BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Erweiterte Suche
Kontakt
BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen
Benutzerliste

Willkommen bei BalkanForum - das Forum für alle Balkanesen.
Seite 5 von 9 ErsteErste 123456789 LetzteLetzte
Ergebnis 41 bis 50 von 89

The greek violence against albaian

Erstellt von napoleon, 15.11.2008, 02:14 Uhr · 88 Antworten · 5.642 Aufrufe

  1. #41

    Registriert seit
    28.01.2008
    Beiträge
    4.024
    Pozita e Ēamėrisė dhe e ēamėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore

    Por pėrpara masakrės sė korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer njė valė tjetėr masakrash nė qershor. Gjithashtu, pas verės pasoi njė fushatė tjetėr nė tetor tė vitit 1944 e cila bėri tė plotė spastrimin etnik tė Ēamėrisė.

    Rezultatet e kėtij spastrimi kanė qenė me tė vėrtetė tragjike. Nga njė popullsi prej 35000 vetėsh qė ishte para luftės mbetėn vetėm disa dhjetėra familje. Vetėm nė tragjedinė e Filatit dhe tė Paramithisė qė u zhvillua nė qershor dhe tetor tė vitit 1944, rezultati ishte: 2000 tė vrarė, gra, fėmijė, pleq dhe burra tė paarmatosur, tė masakruar nė mėnyrėn mė ēnjerėzore nga bandat zerviste. Nė fshatrat e Paramithisė, Gardhitės, Dhrahumit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitėn 4949000 okė drithė, 2217500 okė tėrshėrė dhe elb, 361500 okė djathtė, 457700 okė vaj ulliri, 12850 okė gjalpė, 27020 krerė bagėti tė imta, 18500 okė duhan, 26800 okė oriz, 37000 okė bajame, 2500-3000 shtėpi tė djegura dhe dėme tė tjera tė pronės qė arrinin nė 84700 frs.

    Njė pjesė e mirė e historiografisė greke tė pasluftės di dhe diplomacia greke gjatė periudhės sė luftės sė ftohtė, por edhe sot, kanė mbrojtur tezėn absurde se populli ēam (an blok) ishte bashkėpunėtor i nazistėve dhe fashistėve dhe u largua me ta pėr nė Shqipėri nė fund tė luftės. Por si qėndron e vėrteta ? Ėshtė rasti tė (konfirmohet) pohohet se nė luftėn antifashiste popullsia shqiptare e Ēamėrisė inkuadroi nė formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftėtarė, pa llogaritur qindra tė tjerė qė punonin nė terren. Vetėm nė radhėt e ELAS-it dhanė jetėn 68 partizanė ēamė.

    Ėshtė tashmė e provuar se masakrat dhe dėbimin e dhunshėm tė popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkėpunėtor i gjermanėve. Pikėrisht kėtu mendojmė se duhen rikujtuar disa dokumenta qė provojnė bashkėpunimin e tij me gjermanėt dhe kėshtu do tė mbetet absurd pretendimi grek se njė aleat i gjermanėve ka dėbuar nga trojet etnike njė popullsi tė tėrė pse ishte nė bashkėpunim me aleatėt e tij.

    Bashkėpunimi i Zervės me gjermanėt ėshtė i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohės dhe i pasluftės, i cili ka dhėnė dhjetėra dėshmi nė kėtė drejtim. Nga arkivat sekrete tė Vermahtit gjerman pėr greqinė, zbulohet njė marrėveshje bashkėpunimi midis Zervės dhe pushtuesve gjermanė qė tė godiste grekėt e tjerė. Autori qė ka publikuar kėtė marrėveshje shprehet se "ekzistonte nė thellėsi njė miqėsi me ujkun". Nė dokumentin gjerman thuhet: "Gjatė natės sė 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandės sė Korparmatės XXII malore, me anėn e njė oficeri tė plotfuqishėm propzimin pėr bashkėpunim mbi bazat qė vijojnė: armėpushim, bashkėpunim nė luftėn kundėr ELAS-it ne azhornim tė vazhdueshėm mbi qėllimet e tij, mbi vetė pozitėn e tij si dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervės iu parashtrua dhe tė Plotfuqishmėve tė Posaēėm tė Rajhut pėr Evropėn Juglindore, ministrit Nojbaher. Pėrgjigja ishte: tė vazhdojmė traktativat deri sa tė merret vendimi pėrfundimtar. Mė 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi pėr marrėveshje lokalisht tė pėrkufizuar.. . Kjo situatė vazhdoi deri nė fillim tė korrikut 1944. Forcat e Zervės nė mars 1944 rreth 10000 luftėtarė.

