BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 42 von 54 ErsteErste ... 3238394041424344454652 ... LetzteLetzte
Ergebnis 411 bis 420 von 537

Die Kosovo-Regierung unter Thaci

Erstellt von VoxPopuli, 23.03.2012, 18:52 Uhr · 536 Antworten · 39.460 Aufrufe

  1. #411
    Avatar von VoxPopuli

    Registriert seit
    07.06.2011
    Beiträge
    2.610
    Nė prag tė njė Republika Serbska nė Kosovė

    Anhang 39179

    Publikuar: 20.05.2013 - 10:22
    Revista prestigjioze pėr studime gjeopolitike – EUROASIA, bėri njė intervistė me analistin dhe publicistin Shkėlzen Gashi, tė cilėn po e transmetojmė tė plotė, duke pasur parasysh aktualititein e ēėshtjeve me tė cilat merret i intervistuari, po edhe pėr pikėpamjet e shfaqura nė tė.

    -Dua qė ta fillojmė kėtė intervistė me lajmet e fundit pėr marrėdhėniet mes Serbisė dhe Kosovės. Marrėveshja mes Beogradit dhe Prishtinės ėshtė nėnshkruar nė bazė tė 15 pikave. Cili ėshtė skenari i ardhshėm qė do tė ngjajė nė kėtė situatė. Duket se jemi pranė njė Republika Sprska tė re.

    Gashi: Sipas Marrėveshjes sė Pėrkohshme pėr Paqe dhe Vetėqeverisje nė Kosovė (Marrėveshja e Rambujesė, 1999), e cila qe pranuar nga Delegacioni i Kosovės, por jo edhe nga ai i Serbisė, parashihej qė serbėt nė Kosovė tė kenė autonomi brenda Kosovės, ama autonomi joterritoriale, dhe atė vetėm nė disa fusha.

    Me Propozimin Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės (Propozimi i Martti Ahtisaarit, 2007), i cili qe pranuar nga Delegacioni i Kosovės, por jo edhe nga ai i Serbisė, serbėve nė Kosovė u forcohet autonomia. Pėr mė shumė, Propozimi i Martti Ahtisaarit i hapė themelet pėr autonomi territoriale pėr serbėt nė Kosovė, pasi qė me tė parashihej e drejta e komunave me shumicė sėrbe pėr tė krijuar partneritet ose asociacion mes vete dhe pėr tė bashkėpunuar me institucionet e Sėrbisė e pėr t’u financuar nga to.

    Tani me Marrėveshjen e Parė pėr Normalizimin e Marrėdhėnieve (Marrėveshja e Brukselit 2013), e cila ėshtė pranuar nga Delegacioini i Kosovės, e kėsaj radhe edhe nga ai i Serbisė, zgjerohet autonomia e serbėve nė Kosovė nė fushat qė s’i kishte paraparė as Marrėveshja e Rambujesė e as Propozimi i Ahtisaarit, e qė janė fushat mė tė rėndėsishme – gjyqėsia, policia dhe institucionet politike – si dhe betonohen themelet e autonomisė territoriale tė serbėve nė Kosovė. Pra, e vėrtetė, jemi nė prag tė njė Republika Srpska tė re dhe nėse serbėt nė Kosovė e shfrytėzojnė si duhet kėtė mundėsi, atėherė nė fund tė kėsaj dekade mund tė bėhen entitet politik sikur Republika Srpska.

    -Nė shikim tė parė, mbas njė analize tė shpejtė, tė krijohet pėrshtypja qė “15 pikat” shkojnė pėrtej Propozimit tė Ahtisaarit, i cili ėshtė refuzuar. Nė esencė, cili ėshtė ndryshimi?

    Gashi:
    Propozimi i Ahtisaarit u ofron serbėve nė Kosovė autonomi maksimale, tė paparė deri tani, nė: gjuhė, edukim, media, shėndetėsi, financa dhe religjion. Prandaj, Serbia nė Platformėn Politike nuk ka kėrkuar tė drejta shtesė nė kėto fusha, e vetėdijshme se e ka tė garantuar maksimumin me Propozimin e Ahtisaarit. Serbia nė Platformėn Politike ka kėrkuar tė drejta qė tejkalojnė Propozimin e Ahtisaarit nė kėto tri fusha: polici, gjyqėsi dhe institucione politike.

