Neben den bekannten Yassin Kadi Bankkonten wurden jetzt weitere Bankkonten in Albanien angeblicher Islamischer Hilfs Organisationen beschlagnahmt.

Yassin Kadi und seine Hochhäuser gegenüber dem PM in Tirana.

http://onliner.pointclark.net/public.../albanien4.htm

Albania Seizes Assets of Islamic Organisations Suspected of Terror Ties

01/06/2005

TIRANA, Albania -- The government announced on Tuesday (31 May) that it has seized the assets of four Islamic organisations suspected of ties to terrorists. "Coming to Albania in the 1990s, these foundations have hidden behind charity work to finance suspect activities or to make investments to launder their funds," said Alban Beqja, a spokesman for the finance ministry. Also seized were the assets of a Belgian woman and a Lebanese man who are believed to have helped finance terrorist groups. (AFP - 01/06/05; AFP - 31/05/05)

http://www.setimes.com/cocoon/setime...05/06/01/nb-02



Heutiger Artikel in der Gazetta Sqhiptare





TIRANE

Shqipėria kthehet nė njė fushė tė minuar pėr organizatat "humanitare" qė financojnė terrorizmin. Sipas disa vendimeve tė Ministrisė sė Financave tė hyra nė fuqi nė kėto ditė, pronat e llogaritė bankare tė katėr fondacioneve fetare islamike dhe tė dy subjekteve tė tjera qė kanė vepruar nė Shqipėri, do tė sekuestrohen. Sipas kėtij vendimi, do tė bllokohen pasuritė e fondacioneve "Taibah International" (Shoqata Ndėrkombėtare e Ndihmave), "Revival of Islamic Heritage Society, RIHS" (Ringjallja e Trashėgimnisė Islame), "Al Haramain" dhe "Global Relief Foundation, GRF", emri i tė cilave ėshtė nė listėn e financuesve tė terrorizmit. Po kėshtu, do tė bllokohen edhe pasuritė e njė ēifti bashkėshortėsh Nabil Abdul Sayadi (alias Abu Zeinab) dhe Patricia Rosa Vinck, i pari i lindur nė Liban mė 1966 dhe e dyta e lindur mė 1965 nė Anvers tė Belgjikės. Nė vendimin e Ministrisė sė Financave nuk jepen hollėsi pėr ēiftin e bashkėshortėve, emrat e tė cilėve gjenden nė listėn e financuesve tė terrorizmit, ashtu si nuk sqarohet edhe fusha e veprimtarisė sė tyre nė Shqipėri. Porse pėrcaktohet prerė se tė gjitha pasuritė apo llogaritė bankare tė tyre nė territorin e Shqipėrisė duhet tė bllokohen.

Vendimet
Vendimet e Ministrisė sė Financave janė tė sakta dhe shumė shtrėnguese. Ato nisin me ultimatumin kohor tė sekuestrimit tė menjėhershėm tė tė gjitha pasurive (llogaritė, investimet, asetet), mbajtur nė emėr, pėr llogari, prej, ose nė pėrfitim tė subjektit tė cilėsuar. "Tė ndalohen dhėnia e shėrbimeve financiare, tė sekuestrohet ēdo lloj pasurie, e luajtshme apo e paluajtshme etj.", citohet nė vendim. Urdhri shtrihet dhe vepron edhe mbi subjekte tė tjera, tė cilat kanė pasur lidhje me pasurinė e subjekteve tė financuara nga terrorizmi, ashtu si dhe do tė sekuestrohen kėto pasuri edhe nė rast se janė shitur dhe blerė nga persona tė tjerė gjatė kohės qė kanė qenė tė ngrira. Porse Ministria e Financave nuk ėshtė mjaftuar me kaq. Nė urdhėresat e saj pėr ngrirje tė pasurisė tė fondacionit "Global Relief Foundation, GRF" pėrcaktohet bllokimi i llogarisė bankare nė Bankėn Ndėrkombėtare Tregtare Malejzjane. Mė tej llogaritė e fondacionit "Revival of Islamic Heritage Society, RIHS" (Ringjallja e Trashgimnisė Islame) janė pėrcaktuar katėr banka shqiptare, ku duhet tė bllokohen llogaritė rrjedhėse, nė Bankėn Italo-Shqiptare, Bankėn Kombėtare Tregtare, Bankėn Ndėrkombėtare Tregtare, Malejzjane dhe nė Bankėn e Bashkuar tė Shqipėrisė, "UBA". Po kėshtu, fondacionit Al-Haramain i sekuestrohen 6 llogari bankare nė 4 banka tė ndryshme shqiptare.