    Sipas marrėveshjes me autoritetet gjermane duhej tė mbetej e lirė nga ushtria e Zervės njė rrip bregdetar prej 10 km. Mirėpo mė 3 korrik 1944, trupat e Zervės e pushtuan zonėn bregdetare pranė Pargės. Po ashtu, gjatė natės 6-7 korrik filluan nė befasi veprimet luftarake tė trupave tė Zervės kundėr reparteve gjermane nė perėndim tė Artės dhe nė rrugėt Janinė-Artė dhe Janinė-Gumenicė . Siē shpjegohet nė dokument "ndryshimi i qėndrimit tė Zervės nga marrėveshja e arritur me gjermanėt ndodhi si rezultat i ndėrhyrjes sė oficerėve tė ndėrlidhjes aleate, tė cilėt morėn pėrsipėr vetė udhėheqjen e ushtrisė sė Zervės. Madje thuhet se edhe urdhrin pėr sulm kundėr gjermanėve e dhanė oficerėt ndėrlidhės tė aleatėve. Nisur nga ngjarje tė tilla as edhe gjermanėt nuk ishin tė qetė pėr marrėveshjen qė nėnshkruan. Lajmet e shėrbimeve sekrete gjermane konstatonin qė nė rast zbarkimi tė aleatėve, EDES-i do tė luftojė kundėr gjermanėve, duke iu referuar udhėheqėsit tė EDES-it papajoanu. Nė gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetė.

    Nė vitin 1947, pavarėsisht nga dėshira e amerikanėve, qė qeveria greke tė mbėshtetej mbi njė koalicion sa mė tė gjerė, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakėnaqėsinė e tij ndaj kandidaturės sė Zervės si ministėr i Punėve Publike, duke e akuzuar atė hapur si bashkėpunėtor tė gjermanėve. Ky qėndrim parimor i Departamentit tė Shtetit ishte aq i vendosur saqė ai shkonte deri atje sa tė kėrcėnonte udhėheqėsit grekė se, nė rast tė kundėrt, do tė tėrhiqte misionin ushtarak. Ambasadori amerikan nė Athinė Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku nė SHBA nė shumicė ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste qė janė nė kundėrshtim me idealet e demokracisė sonė". Kėshtu, atij iu bė e qartė se nuk meritonte besimin si anėtar i ndonjė qeverie qė propozohej tė bashkėpunonte ngushtė me SHBA. Po kėshtu, njė personalitet tjetėr me peshė, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervėn, i deklaronte sekretarit tė tij tė njėjtėn gjė, se ekzistonte njė opinion i fortė publik, i cili ishte kundėr Zervės nė SHBA dhe nė vendet e tjera si Franca dhe Anglia, tė cilat ishin mike tė Greqisė dhe se ai e ndjente se pėr kėto arsye nė qoftė se Zerva do tė bėhej ministėr i Rendit Publik, kjo do tė ishte njė fatkeqėsi e madhe pėr Greqinė dhe mund tė pėrmbysė punėn qė po bėn Misioni Amerikan pėr tė". Bashkėpunimi i Zervės me gjermanėt, ishte dėshmuar edhe nė Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisė amerikane me origjinė greke Kouvras mė 31 mars 1947, duke e cilėsuar atė si njė kolaboracionist tė tipit tė Mihailloviēit tė Jugosllavisė. Kouvaras i paraqiti Senatit njė dokument shumė kompromentues, i cili provonte marrėveshjen qė ekzistonte midis forcave tė armatosura gjermane nė Epir dhe EDES-it tė Zervės. Ky dokument ishte njė memorandum i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Korpusit tė 22 tė Ushtrisė Gjermane.