    Nė fushėn e policisė, serbėt nė Kosovė nė komunat ku janė shumicė, sipas Propozimit tė Ahtisaarit, kishin tė drejta nė zgjedhjen e komandantėve tė stacioneve policore, ndėrsa nė nivel tė Kosovės ruhej zinxhiri i unifikuar i komandės sė policisė. Prandaj, Platforma Politike e Serbisė kėrkonte polici autonome, formalisht pjesė e Policisė tė Kosovės, por qė do tė funksiononte nėn autoritetin e Kėshillit Ekzekutiv tė Bashkėsisė sė Komunave Sėrbe tė Kosovės. Marrėveshja e Brukselit garanton pak a shumė kėtė qė e kėrkonte Platforma Politike e Serbisė. Deri tani strukturat serbe tė sigurisė nė veri tė Kosovės janė paguar nga Qeveria e Serbisė, kurse tash e tutje do tė paguhen nga Qeveria e Kosovės sepse ato formalisht do tė jenė brenda kornizės sė Policisė sė Kosovės, kurse komandanti i tyre do tė zgjedhet nga Bashkėsia e Komunave Serbe tė Kosovės.

    Nė gjyqėsi, sipas Propozimit tė Ahtisaarit, komunat me shumicė serbe, nė njėfarė mėnyre, kanė tė drejtė tė themelojnė gjykata themelore, kurse Platforma Politike e Serbisė kėrkonte qė gjykatat nė rajonin e Bashkėsisė sė Komunave Serbe tė Kosovės tė kenė autoritet tė vendosin nė tė gjitha ēėshtjet gjyqėsore. Marrėveshja e Brukselit i njeh tė drejtėn kėtij rajoni qė tė ketė deri edhe njė panel tė Gjykatės sė Apelit, por nė anėn tjetėr, marrėveshja e potencon se autoritetet gjyqėsore atje do tė operojnė brenda kornizės ligjore tė Kosovės.

    Nė fushėn e institucioneve politike, Propozimi i Ahtisaarit parashihte krijimin e njė partneriteti tė komunave serbe pėr zbatimin e pėrgjegjėsive komunale dhe kompetencave tė zgjeruara, me tė drejtė pėr marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me institucionet nė Sėrbi, por nuk i specifikonte saktėsisht kompetencat e kėtij partneriteti. Serbia nė Platformėn Politike kėrkonte qė Bashkėsia e Komunave Sėrbe tė Kosovės tė ketė njė Asamble dhe njė Kėshill Ekzekutiv qė do tė jenė tė ngarkuar me zbatimin e detyrave nga pėrkufizimi i pėrgjegjėsive. Me Marrėveshjen e Brukselit, Bashkėsia e Komunave Sėrbe tė Kosovės ka Asamble, Kėshill Ekzekutiv dhe President. Do ta ketė edhe Statutin e vet. Marrėveshja e Brukselit ėshtė vetėm marrėveshja e parė, kėshtu qė me marrėveshjet e radhės qė do tė arrihen sė shpejti, do tė definohen edhe mė shumė kompetencat e kėtij asociacioni, jo vetėm nė fushat qė pėrmenden nė marrėveshje, por edhe nė fusha tjera.

    -Do tė jetė e mundshme qė tė implementohet marrėveshja nė terren? Ēfarė probleme mund tė ketė sa i takon implementimit tė kėsaj marrėveshjeje?

    Gashi:
    Janė dy pengesa pėr implementimin e Marrėveshjes sė Brukselit: serbėt e Kosovės dhe Lėvizja Vetėvendosje!. Jam i bindur qė serbėt e Kosovės do tė neutralizohen nga Serbia pėr shkak se nga implementimi i kėsaj marrėveshjeje varet integrimi i Serbisė nė BE dhe prej implementimit tė saj serbėt nė Kosovė fitojnė larg mė shumė se shqiptarėt. Po ashtu, jam i bindur se as Lėvizja Vetėvendosje! nuk do tė mund ta ndalė implementimin e kėsaj marrėveshjeje, porse nė zgjedhjet e ardhshme, kjo marrėveshje do tė jetė njė prej arsyeve qė do tė ndikojė nė rritjen e Lėvizjes Vetėvendosje!.

