BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Ergebnis 1 bis 2 von 2

Anschlag mit Panzer Faust auf "Luli" Berisha

Erstellt von lupo-de-mare, 06.12.2005, 17:23 Uhr · 1 Antwort · 1.090 Aufrufe

  1. #1
    Avatar von lupo-de-mare

    Registriert seit
    14.07.2004
    Beiträge
    11.988

    Anschlag mit Panzer Faust auf "Luli" Berisha

    Leute ich brauche da wirklich einmal eine Kurz Übersetzung. Den Namen des Typen hatte ich oft hier schon genannt und ebenso, hat dieser Kosovare viele Kosovaren in Durres umgelegt. Zuletzt verhaftet in Rimini 2001 und auch nach Deutschland ausgeliefert. Den Kerl kenne ich ganz gut, was die Leute in Durres auch so über ihn erzählen. Der Typ hängt eng mit den Mafia Geschäften von Fatosi zusammen und mit Agron Duka und Lefter Koca.

    Schlagzeile heute.

    Faqja 2 - FAQE E PARE

    Dhjetor6, 105


    Autorėt s’arritėn tė pėrdorin predhėn e dytė mbi Mercedesin e blinduar


    Durrės, lufta mes bandave nga silenciatori te antitanku

    Pėrdorėn bazuka kundėr Lul Berishės


    Nga i dėrguari ynė nė Durrės
    Artan Hoxha

    Mėria ndaj Lul Berishės nuk ka fund. E kanė qėlluar pėrpara shtatė muajsh mė parė me njė armė me silenciator pėrpara lokalit tė tij, por ka shpėtuar mrekullisht. Tė dielėn nė mbrėmje, kundėrshtarėt e tij janė rikthyer sėrish. Por nga armėt e lehta, ata kanė zgjedhur antitankun. Por edhe kėsaj rradhe, fati ka qenė me Lul Berishėn. Atentatorėt e tij nuk arritėn ta ēojnė deri nė fund planin e pėrgatitur qysh mė parė pėr ekzekutimin e Berishės. Ata kanė qėlluar vetėm me njėrėn nga armėt kundėrtanke, ndėrsa kundėrtanku i dytė u gjet me predhė nė gojė, pa arritur tė pėrdorej prej tyre. Njė nga biznesmenėt mė tė njohur tė qytetit tė Durrėsit, Lulėzim Berisha, i shpėtoi vdekjes vetėm pėr shkak tė mungesės sė profesionalizmit tė atentatorėve, tė cilėt nuk kanė ditur tė pėrdornin armėt e frikshme qė patėn nė dispozicion. Tė dhėnat e para tė siguruara nga policia e Durrėsit dhe deklarimet e dėshmitarėve tė ngjarjes, tregojnė se autorėt e kėtij atentati e kishin pėrgatitur gjithēka qysh mė parė, por nuk kanė mundur ta zbatojnė pikė pėr pikė planin e tyre. Ngjarja e ndodhur mbrėmjen e sė dielės nė qytetin numėr dy tė vendit, ka dėshmuar dhe njė herė se nė ēfarė stadi ka arritur krimi nė Shqipėri. Banorėt e lagjes ku ndodhet vila luksoze e Lul Berishės janė pėrfshirė nga paniku e tmerri pas shpėrthimit tė zhurmshėm tė kundėrtankut. Ndėrsa disa prej familjeve qė banojnė nė pallatin pas vilės sė Berishės janė detyruar tė zėvendėsojnė xhamat e thyer dhe tė meremetojnė vetratat e dritareve tė dėmtuara nga fuqia e shpėrthimit.