    Tezėn greke e hedhin poshtė edhe dokumentat diplomatike angleze tė kohės, tė cilat nuk mund tė dyshohen pėr ndonjė tendencė antigreke, por pėrkundrazi pėr tolerancė ndaj aleatėve tė tyre dhe nė radhė tė parė ndaj forcave tė sė djathtės, tė cilat ishin pikėmbėshtetja e tyre. Kėshtu, sipas dėshmive tė njėrit nga zyrtarėt e lartė tė misionit anglez nė Shqipėri, majorit Palmer, i cili kreu njė udhėtim eksplorues nė Greqinė e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte pėrcaktuar deri nė 2000 veta qė bashkėpunuan "me gjithė zemėr me gjermanėt", por ai nuk mohonte faktin qė pati edhe rreth 700 veta qė luftuan nė radhėt e ELLAS-it kundėr gjermanėve. Tėrheq vėmendjen njė fakt se shifra qė jep Palmeri, pėrkon me numrin e tė dėnuarve nga gjyqi famėkeq i Janinės, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistė ve", i zhvilluar nė vitin 1945-1946, i cili dėnoi nė mungesė 1930 shqiptarė tė Ēamėrisė. Palmeri, i cili ėshtė mbėshtetur siē e thotė dhe vetė nė tė dhėnat e palės greke e konkretisht tė majorit Sarandis, i cili-thotė Palmeri- "pranoi pėrgjithėsisht veprimet e kryera prej grekėve kunėr minoritetit shqiptar" hedh paksa dritė edhe mbi njė ēėshtje tjetėr mjaft tė rėndėsishme, e cila ka tė bėjė me faktin se ē'vend patėn gjermanėt nė genocidin qė kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundėr popullsisė shqiptare, tė cilin Palmeri, pa u shqetėsuar pėr tragjedinė e dhimbshme tė kėsaj popullsie, me gjakftohtėsi e quan thjesht njė "situatė grindjesh". Ai pohon sidoqoftė, njė tė vėrtetė se ky akt "padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanėt". Genocidin zervist pėr spastrimin etnik nė Ēamėri e konfirmonte edhe koloneli Monague @oodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez nė Greqi, i cili thotė se "Zerva i ndoqi ēamėt nga shtėpitė e tyre nė 1944... Dėbimi u krye me gjakderdhje tė madhe. Qėllimi ishte dėbimi i popullsisė s padėshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje kėtė genocid ndaj shqiptarėve tė Ēamėrisė e ka pohuar vetė N. Zerva. Nė letrėn dėrguar mė 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Tė marrė pėrsipėr detyrėn e sqarimit tė bashkėatdhetarė ve (grekėve) se kush e pastroi Ēamėrinė nga shqiptarėt". Kėtė fakt e dėshmojnė edhe dokumentat e Komitetit Antifashist Nacionalēlirimtar tė refugjatėve ēamė nė Shqipėri. Nė njė memorandum tė kėtij Komiteti dėrguar Ministrave tė Jashtėm nė Moskė i cili u publikua nė gazetėn "Bashkimi" dhe pastaj edhe nė "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit tė gjermanėve, monarkistėt grekė dhe faashistėt, bashkė me Gestapon, sulmuan popullsinė dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar nė territorin e Shqipėrisė. Ajtet e autoriteteve greke ishin nė kontradiktė tė qartė me Kartėn e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltės dhe tė Potsdamit". Pozitėn e gjermanėve lidhur me genocidin e bandave zerviste kundėr popullsisė ēame e kompromenton mė tej njė dokument tjetėr qė vjen nga njė ditar i njėrit prej nacionalistėve ēamė, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe njė enigmė tjetėr, se si hyri Zerva nė Ēamėri, kur populli ēam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte tė hynte nė Ēamėri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinė ēame, e cila ishte e vendosur tė vetėmbrohej. Prandaj, ai ndėrhyri pranė autoriteteve gjermane tė pushtimit qė ata tė bėnin ēarmatimin e saj dhe ia arriti kėtij qėllimi. Ēarmatimi i popullsisė u krye nga gjermanėt me njė urdhėr direkt tė Hitlerit. Autori i lartpėrmendur pohon se gjermanėt nė kėtė rast nuk pėrfillėn as lutjet e nacionalistėve shqiptarė ēamė, qė kishin besim tek ata pėr tė realizuar aspiratat e tyre, pėr bashkimin kombėtar. Mė pas Zerva hyri nė Ēamėri dhe kreu krimet monstruoze qė tashmė dihen.