    -Me tė ashtuquajturin “normalizim” nė Veri tė Kosovės, Serbia e njeh “de jure” sovranitetin e Prishtinės, “de jure”, por jo “de facto”. Njė pikė nė favor tė Beogradit ėshtė fshirja e dispozitės qė do tė lejontė hyrjen e Prishtinės nė organizatat ndėrkombėtare. Kėshtu, a ėshtė kjo marrėveshje “fitues-fitues” apo njėra palė ka fitu mė shumė se tjetra?

    Gashi:
    Ėshtė e vėrtetė se me kėtė marrėveshje Serbia e njeh legjislacionin e Kosovės, sidomos sa i takon policisė, gjyqėsisė, organizimit tė zgjedhjeve, e kėshtu me radhė. Por, me kėtė Serbia e ka njohur implicit sovranitetin de jure tė Kosovės, ndėrsa, nė anėn tjetėr, Kosova e ka njohur eksplicit autonominė e serbėve tė Kosovės, madje me kompetenca shumė tė forta. Kjo marrėveshje do tė ishte “fitues-fitues”, vetėm nėse Serbia do ta njihte eksplicit Kosovėn.

    Nė pikėpamjen time, Kosova duhet t’u japė serbėve nė Kosovė autonomi, mes tjerash, edhe pėr shkak tė asaj qė kanė pėsuar serbėt e Kosovės pas 10 qershorit 1999, e sidomos mė 17-18 mars 2004, por me kushtin qė, pėrveē njohjes eksplicite tė Kosovės nga Serbia, brenda territorit tė autonomisė sė serbėve nė Kosovė, shqiptarėt tė kenė tė drejta tė njėjta me ato qė i kanė serbėt nė kuadėr tė shtetit tė Kosovės.

    Po ashtu, mos tė harrojmė se pjesa veriore e Kosovės ėshtė lėnė nėn kontroll tė serbėve tė Kosovės dhe tė Serbisė me mbėshtetjen e fuqishme tė bashkėsisė ndėrkombėtare sepse me futjen e trupave tė NATO-s nė Kosovė, pjesėtarėt e UĒK-sė kanė marrė urdhėr nga eprorėt e tyre qė tė mos e kalojnė urėn e lumit Ibėr sepse, nė tė kundėrtėn, NATO do t’i qėllojė pa paralajmėrim.

    -Tani, cila ėshtė e ardhmja e Kosovės? Cili do tė jetė impakti nė skenėn politike tė Kosovės?

    Gashi:
    E ardhmja e Kosovės ėshtė shumė e errėt. Problemi mė i madh qė ka Kosova, pėr mendimin tim, ėshtė Kryeministri Hashim Thaēi, i cili pėr tė shpėtuar nga akuzat pėr krime lufte dhe pėr pasurim tė paligjshėm, ėshtė nė gjendje tė nėnshkruajė gjithēka qė i kėrkon BE-ja. Prandaj, Serbia ka fituar shumė mė shumė me kėtė marrėveshje, falė faktit qė Kosova ėshtė pėrfaqėsuar nė kėto negociata nga Hashim Thaēi.

    Sa i pėrket ndikimit tė marrėveshjes nė skenėn politike nė Kosovė, jam i sigurtė qė partia e kryeministrit Thaēi do tė ketė rėnie, kurse partia e parė opozitare numerikisht Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK), do tė ketė rėnie drastike, ndėrsa Lėvizja Vetėvendosje! do tė rritet shumė.

    -Sa i takon Shqipėrisė sė Madhe, ėshtė diēka e mundshme apo vetėm ėndėrr politike? A do tė ketė rezultati i zgjedhjeve nė Shqipėri farė rėndėsie nė tė ardhmen e Kosovės?

    Gashi:
    Tani pėr tani shqiptarėt nuk janė nė gjendje ta imponojnė projektin e bashkimit Kosovė-Shqipėri. Ky projekt mund tė realizohet vetėm nėse ai ėshtė nė interes tė bashkėsisė ndėrkombėtare ose thėnė mė saktė nė interes tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

    Ndėrsa, sa i takon rezultatit tė zgjedhjeve nė Shqipėri, ai nuk do tė ketė rėndėsi pėr Kosovėn sepse qasja e partive kryesore politike atje – PD dhe PS – karshi Kosovės ėshtė e ngjashme: ato e mbėshtesin ēdo projekt tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn.

