BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 4 von 4 ErsteErste 1234
Ergebnis 31 bis 33 von 33

Ethnische Säuberung in Nordkosovo

Erstellt von Adem, 28.06.2013, 01:04 Uhr · 32 Antworten · 3.506 Aufrufe

  1. #31

  2. #32
    Avatar von Novljanin

    Registriert seit
    26.06.2011
    Beiträge
    1.394
    Zitat Zitat von Babsi Beitrag anzeigen
    ich hab das schon ernst gemeint

  3. #33

    Registriert seit
    03.11.2009
    Beiträge
    13.141
    Pastrimi etnik i Mitrovicės u bė nga KFOR-i francez dhe lideri politik i UĒK-sė





    Operacioni ''Fshesa''i DGSE-Franceze

    Dihet se ndėrmjet natės sė 3 dhe 4 shkurtit tė vitit 2000, 10 shqiptarė u vranė prej pjesėtarėve tė formacioneve serbe, ndėrsa 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 veta u dėbuan dhunshėm nga banesat e tyre nė veri tė Mitrovicės. Dėshmitė bėjnė me dije se nė atė kohė, grupet kriminale serbe, brenda njė nate iu vėrsulėn familjeve jo-serbe qė jetonin nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, duke vrarė 6 persona brenda njė nate tė vetme, ndėrsa 4 persona tė tjerė humbėn jetėn mė pas nga plagėt e marra nga armėt e zjarrit dhe granatat e pėrdorura gjatė sulmit, dhjetėra qytetarė kryesisht shqiptarė tė tjerė u plagosėn, ndėrsa edhe qindra familje janė detyruar tė kalojnė nė bregun jugor tė lumit Ibėr, duke lėnė prapa disa shtėpi nė flakė.


    Me datėn 3 shkurt tė vitit 2000 nė ora 09.30 erdhi nė zyrėn time nė katin nr. 2, dhoma 17 -G2, njė burrė rreth tė tridhjetave dhe mė ėshtė prezantuar si “SHPATI’’ nga Shtabi i Pėrgjithshėm, tė cilin e njoh edhe sot, si emėr i njohur pėr mua, dhe mu drejtua me fjalėt se: bisedova me Rrahman Ramėn dhe ai mė drejtoi tek ti nė zyrėn e G2-shit. Shpati mė pyeti se a kishim njerėz nė veri, i thashė se po, dhe se ishin rreth 30-40 veta ushtarė civil dhe se i kemi nė veri rreth 150 armė tė kalibrave tė ndryshėm, por me pak municione pasi nuk kishim municion nė atė kohė, dhe i kishim trajnuar tri grupe civilėsh shqiptarė tė veriut pėr mbrojtje dhe nė rast tė luftės brenda Mitrovicės. Tek ne i ka sjell ato grupe civile pėr trajnime profesori A. M. trajnimet janė bėrė nė Qiqavicė ... “Shpati” mė ėshtė drejtuar mė pas se ndodhej nė zyrėn time me urdhėr tė Kadri Veselit dhe Hashim Thaēit dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm (SHTP). Shpati mė tha se duhet tė largohen menjėherė “ata njerėz tuaj nga veriu i Mitrovicės sepse ėshtė njė vendim i prerė nga Kadri Veseli dhe Hashim Thaēi dhe SHTP”. Dhe kur unė i kėrkova arsyet pse? Ai mė tha sepse Garda e Drenicės do tė hynte sonte atje dhe qė tė mos tė vinte deri tek vrasjet ndėrmjet veti pasi do tė jetė errėsirė dhe nuk njiheshin ndėrmjet veti duhet tė largoheshin ata njerėz nga veriu!