    Atentati
    Rreth orės 21.20, nė mbrėmjen e sė dielės, 37 vjeēari, Lul Berisha ka qenė duke hyrė nė oborrin e vilės sė tij nė lagjen nr.17, tė Durrėsit, ku banon me gruan, dy fėmijėt dhe motrėn. Ai udhėtonte me njė autoveturė tip Benz, e blinduar me ngjyrė tė errėt. Berisha ka ndaluar njė moment para derės sė blinduar tė vilės, qė hapet me telekomandė. Sapo dera ėshtė hapur Benzi i blinduar i Berishės ėshtė futur nė oborr, por papritmas njė shpėrthim i fuqishėm ka ēarė terrin e natės. Njė predhė kundėrtanke ėshtė lėshuar pas tij nga njė distancė afro 100 metra, duke shpėrthyer brėnda oborrit tė vilės. Si rezultat i shpėrthimit ėshtė plagosur kunati i Berishės, Plarent Dervishi 33-vjeē, ndėrsa objektivi i sulmit ka shpėtuar pa pėsuar asnjė dėmtim, pasi nuk kishte dalė ende nga vetura e blinduar. Autorėt e kėtij sulmi nuk kanė arritur tė realizojnė goditjen e dytė, madje nė ikje e sipėr kanė lėnė dhe dy armėt kundėrtanke nė vendngjarje. Pėr momentin Berisha ėshtė pėrpjekur t’i shpėtojė njė goditje tė dytė dhe pasi ėshtė siguruar se nuk ka problem, ka nxituar tė ēojė drejt spitalit kunatin e tij, pėr tė marė ndihmėn e parė mjekėsorė.

    Autorėt
    Pėr shkak tė orės sė vonė, nė vendngjarje nuk ka patur kalimtarė tė rastit qė mund tė ndihmojnė nė identifikimin e autorėve tė kėtij krimi. Policia ka shoqėruar disa persona nė cilėsinė e dėshmitarit qė ka njohuri mbi rrethana tė ngjarjes por ende nuk jepet ndonjė njoftim nė lidhje me deklarimet e tyre. Autorėt e krimit kanė patur frikė t’i afrohen mė afėr vilės, pasi ajo ėshtė e paisur me njė sistem telekamerash vėzhgimi, njė sistem prozhektorėsh tė fuqishėm qė ndriēojnė ambjentin pėrreth, si dhe njė sistem tjetėr me sensorė alarmi nė murin e jashtėm rrethues. Vila ndodhet pothuaj nė anė tė rrugės Durrės-Plepa, vetėm 30 metra larg saj. Ajo ėshtė e vėshtirė tė goditet nga rruga pėr shkak se pėrballė saj ndodhet njė pikė karburanti qė ia mbulon pamjen. Policia shpreson qė tė ndihmoet nė hetimin e saj nga filmimet e kamerave tė sigurisė sė vilės, nėse Berisha do t’ia vėrė nė dispozicion si dhe nga gjurmėt qė mund tė kenė lėnė autorėt mbi armėt kundėrtanke. Pėr momentin janė shoqėruar 15 persona tė dyshuar pėr kėtė ngjarje, por ende nuk ėshtė lokalizuar ndonjė pistė e besueshme qė do tė ēonte nė zbulimin e autorėve tė kėtij krimi.

    Vila Bunker
    Lulėzim Berisha ėshtė pronari i njė vile luksoze nė krahun e majtė tė rrugės qė lidh stacionin e trenit me Urėn e Dajlanit, disa metra pas njė pike karburanti tė kompanisė “Kastrati”. Vila ėshtė katėrkatėshe, me njė arkitekturė bashkėkohore dhe moderne. Nė sy bie sistemi i saj i sigurisė, qw pėrbėhet nga njė rrjet i tėrė kamerash vėzhgimi qė kontrollojnė gjithēka rrotull saj. Muri rrethues, afro tre metra i lartė, ėshtė i siguruar me njė sistem tė sofistikuar alarmi, qė lajmėron ēdo tentativė pėr t’iu afruar vilės.

