BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 98 von 113 ErsteErste ... 4888949596979899100101102108 ... LetzteLetzte
Ergebnis 971 bis 980 von 1129

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipėrisė - Economy of Albania

Erstellt von Bloody, 19.05.2009, 21:23 Uhr · 1.128 Antworten · 130.880 Aufrufe

  1. #971

    Registriert seit
    06.02.2011
    Beiträge
    2.794
    Shqiptarėt e Luginės bojkotojnė regjistrim


    Pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė kėsaj ane thonė se ky proces po bojkotohet pėr shumė arsye, e njė nga to, siē thonė ata, ėshtė edhe pėrpilimi i listave vetėm nė gjuhėn serbe dhe mė alfabetin cirilik.

    “Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės nuk marrin pjesė nė procesin e regjistrimit qė po zhvillohet nė Serbi, pėr arsye se nuk janė garantuar kushtet pėr njė regjistrimit tė drejtė”, ka thėnė pėr “Radio Evropa e Lirė”, kryetari i Komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi.

    “Nuk kemi dashur tė jemi pjesė e njė ndėrrimi artificial tė strukturės sė popullatės nė kėto komuna”.
    Belgėzim Kamberi, nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Luginė e Preshevės, e sheh si tė drejtė bojkotin e regjistrimit nga ana e shqiptarėve. Ai vlerėson sė ky refuzim nuk do tė lejojė qė tė legjitimohet numri i madh i popullatės se zhvendosur.

    Zyrtarėt e Qeverisė sė Serbisė kanė thėnė se personat ose familjet tė cilat refuzojnė pjesėmarrjen nė regjistrim, do tė gjobiten sipas ligjit pėr regjistrim. Dėnimet thuhet se do tė jenė nga 198 deri 495 euro. Mirėpo, Kamberi nuk beson se njė gjė e tillė do tė ndodhė.

    “Nuk besoj se do tė jetė nė shėnjestėr i gjithė komuniteti, sepse atėherė do tė behej fjalė pėr njė diskriminim kolektiv”, shprehet ai.

    Vendimi pėr bojkotimin e regjistrimit tė popullsisė ka ardhur nga Kuvendi i deputetėve shqiptarė, qė ėshtė organi i vetėm qė bashkon shumė parti nė kėtė zonė shqiptare. Me rastin e publikimit tė kėtij vendimi, kryetari i partisė pėr Veprim Demokratik, Riza Halimi, i cili ėshtė i vetmi shqiptar deputet nė Kuvendin e Serbisė, pat deklaruar se “me regjistrim nuk do tė mund tė shihet gjendja reale e shqiptarėve, pasi shumė prej tyre janė shpėrngulur nga kėto zona”.

    Lėvizja mė e madhe e qytetarėve shqiptarė nga Lugina e Preshevės, sipas pėrfaqėsuesve tė partive politike shqiptare, ka ndodhur pas liberalizimit tė vizave pėr Serbinė.



    Gazeta Start: Shqiptarėt e Luginės bojkotojnė regjistrim

  2. #972

    Registriert seit
    06.02.2011
    Beiträge
    2.794
    Unifikim tė lejeve tė transportit Shqipėri-Kosovė


    Shqipėria dhe Kosova do tė unifikojnė lejet e transportit dhe lejet pėr mallrat.
    Marrėveshja mundėson kalimin e udhėtarėve dhe mallrave nga njėri vend nė tjetrin duke pėrdorur lejet dhe certifikatat qė subjektet marrin nė vendet pėrkatėse, pa pasur nevojėn t'i nėnshtrohen burokracive gjatė kalimit tė kufirit, pėr t'u pajisur me lejet apo certifikatat e vendit tjetėr.

    Komisioni pėr Veprimtaritė Prodhuese, Tregtinė dhe Mjedisin mori nė shqyrtim sot projektligjin "Pėr ratifikimin e marrėveshjes ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės "Pėr Transportin Ndėrkombėtar Rrugor tė Udhėtarėve dhe Mallrave".