  2. #42

    Registriert seit
    28.01.2008
    Beiträge
    4.024
    Nga hetimet e tij Palmeri pėrpiqet tė hedhė sadopak dritė mbi motivet e kėsaj masakre dhe ai jep njė shpjegim ineresant qė i afrohet tė vėrtetės ose mė saktė ėshtė njė pjesė e saj. Ai i raportonte eprorėve tė tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenė gjithnjė njė ndjenjė zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekėve pėr atė rreth ndaj ēamėve". Nė tė njėjtėn kohė Palmeri vė nė dukje se pretendimi absdurd pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut nga Greqia, tė cilėn shteti grek e kishte kultivuar nė maksimum pėr disa dekada, kishte prodhuar "njė urrejtje shumė tė fortė, e cila drejtohej jo vetėm kundėr ēamėve, por kundėr gjithė shqiptarėve nė pėrgjithėsi".

    Nė kėtė mėnyrė, palmeri vė nė dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Ēamėrisė u krye pėr shkak tė bashkėpunimit tė kėsaj popullsie me gjermanėt, por si pjesė e strategjisė shoviniste tė Greqisė kundėr shqiptarėve.

    Megjithatė, Palmeri e pranonte dhe mundėsinė hipotetike tė bashkėpunimit tė njė pjese tė minoritetit shqiptar me italianėt dhe si shkaqe tė kėtij bashkėpunimi tė mundshėm ai jepte "dėshirėn pėr ta bashkuar Ēamėrinė me Shqipėrinė ose pėr tė shfrytėzuar mundėsitė qė paraqiste realiteti i krijuar pėr tė qėruar hesapet e vjetra me grekėtt. Ai pohonte se nuk mund tė arrihej nė ndonjė konkluzion se kush nga tė dy palėt ishte pėrgjegjės pėr fillimin e armiqėsive. Nė tė vėrtetė, armiqėsitė dhe konflikti nacional nė Ēamėri, siē kemi theksuar mė lart, kishin filluar kėtu me aneksimin e kėsaj treve shqiptare nga greqia gjatė Luftėrave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenė politika sistematike antishqiptare dhe shkombėtarizuese e qeverisė greke dhe organizmave tė ndryshme tė saj. Kjo situatė e tendosur, sigurisht qė ka shkaktuar edhe konflikte tė veēanta midis tė dy palėve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilėsisht pasi ata ishin tė ushtruara, tė organizuara, tė drejtuara ose tė xnitura nga shteti grek. Prandaj bashkėpunimin e elementėve tė veēantė shqiptarė me gjermanėt dhe italianėt, i cili e kishte burimin nė shtypjen e rėndė nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftės, madje dhe sot, u pėrpoqėn tė fryjnė dhe ta paraqisin si njė bashkėpunim total ndaj popullsisė ēame me gjermanėt. Qėllimi ka qenė i qartė, qė t'i vihej njė bazė justifikuese spastrimit etnik tė Ēamėrisė.

    Por armiqėsitė dhe pėrplasjet sipas tė dhėnave tė mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe nė njė linjė tjetėr, nė kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por as kėto ngjarje nuk pėrbėjnė argumente pėr tė pėrligjur spastrimin etnik tė Ēamėrisė.

    Pėrpara se palmeri tė kryente hetimet e tij nė Ēamėri, zbulimet britanike nė dhjetor tė vitit 1944 dhe nė janar tė vitit 1945, kishin informuar Foreign Ofisin se masakrat dhe shpėrngulja e popullsisė ēame ishin kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian njė grup nacionalistėsh shqiptarė "kishte ndihmuar nė vitin 1940 Ushtrinė Italiane nė fushatėn e saj kundėr Greqisė dhe nė vitin 1944 ata i kishin dhėnė ndihmė afektive forcave gjermane tė pushtimit. Pas largimit pėrfundimtar tė gjermanėve nga Ēamėria trupat e Zervės u shpėrndanė nė shtėpitė e shqiptarėve. Nė njė lokalitet 40 ushtarė tė Zervės u zhdukėn dhe pastaj u gjendėn tė vdekur. Ky incident qė ndodhi rreth qershorit tė vitit 1944 shkaktoi raprezaljet e forcave tė Zervės, tė cilat ēuan nė dėbimin e tė gjithė shqiptarėve nga Greqia".