    I plagosuri
    Kunati i Berishės Plarent Dervishi ėshtė ēuar nė kirurgjinė e spitalit tė Durrėsit dhe u fut menjėherė nė sallėn e operacionit. Sipas mjekėve, i plagosuri ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn, pasi ka dėmtime vetėm nė kėmbėn e majtė.

    Biznesmeni
    Lulėzim Berisha ėshtė njė nga emrat e njohur tė botės sė biznesit nė qytetin bregdetar tė Durrėsit. Ai ka aktivitet nė disa fusha, si nė bar-restorante, ndėrtim, si dhe ka privatizuar me ankand tė hapur objekte shtetėrore. Familja e Berishės ėshtė me origjinė nga Kosova, por ai ėshtė lindur dhe rritur nė qytetin bregdetar tė Durrėsit. Ai ėshtė pronar i picerisė sė njohur me emrin “C’era una Volta”, nė rrugėn “Skėnderbej”. Disa muaj mė parė ai ėshtė bėrė pronar i gjithė godinės masive, nė katin e parė tė sė cilės ndodhet piceria duke e privatizuar pėr shumėn 1.2 milionė dollarė.

  2. #2
    Avatar von lupo-de-mare

    Registriert seit
    14.07.2004
    Beiträge
    11.988
    Kush eshte Lulezim Berisha
    E Hene, 05 Dhjetor 2005
    Lulezim Berisha eshte nje qytetar nga Durresi rreth te cilit qarkullojne shume fjale dhe pak fakte. Per shume vite ai ka qene emigrant ne Itali, por eshte kthyer ne vendlindje para pak vitesh. Ne maj 2000, ai arrestohet ne Ricone te provinces se Riminit ne Itali. Ne vitin 1994, Prokuroria e Hamelmnit ne Gjermani kishte leshuar nje urdher-arresti nderkombetar kunder Lulezim Berishes duke e akuzuar ate per trafik te lendeve narkotike. Autoritetet italiane e perdoren ate urdher-arresti si shkak per te prangosur Lulezim Berishen. Ne castin e arrestimit Lulezim Berisha u gjet me dokumente te falsifikuara qendrimi ne Itali. Pavaresisht hetimeve nga Prokuroria e Antimafias ne Bari, apo edhe pas bashkepunimit me autoritetet gjermane, akuzat e trafikut te lendeve narkotike kunder Lulezim Berishes nuk u vertetuan dot kurre dhe ato u rrezuan ne gjyq. Lulezim Berisha u la i lire dhe ai u kthye ne Durres. Ne Durres, se bashku me familjen e tij, aktiviteti i tij tregtar numeron nje bar-restorant dhe godinen e ish-repartit te Fermentimit te Duhanit te Fabrikes se Duhan-Cigareve "Telat Noga". Para pak muajsh, godina katerkateshe me siperfaqe 10 000 meter katrore u shit ne ankand. Luljeta Berisha, motra e Lulezim Berishes, ofroi shumen prej afro 1,1 milion dollaresh amerikane qe ishte oferta me e mire e bere dhe ajo u shpall fituese.


    http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=24261

Ähnliche Themen

  1. "Anschlag" 26.06.11 FIFA Frauen WM, BERLIN
    Von Anatolien im Forum Rakija
    Antworten: 8
    Letzter Beitrag: 01.06.2011, 14:37
  2. Wunderwaffe Merkava - der "beste Panzer der Welt"
    Von EnverPasha im Forum Kriminalität und Militär
    Antworten: 43
    Letzter Beitrag: 07.02.2011, 22:16
  3. Antworten: 0
    Letzter Beitrag: 02.07.2010, 09:00
  4. Salih Berisha in voller Aktion: Operatian "Harem"
    Von lupo-de-mare im Forum Politik
    Antworten: 1
    Letzter Beitrag: 22.12.2005, 20:25
  5. Anschlag auf Rugova "Warnsignal" an EU,es waren Al
    Von jugo-jebe-dugo im Forum Politik
    Antworten: 1
    Letzter Beitrag: 18.03.2005, 18:10