    Gjatė diskutimeve pėr kėtė p/ligj, pėrfaqėsuesi i ministrisė sė Transporteve, Arian Budo, tha se "ėshtė njė marrėveshje standarde shumė e mirė, ėshtė e negociuar nga tė dy palėt, ėshtė firmosur nga dy ministrat pėrkatės dhe pėrbėn njė sukses nė marrėdhėniet shumė tė mira ndėrmjet dy vendeve tona". Ai bėri tė ditur se marrėveshja i jep njė frymėmarrje tjetėr marrėdhėnieve tregtare midis tė dy vendeve. "Kjo marrėveshje shoqėrohet me njė fluks shumė tė madh tė shkėmbimit tė mallrave dhe tė udhėtarėve. Por edhe hapja e ‘Rrugės sė Kombit ka ndihmuar shumė duke pėrmirėsuar kushtet e transportit", tha Budo.

    Pas diskutimeve, Komisioni e miratoi marrėveshjen dhe u shpreh dakord pėr kalimin e saj nė seancė plenare. Gjithashtu, marrėveshja e ratifikuar ditėn e sotme nė Komisionin Parlamentar tė Veprimtarive Prodhuese pėrjashton transportuesit e tė dyja palėve nga tė gjitha taksat lidhur me pronėsinė, regjistrimin dhe qarkullimin e mjetit.




    Gazeta Start: Unifikim tė lejeve tė transportit Shqipėri-Kosovė

  3. #973
    Avatar von El Malesor

    Registriert seit
    23.10.2008
    Beiträge
    5.429
    Shqiptaret nga Plava e Gucia protestuan kundėr projekteve qė i'u marrin pronat e tyre



    Kėshillat komunale tė tri partive shqiptare, tė cilat operojnė nė komunėn e Plavės, Forca,UDSH dhe LD nė MZ, kanė organizuar njė tribunė nė Qendrėn Kulturore, pėr tė shprehur kundėrshtimin e tyre ndaj projektit tė NP "Prokletije", projektin e mini hidroelektranava dhe diskriminimin qė i’u bėhet shqiptarėve.

    Nė tubim morėn pjesė njė numėr i madh i qytetarėve tė kombėsisė shqiptare. Tubimi ėshtė mbėshtetur nga udhėheqėsit e tyre komunalė si dhe nga deputetėt Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj, kurse nė tubim ka folur edhe deputeti i PDS-sė nga Plava, Husni Shaboviē.

    Para tė pranishmeve, rreth planeve tė mini hidrocentraleve si dhe me paraqitje grafike tė kufijve tė Parkut Nacional u paraqit Tahir Gjonbalaj.

    "Parku nacional pėrfshin vendbanimet dhe pronat pėrgjatė kufirit me Republikėn e Shqipėrisė, duke fillaur nga Vuthaj, Kukaj,Hakaj, Hot dhe Martinaj. Ne theksojmė se edhe ligji zgjedhor, i cili u miratua kohė mė parė, diskriminon shqiptarėt duke i’u mohuar atyre edhe ata pak tė drejta tė fituara nė vitin 1997. Absolutisht ėshtė e papranueshme, qė nė tė gjitha kėto projekte nuk ėshtė marrė parasysh vullneti dhe pėlqimi i shqiptarėve nė kėtė rajon. Ne nė formė tė shkruar kemi shprehur pakėnaqėsinė dhe kundėrshtimin tonė nė tė gjitha institucionet kompetente tė Malit tė Zi, por mė kot. Pra, edhe njė herė ne i bėjmė thirrje Qeverisė, Parlamentit dhe institucioneve tė tjera relevante, pėr tė marrė masat e nevojshme pėr tė parandaluar realizimin e kėtyre projekteve dhe nė tė ardhmen tė merret aprovimi dhe opinionin i qytetarėve nė projekte tė rėndėsishme pėr jetėn dhe prosperitetin e kėtij rajoni ", thuhet nė njė tė deklaratė pėrbashkėt njė deklaratė tė udhėheqėsve shqiptarė tė kėshillave komunal nė Plavė.

    Mehmet Bardhi mbėshteti qytetarėt pėr tė shprehur pakėnaqėsinė e tyre dhe tha se Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi ėshtė kundėr centralizimit tė Malit tė Zi.

    "Pėr PN "Prokletije " duhet tė vendosin njerėzit e jo Podgrorica", tha Bardhi.


    Shqiptarėt protestojnė sot nė Plavė

    Shqiptarėt nga Plava e Gucia, nėn organizimin e partive shqiptare qė veprojnė atje, kanė paralajmėruar pėr sot njė protestė, e cila do tė zhvillohet nė qendrėn e tyre komunale.

