Leider nur in Albanisch die News, über Bin Laden`s Investment in Albanisch von heute in Zeitungen.

Die Bin Laden Leute hatten natürlich bei der American Bank of Albania ihre Konten. So läuft das nun mal, das Amerika überall gezielt den Terror aufbaut.

E Merkure, 19 Tetor 2005

BODE MERR NE DOREZIM PRONAT E AL KAEDES

Te dhena per ambjentet e sekuestruara:

* 22 apartamente te sekuestruara

* siperfaqja e pergjithshme 2030 metra katrore

* apartamentet kane qene ne pronesi te sauditit Jasim Kadi

* financimi dyshohet te jete bere nga organizata Al Kaida

Teuta Shamku

Pasuria e milionerit saudit Jasim Kadi, e siguruar me financime te organizatave terroriste, e investuar ne dy kullat binjake ne qender te Tiranes, tashme eshte pasuri e shtetit shqiptar. Pas sekuestrimit te kesaj pasurie, 10 muaj me pare, me nje urdher te posacem nga ish-ministri i Financave, Arben Malaj, Ministri aktual Ridvan Bode ka urdheruar marrjen ne dorezim te ketyre ambjenteve. Vetem 10 muaj me pare u urdherua sekuestrimi i 22 apartamenteve, tek kullat binjake, pasi dyshohej se ato ishin blere me financime te organizates terroriste Al Kaeda, pjese e se ciles ishte milioneri saudit, Jasim Kadi. Burime nga dikasteri qe drejtohet nga Ministri Bode, bejne me dije se nje grup pune i Ministrise se Financave ka nisur dje "18 tetor 2005", procedurat e marrjes ne dorezim te ambjenteve te sekuestruara ne te ashtuquajturat kullat binjake ne qender te Tiranes. "Veprimi i sotem bazohet ne urdhrin numer 2 te ish-Ministrit te Financave, te dates 03.12.2004, per sekuestrimin e aseteve ne kuader te masave kunder financimit te terrorizmit. Megjithese ky urdher ishte dhene rreth 10 muaj me pare, ai nuk ishte ekzekutuar deri me sot", thuhet ne njoftimin zyrtar te Ministrise se Financave.

U sekuestruan 22 apartamente me siperfaqe 2030 metra katror

Me urdher te Ministrit te Financave, 10 muaj me pare, u be sekuestrimi i 22 apartamenteve, gjithsej 2.030 metra katrore te dy kullat binjake ne qender te Tiranes. Gjithcka nisi ne vitin 2001, kur milioneri u akuzua per lidhjet e tij me Al Kaedan. Ne 2001 shteti eshte marre me te dhe pronat e tij, kur prokuroria sekuestroi investimet e tij ne dy kullat e medha 15-kateshe ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Urdhri i ministrit te Financave mban daten 3 dhjetor 2004 dhe eshte mbeshtetur ne ligjin kunder financimeve te terrorizmit, miratuar vetem pak muaj me pare. Tashme ka nje baze ligjore per te nisur bllokimin dhe konfiskimin perfundimtar te pasurive te nje prej njerezve te kerkuar ne te gjithe boten, me akuzen per financim te terrorizmit. Pas sekuestrimit te pare, financues te tjere shqiptare te dy kullave treguan se kishin ndare me vendim gjykate pjeset e pronesise se tyre ne keto dy kulla. Sauditi Jasim Kadi kishte 55 per qind. Nderkohe, ne vendimin e dale ne Fletoren Zyrtare tregohet me saktesi numri i apartamenteve, 22 gjithsej, me nje siperfaqe prej 2030 metra katrore, te cilat jane te pozicionuara kryesisht ne katet V, VI, IX, XII, XIII, si dhe ne katin nentoke dhe nje kat perdhe. Urdhri perfshin edhe sekuestrimin e 550 metrave katrore toke, e cila eshte pjese e truallit ku jane ndertuar dy kullat binake ne Tirane. Per te gjitha keto prona Malaj urdheroi qe te "sekuestrohen, te bllokohen ambientet e identifikuara ne dy kullat 15+2-kateshe, ne nje siperfaqe prej 2030 metra katrore, qe mbahen ne emer te, prej, per llogari te, ose ne perfitim te Yasin Al-Qadi, i njohur edhe si Shaykh Yassin Abdullah Kadi; Yassin Kadi; Yasi Khadi; Jassin Kadi; Yassin Abdullah Kadi shtetas arab, Jeddah, Arabia Saudite ose e shoqerise "Karavan Construcsion & Development" sh.p.k. Keto prona te patundshme jane futur tashme ne listen e sekuestrimeve ne kuader te luftes kunder terrorizmit, por parashikohet qe te vazhdohet kerkimi per te tjera.

http://www.kohajone.com/lexo.php?id=41739