Zitat Zitat von Lilith Beitrag anzeigen
Bedeutet dies im Umkehrschluss, es gibt genug Wählerstimmen in Kosova, die offensichtlich keinen Dialog mit Serbien wünschen?
Wie es aussieht wollen die Politiker aus Kosova diesem Dialog entgehen. Ein bekannter des Balkans, der Amerikaner Charles Kupchan sagt, dass alle Optionen offen sind: der Status, Serbien erkennt Kosova an, Gebietsaustausch...



Tė gjitha opsionet e hapura nė bisedime

Pas dyerve tė mbyllura, ēėshtjet esenciale do tė jenė nė tavolinė pėr t’u diskutuar, pėrfshirė statusin, njohjen e mundshme tė Kosovės nga Serbia, shkėmbimin e mundshėm tė territoreve, tha eksperti i shquar amerikan, Charles Kupchan.

Nė njė intervistė pėr Radio Kosovėn ai tha se ndarja e veriut nuk nėnkupton domosdoshmėrisht zgjidhjen e problemit, por gjithēka varet nga Prishtina dhe Beogradi. Ai ka shprehur mendimin se do tė jenė dy qasje tė ndara nga njėra- tjetra qė do tė dalin para ekipeve negociuese.

Njėra sipas tij, do tė jetė ajo qė quhet negociata teknike, dhe kjo do tė pėrfshijė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me tregtinė, komunikacionin, transportin, doganat

“Qasja tjetėr ėshtė mė shumė politike dhe mė pak teknike, dhe kjo mendoj se do tė pėrfshijė tri ēėshtje. Njėra ėshtė ēėshtja e statusit dhe ajo se kur dhe nė ēfarė rrethanash Serbia do ta njihte Kosovėn, ndėrsa dy ēėshtjet ndėrlidhėse do tė ishin statusi i veriut, ēėshtja e njė autonomie mė tė gjerė pėr veriun, apo ndoshta pavarėsi pėr veriun, do tė thosha bashkim i veriut me Serbinė, i pėrcjellė me shkėmbim territoresh me Luginėn e Preshevės, por edhe ēėshtja e trashėgimisė fetare serbe nė Kosovė. Ēėshtjet e fundit, ato politike, janė mė tė vėshtira dhe mė tė rėndėsishme se ēėshtjet teknike”, citohet tė ketė thėnė Kupchan.

Sipas tij, ēėshtja e veriut ėshtė ajo qė i ka rėnduar negociatat qė nga fillimi. Ai mė tej thotė se nuk mendon qė ndarja e Kosovės apo shkėputja e veriut domosdoshmėrisht do tė nėnkuptonin zgjidhjen e problemit, por mendon se kjo duhet tė jetė nė tavolinė tė bisedimeve.

“...Dhe nėse kjo paraqet njė mėnyrė pėr t’i dhėnė Serbisė njė zgjidhje pėr ta larė fytyrėn dhe, nė tė njėjtėn kohė, e lė Prishtinėn pa problemin e vėshtirė tė integrimit tė veriut, kjo mė duket njė zgjidhje e kėnaqshme. Por, krejt kjo varet nga Prishtina dhe Beogradi”, thekson ai.

Sipas tij, bisedimet e reja janė dramatikisht tė ndryshme nė krahasim me ato qė kanė qenė pėrpara, pėr faktin se tani nė terren ka fakte tė reja, tė cilat kanė ndryshuar situatėn dhe kėto fakte janė ato qė Kosova, tani nė mėnyrė tė njėanshme, ka shpallur pavarėsinė, dhe tani ka mė shumė se 70 shtete qė e kanė njohur kėtė, por edhe qė GJND-ja sė fundi dha opinionin qė kjo shpallje nuk ka qenė ilegale.

“Kjo i jep Kosovės njė legjitimitet, tė cilin mendoj se nuk e ka pasur pėrpara. Dhe, mendoj se kanė filluar qė tė shfaqen realitete edhe nė Beograd dhe kjo u indikua edhe nga vullneti i Beogradit pėr tė ndryshuar rezolutėn, e cila u shtrua nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė”, tha ndėr tė tjera, Kupchan.

Nė pyetjen se si do tė pėrfshihet SHBA-ja nė kėtė proces dhe a ėshtė Washington-i duke u kujdesur pėr kėtė, ai tha “Po, mendoj se ēėshtja ėshtė kthyer njėmend nė agjendėn e Washingtonit. Kjo ka ripėrtėrirė njė interesim tė shtuar atje. Do t’ju tregoj njė pėrvojė personale, nga ajo qė kam qenė i pėrfshirė nė diskutime me zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit dhe nė sektorin e politikės sė jashtme nė kėto vitet e fundit. Mund tė them se ēėshtja e Kosovės dhe raportet me Serbinė janė duke fituar gjithnjė mė shumė vėmendje. Kėshtu qė shqiptarėt, serbėt, nė pėrgjithėsi popujt e Ballkanit, mund tė presin seriozisht qė SHBA-ja tė jetė e pėrfshirė nė ēėshtjet e tyre”.

AlbaniaPress.com / ShqiperiaPress.com - T gjitha opsionet e hapura n bisedime