    Pas raportit tė Palmerit, njė tjetėr informacion iu dėrgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike nė Greqi. Nė tė jepej vlerėsimi i pėrgjithshėm se veprimet kundėr ēamėve ishin tė kuptueshme, sado qė ishin tė qortueshme. Duke iu referuar Librit tė Bardhė grek ky raport i paraqiste ēamėt si "njė popullsi gjaknxehtė dhe violente ashtu si shumė komunitete tė tjera malore ballkanike". Ndėr tė tjera nė kėtė raport thuhej: "Dy herė minoriteti shqiptar ka qenė pėrfshirė nė shkatėrrimet e zonės ku ata jetojnė. Dhe bregdeti shqiptar qė shtrihet pėrballė Korfuzit ishte njė nxitje er pėrhershme pėr nacionalistėt e zjarrtė grekė. Gjatė lėvizjes sė rezistencės ēamėt i kishin shqetėsuar grekėt sėrish duke vepruar nė banda midis bregdetit dhe forcave tė gjeneralit Zerva. Ata ia prenė lidhjet atij (Zervės) ose tė paktėn penguan lidhjet e tij me kolegėt e vet nė Korfuz. Ēamėt pėrfaqėsonin pėr Aksin njė element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur gjithashtu nga shqiptarėt. Kėta mė shumė mundėsi ka qė tė ishin ēamėt se sa ndonjė forcė nga Shqipėria. Nė kėto rrethana, veprimet kundėr ēamėve nga ana e grekėrve kanė qenė tė kuptueshme, megjithėse tė qortueshme".

    Ēėshtja e Ēamėrisė, bashkė me atė tė Kosovės u pozuan nė opinionin publik nga Diaspora Shqiptare nė kushtet e vetėizolimit tė Shqipėrisė, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes pėr tė mbrojtur interesat kombėtare shqiptare, duke vėnė nė plan tė parė interesat e ngushta tė mbrojtjes sė pushtetit dhe parimet e bashkėpunimit nė linjėn e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet mė tė vendosura u bėnė nga Shoqata "Ēamėria" nė SHBA, e cila zhvilloi shumė aktivitete nė mbrojtje tė ēėshtjes ēame. Nė njė letėr dėrguar Sekretarit tė Shtetit tė SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin qė dha Shqipėria nė luftėn kundėr fashizmit, shoqata kėrkonte qė parimet e Kartės sė Atlantikut tė zbatohen me konseguencė edhe nė ēėshtjen shqiptare. Nė mėnyrė tė posaēme, shoqata i rferohej neneve 2 dhe 3 tė kėsaj karte dhe kėrkonte qė populli shqiptar, qė kishte mbetur nė shtetet fqinje tė pėrcaktonte formėn e qeverimit nėn tė cilėn do tė jetojė, tė ushtrojė tė drejtat sovrane dhe tė restaurohej vetėqeverimi; tė drejta kėto qė u ishin rrėmbyer me forcė. Nė ktė mėnyrė, ata jo vetėm kėrkonin kthimin e popullsisė ēame nė trojet e veta, por qė edhe Ēamėria sė bashku me Kosovėn tė shpreheshin lirisht pėr tė ardhmen e tyre.

  3. #43

    Registriert seit
    28.01.2008
    Beiträge
    4.024
    Chameria, resurset gjeografike dhe burimet ekonomike
    Autori i Lajmit: Nga Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

    Data e Publikimit: 06/07/2005 Ballkani.



