BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 1 von 2 12 LetzteLetzte
Ergebnis 1 bis 10 von 16

Selajdin Mullabazi-Mici

Erstellt von Jehona_e_Rahovecit, 30.03.2010, 17:58 Uhr · 15 Antworten · 3.349 Aufrufe

  1. #1
    Jehona_e_Rahovecit

    Selajdin Mullabazi-Mici

    SELAJDIN HAMID MULLABAZI
    (6.5.1970-6.11.1998)


    Nė anėn e djathė ėshte zevėndeskomandanti i Xhelal Hajdes Selajdin Mullabazi-Mici
    Rechts ist der Stellvertreter von Kommandant Xhelal Hajda


    Selajdin Hamid Mullabazi-Mici ėshtė i lindur nė Rahavec mė 6 maj tė vitit 1970. Hamid Mullabazi e kishte shtėpinė rrėzė Lugjeve tė Verdha, Mėhalla e Mullabazėve nė kuadėr tė pjesės sė njohur tė Sallatashit tė Rahavecit. Kėto janė kullat dhe konaqet e njohura tė Halil Homzės, tė njohur nė kėngėt popullore kundėr Reformave tė Tanzimatit. Rrjedh prej njė familje tė mesme prodhuesish bujqėsorė e blegtoralė, familje kjo mjaft e madhe e Maxhunit tė Mullabazėve tė njohur pėr njė jetė tė organizuar relativisht mirė nė tė gjitha aspektet: me kulla, me oda, me meshkuj e me sejmenė, me njė prodhimtari tė mjaftueshme bujqėsore e blegtorale, si pėr nevojat familjare, ashtu edhe pėr plasman nė treg "sa tė bėhet idare" nė njė ekonomi familjare tė organizuar nė frymėn tradicionale.
    Shkollimin fillor Selajdin Mullabazi e mbaroi nė Rahavec krahas punėve tė shumta rreth ekonomisė familjare bujqėsore tė cilat i ushtronte me vėllezėrit, Halilin e Ahmetin. Pasi qė vėllezėrit nuk pranonin pėr t'i vijuar shkollimet, atėherė e tėrė familja, me pėrkrahjen e motrave, synojnė kah shkollimi i Selajdinit i cili shquhej me njė intelekt tė veēantė, prandaj i tėrė gjiri familjar i Hamid Mullabazit investon qė ta shkollojė tė birin. Selajdini regjistrohet nė gjimnazin e Rahavecit, me orientim kah teknika dhe makineria dhe i vijon mėsimet nė degėn e teknikės. Shkollėn e mesme e pėrfundon me sukses tė shkėlqyeshėm por me notėn e thyer tė sjelljes pėr shkak tė pjesėmarrjes nė lėvizjet kundėr pushtetit tė kohės. Bashkėvepronte me Abdullah Bugarin dhe Mizahir Ismėn, dėshmorė tė kombit.
    Duke vepruar pėr "Ēėshtjen e Madhe" shquhet sidomos nė demonstratat e janarit tė vitit 1990 nė krye tė tė cilave ishte profesor Ukshin Hoti, kur ranė edhe dėshmorėt e parė tė Anadrinit, jo larg Mėhallės sė Mullabazėve dhe Lugjeve tė Verdha, ato ditė tė janarit kur ranė Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi pasi qė Selajdin Mullabazin, Abdullah Bugarin, Mizahir Ismėn, Gėzim Mullabazin e Sadedin Hajdėn, nuk i ndante as dita as nata prej profesor Ukshin Hotit.
    Pas mbarimit tė shkollės sė mesme dhe pas vdekjes sė tė et, familja e Selajdin Mullabazit, transformohet prej ekonomisė bujqėsore nė tregti, prandaj edhe rrethanat e disfavorshme pėr zhvillimin e familjes nuk ia lejuan vazhdimin e studimeve. Mbaron shėrbimin e obliguar ushtarak nė ish-armatėn jugosllave duke shėrbyer nė sektoret teknike nė Kroaci dhe Slloveni e pas pėrfundimit zė tė punojė si zejtar-autotransportues. Gjatė ushtrimit tė kėtij profesioni sajon kontaktet me veprimtarėt e shquar tė Shoqėrisė "Migjeni" qė vepronte nė Lubjanė veēanėrisht me Naim Malokun e Skėnder Ēekun (dėshmor i kombit), ndėrsa me t'u zgjeruar kah Zagrebi, i bashkohet grupit tė rahavecasve tė cilėt edhe ia mundėsojnė tė lidhet me Fehmi Lladrofcin. Si njohės i mirė i Kordunit dhe Likės (Karllofcit dhe Gospiqit), kontakton me Xhelal Hajdėn dhe kėshtu zgjeron veprimtarinė patriotike nė frymėn e rezistencės sė armatosur.