    Isha shumė i dyshimtė nga kėto kėrkesa, pasi kjo qė po ndodhte ishte e papritur, isha totalisht i pa informuar, por vendimin mė duhej ta zbatoja. Pyetja ime ishte a ma mirė me qenė edhe 40 njerėz tonė atje dhe se nėse kishte nevojė tė shkonim tė gjithė andej, ai (“Shpati”) mu pėrgjigj dhe tha se ky ėshtė urdhėr tepėr sekret, as Rrahman Rama nuk i din hollėsirat pos neve, ''ti largojmė njerėzit e juaj, kurse tė tjerat janė probleme tonat qė i zgjedhim ne. Unė i kam thirrur ushtarėt tonė dhe me radio lidhje, qė tė largoheshin nga veriu dhe armėt tė fshiheshin qė mos ti gjente KFOR-i. Atė natė komandanti i zonės Rrahman Rama kishte shkuar nė Prishtinė nė banesėn e tij. Ne prisnim se ēka do tė ndodhte edhe pse nuk e besoja aspak ketė “aksion tė GARDES''?! sepse atje ishin 5.000 forca franceze, plus mijėra ushtarė danez tė KFOR-it. Ne ishim disa shokė afėr urės dhe nuk vėrenim ndonjė risi nė lėvizje pėrpos qė forcat franceze ishin tė alarmuara dhe disa ushtarė tonė na pėrcillnin hap pas hapi, dhe kah ora 19.00 kemi dėgjuar dy detonime me dy buēitje. Nuk kanė kaluar as 5 minuta dhe na kanė rrethuar ushtarėt e KFOR-it francez dhe na kanė dėrguar nė hollin e hotelit Adriatik, duke na akuzuar se ne UĒK-TMK-ja i sulmuam serbėt,... ata na kanė mbajtur deri mbas orės 23.00 me forcė duke na pamundėsuar kontaktin jashtė ndėrtesės, aty na i morėn radiolidhjet. Dhe i vetmi arsyetim i komandės franceze qė na mbante aty me forcė, ishte se ata e kėrkonin Rrahman Ramėn aty tė jetė personalisht!, e ai ishte nė Prishtinė dhe pėr fat tė keq nuk i bėnte telefoni? Neve na liruan dikur kah ora 23.00 dhe tanė kohėn na akuzonin se kinse UĒK-TMK-ja po luftonte nė veri dhe se do tė jepnim llogari para NATO-s? Mė vonė kah ora 12.00 pas mesnate kam shkuar nė Shtab, qė tė informohesha se ēka po ndodhte pasi kur u lirova me shokė, takuam shumė civil tė ikur nga atje... Kujtoja se tanėt janė ka luftojnė nė veri, por civilėt tregonin njė storie krejt tjetėr sepse atje serbėt po i sulmonin shqiptarėt dhe jo e kundėrta.


    Mė vonė erdhi njė ushtarak i NATO-s me emrin Marshall De Mella MSU dhe mė tha, se ka tė vrarė dhe janė shqiptarė, por tani ėshtė ora 1.00 e natės dhe se edhe ata MSU-ja po e kanė tė vėshtirė tė lėvizin nė veri. Dėrgova njė patrullė tonėn, nja 10 ushtarė qė tė tentonin tė depėrtonin sa mė afėr veriut, por ishin sulmuar me armė posa ishin vėrejtur nga autoblindat e KFOR-it francez, tė cilėt e kishin bllokuar nga jashtė Mitrovicėn veriore me perde ēeliku, tanke dhe automjete tė blinduara, por nga brenda kishte “lejuar” nė heshtje qė serbėt tė bėnin kėrdi mbi civilėt duarthatė shqiptarė? Nė analizėn tonė ma vonė na doli qė sulmin e parė me predha nė orėn 19.00 me 2 ZOLLA e bėnė dy djem qė ishin tė dyshimtė edhe gjatė luftės (gjatė bombardimeve tė NATO-s), ne G2 i UĒK-sė i kishim arrestuar pikėrisht kėta dy provokatorė pėr grabitje automjetesh nė Mitrovicė nė emėr tė UĒK-sė, dhe tė njė komandanti nga zona e parė e Drenicės... Kėta dy persona kishin shkrepur dy Zolla nga njė shkollė fillore nga jugu i Mitrovicės nė pjesėn veriore, por nuk kishin vrarė apo plagosur askė nė veri tė Mitrovicės! Domethėnė krejt “Garda” ishte e pėrbėrė nga dy persona. ata qė tė dy tė arrestuar mė parė po nga UĒK-ja pėr grabitje, shkrepėn dy armė - zolla nga Jugu dhe ikėn me vrap, nuk vranė apo plagosėn askėnd, mirėpo serbėt kishin qenė nė pritje tė pėrgatitur pėr luftė dhe tė ndihmuar nga KFOR-i francez, i cili kishte sė paku 7.000 ushtarė dhe policė – Xhandar, dhe nuk mundi ti ndalonte vrasjet apo ta arrestonte asnjė sulmues serb kjo s’do koment!


    Nga tė gjitha kėto lehtėsisht kuptohet se e gjitha ishte njė skenar mirė i pėrgatitur nga inteligjenca e KFOR-it francez me disa shqiptarė dhe serbė? Me datėn 03.03.2000 tė vrarė ishin Sebiha Abrashi, boshnjakja Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi, tė vrarė nė natėn ndėrmjet 3 dhe 4 shkurtit tė vitit 2000 nė pjesėn veriorė tė Mitrovicės. Kėta persona janė vrarė dhe masakruar nga grupi kriminale serb, MUP-i i Serbisė me nė krye ish komandantin Dragan Delibashiē, i cili ka pėrdorur “Osa” armė 90 mm dhe Oliver Ivanoviē.