    E mora kėtė libėr dhe, ndonėse nuk merrem me gjeografi, e lexova me ėndje, po edhe me dėshirėn pėr tė ditur mė shumė pėr njė trevė shqiptare tė shkėputur padrejtėsisht nga tėrėsia truallėsore e Shqipėrisė dhe pėr tė cilėn deri vonė nė librat e shkollės dhe nė botimet e tjera ėshtė shkruar pak ose aspak. Pėr Ēamėrinė, qoftė edhe pėr shtrirjen, vendbanimet, onomastikėn shqiptare dhe vlerat e saj gjeografike e natyrore nuk shkruhej ose thuheshin disa gjėra tė rrudhura, tė vėna nė peshoren e frikės se mos shkaktohet ndonjė "reagim diplomatik" nga fqinjėt.
    Vetėm pėr tė folmen e Ēamėrisė, duke u mbėshtetur nė vjeljet e hetimin e bėrė nė ligjėrimin e kėngėt e ēamėve tė shpėrngulur nė Shqipėri, studiuesi i shquar prof. Qemal Haxhihasani shkroi dhe arriti tė botonte nė pėrmbledhjen "Dialektologjia shqiptare" njė studim tė plotė dhe shumė interesant pėr gjuhėn, onomastikėn dhe leksikun e frazeologjinė e ēamėrishtes, duke vėnė nė dorė tė studiuesve njė sasi shumė tė vlefshme lėnde nga njė e folme aq interesante e me fytyrė ruajtėse. Po ashtu, zoti Fatos M. Rrapaj, pasi kishte qėmtuar e ndjekur pėr shumė vjet radhazi onomastikėn e folklorin ēam, arriti tė botonte nė kolanėn "Mbledhės tė folklorit" vėllimin madhor "Kėngė popullore nga Ēamėria" (Tiranė, 1983, 846 faqe), me njė parathėnie vlerėsuese nga Ismail Kadareja. Disa vjet mė vonė, pas shndėrrimeve demokratike nė Shqipėri ky mbledhės i zellshėm i folklorit dhe i onomastikės ēame nisi tė botojė edhe veprėn tjetėr tė tij "Fjalori onomastik i Epirit", vėll.I Ēamėria, Eurorilindja, Tiranė, 1995, 570 faqe.

    Ky ishte, si tė themi, "logu" i veprave dhe botimeve pėr Ēamėrinė, prandaj libri "Ēamėria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike i Prof. As. Dr. Selman Shemes, si e para monografi gjeografike nė llojin e vet, vjen kėshtu nė dorėn e studiuesve si njė libėr shkencor qė ka pėr temė tė paraqesė njė pamje tė hapėt e tė dėshirueshme rreth krahinės sė Ēamėrisė, duke na njohur me vendin dhe pamjen truallėsore tė saj, me popullsinė dhe jetėn ekonomike tė asaj treve pėr tė cilėn, siē e thamė, pėr shumė vjet radhazi ka qenė shkruar e folur pak ose aspak. Autori ka bėrė aty njė paraqitje tė hapėt e duke ndėrthurur natyrshėm tė dhėnat natyrore e mjedisore ose mirėfilli gjeografike e demografike me prurje e "ekskurse" tė thukėta historike, etnokulturore dhe ekonomike, gjė qė e bėn monografinė tė thithshme edhe nga njė masė e gjerė lexuesish tė thjeshtė qė nuk merren mirėfilli me gjeografi, por qė kanė dėshirė tė njohin e tė dinė shumėēka qė u mungon pėr Shqipėrinė e sotme dhe pėr trevat shqiptare jashtė saj.