    -Cili ėshtė mendimi juaj pėr punėn e Bashkimit Europian si ndėrmjetėsues? A mendoni se BE ka mbajtė pozicion neutral dhe tė balancuar mes palėve?


    Gashi:
    BE-ja si ndėrmjetėsues nė kėtė proces, s’i ka marrė parasysh dy sugjerime tė vlefshme qė i jep njėri prej ndėrmjetėsuesve mė tė zellshėm ndėrkombėtarė nė krizėn nė ish-Jugosllavi, ambasadori Geert-Hinrich Ahrens, nė librin e tij Diplomaci mbi tehun e thikės – Pengimi i Konfliktit Etnik dhe Grupi i Punės pėr Minoritete i Konferencės pėr Jugosllavinė: 1) ndėrbiseduesit duhet tė zgjidhen me kujdes dhe tė refuzohen ata qė pėrfaqėsojnė interesa kriminale; dhe 2) nuk ėshtė e kėnaqshme arritja e njė rezultati duke ushtruar trysni ndaj palės mė tė dobėt.

    -Cili ėshtė mendimi juaj pėr punėn e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė?

    Gashi:
    Nė esencė bashkėsia ndėrkombėtare vetėm na e ka ndėrruar okupatorin. Tash nuk e kemi Serbinė, por e kemi njė klasė politike kriminale qė dallon shumė pak prej pushtetit tė Serbisė. Njė pjesė tė konsiderueshme tė fajit qė e kemi kėtė klasė politikė kriminale, e mbanė edhe bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė, e cila ka pas kompetenca tė plota nė polici e gjyqėsi dhe ka pas dėshmi tė bollta, por s’i ka arrestuar dhe burgosur kėta gangsterė qė e kanė uzurpuar skenėn politike nė Kosovė.

    -Si e ka pritė popullata dhe shoqėria civile marrėveshjen?

    Gashi: Nė Kosovė nuk ka shoqėri civile, kurse sa i takon pritjes sė marrėveshjes nga popullata, kam pėrshtypje qė njė pjesė e konsiderueshme e popullatės e ka tė qartė qė Kosova do tė nxirrte marrėveshje mė tė favorshme sikur tė mos pėrfaqėsohej nga Hashim Thaēi. Mirėpo, pjesa mė e madhe e mediave nė Kosovė, pėrfshi televizionin publik, janė nėn kontroll tė pushtetarėve.

    -Pyetja e fundit: duke e parafrazuar titullin e librit tė Denis MacShane,a ėshtė Kosova ende e rėndėsishme nė tabelėn e shahut ndėrkombėtar? Pse? Pse jo?

    Gashi:
    Kosova do tė jetė e rėndėsishme nė tabelėn e shahut ndėrkombėtar, tė paktėn derisa BE-ja dhe ShBA-ja ta fusin nėn kontroll Serbinė. Marrėveshja e Rambujesė (1999) ėshtė bėrė me qėllim qė NATO-ja ta fus nėn kontroll, jo vetėm Kosovėn, por tėrė teritorrin e Serbisė dhe tė Malit tė Zi. Pra, Kosova ėshtė pėrdorė si pretekst pėr futjen e Serbisė dhe Malit tė Zi nėn NATO. Ngjajshėm, BE-ja me Marrėveshjen e Brukselit pėr ta futė Serbinė nė BE, po e pėrdorė Kosovėn duke i legalizuar Serbisė prani tė fuqishme nė Kosovė pėrmes krijimit tė entitetit autonom serb, madje pa e detyruar atė qė ta njohė pavarėsinė e Kosovės.

    Nė prag tė njė Republika Serbska nė Kosovė - Lajme - Koha Net

    Laut dem Analysten Shkelzen Gashi wird es noch in diesem Jahrzehnt zu einer "Republika Srpska" kommen. Thaci selbst ist bereit alles Forderungen der EU anzunehmen, da die Union wohl Beweise gegen seine kriminellen Aktivitäten und Kriegsverbechen besitzt, was Thaci erpressbar macht.

    Immer klarer wird uns gezeigt, wie wir eigentlich verarscht werden. Die KS-Regierung selbst hat seiner Bevölkerung versprochen, einzig und allein innerhalb des Ahtisaari-Plans zu verhandeln und jetzt haben wir ein Abkommen, welches weit über diesen Plan hinaus geht.