    Dokumenti sekret ''Pandora'' i NATO-s qė inkriminon Oliver Ivanoviēin. Pėr angazhimin e kėtyre dy udhėheqėsve tė kėtij operacioni, si dhe tė shumė kriminelėve tė tjerė, rezultojnė fakte si edhe njė dokument i policisė sė UNMIK-ut, i njohur po me emrin “Pandora”. Botėrisht dihet se ndėrmjet natės sė 3 dhe 4 shkurtit tė vitit 2000, 10 shqiptarė u vranė prej pjesėtarėve tė formacioneve serbe, kurse 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 persona u dėbuan dhunshėm nga banesat e tyre nė veri tė Mitrovicės.
    Muharrem Sokoli qe rrahur nga njė grup serbėsh deri nė humbjen e vetėdijes, ndėrsa mė pas i ishte hedhur edhe njė bombė qė ia kishte marrė jetėn. Ndėrsa, pėr rastet e Nderim Ajetit (13) dhe tė Nerimane Xhakės, sipas kėtyre burimeve, kanė ekzistuar fletėparaqitje penale kundėr tė dyshuarve: Ish- kryepolicit serb Dragan Delibashiē, ish-shefit tė Kėshillit Nacional Serb pėr veriun e Kosovės dhe udhėheqėsin e rojeve tė urės Oliver Ivanoviēin dhe ndaj qytetarėve I.V., N. V., S.M. dhe S.L.


    Nga ky rast, ShPATIN nuk e kam takuar mė, e njoh mirė, por kushdo qė e ka dėrguar atė ditė tek unė e ka pas me HILE, dhe se e kanė shfrytėzuar naivitetin {BESIMIN} e parezervė qė kishim nė atė kohė ndaj eprorėve tanė, sidomos ndaj liderit politik Hashim Thaēit, Kadri Veselit, Agim Ēekut, ... prandaj ėshtė mirė qė kėtė pyetje me ia shtruar edhe SHPATIT, se aty nuk kishte kurrfarė Garde, kurrfarė sulmi pėr marrje tė veriut, kurrfarė forcash, por ishte njė provokim-skenar, i pėrgatitur mirė nga eprorėt e lart tė KFOR-it francez dhe po ashtu nga shefat e SHPATIT dhe shefat tanė... Nuk dua tė paragjykoj atdhetarinė e SHPATIT, nė asnjė rrethanė, por kur e analizoj rastin edhe vėshtirėsitė, problemet qė i kemi pas me vendos nė Mitrovicė UĒK-nė, edhe nga vetė Shtabi i Pėrgjithshėm (SHTP), dyshimet rriten tek strukturat mė tė larta qė kanė qenė tė lidhur me KFOR-in, DGSE- franceze. Botėrisht dihet se kryeministri jonė, ka pasur lidhje shumė aktive me DGSE-nė e Francės. Mė duhet edhe tė shtoj, sa herė qė ka patur demonstrata nė Mitrovicė, e qė shumicėn i kemi nisur vet, ne, ēdo herė qė janė bėrė demonstratat shumė masive, me dhjetėra herė me urdhėr tė Hashim Thaēit dhe Agim Ēekut dhe Kadri Veselit janė ndalė ato. Kjo ka vazhduar deri nė muajin mars tė vitit 2000, kur jam larguar nga Mitrovica. Dhe bėhet pyetja pse? Kėsaj radhe kaq... por do tė ketė edhe pjesė tjera tė panjohura gjer sot, por jo vetėm pėr Mitrovicėn... Njoftoj mediat vendore se pa mė kontaktuar nė telefon apo personalisht tė mos publikojnė, sidomos letra, kinse nga unė sikurse ishte lojė letrash me Nazim Bllacėn, qė bėnte KTV-ja, sepse deri mė sot unė vetėm njė 1 shkresė ua kam dėrguar mediave dhe atė, “Botės sot” qė e kam dorėzuar personalisht shkresėn nė redaksi. Ēdo publikim kinse i imi pa verifikim adekuat do tė paditen publikuesit nė gjykatė, menjėherė.

    Ropt krejtve.

Seite 4 von 4 ErsteErste 1234

Ähnliche Themen

  1. Heutige ethnische säuberung in der RS BiH
    Von Paul_Gidney im Forum Politik
    Antworten: 219
    Letzter Beitrag: 02.10.2012, 20:59
  2. Ethnische Säuberung im Kosovo
    Von kiko im Forum Kosovo
    Antworten: 444
    Letzter Beitrag: 15.01.2011, 02:12
  3. Ethnische Säuberung Föd-BiH
    Von Der_Buchhalter im Forum Politik
    Antworten: 289
    Letzter Beitrag: 12.09.2008, 08:27
  4. Die Ethnische Säuberung um Sanski Most
    Von TITO im Forum Politik
    Antworten: 2
    Letzter Beitrag: 29.07.2004, 10:41