekt nė kėtė drejtim ishte mėsimi i gjuhės shqipe. Vetėm nė kėtė mėnyrė fėmijėt shqiptarė, tė rinjtė, studentė, e kuptojnė fare mirė se edhe pse janė me trup larg vendlindjes sė tyre apo vendlindjes sė prindėrve tė tyre, detyrimet pėr atdheun nuk sosen kurrė. Prandaj edhe iu dhanė me mish e me shpirt kėsaj detyre qė i vunė vetes, pėr tė rihapur shkollėn shqipe nė Bronx - Nju Jork, ku mendohet se jeton edhe komuniteti mė i madh shqiptarė. /Beqir Sina/

  8. #698
    Avatar von El Malesor

    Registriert seit
    23.10.2008
    Beiträge
    5.398
    Qeveria e Malit tė Zi, sot e miratoi edhe informacionin nė lidhje me iniciativėn pėr lidhjen e rrugės Podgoricė – Guci, pėrmes Shqipėrisė.


    Sipas agjensionit tė lajmeve “Mina”, Qeveria, duke marrur parasysh rėndėsinė e lidhjes direkte tė qytetarėve tė Plavės dhe Gucisė me Podgoricėn, si shansė pėr valorizimin ose vleresimin e potencijaleve natyrore dhe turistike dhe zhvillimin e pėrgjithshem tė kėsaj trevė, Qeveria e ngarkoi Ministrinė e punėve tė jashtme dhe Integrimeve Europiane qė nė bashkėpunim me Ministrine e Mbrendshme ta rinisin inicijativėn me pjesėn shqipėtare rreth hapjes se pikės kufitare Grabom -Cemi i Trieshit, thuhet nė kumtesė.

    Ministria e Komunikacionit dhe Telekomunikimit ėshtė e detyruar tė pergatisė dokumentacionin tekniko-shkencorė, tė sygjerojė mėnyrėn e financimit sė ndertimit tė rrugės nė teritorin e Malit tė Zi, nga pika Grudec deri tek guri kufitar me Shqipėrinė dhe tė rishqyrtojė mundėsitė e rekonstruimit tė rrugės Guci –Vermoshė. /Albert Camaj/

  9. #699
    Bloody
    Demonstrata, arrestohet njė shtetas i armatosur





    Policia e kryeqytetit njofton arrestimin e njė shtetasi qė ka qenė i armatosur gjatė demonstratės sė djeshme pėrpara Kryeministrisė.



    Drejtori i Policisė sė Tiranės, Sajmir Muēaj, deklaron se shtetasi Gjin Pjetėr Ndreu, lindur dhe banues nė Shkodėr, ka qenė i armatosur me armė zjarri tip pistoletė dhe ka tentuar tė futej nė Kryeministri. Materialet nė ngarkim tė kėtij shtetasi kanė kaluar pėr hetime tė mėtejshme.

    Ndėrkohė, Muēaj nuk ka dhėnė asnjė detaj nė lidhje me ekzekutimin e 6 urdhėr-arresteve tė nxjerra nga Prokuroria pėr punonjėsit e gardės, qė dyshohen pėr vrasjen e tre personave gjatė demonstratės sė djeshme.




    Gazeta Start: Demonstrata, arrestohet njė shtetas i armatosur

  10. #700

    Registriert seit
    05.09.2004
    Beiträge
    7.890
    Autostrada rriti eksportet e Shqipėrisė nė Kosovė