  2. #412

  3. #413
    Avatar von Saiko

    Registriert seit
    06.01.2013
    Beiträge
    181
    Traurig...

    Die nächsten Wahlen sind doch dieses Jahr oder ?

    Ich hoffe VV gewinnt.

  4. #414
    Avatar von Vali

    Registriert seit
    18.12.2012
    Beiträge
    6.167
    Ich bin auch für VV

  5. #415
    Avatar von VoxPopuli

    Registriert seit
    07.06.2011
    Beiträge
    2.610
    Ministri Ismaili tenderėt ia jepte kompanisė sė themeluar prej tij


    f1_24fais1369381084.jpg

    Publikuar: 24.05.2013 - 09:39
    Prishtinė, 24 maj - Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomit tė Kosovės, Fadil Ismajli, i emėruar nė kuadėr tė riformatimit tė Qeverisė Thaēi, pėr mė shumė se dhjetė vjet me radhė i ka dhėnė tenderė kompanisė qė ka themeluar vetė “Komtel” nė vlera prej miliona euro. Ismajli dyshohet pėr keqpėrdorim tė pozitave qė ka mbajtur tash sa vjet me radhė nė Korporatėn Energjetike tė Kosovės (KEK) dhe nė Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

    “Komtel” varėsisht nga posti zyrtar qė ka marrė Ismajli ka ndryshuar edhe veprimtarinė e saj, duke iu pėrshtatur kėshtu kompanisė publike qė ka udhėhequr ai. Gazeta “Zėri” ka siguruar dokumentet qė dėshmojnė se “Komtel” ka marrė tenderė mbi dhjetė milionė euro nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) sa ka qenė Fadil Ismajli nė krye tė saj dhe miliona euro tė tjerė pėrmes dhjetėra tenderėve nga Korporata Energjetike e Kosovės (KEK). Tenderėt tė cilėt janė dhėnė nė KEK sa ka qenė Ismajli nė krye tė saj janė hetuar edhe nga zyra e BE-sė Kundėrmashtrim OLAF e cila disa vite mė parė kishte gjetur konflikt direkt interesi mes Ismajlit dhe kompanisė “Komtel”.

    Sipas gazetės, tenderėt janė dhėnė pėr veprimtari tė larmishme prej furnizimit me kompjuter, mirėmbajtje tė softuerėve, furnizim me njehsorė e shumė tė tjerė, qė s’kishin tė bėnin asgjė me veprimtarinė fillestare qė kishte pasur ky biznes.

    Pas emėrimit nėpėr pozita zyrtare disa vite mė parė, Fadil Ismajli, pronėsinė e kompanisė “Komtel” e ka bartur nė emėr tė mikut tė tij, Vegim Gashi, i cili nė zgjedhjet e fundit lokale ka qenė kandidat pėr kryetar tė Prishtinės nga radhėt e Aleancės Kosova e Re (AKR) tė Behgjet Pacollit. Gazeta ka gjetur se Fadil Ismajli ka fshehur se ėshtė aksionar edhe nė disa kompani me kapital miliona euro duke mos i deklaruar nė Agjencinė Kundėr Korrupsionit (AKK).

    Ministri Ismaili tenderėt ia jepte kompanisė sė themeluar prej tij - Lajme - Koha Net

    Der Minister für wirtschaftliche Entwicklung, Fadil Ismaili, hat während zehn Jahren Aufträge an die Firma "Komtel" vergeben, deren Eigentümer er ist. Diese Aufträge waren mehrere Millionen Euro schwer und Damit das Ganze nicht auffiel, hat Ismaili seinen Kumpel Vegim Gashi (AKR-Politiker) als Eigentümer der "Komtel" angegeben.

    Zudem hat Minister Ismaili der Anti-Korruptionsbehörde verschwiegen, Aktionär mehrerer Unternehmen mit Millionenkapital zu sein.

  6. #416

    Registriert seit
    15.04.2012
    Beiträge
    5.631
    Zitat Zitat von Gent Beitrag anzeigen
    Traurig...

    Die nächsten Wahlen sind doch dieses Jahr oder ?

    Ich hoffe VV gewinnt.
    Die LDK wird gewinnen und es wird sich nichts großartiges ändern.