    Moto e protestės sė ėshtė manifestimi i pakėnaqėsisė pėr diskriminimin qė po ua bėjnė institucionet e shtetit. Ndėr tė tjera organizatorėt e protestės pėrmendin Ligjin e Zgjedhjeve, qė praktikisht i lė pa vende nė legjislativin e vendit.

    Por konsiderojnė se edhe shpallja Park Nacional i territorit kua ata jetojnė e zhvillojnė ekonominė do t’i varfėrojė edhe mė shumė. Gjithashtu shprehen tė indinjuar edhe pėr shkak tė synimeve qė nė monumentin e natyrės – Syni, tė ngrihet hidrocentral, i cili dėmton resursin kryesor pėr zhvillimin e turizmit.

    Protesta do tė zhvillohet nė qendėr tė Plavės dhe fillon nė orėn 12, qė po ashtu ka domethėnien se ėshtė “mbushur kupa”. /Ulqini-Online/

  4. #974
    Avatar von Arbanasi

    Registriert seit
    14.10.2009
    Beiträge
    6.534
    “ASK Foods” do tė eksportojė 120 tonelata prodhime 18.10.2011/10:19 -

    E Martė

    Prodhuesi kosovar “ASK Foods” nga Gjilani ia ka parė hairin panairit tė industrisė ushqimore dhe pijeve ANUGA qė mbahet nė Köln tė Gjermanisė. Kjo kompani ka arritur tė lidhė kontratė me kompanitė e huaja pėr eksport nė Evropė tė 120 tonelata nga programi i saj prodhues. Pos kontratave tė shumta tė shumtė kanė qenė edhe vizitorėt qė kanė provuar shijen e prodhimeve kosovare, kryesisht turshi, ajvar dhe prodhime tjera. Pjesėmarrja e “ASK Foods” ėshtė mundėsuar nga kompania “Kelmendi GmbH” nga Gjermania, e cila ėshtė pėrfaqėsues e mbi 2000 produkte nga vendet ballkanike pėr distribuim nė Evropė.

    Vėllaznim Kelmendi, nga kompania “Kelmendi GmbH”, thotė se janė tė pakėt ata prodhues kosovarė qė mund tė marrin pjesė me prodhimet e tyre finale.

    “Ishte befasia mė e madhe pėr shumė vizitorė, meqė, pėr herė tė parė kemi njė program prodhimi komplet vendor. Falė prezencės sė kėtyre prodhimeve nė kėtė panair, “Ask Foods” arriti tė bėjė marrėveshjen e parė pėr eksport nė Evropė”, ka thėnė Kelmendi.

    Ai pohoi se prodhimet e “ASK Foods” tashmė do tė jenė tė pranishme nė Portugali, Poloni dhe nėpėrmjet “Kelmendi GmbH” do tė shpėrndahen nė tė gjithė Evropėn.

    “Si kompani, gjithnjė u kemi dhėnė pėrparėsi prodhueseve nga Kosova, nėse ata kanė pasur kapacitet, por shpeshherė kemi organizuar eksportin e specit apo lakrės nė vendet e rajonit pėr t’u konservuar, e pastaj kemi bėrė rieksport nė Evropė. Thjesht nuk ka pasur nė Kosove kompani e cila do tė plotėsonte kėrkesat tona nė pėrpunim tė frutave e perimeve”, theksoi Kelmendi.

    (SSC)

  5. #975
    Avatar von Arbanasi

    Registriert seit
    14.10.2009
    Beiträge
    6.534
    Greqi, vritet njė 49 vjeēare shqiptare, kapet autori

    12:27 / 31.10.2011
    Shpėrndaje
    #___plusone_0 { width: 70px ! important; padding-left: 5px ! important; }#___plusone_0 iframe { margin-top: 5px ! important; }


    Njė 49 vjeēare shqiptare u gjet tė dielėn e pajetė nė njė zonė nė Viotia tė Greqisė, dhe pas hetimeve tė policisė greke rezultoi se autor i vrasjes sė shqiptare ishte njė efektiv policie i Athinės, i cili kishte lidhje me viktimėn.32-vjeēari grek pranoi se ishte ai autori i vrasjes sė shqiptares 49-vjeēare.
    Ai tha se ishte grinder me viktimėn nė zonėn e Avlonės nė Greqi dhe mė pas e kishte mbytur atė me xhupin e saj. Ai tha gjithashtu se mė pas e ka tranportuar atė nė vendin ku u gjet e vdekur qė tė dukej si aksident. /Telegrafi/