Fondacionet nė shėnjestėr
Vendimiet e fundit tė Ministrisė sė Financave janė nė kuadėr tė njė sėrė masave tė shtetit shqiptar kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, tė cilat janė ekstremizuar qė pas shpalljes sė listės sė zezė tė Departamentit Amerikan tė Shtetit pas sulmit tė Kullave Binjake nė Nju-Jork. Kėshtu, qė nė vitin 2002 nė shėnjestėr tė masave antiterrorizėm tė shtetit shqiptar u vunė njė sėrė fondacionesh islamike, qė deri nė kėtė kohė kishin pasur liri veprimi. Tė tilla ishin "Al-Haramain", "Organizata Botėrore e Ndihmave Islamike", "Ringjallja e Trashėgimnisė Islamike", dhe "Al Ėaffk". Shteti shqiptar dėboi nė vitin 2001 nga kėto shoqata 5 punonjės sė bashku me familjet (rreth 16 vetė), emrat e tė cilėve ishin nė listat e Departamentit Amerikan tė Shtetit. Me kalimin e kohės nga Shqipėria u detyruan tė largoheshin njė sėrė fondacionesh apo organizata tė huaja, pėr shkak tė klimės jo tė begatė tė krijuar.
Beteja me
terrorizmin
Porse, veē largimit tė organizatave tė ndryshme apo edhe elementėve tė dyshimtė tė lidhur me terrorizmin ndėrkombėtar, nė Shqipėri ėshtė zhvilluar edhe njė tjetėr luftė mė inteligjente me elementė tė lidhur me terrorizmin ndėrkombėtar. Kėshtu, qė pas viteve 1990 nė Shqipėrinė pa kontroll ishin instaluar disa persona tė lidhur kryesisht me Xhihadin Islamik Egjiptian (organizatė qė urdhėrohej nga Bin Laden). Sipas tė dhėnave tė grumbulluara dhe analizės sė tyre, kėta persona kishin pėr qėllim qė tė krijonin nė Shqipėri njė bazė tė fortė tė Xhihadit, me qėllim pėrdorimin si trampolinė pėr tė kaluar nė Europė. Fillimisht organizata, qė mė vonė u quajt edhe Celula e Tiranės, kishte marrė pėrsipėr krijimin e njė sistemi pėr pajisjen me dokumente identifikimi false tė njerėzve tė kauzės sė tyre, tė cilėt me anė tė kėtyre dokumenteve duhej tė depėrtonin pėr nė Europė. Disa pjesėtarė tė saj u kapėn dhe u deportuan pėr nė Egjipt, ku u ekzekutuan.


PRECEDENTI / Investimi nė qendėr te kullat binjake

Ministria e Financave bllokoi 22 apartamente tė Jasin Kadi
Nė janar tė kėtij viti, nė kuadėr tė bllokimit dhe sekuestrimit tė pasurive tė personave qė financojnė, apo financohen nga terrorizmi ndėrkombėtar, Ministria e Financave bllokoi 22 apartamente tė pėrcaktuara si tė Jasin Kadi. Jasin Kadi, njė personazh i paraqitur nė Shqipėri si biznesmen ishte bėrė aksioner sė bashku me disa biznesmenė shqiptarė nė ndėrtimin e dy shumėkatėshve nė qendėr tė Tiranės, pranė Kryeministrisė, tė cilat pėr shkak tė konstruktit tashmė njihen si kullat binjake. Drejtėsia shqiptare mbėrriti te pasuria e Yasin Kadi pas sinjalizimeve tė Departamentit Amerikan tė Thesarit. Kėshtu mė 19 janar 2002 pas njė kėrkese tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Gjykata e Tiranės vendosi sekuestro preventive ndaj dy kullave binjake. Jasin Kadi ishte akuzuar nė Shqipėri pėr pastrim parash, duke qenė gjithshtu nė listėn e Departamentit Amerikan tė Thesarit i akuzuar pėr financim tė organizatave terroriste pėrfshirė atė tė Osama Bin Laden, Al Qaeda. Por pas vendimit pėr sekuestrimin, pati njė reagim tė madh prej bashkėpronarėve tė kullave. Tė cilėt nuk ishin dakord me kėtė vendim, pasi ata vetė nuk kishin asnjė lidhje me arabo-sauditin veē faktit, qė kishin bashkuar tė hollat pėr tė ngritur dy ndėrtesa. Vendimi u rrėzua nga Gjykata e Lartė dhe pėrfundimisht kullat binjake u ndėrtuan. Ndėrkohė Jasin Kadi kishte mundur tė shiste pjesėn e vet disa biznesmenėve shqiptarė. Gjithsesi duke qenė se nė vendimin e Ministrisė sė Financave pėrcaktohet se nėn sekuestro vihet edhe pasuria e shitur e personave tė lidhur me terrorizmin, nė janar tė kėtij viti u sekuestruan 22 apartamente te dy kullat, tė cilat nė fillim tė ndėrtimit tė objekteve ishin financuar pikėrisht nga Jasin Kadi. Pas kėtij veprimi, Jasin Kadi, pėrmes njė avokati tentoi tė hapte gjyq pėr heqjen e sekuestros. Porse mbrojtėsi i tij nuk mundi tė siguronte njė prokurė tė vlefshme pėrfaqėsimi nga Jasin Kadi, duke bėrė qė gjyqi tė pushohej.


Sekuestrimet

- Sekuestrohen pasuritė e shtetasit Nabil Abdyl Sayadi, I shpallur nė listėn e financuesve tė terrorizmit

- Sekuestrohen pasuritė e shtetases Patricia Rosa Vinck, e shpallur nė listėn e financuesve tė terrorizmit

- Sekuestrohen pasuritė e fondacionit ""Global Relief Foundation, GRF", gjetur 1 llogari bankare

- Sekuestrohen pasuritė e fondacionit "Revival of Islamic Heritage Society, RIHS", (Ringjallja e Trashgimnisė Islame), gjetur 4 llogari bankare

- Sekuestrohen pasuritė e fondacionit "Taibah International" (Shoqata Ndėrkombėtare e Ndihmave)

- Sekuestrohen pasuritė e fondacionit "Al Haramain", gjetur 6 llogari bankare.