    Mendoj se kjo ka qenė njė zgjedhje e pėrligjur shkencėrisht, po edhe shumė e pėrshtatshme dhe e mirėseardhur pėr masėn e gjerė tė njerėzve nė Shqipėri, sepse Ēamėria ėshtė krahina mė jugore e trojeve shqiptare, e cila, pavarėsisht se ėshtė shkėputur politikisht nga tėrėsia truallėsore dhe i ėshtė aneksuar Greqisė, ka qenė dhe mbetet njė rajon gjeografik me karakteristika qė e dallojnė qartė nga rajonet pėrreth. Tek lexon kėtė studim monografik, pėr hir tė asaj frymėmarrjeje tė trajtimit qė i ka dhėnė autori, tė duket sikur ndėrmerr njė udhėtim ditunor nė Ēamėri, mėson shumė gjėra dhe formon njė pamje ndikuese rreth njė treve shqiptare tė privilegjuar nga natyra, e hapur ndaj detit Jon dhe e mbrojtur nga erėrat qė vijnė nga veriu, verilindja e veriperėndimi. Ēamėria na del parasysh ashtu siē ka qenė dhe ėshtė: njė vis i bukur dhe i pasur, me pozitė tė pėrshtatshme gjeografike dhe gjeopolitike, duke qenė se nėpėr tė kalojnė rrugė tė rėndėsishme qė e lidhin atė treve me viset pėrreth dhe me brendėsinė e Ballkanit. Nga territori i Ēamėrisė kontrollohen rrugėt qė kalojnė nėpėr Kanalin e Korfuzit. Ka qenė ky pozicion dhe ato pasuri e vlera gjeonatyrore qė e kanė bėrė atė krahinė tė dashur pėr banorėt e saj shqiptarė, pėr ēamėt punėdashės e tė dalluar pėr cilėsitė e tyre tė larta atdhetare, por edhe tė lakmueshme pėr fqinjėt qė kurrė nuk rreshtėn nga prapashpinat derisa edhe e aneksuan dhe e bėnė atė arenė ploje e pėsimesh dramatike pėr banorėt ēamė autoktonė qysh nė mugėtirat e njerėzimit nė ato troje.
    Dy fjalė pėr autorin. Selman Sheme ėshtė gjeograf, pedagog me pėrvojė tė gjatė nė shkollat e larta tė Shqipėrisė, sė pari, pėr rreth 30 vjet, nga 1968 deri mė 1997, nė Universitetin e Shkodrės "Luigj Gurakuqi", pastaj, qysh nga viti 1997 e kėtej, nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė tė UT-sė. Qysh kur ka kryer shkollėn e lartė mė 1968, ai u ėshtė pėrkushtuar mėsimdhėnies dhe studimeve shkencore nė lėmin e gjeografisė, duke u bėrė titullar, autor ose bashkautor i njė vargu tekstesh dhe librash pėr shkollat e larta, tė mesme dhe tetėvjeēare. Pėrmendim, gjithashtu, se emri i tij ka dalė shpesh si autor kumtesash, artikujsh dhe studimesh interesante nė faqet e organeve shkencore tė profilizuara, si "Studime gjeo-grafike" , "Studime albanologjike" , "Ekonomia dhe tranzicioni" , "Revista pedagogjike" etj.
    Kėto vitet e fundit, prof.as. dr. Selman Sheme ka botuar edhe disa monografi gjeografike pėr trevat shqiptare mė skajore, por edhe mė spikatėse pėr bukuritė e natyrėn e tyre, si "Kelmendi-vėshtrim gjeografik e turistik" (199 , ku pėrshkruan dhe na ndjell nė bukuritė mahnitėse dhe mundėsitė turistike tė alpeve tė Malėsisė sė Madhe, dhe, tashti sė fundi, librin "Ēamėria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike" (2005).

    Pėrtej kėtyre, z. Selman Sheme ėshtė tashmė i mirėnjohur edhe si veprimtar i gjallė dhe personalitet qė shkruan e flet me pėrkushtim pėr Ēamėrinė, pėr ēamėt dhe tė drejtat e popullsisė ēame mbi pasurinė dhe trashėgiminė e tyre tė pasur qė u ka mbetur nė vendin e tė parėve, nė Ēamėrinė e dashur e gjithmonė tė paharrueshme pėr ta.

  4. #44

    Registriert seit
    28.01.2008
    Beiträge
    4.024
    Tė dhėna pėrnjohėse pėr monografinė. Nė morinė e botimeve qė dalin sot ndėr ne, sigurisht, nuk ėshtė gjithmonė e lehtė tė orientohesh e tė gjesh atė qė u shkon pėr shtat dėshirave, kėrshėrive dhe sidomos plotėsimit tė ndonjė zbrazėtie nė dijet e nė formimin e pėrgjithshėm kulturor tė secilit. Ia vlen, pra, pėr disa prej librave me vlerė, pėrveē punės qė bėjnė librashitėsit dhe bibliotekat, tė ketė edhe ndonjė vėshtrim, qoftė edhe tė thukėt e tė pėrkorė, qė tė drejtojė vėmendjen e lexuesve dhe tė studiuesve nė radhė tė parė nė librat me prurje tė vyera, nė studimet me hulumtime serioze, nė monografitė qė janė fryt i njė pune shumėvjeēare dhe tė pėrkushtuar. E tillė ėshtė edhe vepra e Selman Shemes, njė monografi gjeografike qė na tėhollon e sqaron mė sė miri ēfarė pėrfaqėson Ēamėria, si vend, si natyrė, cila ka qenė dhe ėshtė popullsia e saj, ēfarė mbetet me vlerė studimore pėr etnografinė, gjuhėsinė, sidomos pėr dialektologjinė dhe etnografinė e tė folurit, po edhe pėr onomastikėn etj.