    Greqi, vritet njė 49 vjeēare shqiptare, kapet autori « Lajme - Telegrafi


    Wiedermal die griechische Polizei.
    Man sollte dem griechischen Beispiel folgen und Protestieren bzw. in griechischen Städten randalieren. Und anschliessend kann man das bei einer UNO-Versammlung ansprechen und eventuell die zerstörung Griechenlands fordern
    Edit: die 20000 Threads nicht zu vergessen

  6. #976
    Avatar von Arbanasi

    Registriert seit
    14.10.2009
    Beiträge
    6.534
    Intensifikohen pėrpjekjet pėr Abetare tė pėrbashkėt

    12:48 / 31.10.2011
    Shpėrndaje4
    #___plusone_0 { width: 70px ! important; padding-left: 5px ! important; }#___plusone_0 iframe { margin-top: 5px ! important; }


    Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Ramė Buja zhvilloi njė takim me ministrin e Arsimit tė Shqipėrisė, Myqerem Tafaj ku u diskutua pėr bashkėpunimin nė mes dy vendeve nė ēėshtjen e arsimit.Ministri Buja gjatė kėtij takimi tha se ėshtė biseduar edhe pėr njė abetare tė pėrbashkėt tė Shqipėrisė dhe Kosovės.
    Buja nė njė konferencė pėr medie tha se kjo ide ėshtė propozuar nga dy vendet, ku mendohet tė jetė njė abetare nga krijues tė dy shteteve.
    Ndėrkohė, ministri i Shqipėrisė,Tafaj vlerėsoi se ky bashkėpunim ka qėllimin e rritjes sė nivelit si nė ēėshtjen e arsimit edhe nė atė tė shkencės nė mes Kosovės dhe Shqipėrisė.
    Tė dy ministrat janė zotuar se do tė punohet seriozisht edhe mė tutje nė drejtim tė harmonizimit tė planeve dhe programeve, pėr tė cilėn tashmė janė duke punuar 9 grupe tė pėrbashkėta /Telegrafi

    Intensifikohen pėrpjekjet pėr Abetare tė pėrbashkėt « Lajme - Telegrafi

    Es geht langsam aber sicher in richtung Albanien

  7. #977
    Avatar von El Malesor

    Registriert seit
    23.10.2008
    Beiträge
    5.429
    Digjen malet e Plavės

    Malet e fshatit Martinaj tė komunės sė Plavės, tė cilat pėrbėjnė mė se gjysmėn e hapėsirės pyjore tė Malėsisė sė Plavės dhe tė Gucisė, qė nga e diela janė pėrfshirė nė flakė. Zjarri ėshtė shtrirė nė njė perimetėr prej 30 kilometrash.
    Pėrfaqėsues institucionesh thonė se pėrpjekjet pėr lokalizimin e zjarrit vazhdojnė-banorėt lokal thonė tė mos ketė patur ndonjė pėrpjekje. Pėrderisa edhe tash e kėsaj ore zjarri vazhdon tė pėrpij mijėra hektarė tė kėsaj trashėgimie natyrore.

    Zjarri, i cili qė nga e diela ka pėrfshirė kėtė zonė tė banuar me popullatė shqiptare, s“ ėshtė mė shumė se 500-600 metra larg vendbanimeve. Por, sipas Tahir Gjonbalaj, sekretar pėr inspekcion dhe procedura kundėrvajtėse nė komunėn e Plavės, deri nė mesditėn e sotme nuk ėshtė bėrė asnjė hap pėr lokalizimin e tij.

    “Zjarri e ka kapluar Majėn e Vizitorit, e cila shtrihet mbi liqenin e Plavės. Rrėzė fushėgropės sė Plavės dhe rrėzė kėtij mali ėshtė fshati Martinaj, i banuar me shqiptar, tė cilit zjarri i ėshtė afruar shumė afėr, rreth 500-600 metra. Mirėpo, deri mė sot asnjė institucione nuk ka marrė masa pėr shuarjen e tij. Askush, absolutisht!”, ka thėnė Gjonbalaj, raporton Blue Sky.