    Sė andejmi, sė bashku me Hamdi Mullaliun, Sadik Mullaliun, Ismet Tarėn, Ajet Cenėn, Nesim Mullabazin, Xhafer Kadirin, Luan Kleēkėn, Xhafer Shulinėn, Nazim Mushlėn dhe duke kontaktuar me Gėzim Hamzėn nė Kroaci e Xhelal Hajdėn, formojnė grupin e parė pėr veprimtari guerile.
    Ndėrsa ushtronte veprimtarinė e autotransportuesit, bjen nė dashuri me Lindė Sokolin prej Rahaveci, martohen dhe patėn dy fėmijė: Hamidin dhe Ermalin. Ermalin e lė kėrthi, prandaj ai vetėm ka dėgjuar pėr trimėrinė e tė et.
    Edhe nė familjen e Mullabazėve tė Rahavecit pushteti serb kishte akorduar "zullume", por Mullabazėt ishin shumė dhe sė bashku me Hajdėt (tė parėt e Xhelal Hajdės) i takonin fisit Hoti tė Rahavecit, tė organizuar pėr mbrojtje e tė vendosur nė njė pozicion strategjik, nė hyrje tė "Lugjeve tė Verdha", u shpėtonin rrethimeve tė herėpashershme. Megjithatė, sulmet, qoftė nga pushteti lokal, qoftė prej komitave qė vinin si pėrforcime nė Rahavec, Hoēė tė Madhe, Zaēisht e Apterushė, apo edhe mė vonė prej pushtetit serb, Mullabazėve u ra qė shpesh tė rrethohen, tė sulmohen, tė fitojnė por edhe tė bien heroikisht nė mbrojtjen e nderit tė fisit.
    Pėr tė gjitha kėto, Selajdin Mullabazi pati dėgjuar prej tė et Hamidit, prej xhaxhallarėve e sidomos duke dėgjuar kėngėt popullore tė lėvizjes sė rezistencės, tė cilat pėrherė kėndoheshin nė odat e Mullabazėve. Sė kėndejmi edhe Selajdini dinte shumė rapsodi pėr luftėn heroike dhe pėr qėndresėn qė patėn bėrė stėrgjyshėrit e tij dhe tė Xhelal Hajdės, si Halil Homza dhe Halit Hajda sepse nė konaqet e tyre flitej pėrherė pėr rezistencėn e armatosur, rrėfehej pėr vendosmėrinė e Halil agės por edhe pėr virtytet e tjera tė trashėguara brez pas brezi.
    Kėshtu edhe Selajdin Mullabazi, me tė dėgjuar krismat e Adem Jasharit u bashkohet shokėve tė Drenicės. Mė 29 mars 1998 mer rrugėn pėr nė Drenicė sė bashku me Hamdi Mullaliun e Ismet Tarėn, me shpresė se menjėherė do tė arrijnė nė Prekazin e Adem Jasharit. Nė prill tė vitit 1998 Selajdin Mullabazi ėshtė i armatosur, ndalet nė Malishevė e sė andejmi nėpėr Llapushnik pėr nė Abri tė Epėrme. Sipas tij "aty ishte Shtabi Shtetėror" dhe kėtė shtab e gjen nė njė odė mikpritėse tė fshatit Paterkė tė Drenicės me ē'rast luftėtarėt e Rahavecit ndalen nė pikėn e parė tė vijės sė parė tė mbrojtjes. Pas njė ndeje i pranon Hashim Thaēi me Mujė Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndėrsa pas dy ditėsh kuptuan se njėri prej tyre ėshtė "Dhjetėshi" e tjetri "Gjarpri", se pritej tė vinte edhe "Njėmbėdhjetėshi" (Sokol Bashota) e tjerė.
    Mė 5 prill tė vitit 1998 Selajdin Mullabazi-Mici pa ndonjė ndalese arrin deri nė Patėrkė e pastaj nė Likoc nė shtabin e kėrkuar, sipas tij "Shtabi Shtetėror" sepse atje, nė Shtabin e Drenicės ėndėrronte pėr tė gjetur Xhelal Hajdėn, edhe pse flitej se Toni ishte nė Gllogjan. Arritja nė Likoc ishte edhe njė hap pėrpara nė jetėn luftarake tė Selajdin Mullabazit. Tash njoftohet me Xhavit e Jakup Nurėn, me Sami Lushtakun, Sabit Gecin, Abedin Rexhėn e Musė Jasharin, ndėrsa nėpėrmjet Ismet Tarės takohet edhe me Fehmi Lladrofcin tė cilin e kishte njohur nė Kroaci.