    Kukės,2 shkurt - “Rruga e kombit” e trumbetuar me tė madhe nga politikanėt e tė dyja vendeve pėr njė “bum” nė rritje tė bashkėpunimit ekonomik mes tė dyja vendeve nuk ka rezultuar tė jetė e saktė, pėrveē “bumit” turistik dhe rehatisė nė udhėtim, tė paktėn pėr pjesėn e Kosovės. Nė bazė tė tė dhėnave qė ka Dogana e Kukėsit, e cila mbulon gjithė aktivitetin e eksport-importeve tė Shqipėrisė me Kosovėn, rezulton se Shqipėria e ka rritur eksportin me Kosovėn pėr vitin 2010 nė masėn 364.5% krahasuar me vitin 2009, ndėrkohė qė Kosova ka shėnuar njė rėnie tė vogėl pėr tė njėjtėn periudhė. Pėr vitin 2010 nė Doganėn e Morinit nė Kukės janė dhėnė gjithsej 9.161 deklarata eksporti, krahasuar me 2.513 deklarata qė janė dhėnė nė vitin 2009. Numri i deklaratave tė importit nga Kosova kanė qenė 3.370 deklarata, krahasuar me 3.558 deklarata qė janė dhėnė nė vitin 2009. Ēimentoja, mineralet e papėrpunuara dhe fruta-perimet janė artikujt qė zėnė peshėn kryesore nė vėllimin e eksporteve tė Shqipėrisė nė Kosovė. Ndėrsa mielli dhe patatja, por edhe pijet freskuese e energjike janė artikujt qė Kosova eksporton nė Shqipėri.Zyrtarė tė Doganės sė Kukėsit pohojnė se fillimi i ndėrtimit tė autostradės Vermicė-Merdar ka ndikuar nė rritjen e vėllimit tė eksportit tė ēimentos, e cila zė peshėn kryesore nė eksportet e Shqipėrisė nė drejtim tė Kosovės. Pėr vitin 2010 janė eksportuar nė Kosovė 119.683 tonė ēimento tė Fushė-Krujės, ku rritja e eksportit krahasuar me atė tė vitit 2009 ka qenė 5.6 herė mė e madhe. ”Cilėsia, por edhe ēmimi mė i ulėt ka bėrė qė ēimentoja e Fushė-Krujės tė jetė konkurruese nė tregun e Kosovės duke e rivalizuar ēimenton qė prodhohet nė Hanin e Elezit”,argumentojnė zyrtarė tė Doganės sė Kukėsit.
    Artikuj tė tjerė qė mbajnė peshėn kryesore tė eksporteve nga Shqipėria nė Kosovė janė edhe mineralet e varfra tė hekur-nikelit dhe kromit, tė cilat eksportohen dhe mė pas pasurohen nė fabrikat e Kosovės. Pėr vitin 2010 janė eksportuar nė Kosovė 20643 tonė krom i varfėr dhe 15.018 tonė hekur nikel.

    Artikujt qė Kosova eksporton nė Shqipėri janė mielli i grurit dhe patatja, por edhe pijet freskuese dhe energjike, si dhe makineri dhe automjete. Megjithėse numri i deklarimeve tė eksporteve nga Kosova nė Shqipėri ka shėnuar njė rėnie nė vitin 2010, vlera e kėtyre eksporteve ėshtė nė rritje pėr vitin qė sapo lamė pas. Kjo sipas ekspertėve tė Doganės ka ardhur si rezultat i rritjes sė ēmimit tė artikujve si mielli, patatja etj. Si rezultat i rritjes sė referencės sė patates sė importit nga Qeveria e Shqipėrisė, eksporti i patates sė Kosovės pėr vitin 2010, por edhe pėr muajin e parė tė kėtij viti ėshtė i orientuar mė shumė nė drejtim tė Serbisė, Maqedonisė etj.
    Ministria e Financave dhe Dogana Shqiptare kanė rritur nė 50 pėr qind referencat pėr pataten e importit, duke e ēuar nė 24 centė pėr kilogram nga 18 centė qė ka qenė mė parė. Kjo rritje e bėn pataten e Kosovės jokonkurruese nė tregun e Shqipėrisė.
    Pėr vitin 2010, Kosova ka eksportuar nė Shqipėri miell me njė vlerė prej 1.2 milionė euro ose 2.5 herė mė shumė se vlera e eksportuar nė vitin 2009, ndėrkohė qė vlera e eksportit tė patates pėr vitin 2010 kap vlerėn e 740 mijė eurove ose 1.25 herė mė shumė se viti 2009.
    Vlera e eksportit tė pijeve freskuese dhe energjike nga Kosova nė Shqipėri ka qenė rreth 260 mijė euro, ose 87 mijė euro mė shumė se viti 2009. Ulje nė vlerėn e eksportit nga Kosova nė Shqipėri ka njohur edhe artikulli automjete, ku pėr vitin 2010 janė eksportuar nė Shqipėri automjete me njė vlerė prej 264 mijė eurosh ose 25 mijė euro mė pak se viti 2009. Ndėrkohė qė njė tjetėr artikull qė Kosova po eksporton nė Shqipėri janė tubat e ēelikut tė Fabrikės sė gypave nė Ferizaj. Kėto tuba po pėrdoren kryesisht pėr hidrocentralet qė po ndėrtohen nė veri tė Shqipėrisė. Nė rajonin e Kukėsit, ku pėrfshihen edhe Tropoja e Hasi, por edhe nė zonėn e Dibrės dhe atė tė Shkodrės janė dhėnė njė numėr i madh licencash pėr ndėrtimin e hidrocentraleve tė vegjėl qė janė tė projektuar kryesisht me diga tė vogla.