    Ndėrkohė, banorėt lokal ishin tė pafuqishėm tė intevenojnė karrshi njė zjarri tė pėrmasave tė tilla, i cili pasuritė e rritura ndėr shekuj po ua gllabėronte brenda nate. Ndėrsa, dėmet janė tė pallogaritshme, thotė Naim Prelvukaj nga fshati Martinaj.

    “Dėmi i shkaktuar nė kėto hapėsira ėshtė i pallogaritshėm, se bėhet fjalė pėr mijėra hektarė tė pyjeve halorė dhe tė drunjve tė ahut, ndėr mė cilėsorėt dhe mė gjigantėt, ndoshta nė gjithė Gadishullin Ballkanik e tė cilat nė njė mėnyrė janė ne kontest tė transformimit pronėsor, qė tė bėn tė dyshosh se zjarrvėnia nė kėto pyje tė lashta e bėri njė dorė dhe njė ndėrgjegje e deformuar. Sepse, kėtu kryesisht digjen pyje tė sektorėve shqiptar, duke pėrfshire edhe Vizitorin e legjendave, Bjeshkėt e Martinajve si: Vali, Qafa e Vizitorit, Tbanishta, Lugu i Valit, Kodra e Ujkut, Kodra e Tinajve, Kodra e Keqe”, thotė Prelvukaj, nga dritarja e shtėpisė sė tė cilit mund tė shihen flakėt dhe tymi qė ka pėrshkuar kėtė zonė.

    Por, tė qindra metrat qė ndajnė shtėpitė e kėtij fshati nga rreziku i zjarrit, pėr kryetarin e komunės sė Plavės, Skėnder Sarkinovic, rriten nė disa qindra kilometra. Por realiteti ėhstė se nga Martinajt deri tek zyra e kryetarit tė Komunės sė Plavės nuk ka mė shumė se gjashtė kilometra.

    “Unė sapo isha nė vendin e ngjarjes dhe atje janė policia, zjarrfikėsit, pėrfaqėsues tė shėrbimit tė mbrojtjes, tė cilėt janė pėrpjekur tė shuajnė zjarrin aq sa ka qene e mundur, ngaqe terreni ėshtė i pakalueshėm... Falė Zotit tashmė kanė filluar edhe shirat dhe besoj se me ndihmėn e Zotit zjarri nė mbrėmje do tė lokalizohet”.

    Por banorėt e Martinajve demantojnė tė ketė ēfarėdolloj intervenimi pėr lokalizimin e zjarreve qe kanė kapluar kėtė zonė. “Deri nė kėto ēaste nuk jemi tė njoftuar me ndonjė intervenim nga kushdoqoftė. Thuhet nga zyrtarė komunal se gjoja kanė bėrė pėrpjekje pėr fikjen e zjarrit. Ėshtė shumė e pavėrtetė! Ne deri nė kėto ēaste nuk kemi parė asnjė nga strukturat pėrgjegjėse, qoftė nga afėr apo nga larg. Thuhet se gjoja zjarret na qenkan larg nga lokalitetet e banuara me qindra kilometra, dhe se helikopterėt e shtetit tė cilėt janė donacione tė dhėna shtetit tė Malit tė Zi pėr fikjen e zjarreve, janė nė njė remont. Na paskan qenė tė prishura pėr momentin kur bėhet fjalė pėr hapėsira shqiptare? Ēdoherė neglizhohen kėshtu ēėshtjet shqiptare”, ka thėnė ndėr tė tjera Prelvukaj. /Telegrafi/

  8. #978

    Registriert seit
    06.02.2011
    Beiträge
    2.794
    Abetarja e pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė

    Autorėt dhe shtėpitė botuese nga Shqipėria dhe Kosova mund tė nisin bashkėpunimet pėr hartimin e abetares sė unifikuar me tė cilėn do tė mėsojnė nxėnėsit e klasave tė para tė dy vendeve. Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka publikuar kriteret pėr ABC e pėrbashkėt ku kushti i parė ėshtė qė teksti duhet tė jetė produkt i dy autorėve dhe dy shtėpive botuese nga tė dy vendet.

    Programi mėsimor i abetares sė pėrbashkėt do tė bazohet kryesisht nė kurrikulat e teksteve shqiptare dhe gjuha qė do tė pėrdoret do tė jetė shqipja standarde ndėrsa do tė pėrfshihen simbolet kombėtare tė ėe dy vendeve.