    Kėtu edhe fillon lufta pėr Micin sepse ai tashmė ishte i rekrutuar zhvillon bisedime nė odėn e shtruar dhe ėshtė sė bashku me Jasharėt me Gecėt, me Lushtakėt, me Nurajt, me Kodralijt e me Demakėt. Aty qėndron 10-12 ditė pėr tė ushtruar dhe pėr instruktor e pati Bekim Berishėn-Abenė. Sipas shėnimeve tė Micit, Bekim Berisha u ligjėronte se si mbahet uniforma; se si kėmbehet ajo sipas stinėve, se si i adaptohet konfiguracionit tė terrenit dhe pas pėrfundimit tė kėtyre ushtrimeve Selajdin Mullabazi e Hamdi Mullaliu transferohen nė Ceravik dhe vendosen nė odėn e Sokol Bashotės ku veshin pėr herė tė parė uniformėn luftarake. Megjithatė, edhe pse ngadalė, ardhjen nė Ceravik e shihte si njė hap tė rėndėsishėm sepse po i afrohej Llapushės dhe Anadrinit e kėshtu edhe Rahavecit.
    Grupi i Rahavecit, sipas bashkėluftėtarėve tė Micit, nė Kijevė ndjehej mirė, kėtu e shijuan erėn e barotit dhe fishkėllimin e predhave dhe tė plumbave tė shkaut, mirėpo, gjatė ndejave, luftėtarėt-rapsodė kur i pėrshėndetnin me kėngėn "Destan begu ma kēyr sahatin... N'Rahavec e kem konakun!", Selajdin Mullabazit i dukej se veē ėshtė nė Rahavec, madje te Rrasat e Rahavecit.
    Pas Betejės sė Kijevės, pas ushtrimeve me "Tromblonin e Plluzhinės" dhe pas njė vizite qė ia bėnė Malishevės Selajdin Mullabazi, nėpėrmjet Rexhep Selimit zhvillon bisedėn e parė nė radio-lidhje, me Xhelal Hajdėn dhe kėshtu Mici sigurohet se Toni ėshtė nė Kosovė, nė Gllogjan.
    Jeta nė Ceravik ishte mjaft e gjallė, kishte aktivitete tė pėrditshme luftarake e mund tė lėvizej madje edhe nė drejtimet: Malishevė, Klinė dhe Rahavec e ky qytet atyre ditėve vlonte prej demonstratave tė qytetarėve pėr t'i dhėnė pėrkrahje Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Nė Ceravik Mici vepron deri mė 27 prill me ē'rast nėpėrmjet Ferat Shalės transferohet nė Drenoc tė Anadrinit pasi qė mė 26 prill tė vitit 1998 ishte konstituuar formacioni i parė luftarak pėr Zonėn Operative tė Pashtrikut. Nė Drenoc vendoset nė odėn e Avdi Sherif Gashit dhe emėrohet zėvendės i komandant Xhemė Gashit-Gjermanit. Nė fshatin Drenoc Selajdin Mullabazi ėshtė sė bashku me Luan Kleēkėn, Skėnder Shulinėn, Nazim Mushlėn, Mehedin Ismėn, Fatmir Ismėn, Hamdi Mullaliun, Mizahir Ismėn, Abdullah Bugarin, Agron Ismėn, Vllaznim Ismėn dhe grupin qė kishte filluar veprimtarinė pėrreth Rrasave tė Rahavecit. Tė gjithė e prisnin arritjen e Xhelal Hajdės, mirėpo vepronin sė bashku me Mensur Zyberajn, Bedrush Gashin e Fehim Gashin nė mėnyrė qė formacionet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės tė shtrihen sa mė shpejt nė tėrė Anadrinin.
    Mė 12 maj tė vitit 1998 Selajdin Mullabazi merr pjesė dhe shkėlqen gjatė luftimeve nė Betejėn e Bardhatinit dhe prej kėsaj date merr nofkėn luftarake "Mici" me dėshirė dhe kėrkesė tė Isuf Sherif Gashit (Bacės sė Madh) pas nxjerrjes sė Osman Zyberajt tė plagosur nė kėtė betejė. Mici, tashmė i njohur pėr heroizmin e pashoq sėrish pėrpiqet pėr t'u takuar me Xhelal Hajdėn dhe ta bindė qė tė kalojė nė fshatrat e Anadrinit sepse Mici e shihte interesin luftarak tė zgjerimit kah Rahaveci, prandaj edhe Xhelal Hajda lėshon Gllogjanin e Shqiponjėn dhe arrin nė Drenoc tė Anadrinit dhe kėshtu Toni e Mici bėhen dy emra, por njė legjendė. Sė bashku shumė shpesh vinin deri nė Rrasat e Rahavecit, madje edhe nė fund tė Rahavecit. Mici