Polizei Chefs von Sarande verhaftet, wegen Drogen Schmuggels



Eduart dhe Ylli Kapo, tė arrestuar dje nė Sarandė

Arrestohet bashkėpronari i qendrės turistike “DEA” nė Butrint, Klement Balili

Arrestohen 3 policė me 750 kilogramė hashash

Arrestohen dhe babė e bir, punonjės tė policisė nė Delvinė dhe nė Sarandė

Thoma Nika

Policia ka vėnė dje nė pranga tre efektivė tė policisė dhe njė biznesmen, tė cilėt u kapėn me 750 kilogramė kanabis sativa tė presuar. Aksioni ėshtė realizuar nga Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm, ndėrkohė qė njė person ka arritur t’i shpėtojė operacionit. Policia tha se pas njė ndjekjeje disamujore, nga Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm, nė bashkėpunim me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, Policinė e Shtetit dhe struktura tė tjera tė specializuara nė luftėn kundėr krimit, dje rreth orės 14.00’, nė aksin rrugor Muzinė- Delvinė, u krye kapja arrestimi nė flagrancė i punonjėsve tė policisė dhe biznesmenit. Sipas policisė, janė vėnė nė pranga Ylli Eduard Kapo, Inspektor i Sektorit tė Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar nė Komisariatin e Policisė Sarandė dhe babai i tij Eduard Kapo, me detyrė punonjės i Policisė Rrugore nė Komisariatin e Policisė Delvinė. Gjithashtu janė arrestuar Gentian Ramiz Baba, Inspektor i Policisė Kriminale nė Komisariatin e Policisė Sarandė dhe Klement Balili lindur dhe banues nė Sarandė, bashkėpronar i qendrės turistike “Dea” nė Butrint, si dhe i disa subjekteve tė tjera private. Policia tha se ata janė kapur ndėrsa po transportonin lėndėn narkotike me njė furgon.
Burimet policore thanė se nga hetimi paraprak rezulton se destinacioni i saj ka qenė Greqia. Policia tha gjithashtu se ka mundur tė largohet nga vendngjarja dhe ėshtė shpallur person nė kėrkim shtetasi Ermal Foto Nika, lindur dhe banues nė Sarandė, person me precedentė tė mėparshėm kriminalė. Nė momentin e arrestimit u ėshtė sekuestruar njė furgon me targa gjermane, brenda tė cilit ishin tė fshehura 26 ēanta tė mbushura me 750 pako njėkilogramshe kanabis sativa, gjysmė i gatshėm, i presuar dhe i ambalazhuar.
Policia tha se nė vendngjarje u kryen tė gjitha veprimet proceduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, pasi kėta persona vepronin si njė grup i organizuar kriminal.

Tė arrestuarit
1-Ylli Eduard Kapo, Inspektor i Sektorit te Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar nė Komisariatin e Policisė Sarandė
2-Gentian Ramiz Baba, Inspektor i Policisė Kriminale nė Komisariatin e Policisė Sarandė
3- Eduard Kapo, babai i inspektorit Ylli Kapo me detyrė punonjės i Policisė Rrugore nė Komisariatin e Policisė Delvinė.
4- Shtetasi Klement Balili lindur dhe banues nė Sarandė, bashkėpronar i qendrės turistike “Dea” nė Butrint, si dhe i disa subjekteve tė tjera private.


17/07/2006
KATEGORIA: Kronike nga rrethet

http://www.shekulli.com.al/index.php...e&newsID=98455