  7. #417
    Avatar von VoxPopuli

    Registriert seit
    07.06.2011
    Beiträge
    2.610
    Ich hoffe auf eine Koalition LDK - VV. Die manchmal radikalen, aber sehr guten Ansätze der Vetevendosje mit dem Intellekt und der Reife der LDK können sehr viel im Land bewegen.

  8. #418

    Registriert seit
    09.03.2006
    Beiträge
    3.132
    VV wird gewinnen. Dann PDK und dritte LDK.
    Die AAK wird ablosen

  9. #419
    Avatar von VoxPopuli

    Registriert seit
    07.06.2011
    Beiträge
    2.610
    Vetėvendosje: Assos, njė firmė fantome me 2 punėtorė

    f1_vvptk1370179253.jpg



    Prishtinė, 2 qershor – Lėvizja Vetėvendosje shfaqet tė jetė e vendosur pėr ta kundėrshtuar privatizimin e PTK-sė. Pėrfaqėsues tė kėsaj lėvizjeje, tė dielėn, nėpėrmjet njė aksioni e kanė vendosur njė pankarte para objektit qendror tė PTK-sė me tė dhėnat krahasues midis PTK-sė dhe kompanisė sė pėrzgjedhur pėr privatizimin e kėsaj ndėrmarrjeje publike, “Axos Capital”.

    Pėr “Axos Capital”, ata thonė tė jetė njė firmė fantome, e regjistruar sė fundi, qėllimi i sė cilės shėrben si mbulesė pėr paratė e pista tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar. “Paratė e pista vijnė prej bandave tė kriminalizuar, tė drejtuara nga Hashim Thaēi”, ka thėnė aktivisti i VV-sė, Zgjim Hyseni.

    Gjatė prononcimit pėr media, Hyseni ka numruar tė dhėna, tė cilat sipas tij, flasin pėr pėrparėsinė qė ka PTK nė performancė biznesi, qoftė nė vlerė asetesh nė krahasim me AXOS:

    AXOS i ka 2 punėtorė ndėrsa PTK i ka 3349 punėtorė.

    AXOS ka asete nė vlerė prej 155 mijė eurosh, ndėrkaq shuma e aseteve tė PTK-sė arrin shifrėn e 200 milionė eurosh.

    AXOS nuk dihet tė ketė ndonjė klient nė fushėn e telekomunikimit, por PTK i ka 1 milion e 200 mijė klientė.

    AXOS nuk ka shpėrndarė fare dividendė, PTK i ka dhėnė shtetit tė Kosovės dividendė nė vlerė prej 55 milionė euro.

    AXOS-it nuk i dihen tė ardhurat vjetore, PTK i ka ato nė shumėn prej 165 milionėve.

    AXOS ėshtė themeluar mė 25 korrik 2012, PTK ėshtė themeluar mė 21 dhjetor 1959.

    Gjithė kėto tė dhėna flasin pėr njė dallim shumė tė madh midis PTK-sė dhe AXOS. PTK ėshtė larg pėrpara kėsaj kompanie qoftė nė performancė biznesi, qoftė nė vlerė asetesh, po ashtu edhe nė shkallė profesionalizimi nė fushėn pėrkatėse. Por, krejt kjo logjikė pėrmbyset kur kuptojmė sė ėshtė AXOS qė e ka blerė PTK-nė. Ndodh zakonisht pėrgjatė procesit qė njihet si centralizim i kapitalit qė kompania mė e madhe, pėrmes mundėsive mė tė mėdha konkurruese, ta fusė nėn sqetull tė voglėn. Asnjė racionalitet, asnjė logjikė ekonomike nuk e shpjegon kėtė transaksion absurd.

    Shpjegimi megjithatė qėndron diku tjetėr. AXOS, sipas Hysenit, ėshtė njė kompani fantome qė po paraqitet si mbulesė pėr paratė e pista tė korrupsionit e krimit tė organizuar tė bandave qė udhėhiqen nga kryeministri Thaēi. Jo rastėsisht as ish ministri Beqaj dhe as Kryeministri Thaēi nuk u pėrgjigjen kurrė se tė kujt janė realisht paratė e fondit investiv AXOS. Si pėr ta vėrtetuar gjithė kėtė proces tė shpronėsimit grabitqar, kuptojmė se paratė pėr shitjen e PTK-sė vijnė prej ishujve Cayman. Ky vend njihet si parajsė fiskale, ku nuk paguhet kurrfarė tatimi pėr paratė e investuara, por ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme, nuk kėrkohet kurrfarė llogarie pėr prejardhjen e parasė, pikėrisht siē i nevojitet pushtetit kriminal tė PDK-sė.