kishte pėr detyrė ta ruajė "bėrthamėn" dhe ta zgjeroje grupin dhe kėshtu tė themelohet Batalioni i Rahavecit me detyrė qė ta vėzhgojė aksin rrugor Malishevė-Rahavec, prej Arave tė Dulės deri te Kisha e Bėrnajakės e sė andejmi kah Rrapishtet dhe Celina, qė sipas Micit kėshtu mund tė mbulohej i tėrė Anadrini. Mė 8-9 qershor tė vitit 1998, Selajdin Mullabazi, sė bashku me Gėzim Hamzėn "Piktorin", me ndihmėn logjistike tė Ismet Tarės "Hoxhės", formojnė Shtabin Operativ Lokal pėr Batalionin e Rahavecit. Ky shtab formohet nė Shkollėn fillore tė fshatit Astarzup e sė andejmi fillojnė tė gjitha aktivitetet konkrete nė mėnyrė qė ky shtab tė zgjerohet nė drejtim tė Rahavecit, buzė aksit rrugor Malishevė-Rahavec deri nė "Arat e Dulės" e te "Kėrshi i Keq" pėrkatėsisht nė Majėn e Vranstinės prej nga mbuloheshin Rrasat e Rahavecit. Nė kėtė bėrthamė vendosen luftėtarėt e parė tė cilėt ishin kyēur nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė fshatin Drenoc por edhe nėpėr fshatrat e Drenicės si: Hamdi Mullaliu, Luan Kleēka, Nazim Mushla, Fatmir Isma, Mehedin Isma, Skėnder Shulina, Gėzim Hamza dhe kėtyre nė fshatin Astarzup u bashkohen edhe 100 luftėtarė tė tjerė prandaj fillon tė punojė kompania e logjistikės pėr Batalionin e Rahavecit. Sė shpejti Xhelal Hajda e Selajdin Mullabazi me tė gjithė luftėtarėt e Rahavecit vendosen nė "Lugun e Kėrshit tė Keq", nė njė objekt tė braktisur blegtorie tė cilin e aftėson Gėzim Hamza, Selajdin Mullabazi shquhet me heroizmin e tij gjatė luftimeve pėrreth Rahavecit dhe brenda linjės Rrasat e Rahavecit e Krahishtė dhe priste me padurim qė prej Shqipėrie tė kthehet Xhelal Hajda. Me arritjen e komandant Tonit, sė bashku me komandantėt e formacioneve: "Lumi", "Ēeliku", "Guri 3", "Pėllumbat" dhe njėsitet pėr intervenimet e shpejta strukturohen istikamet nė "Lugun e Shqipeve" mė 25 korrik tė vitit 1998 ku thehen forcat serbe dhe zmbrapsen nė Rahavec. Toni e Mici e marrin sėrish Majėn e Shkodranit dhe synojnė pėr ta marrė Rahavecin. Gjatė kėtyre pėrpjekjeve nėpėr fshatrat Shkozė, Magjare, Marali, Gurisht, Pagarushė e Dabėrdelan, Selajdin Mullabazi zbret edhe njė herė nė fshatrat e Anadrinit, sė bashku me Tonin i vendosin luftėtarėt nė fshatin Hoēė e Vogėl dhe depėrtojnė deri nė Rrihjet e Rahavecit duke shfrytėzuar Shpatin prej Celinė nėpėr Rrapishte e Hamoc. Por, Batalioni i Rahavecit gjatė gushtit ishte i shpartalluar ndėrsa logjistika mė se e dobėsuar prandaj Selajdin Mullabazi sėrish depėrton nė Shqipėri pėr t'u riarmatosur. Me t'u pajisur mirė braktis Hasin matanė Pashtrikut dhe mė 21 shtator tė vitit 1998 Toni e Mici depėrtojnė nė Kosovė. Gjatė qėndrimit nėpėr Pashtrik, mbi Kushnin, e pagėzon me emrin Ermal, djalin ende tė palindur dhe kėshtu prej "Gurit tė Ermalit" hap pas hapi Toni e Mici zbresin nė Kushnin, Romajė, Rogovė dhe duke trupuar nėpėr valėt e tėrbuara tė Drinit tė Bardhė, sė bashku me luftėtarėt e Zonės Operative tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe me njė pjesė tė Batalionit tė Rahavecit vendoset nė fshatin Piranė, nė familjen e Xhavit Elshanit "Leopardit" dhe fillojnė aktivitetet luftarake nė aksin rrugor Prizren-Gjakovė, prandaj Toni e Mici serish janė nė fshatrat e Anadrinit dhe tashmė i tėrė Anadrini e dinte se ka arritur Xhelal Hajda sė bashku me Selajdin Mullabazi e qė tė dytė