    Dy pikat doganore, ajo e Qafė-Prushit qė lidh Hasin me Gjakovėn, dhe ajo e Qafė-Morinės qė lidh Tropojėn me Gjakovėn, kanė rezultuar tė paefektshme nga ana ekonomike, madje ato rezultojnė me humbje, pasi nuk mbulojnė as shpenzimet e personelit dhe shpenzimet e tjera ndihmėse. I gjithė qarkullimi i mallrave nga Shqipėria nė Kosovė e anasjelltas realizohet pėrmes degės sė Doganės Morin-Vermicė nė zonėn midis Kukėsit e Prizrenit. Pikat doganore nė Qafė-Morin tė Tropojės dhe nė Qafė-Prush tė Hasit, tė dyja sė bashku kanė realizuar vetėm 2.2% tė tė ardhurave tė pėrgjithshme qė ka realizuar Dogana e Kukėsit pėr vitin 2010. Dega e Doganės sė Kukėsit pėr vitin 2010 ka realizuar tė ardhura nė njė vlerė prej 528.3 milionė lekėsh, ose rreth 3.8 milionė euro. Kėto tė ardhura janė realizuar nė masėn 97.8% nė degėn e Doganės sė Morinit nė Kukės, ndėrkohė qė 1% e kėsaj vlere ėshtė realizuar nė Qafė-Prush dhe 1.2% nė Qafė-Morin tė Tropojės. Nė kufirin Shqipėri-Kosovė me njė gjatėsi prej 111.8 kilometrash, aktualisht ekzistojnė gjashtė vendkalime kufitare, ku tre prej tyre janė nė zonėn e Gorės, pikėrisht ato nė mes Shishtavecit e Krushės ,Orgjostit e Orēushės tė hapura nė tetor tė vitit 2003. Ndėrsa vendkalimi Borje-Glloboēicė ėshtė hapur nė qershor tė vitit 2009. Nga pesė vendkalime kufitare, vetėm tri prej tyre janė tė miratuara edhe si pika doganore, ku vetėm ajo Morin-Vermicė ėshtė e kategorisė sė parė, ndėrsa pika doganore e Qafė-Prushit nė Has dhe e Qafė-Morinės nė Tropojė janė tė kategorisė sė dytė.
    Autoritetet vendore tė zonė sė Dragashit nė Kosovė dhe tė Shishtavecit nė Kukės kanė bėrė presion nė drejtim tė autoriteteve respektive nė Kosovė e Shqipėri qė edhe vendkalimi kufitar Shishtavec-Krushė tė ketė statusin e njė dogane. Drejtori rajonal i kufirit dhe i migracionit pėr rajonin e Kukėsit, Agron Baliaj, nuk ėshtė pėrkrahės i idesė sė hapjes sė vendkalimeve tė reja kufitare nė kufi me Kosovėn, pasi, sipas tij, ato ekzistuese janė tė mjaftueshme, sidomos tani me pėrmirėsimin e infrastrukturės rrugore. Sipas drejtorit tė kufirit, nevojė imediate ėshtė vetėm hapja e njė vendkalimi kufitar me Malin e Zi, pikėrisht nė Qafė tė Vranicės, qė do tė lidhte Tropojėn me Plavėn. Ai i konsideron si tė tepėrta tri vendkalime kufitare nė zonėn e Gores.

    Autostrada rriti eksportet e Shqipėrisė nė Kosovė - Ekonomi - Koha Net

LinkBacks (?)


Ähnliche Themen

  1. Antworten: 3257
    Letzter Beitrag: Gestern, 18:58
  2. Antworten: 2033
    Letzter Beitrag: Gestern, 10:14
  3. Antworten: 69
    Letzter Beitrag: 06.07.2014, 12:19
  4. Antworten: 204
    Letzter Beitrag: 18.12.2013, 18:46
  5. Wirtschaft der Türkei - Türkiye Ekonomisi - Economy of Turkey
    Von Kelebek im Forum Die Wirtschaftskrise
    Antworten: 680
    Letzter Beitrag: 29.05.2011, 15:16