    Teksti fitues do tė shpallet nga komisioni i hartimit tė abetares sė pėrbashkėt i pėrbėrė nga tetė anėtarė katėr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės nė Shqipėri dhe katėr nga Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės nė 3 prill 2012, i cili do ta ēmojė atė nga pėrmbajtja metodike – shkencore, mė pas nga ēmimi.

    Kjo do tė jetė abetarja e katėrt mes teksteve alternative nė shkollat shqiptare dhe e vetmja qė do tė mėsohet nga fėmijėt nė diasporė.



    Abetarja e pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė | ABC News


  9. #979
    Avatar von El Malesor

    Registriert seit
    23.10.2008
    Beiträge
    5.429
    Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretėror

    Publikuar: 30.11.2011 - 09:58
    Tiranė, 30 nėntor - Shuhet Leka Zogu i Parė. Pretendenti i fronit mbretėror ndėrroi jetė sot nė moshėn 72-vjeēare ne spital ku qėndroi i shtruar prej disa ditesh nė reanimacionin e Neurokirurgjisė, nė Spitalin Nr. 5 nė Qėndrėn Spitalore Universitare nė Tiranė pasi pėsoi njė fibrilacion arterial, formė e aritmisė, njoftuan mediat e Tiranės.

    Prej kohėsh, pėr shkak tė shėndetit tė pėrkeqėsuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parė ishte tėrhequr thuajse plotėsisht nga jeta aktive politike dhe shoqėrore. Nė vend tė tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisė sė Legalitetit, tė cilėt janė pro monarkisė. Vitet e fundit 73-vjeēari lėvizte vetėm me anėn e njė karroce me rrota, si pasojė dhe tė njė dėmtimi nė kėmbė dhe gjendjes sė pėrgjithshme tė pėrkeqėsuar shėndetėsore tė tij.

    Leka Zogu I lindi nė 5 Prill tė vitit 1939 nė Tiranė. Ėshtė djali i Ahmet Zogut, i shpallur Mbret i Shqipėrisė nė ato vite. I ardhur prej dy ditėsh ne jetė nė prill tė 1939 familja mbreterore nis njė jetė tė re nė mėrgim. Ai shkeli pėr herė tė parė nė Tiranė nė nėntor tė 1993, me njė vizitė tė papritur kur u ul nė aeroportin e Rinasit me njė avion privat. Pretendenti i Fronit bėri njė pėrpjekje tė parė pėr tė ringjallur dhe ushqyer idenė e monarkisė nė ato vite. Ai u rikthye pėrfundimisht, sė bashku me familjen pėr tė jetuar nė Shqipėri pas 5 vjetėsh nė qershor tė vitit 2002.



    Jeta e Leka Zogu I



    Mė 5 prill 1939, dy ditė para pushtimit tė vendit nga Italia fashiste shqiptaret uruan dhe festuan, ardhjen nė jete tė princit trashėgimtar dhe trashėgimtarit tė fronit mbretėror, Mbretin e ardhshem. Mirėpo, ashtu ishte e shkruar! Leka Zogu u largua nga Atdheu vetėm dy ditėsh pa e parė ende mė sy, e jo mė ta mbretėronte.

    Nė shkollė dhe mjedisin jashtė familjes, Leka Zogut tashmė nė mėrgim i duhej tė komunikonte nė anglisht. Me pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do tė pėrvetėsonte tė tjera gjuhė, hungarishten, frėngjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten.

    Ndryshe nga femijėt e tjerė tė familjeve mbretėrore, ai nuk bėri rehat nė asnjė shtet. Sepse motivet dhe arsyet historike detyruan familjen mbreterore tė emigronte nė vende tė ndryshme. Nė vitin 1941, Familja Mbretėrore u vendos nė Angli, sė pari nė Hotel Ritz nė Londėr, pastaj duke lėvizur pėr njė periudhė shumė tė shkurtėr nė vende tė ndryshme nė Angli.

    Pas luftės Zogu, Geraldine dhe Leka u zhvendos pėrkohėsisht nė Egjipt, ku ata jetonin me urdhėr tė mbretit Farouk I.

    Leka u arsimua nė Parmoor House ne Britani dhe me pas nė shkollat angleze nė Egjipt Nė shumė gjuhė ai gjithashtu perfundoi studeimet per ekonomi nė Sorbonne duke u angazhuar mė pas nė ushtrinė britanike si Lejtnant.