ishin "frikė e trishtim" pėr policinė serbe. Tė dytė janė ambicioz dhe pretendojnė pėr t'u zgjeruar kah Celina, Rrapishtet, Hamocet, Lisi i Bajrakut dhe Rrihjet e Rahavecit, mirėpo pėr disa ditė vendosen nė Krushėn e Madhe e pastaj Selajdin Mullabazi kalon nė Zonėn Operative tė Rrafshit tė Dukagjinit. Detyrat rreth zgjerimit nėpėr fshatra dhe rreth pėrfshirjes sė luftėtarėve tė rinj ia beson Kėshillit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė fshatin Krushė e Madhe nė krye tė tė cilit ishte prof. Muhamet Malėsori, sė bashku me Ragip Hotin, tė vėllanė e prof. Ukshin Hotit dhe Ismet Gashi, babė i dėshmorit Bekim Gashi.
    Nė fshatrat e Anadrinit sėrish dėgjohen krismat e luftėtarėve tė lirisė, Toni e Mici kthehen dhe vendosen nė Nagac e sė andejmi nė Hoēė tė Vogėl dhe definitivisht nė fshatin Reti nė tė cilin edhe kazermohet Brigada 124 "Gani Paēarizi" dhe fillojnė aksionet guerile dhe luftimet frontale nėpėr Izbisht, Llaze tė Qėndresės dhe nė aksin rrugor Prizren-Gjakovė e Xėrxė-Rahavec.
    Sė bashku, Toni e Mici sajonin dy shtylla mė tė pathyeshme tė rezistencės sė armatosur nė Anadri. I karakterizonte konspirativiteti, virtytet e larta, harmonia shoqėrore dhe humanizmi. Pėr ēdo hap konsultoheshin mirė, sepse fshati Reti nuk ishte larg as prej Hoēės sė Madhe e as prej Rahavecit ku ishin tė pėrqendruara forcat e mėdha ushtarake, policore e paramilitare. Tė gjitha strukturat serbe pretendonin pėr tė depėrtuar nė Reti vetėm e vetėm pėr ta shkatėrruar brigadėn 124 "Gani Paēarizi", Batalionin e Rahavecit dhe pėr ta zėnė tė gjallė Selajdin Mullabazin e Xhelal Hajdėn. Nė saje tė pėrpjekjeve pėr ta arritur kėtė serbėt pėrpilonin planet e ndryshme siē ishte ai me pretekst tė vjeljes sė rrushit nė Shpatet e Brestosit e Izbishte. Atė ditė, mė 25 e 26 tetor tė vitit 1998 forcat serbe vijnė kinse pėr t'i siguruar punėtorėt qė vilnin rrush, mirėpo thehen keq dhe me turp; tė vrarė, tė plagosur e me teknikė tė shkatėrruar, kthehen nė Rahavec.
    Pas dėshtimeve dhe thyerjeve totale tė forcave serbe nė fshatrat e Lugut tė Brestosit dhe nė Fushat e Izbishtit, serbėt shfrytėzojnė "Armėpushimin e Tetorit" dhe arrijnė nė fshatin Apterushė, madje edhe vėjnė nėn kontroll rrugėn makadame prej Rrihjeve tė Rahavecit deri nė Therandė. Nėpėr kėtė rrugė e veēanėrisht nėpėr udhėkryqet te Hoēa e Madhe, te Zaēishti, te Apterusha dhe Samadraxha, vėhen prita tė shpeshta tė pėrforcuara me patrulla policore e ushtarake lėvizėse. Nėntori fillon me ditėt e luftimeve prandaj mė 6 nėntor tė vitit 1998 Toni e Mici ballafaqohen me forcat serbe te Kryqi i Apterushės.
    Kėtė ditė, nga Shqipėria arrin njė grup i armatosur i luftėtarėve tė lirisė tė cilėt deri nė Krushė tė Madhe i kishte shoqėruar Xhavit Elshani. Prej Krushės sė Madhe, grupin e pranojnė Toni e Mici. Ndėrsa lėviznin nėpėr Reti, kah Apterusha pėr nė Pagarushė e Drenicė, te Kryqi i Apterushės fillojnė luftimet nė njė afėrsi apsolute (pritė e patrulla) dhe pėrjetėsinė e marrin Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri, ndėrsa mbijetojnė me shumė plagė nė trup luftėtarėt: Lulzim Ymeri dhe Kujtim Saraēi, tė Zonės Operative tė Shalės.
    Toni e Mici janė rivarrosur nė "Kopshtin e Luleve" nė Rahavec nė krye tė bashkėluftėtarėve tė tyre, ndėrsa dėshmorėt e Shalės pushojnė nė Bletajė tė Vushtrrisė.

