(E plotėsuar) Deputeti shqiptar nė Kuvendin e Serbisė, Riza Halimi, tha sot se arrestimi i pesė shqiptarėve tė dyshuar pėr krime lufte nė vitin 2001 ėshtė “vazhdim i terrorit shtetėror” kundėr komunitetit shqiptar.
Halimi tha se terrori "filloi nė mėnyrė agresive nė dhjetor tė 2008-ės, pėr tė vazhduar nė korrik tė 2009-ės dhe se kjo ėshtė arsyeja pse qindra familje shqiptare kanė emigruar nga Lugina e Preshevės.
Sipas tij, nuk ėshtė rastėsi qė ministri i Punėve tė Brendshme Ivica Daēiq ka nisur arrestimet dy ditė para zgjedhjeve, mė 6 maj dhe se veprimet e tilla mund tė kenė pasoja pėr tėrė rajonin.
"Qėllimi ėshtė pėr tė fituar pikė tė lira politike, dukeluajtur me fatin e kėtij vendi dhe tė gjithė rajonit”, tha Halimi pėr agjencinė serbe tė lajmeve, Beta.
Ai shtoi se ish-anėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Preshevės, Medvegjės
dhe Bujanocit nuk janė mė tė sigurt nė Serbi, edhe pse me pėrfundimin e konfliktit tė 2001-ės, atyre iu garantua amnistia.
Halimi ka thėnė se nė mesin e tė arrestuarve ėshtė edhe njė kandidat pėr kėshillin lokal, i cili ėshtė lėnduar gjatė aksionit tė policisė.
"Ky ėshtė njė vazhdim i procesit politik, qė ka pėr qėllim presionin ndaj shqiptarėve tė rajonit. Rezultati ishte spastrimi etnik i shqiptarėve, ku vetėm nė komunėn e Medvegjės nga 5 mijė e 500 shqiptarė kanė mbetur vetėm 600”, ka thėnė Halimi.
Ai tha se shqiptarėt janė tė shqetėsuar rreth kėrcėnimeve tė Daēiqit se arrestimet do tė vazhdojnė. (REL)
Daēiq: Policia ka arrestuar nė jug tė Serbisė tetė persona
Ministri serb i Punėve tė Brendshme, Ivica Daēiq, u ka thėnė gazetarėve nė Vranjė se “policia ka arrestuar nė jug tė Serbisė tetė persona, pesė nga tė cilėt nėn dyshimet pėr krime lufte kundėr civilėve”.
Nė njė takim me gazetarėt, Daēiq ka thėnė se aksioni i xhandarmėrisė serbe realizohet me urdhėresėn e Prokurorisė pėr krime lufte.
Dy nga tetė personat janė arrestuar se kanė rezistuar gjatė bastisjeve, kurse i treti pėr posedim armėsh, ka thėnė ministri serb.
Sipas tij, nėn dyshimet pėr krime lufte janė arrestuar Elhami Salihi, Mustafa limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurllahi.
Prokurori i Serbisė, pėr krime lufte, Vladimir Vukēeviq, ka thėnė se pesė shqiptarėt e arrestuar, dyshohen pėr krime lufte, gjatė luftės sė vitit 2001, nė Luginėn e Preshevės.
Gazetarėve nė Beograd, Vukēeviq u ka thėnė se arrestimet ende po vazhdojnė, por nuk ka pranuar tė saktėsojė se pėr ēfarė krime luftesh bėhet saktėsisht fjalė.
Tė gjitha arrestimet njoftohet se janė kryer nė komunėn e Bujanocit.
Kryetari i komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi, i tha Radios Evropa e Lirė, se tetė shqiptarė, nga Bujanoci, Tėrnoci dhe Breznica janė arrestuar nga policia serbe.
Ai tha se autoritetet fillimisht kanė thėnė se ata akuzohen pėr krime lufte, por mė vonė, Kamberi citon ministrin serb tė rendit, Ivica Daēiq, tė ketė thėnė se disa nga ta akuzohen pėr “krijimin e njė formacioni ushtarak pėr shkėputjen e Luginės sė Preshevės nga Serbia”.
Kamberi i cilėsoi kėto arrestime si tėrėsisht politike.
“Kėto janė akuza politike, dhe koha kur kanė zgjedhur qė tė frikėsojnė popullatėn nė prag tė zgjedhjeve, flet pėr motive politike”, ka thėnė Kamberi, duke shtuar e gjatė bastisjes sė familjeve shqiptare, policia nuk e ka treguar urdhėresėn e gjykatės.
Arrestohen dy persona nė Luginėn e Preshevės
Nė Luginėn e Preshevės ėshtė duke u zhvilluar njė aksion i policisė pėr arrestimin e tė akuzuarve qė kanė kryer "krime lufte ndaj serbėve", ka cituar agjencia e lajmeve Tanjug, burimet e Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė.
Kryetari i komunės sė Bujanocit, Shaip Kamberi, ka konfirmuar pėr Radion Evropa e Lirė, aksionin e arrestimeve, por tash pėr tash, ka thėnė se nuk ka infomacione se pėr ēka bėhet fjalė.
Ai ka thėnė se nė bazė tė informacioneve qė ka, deri mė tash, janė arrestuar dy persona, por, qeveria lokale, sipas tij, nuk ėshtė njoftuar se pėr ēka bėhet fjalė.

Halimi: Arrestimet, terror shtetror ndaj shqiptarve - Nacionale - Gazeta Express

In Presheva startete eine Aktion gegen albanische " Kriegsverbrecher " vom letzen Krieg .
2 Wurden schon festgenommen .
Ich denke das ist alles ein geplantes Spiel seitens der Serben Mazedonier und Slawoalbaner .