    Leka u bė trashėgimtar nė mergim i fronit nė 5 prill 1957. Nė vdekjen e Mbretit Zog nė 1961, Leka u shpall mbret i shqiptarėve nga Asambleja Kombėtare Shqiptare-nė Mėrgim,

    Nė vitin 1975, Leka u martua me nėnshtetasen Australiane dhe ish-mėsuesen Susan Cullen-Ward nepermjet nje martese civile.

    Pas kesaj cifti u kthye nė Madrid, ku ata ishin tė shoqėruar nga mbreti Juan Carlos dhe vazhdoi tė gėzojė vėmendjen e shqiptarėve, ndėrsa ishin ngjithmone ne pritje te kthimit per ne atdhe Leka kaluar shumė vite mėrgim pėrfshi edhe Afrikėn e Jugut, aty ku lindi dhe djali i tij.

    Ai u rikthye pėrfundimisht, sė bashku me familjen pėr tė jetuar nė Shqipėri pas 5 vjetėsh nė qershor tė vitit 2002.

    Kthimi i tij nė atdhe u shoqėrua me njė sėrė incidentesh, duke nisur nga bllokimi nė aeroport i njė sasie armėsh, qė nga vetė Leka Zogu u cilėsuan si trofe. Nė vitin 1997, shqiptarėt votuan kundėr referendumit pėr monarkinė.

    Shtatė vjet mė parė ndėrroi jetė nė Tiranė bashkėshortja e Leka Zogut, mbretėresha Suzanė.

  10. #980

    Registriert seit
    06.02.2011
    Beiträge
    2.794
    Pasuritė nėntokėsore tė Shqipėrisė


    Ministria e Ekonomisė ka bėrė sot publike pasuritė minerare tė Shqipėrisė.
    Ky projekt ėshtė pėrmbledhje e materialit arkivor tė Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar, ku pasqyrohet harta e mineraleve tė dobishme nė Shqipėri qė nga viti 1971, harta metalogjenike tė vitit 1989, tė dhėnat tė reja nė kėrkim-zbulimin e mineraleve, si dhe nė disa modele tė hartave mineraleve tė dobishme tė shteteve tė ndryshme si Italia, Greqia, Ēekia, Sllovenia, Japonia, etj.

    Sipas shifrave tė bėra publike nga kreu i METE-s, Nasip Naēo, Shqipėria ka rezerva: 437 milionė ton naftė; rreth 13 miliardė metėr kub gaz; rreth 800 milionė ton qymyr; rreth 57 milionė kromite; 69 milionė ton baker; rreth 300 milionė ton hekur-nikel; rreth 230 milionė ton nikl silikat; rreth 133 milion ton titano-magnetik; rreth 13 milionė ton bokside; mbi 500 milionė ton kripė guri; mbi 108 milionė ton olivinite; mbi 108 milionė ton dolomite dhe rreth 54 milionė ton fosforite.

    “Kjo punė kėrkimore zbuluese ka bėrė qė industria minerare nė kėto vite tė realizojė prodhimin e mbi 50 milionė ton naftė, rreth 10 miliardė metėr kub gaz dhe rreth 38 milionė ton qymyr, mbi 25 milionė ton mineral kromiti, mbi 21 milionė ton mineral bakri, rreth 56 milionė ton hekur-nikel dhe dhjetėra milionė ton minerale industriale, materiale ndėrtimi, etj”, sqaroi ministri Naēo.

    Sipas tė dhėnave, gjithashtu nė Shqipėri pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime tė mineraleve tė ngurta nga tė cilat: rreth 293 vendburime kromi, mbi 108 vendburime bakri, mbi 21 vendburime hekur-nikel, mbi 45 vendburime qymyrguri, etj.




    Gazeta Start: Pasuritė nėntokėsore tė Shqipėrisė

LinkBacks (?)


Ähnliche Themen

  1. Antworten: 279
    Letzter Beitrag: Gestern, 20:11
  2. Antworten: 5873
    Letzter Beitrag: 19.05.2017, 01:37
  3. Antworten: 3374
    Letzter Beitrag: 10.05.2017, 19:32
  4. Antworten: 208
    Letzter Beitrag: 26.04.2017, 12:55
  5. Wirtschaft der Türkei - Türkiye Ekonomisi - Economy of Turkey
    Von Kelebek im Forum Die Wirtschaftskrise
    Antworten: 680
    Letzter Beitrag: 29.05.2011, 15:16