    Secili subjekt politik qė do tė qeverisė nesėr, nėse ka pėr qėllim ose jo mbrojtjen e interesit publik, do tė matet me veprimet qė (s)do tė ndėrmarrė lidhur me kėtė shpronėsim qė po i bėhet popullit tė Kosovės. Ekzistojnė tė gjitha mundėsitė argumentuese, nga ato ekonomike si dėmtim i interesit publik, deri tek shkeljet ligjore pėr ta kthyer mbrapsht kėtė proces. Ne nė Lėvizjen Vetėvendosje! jemi tė vendosur pėr ta bėrė kėtė, pėrfundoi Hyseni.

    f5_2-vv-vulose1370183063.jpg

    Vetėvendosje: Assos, njė firmė fantome me 2 punėtorė - Lajme - Koha Net

    Als Staat und Volk einfach versagt.

    Man versucht die PTK zu 75% an eine Phantomfirma zu verscherbeln, die absolut nichts mit Telekommunikation am Hut hat und das ganze Geld über die Cayman Islands bezieht. Wer die Cayman Islands nicht kennt: Weltweit bekannt als Steuer- und Schwarzgeldparadies.

    Das soll der "Geschäftssitz" dieser AXOS sein:

    166-1366206569.jpg

  10. #420
    Avatar von VoxPopuli

    Registriert seit
    07.06.2011
    Beiträge
    2.610
    Ministrat “rehatojnė” gratė!

    Publikuar: 06.06.2013 - 09:26

    Shumica e ministrave dhe deputetėve tė Kuvendit janė kujdesur qė gratė e tyre t’i “rehatojnė” nė kompani publike, apo nė institucione tė ndryshme shtetėrore.

    Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, vite mė parė e ka punėsuar gruan nė Postė Telekomin e Kosovės, para se kjo e fundit tė privatizohej, ku merr njė pagė vjetore prej 7000 euro.

    Edhe mė shumė se bashkėshortja e Rexhepit, paguhet gruaja e ministrit tė Bujqėsisė, Blerand Stavileci, e cila ka rreth 12 mijė euro tė hyra vjetore nga operatori i telefonisė mobile “Vala”.

    Edhe bashkėpartiaku i Rexhepit dhe Stavilecit, deputeti Bekim Haxhiu i njohur me nofkėn “Kamishi” e ka “rehatuar” gruan nė PTK, ku merr pagė vjetore prej rreth 12 mijė euro.

    Ndėrsa bashkėshortja e zėvendėsministrit tė Administratės Publike, Hajredin Hyseni, ėshtė e punėsuar nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės, ku paguhet 900 euro nė muaj.

    Edhe shefi i shefave tė PDK-sė, ashtu siē u bė i njohur nė aferėn e pėrgjimeve telefonike “Pronto”, Adem Grabovci, ėshtė kujdesur qė bashkėshorten ta punėsojė nė kompaninė publike “Ibėr Lepenc”, ku merr pagė vjetore prej 7960 euro, ndėrsa djali i tij, Guxim Grabovci, i cili pati sulmuar njė pjesėtar tė Policisė sė Kosovės, punon nė Qendrėn e Automjeteve tė Kosovės, ku paguhet 5400 euro nė vit.

    (Shkrimin e plotė mund ta lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės Zėri)
    Zeri.info | Ministrat ?rehatojnė? gratė!

Ähnliche Themen

  1. Kinderprogramm unter der Hammas-Regierung
    Von Zurich im Forum Religion und Soziales
    Antworten: 144
    Letzter Beitrag: 24.06.2011, 19:59
  2. Antworten: 6
    Letzter Beitrag: 31.01.2011, 22:04
  3. Thaci läd Tadic in das Kosovo ein
    Von delije1984 im Forum Politik
    Antworten: 62
    Letzter Beitrag: 22.12.2010, 19:25
  4. Antworten: 2
    Letzter Beitrag: 23.05.2006, 10:31
  5. Die neue Regierung unter Salih Berisha in Albanien
    Von lupo-de-mare im Forum Politik
    Antworten: 14
    Letzter Beitrag: 12.07.2005, 22:40