  2. #2
    Jehona_e_Rahovecit
    BLERIM I PAPĖRSĖRITSHĖM
    Seladin Mullabazi – Micit


    Vargjet e mia pėr tė fėrgėllojnė
    Shpėrndahen grykave tė malit
    Unė skuqem me ndjenjat
    Fuqia e tij mė frymėzon
    Klithi nga bregu
    - Asgjė, asgjė s’paskam thėnė!
    Mė shtang kujtimi
    Ai ishte shėngjergj i shėngjergjave
    Blerim i papėrsėritshėm
    Qė u dha hijeshi maleve...

    Botėrisht pranoj:
    - I pafuqishėm jam
    Ta pėrjetsoj kujtimin pėr tė
    Fjalėt mė ikin grykave tė malit,
    Atje ku janė drangonjt e zanat...
    Lapsi mė kthehet nė pikėnisje
    Se fillimi dhe mbarimi –
    Ėshtė emri i tij!

    shkruar nga Agim Metbala

  3. #3
    Oro
    Avatar von Oro

    Registriert seit
    16.02.2009
    Beiträge
    1.969
    Sieh zu, dass dein Dorf/Stadt/Region/Land vorrankommt, anstatt Menschentötern nachzutrauern!

  4. #4
    Jehona_e_Rahovecit
    Zitat Zitat von Oro Beitrag anzeigen
    Sieh zu, dass dein Dorf/Stadt/Region/Land vorrankommt, anstatt Menschentötern nachzutrauern!
    Er musste Cetniks töten, damit diese nicht weitere unschuldige Menschen töten.
    Unsere Helden werden wir nie vergessen und unserem Land helfen wir wo wir nur können.

