Jetzt werden die ganzen Banditen aus der früheren Fatosi Mafia Regierung gesäubert, welche sich mit falschen Qualifikationen in die Regierungs Administration einkauften und kriminelle Wirtschafts Kartelle aufbauten.

Schlagzeile vom 16.10.2005 Gazetta Sqiptare

http://balkanforum.at/modules.php?na...mage&pos=-1018

Faqja 4 - POLITIKE

Tetor 16, 105

Kryeprokurori paralajmeron: Ne burg nepunesit hileqare

Sollaku: Shteti na sjell kallezime falso
Padite penale justifikojne spastrimet

Gazment Janku

Denoncimet per te bere shoe, apo per te justifikuar pushimin e njerezve nga puna, konsiderohen si kallezim i rreme. Kjo veper penale parashikon nje denim deri ne pese vjet burg nga Kodi Penal. Ky eshte mesazhi qe kryeprokurori i vendit, Theodhori Sollaku, u ka bere zyrtareve te administrates shteterore, qe kane dorezuar ne prokurori kallezime jo ne perputhje me kerkesat e ligjit procedurial penal. Kete deklarate kreu i akuzes shqiptare e ka bere dje ne Mbledhjen e Pergjithshme te Prokuroreve. Sollaku i ka cilesuar keta zyrtare si "nenpunes hileqare" qe bejne kallezime per arsye te tjera jashte natyres penale. Kreu i akuzes shqiptare, ka porositur vartesit e tij qe t'i bejne me dije ketyre zyrtareve, se kryerja nga ana e tyre e denoncimeve te pabaza dhe jashte natyres penale, konsumon vepren penale te kallezimit te rreme. Nga ana tjeter, Sollaku e ka cilesuar si tendence pozitive rritjen e fluksit te kallezimeve te bera nga institucionet shteterore. Por me keqardhje ai ka konstatuar se nje pjese e ketyre kallezimeve nuk jane ne perputhje me kerkesat e ligjit procedurial penal. Sipas tij, ne shume kallezime te ardhura nga institucionet shteterore, nuk behet dallimi midis shkeljeve qe ndeshkohen me masa administrative dhe atyre qe perbejne vertete veper penale. Nisur nga ky konstatim, Sollaku ka porositur vartesit e tij qe te sqarojne drejtuesit apo juristet e institucioneve ne lidhje me kerkesat e ligjit per nisjen e ndjekjes penale. Por nga ana tjeter ka porositur qe t'u behen me dije edhe detyrimet e tyre ne raport me prokurorine. Ne fjalen e tij kryeprokurori Theodhori Sollaku, ka deklaruar se objektivi kryesor i parashtruar nga qeveria e re mbi luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit eshte nje objektiv konstant i organit te akuzes, qe nuk ka lidhje me ndryshimet politike. Ai ka ofruar nje bashkepunim maksimal me strukturat e ekzekutivit ne arritjen e objektivit dhe per nje drejtesi penale te suksesshme.
KRITIKA
Eshte e patolerueshme qe prokurore apo oficere te policise gjyqesore, te shkojne ne pune me autovetura luksoze e me targa te huaja, te cilat nuk mund te justifikohen me te ardhurat e tyre personale. Shmangia e konfliktit te interesave ne organin e akuzes, u cilesua si nje nga prioritetet e punes se ketij institucioni. Ai e ka cilesuar si nje cenim dhe kompromentim te rende te figures se prokurorit pranimin e dhuratave apo favoreve per shkak te detyres, ndonese nuk ka permendur emra apo raste konkrete. Kreu i akuze u ka terhequr vemendjen vartesve te tij edhe ne lidhje me marredheniet me avokatet. Edhe pse marredhenia me perfaqesuesit e mbrojtjes eshte normale si pale ne nje çeshtjeje penale, prokuroret sipas Sollakut, nuk duhet te kalojne caqet e etikes. Ky tejkalim mund te shkaktoje konflikt interesash pse jo duke krijuar terren edhe per veprime korruptive. Shmangia e konfliktit te interesave, perveç mbarevajtjes normale te punes se organit te akuzes, rrit edhe besueshmerine e tij te njerezit qe presin drejtesi nga ky institucion i pavarur. Sipas Sollakut, detyra e nje prokurori nuk eshte te fitoje çeshtjen, por qe te jepet drejtesi. E njejta praktike duhet te ndiqet edhe ne kerkesat per masat e denimit, te cilat duhet te jene te fuqishme por jo te padrejta.
KRIMI EKONOMIK
Nje shqetesim tjeter i madh qe kryeprokurori i vendit Theodhori Sollaku ka bere prezent ne mbledhjen e djeshme, ishte edhe mungesa e strukturave policore efikase te luftes kunder krimit ekonomik. Edhe pse kreu i akuzes e ka cilesuar kete situate si kalimtare dhe qe do te permiresohet se shpejti, ai i ka cilesuar te patolerueshme dhe te pajustifikueshme zvarritjen e shume çeshtjeve penale te kesaj natyre ne disa prokurori rrethesh. Jo vetem kaq, por ne disa raste te procedimeve te krimit ekonomik perfundimet e tyre kane qene jobindes. Sollaku ka orientuar vartesit e tij per nje rol me aktiv te prokuroreve ne hetimin e çeshtjeve te krimit ekonomik, duke mos u mjaftuar me hartimin e nje urdhri delegimi formal per oficeret e policise gjyqesore. "Tendencat per te rrumbullakosur çeshtjet, per te bere hetime te ceketa, apo justifikimet per paaftesi te te tjereve, duhet te marrin fund",- eshte shprehur Sollaku. Sipas tij, nese ka te paafte, duhet te veprohet ndaj tyre duke njoftuar drejtuesit e forcave policore perkatese. Shteti paguan njerez te cilet prezumohet se jane te afte,- u shpreh Sollaku, duke paralajmeruar se askush nga prokuroret nuk ka te drejte te thote te kunderten ne nje kohe qe nuk vepron. Kete paralajmerim kreu i akuzes shqiptare nuk ia dedikoi vetem raporteve, prokuror-polic gjyqesor, por edhe raporteve drejtues prokurorie-prokuror.

Es lebe Salah, der die Wirtschafts-Politische Mafia und die Mafiösen parasitären Clans eliminiert :!: