Der Englische Justiz Minister Clarke, bereitet ein Gesetz vor um die illegalen Albaner in England komplett abzuschieben und seine Gründe in einer Parlaments Debatte dargelegt.

Aus der Gazett Sqiptare vom 8.2.054

-Project of minister Clarke. Law, England will drive out Albanian illegal emigrants. Page 10

Faqja 10 - AKTUALITET

Shkurt 8, 105

Ministri i Brendshėm i paraqet parlamentit njė plan pesė-vjeēar pėr emigracionin

Anglia dėbon emigrantėt ilegalė
Qindra shqiptarė rrezikojnė tė deportohen

Nga Londra, Muhamed Veliu


Mijėra emigrantė ilegalė, pėrfshi shumė shqiptarė nė Angli, do tė dėbohen nga vendi. Ky ėshtė propozimi mė i fundit i Qeverisė Laboriste, e cila dje nėpėrmjet Ministrit tė Brendshėm Charls Clarke i paraqiti parlamentit njė plan pesė-vjeēar pėr emigracionin. Radikalizimi nė ligjin e emigracionit, aspak i papritur nga qeverija e Toni Blerit, vjen disa javė pas propozimeve tė liderit konservataor Michael Haėard, i cili deklaroi se "Britania ėshtė plot me azilantė" dhe propozoi si zgjidhje njė kuotė vjetore pėr numrin e emigrantėve qė i duhen ekonomisė vendase. Mendohet se 250 000 persona jetojnė ilegalisht nė vend tė cilėt duhen deportuar. Nė njė debat parlamentar Charls Clarke, Ministėr i Brendshėm, qė mbulon edhe ēėshtjet e emigracionit shpalosi detajet e njė plani pesė-vjeēar, qė do tė "shėrojė" krizėn e emigracionit nė vend. Ai u shpreh se do tė trefishojė numrin e emigrantėve tė paligjshėm me anė tė dėbimeve. Nga ana tjetėr kjo do tė pėrkojė me njė sėrė masash shtėrnguese nė pikat aero-portuale. Deri nė vitin 2008 do tė pėrfundoi vėnja nė jetė e planit pėr marrjen e shenjave tė gishtave tė gjithė atyre tė huajve qė aplikojnė e hyjnė nė Britani me viza. Paisja me karta tė veēanta "ID" pėr emigrantėt, tė cilėt qėndrojnė mė shumė se tre muaj nė vend ėshtė njė nga prozimet e tjera, tė cilat shumė shpejt do t'i kalohen parlamentit pėr miratim.
Sipas statistikave aspak tė kėnaqshme pėr Home Office nė vitin 2003 vetėm 18 000 emigrantė ilegalė mundėn qė tė deportohen nė vendet e tyre ndėr ta 2 300 shqiptarė dhe kosovarė. "Ne duhet tė kemi njė sistem shumė efikas nė dėbimin e azilantėve tė dėshtuar", tha ministri Clarke. Ndėrkohė pėr emigrantėt ekonomikė planifikohet qė ata, nėse nuk do tė marrin maksimumin e pikėve, sikurse ndodh nė sistemin australian tė emigracionit, nuk do tė mund tė fitojnė leje pune. Por emigrantėt me profesionin mėsues, doktorė dhe infermiere do tė kenė prioritet madje mund tė qėndrojnė pėrgjithmonė nė Angli nga nevoja shumė imediate pėr ta. Tė tjerėt me mbarimin e lejes sė punės duhet qė tė kthehen nė vendin e tyre. Propozimet e djeshme i kanė pakėsuar sė tėpėrmi shpresat pėr njė legalizim tė mundhsėm tė mijėra azilantėve shqiptarė. Shumica e tyre janė beqarė tė cilėve u ėshtė refuzuar azili ose nuk kanė kėrkuar azil dhe janė tėrėsisht ilegalė nė shtetin ishullor, ku numri i shqiptarėve thuhet se arrin nė 50 000. Nė katėr vitet e fundit numri i tė riatdhesuarve mendohet tė ketė arritur nė 6 mijė veta. Kapja e emigrantėve bėhet nė stacionet e trenit apo nė vendet e punės, nga ku mė pas dėrgohen nė katėr qendrat e detencionit pėr tė pritur njė avion special qė fluturon ēdo tė enjte pėr nė Prishtinė. Njė kontigjent problematik mbeten edhe minorenėt, tė cilėve nuk do t'u rinovohen lejet e qėndrimit tė fituara deri nė mbushjen e moshės 18 vjeē.


Ministri nė interpelancė: Nuk ka transplante

Toska: Trafiku i fėmijėve ėshtė ulur ēdo vit
Ministri i Rendit Publik Igli Toska u shpreh gjatė interpelancės sė thirrur nga deputeti republikan Neritan Alibali se trafiku i qenieve njerėzore ėshtė njė plagė ende e papėrtharė e shoqėrisė shqiptare. Ai paraqiti para deputetėve tė dhėna nė lidhje me rastet e fėmijėve tė trafikuar nė drejtim tė shteteve fqinje, si Itali, Greqi, si edhe nė Malin e Zi gjatė tre vjetėve tė fundit. Toska hodhi poshtė nė mėnyrė kategorike edhe njė herė pretendimin e deputetit republikan nė lidhje me trafikun e organeve nga vendi ynė. Sipas tij, gjatė njė hetimi tė hollėsishėm tė kryer nga organet pėrkatėse, ka rezultuar se ndėrhyrjet kirurgjikale pėr heqje organesh me qėllim transplanti nė vendin tonė janė tė pamundura. Toska u shpreh se nga viti nė vit ky trafik ka rezultuar nė ulje, "por nisur nga fakti qė Shqipėria ėshtė fqinje me dy vende tė cilat janė anėtare tė BE-sė, edhe kėto raste sjellin njė shqetėsim tė madh pėr to". Gjatė vitit 2002 kanė rezultuar 22 raste fėmijėsh tė trafikuar nė drejtim tė fqinjve tanė, ndėrsa pėr vitin 2004 ky numėr ėshtė ulur nė 10 fėmijė. Ai nėnvizoi edhe masat legjislative tė marra vitet e fundit nė lidhje me eleminimin total tė kėtij fenomeni qė nė embrion, "pėr tė mos e parė Shqipėrinė si prodhuese apo transportuese emigrantėsh, prostitutash dhe lypėsish". Ministri Toska iu pėrgjigj edhe pyetjeve tė deputetit Ligoraq Karamelo nė lidhje me vjedhjet e shumė kishave nė Verilindje dhe nė Jug tė vendit. Karamelo u shpreh se nė njė faqe interneti, njė grup i quajtur "Trojet shqiptare" kanė kėrcėnuar me vdekje kryepeshkopin Janullato