    Ich trauere Ihm nicht nach, weil Er für eine gerechte Sache gefallen.Mit diesen Threads will ich Menschen, die über den Kampf unserer Helden nichts wissen besser informieren.
    Deshalb werde ich den kommenden Tage eine Übersetzung für diejenigen, die kein Albanisch können zur Verfügung stellen.

  5. #5
    602
    Avatar von 602

    Registriert seit
    16.02.2010
    Beiträge
    291
    Kriegsverbrecher .

  6. #6
    Jehona_e_Rahovecit
    Zitat Zitat von 602 Beitrag anzeigen
    Kriegsverbrecher .
    mit welcher begründung kommst du zu dem schluss einen freiheitskämpfer als kriegsverbrecher abzustempeln?

  7. #7

    Registriert seit
    10.12.2009
    Beiträge
    1.478
    Zitat Zitat von 602 Beitrag anzeigen
    Kriegsverbrecher .
    Ich weiß nicht, was manche User für ein Problem haben.

    Das war einer, der für sein Land, Seine Heimat gekämpft hat, der sein Land verteidigt hat und du bezeichnest ihn als Kriegsverbrecher.

    Lavdi Deshmoreve te KOMBIT.

    @Kristalli i Rahovecit

    Es hat wirklich keinen Sinn hier solche Threads aufzumachen, Ich finde das toll von dir, aber die werden hier voll gespammt, da kommen immer solche Cetniks bubbys und meinen was sagen zu können.

    Flm, Shqipe

  8. #8
    602
    Avatar von 602

    Registriert seit
    16.02.2010
    Beiträge
    291
    Ich und Cetnik ?
    Alles klar

    In meinen Augen sind alle Kriegsverbrecher die Menschen ermordet haben,sowas gehört zum Krieg dazu.
    Aber nur die Albaner waren Freiheitskämpfer,haben ja auch nur paar Menschen getötet mehr auch nicht.

  9. #9
    Jehona_e_Rahovecit
    Zitat Zitat von 602 Beitrag anzeigen
    Ich und Cetnik ?
    Alles klar

    In meinen Augen sind alle Kriegsverbrecher die Menschen ermordet haben,sowas gehört zum Krieg dazu.
    Aber nur die Albaner waren Freiheitskämpfer,haben ja auch nur paar Menschen getötet mehr auch nicht.
    Kolonel Mici hat Cetniks nur Cetniks getötet weil ihm das Töten nicht Spass gemacht hat , sondern er töten musste um unschuldige Menschen vor diesen Barbaren zu schützen.

    Keiner von den UCK Offizieren oder Sodaten sitzem in Den Haag mit Ausnahme von Lahi Brahimaj, der zu sechs Jahren Haft wegen Folter an Albaner verurteilt worden ist.
    Unsere Westen sind sauber.

    Ohne zu wissen was Kolonel Mici getan hat, bezaeichnest du Ihn als Kriegsverbrecher.
    Das ist ein Armutszeugnis von dir.

  10. #10
    602
    Avatar von 602

    Registriert seit
    16.02.2010
    Beiträge
    291
    Zitat Zitat von Kristalli_i_Rahovecit Beitrag anzeigen
    Kolonel Mici hat Cetniks nur Cetniks getötet weil ihm das Töten nicht Spass gemacht hat , sondern er töten musste um unschuldige Menschen vor diesen Barbaren zu schützen.

    Keiner von den UCK Offizieren oder Sodaten sitzem in Den Haag mit Ausnahme von Lahi Brahimaj, der zu sechs Jahren Haft wegen Folter an Albaner verurteilt worden ist.
    Unsere Westen sind sauber.
    Ja?
    was is mit Ramush Haradinaj
    oder Agim Ēeku
    und noch viele andere ?

    Klar,nur Cetniks.
    Viele unschuldige Serben auch das glaub mir mal.

    Aber egal,alle werden schon ihre Gerechte strafe bekommen,nicht vom IGH,sondern von Gott.

Seite 1 von 2 12 LetzteLetzte