    Libri ndjek ecurinė e mbarėshtimit tė veprave shkencore tė degės pėrkatėse. Ai nis me njė parathėnie tė shkurtėr, por mjaft tė vlefshme, shkruar nga gjeografi prof. as. dr. Sabri Laēi, njė nga emrat tashmė tė njohur tė studimeve gjeografike dhe veēmas demogjeografike, i cili vė nė dukje disa nga vlerat kryesore tė monografisė "Ēamėria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike".
    Bashkohemi me vlerėsimin e z. Laēi, i cili thotė se nė ēdo paragraf tė kėtij libri ndihet dėshira e autorit pėr t'i transmetuar lexuesit krahas tė vėrtetave shkencore edhe dhimbjen pėr njė popull tė martirizuar, pjesė e tė cilit ėshtė edhe ai vetė.

    Kreu i parė, me vlera kryesisht pėrnjohėse dhe hyrėse, titullohet "Aneksimi i Ēamėrisė dhe strategjia greke pėr helenizimin e saj", njė paraqitje e nevojshme dhe e mbėshtetur nė tė dhėna historike e dokumentare rreth fateve e pėsimeve tė popullsisė ēame nė rrjedhė tė shekujve, deri nė aneksimin e asaj krahine nė Greqi.
    Kjo pjesė ėshtė shkruar me zemėr tė trishtuar, por edhe me synimet e dėshirat e mira tė birit tė Ēamėrisė, i cili, nga lartėsia e ngritjes sė tij arsimore, kulurore dhe politike bashkėkohore, gjithsesi moderne dhe evropiane, beson se edhe njė ēėshtje kaq delikate, e dhimbshme dhe e mbetur pezull pėr kaq shumė kohė, siē ėshtė ēėshtja ēame, mund tė gjejė rrugėzgjidhje gjithmonė nė pėrputje me ligjet dhe me standardet e sotme ndėrkombėtare. Autori pėrmbyll nė hyrje se, duke u mbėshtetur nė Konventėn Evropiane dhe nė Deklaratėn Universale, qeveria greke duhet tė kryejė detyrimet ligjore kushtetuese pėr trajtimin e popullsisė ēame dhe arvanitase nė Greqi si pakicė etnike.Lidhur me kėtė, autori i referohet edhe njė thėnieje tė menēur tė shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ka theksuar: "Ēamėria nuk ėshtė njė fantazmė qė ngrihet pėr tė errėsuar miqėsinė e grekėve dhe shqiptarėve, pėrkundrazi, kur poput lehtėsojnė ndėrgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen mė shumė dhe e duan mė shumė njėri-tjetrin" .
    Kreu i dytė mban titullin "Veēori tė pėrgjithshme fiziko-gjeografike" dhe jep nėpėr sythat e nėnsythat e tij kufijtė natyrorė dhe gjeografiko- etnologjikė tė Ēamėrisė, duke zhdavaritur mirė lidhjet midis emrit Ēamėri dhe Epiri i Jugut, si dhe midis etnonimeve ēamė dhe epirotė, duke bėrė edhe pėrqasjet e pikėtakimet e natyrshme midis tyre dhe trevave te tjera shqiptare, si Labėria, Toskėria, Myzeqeja etj. Kur flet pėr emrin e vendit dhe tė banorit, autori na rikujton lidhjen e tyre me emrin e lumit Thjami tė lashtėsisė, prej nga rrjedhin edhe format e sotme ēam e Ēamėri. Aty flet edhe pėr ndėrtimin gjeologjik tė territorit tė Ēamėrisė, pėr peizazhet e saj tė larmishme etj., duke sjellė edhe foto shumė tė bukura e mbresėlėnėse.

    Kreu i tretė i kushtohet organizimit politiko-administra tiv tė krahinės sė Ēamėrisė, duke sjellė aty tė dhėna me interes pėrnjohės e vlerėsues rreth kėsaj gjeohapėsire shqiptare nė rrjedhė tė shekujve, duke ftilluar qartė se ajo nė periudha tė ndryshme historike nuk ka qenė njėsi administrative mė vete dhe gjithnjė ka mbetur e papėrcaktuar mirė. Autori na jep aty njė shkurtore tė shtrirjes sė bashkėsisė thesprote, pėrgjatė brigjeve tė detit Jon, nga lumi Kalama ose Thiamysi i vjetėr deri nė luginėn e Prevezės.
    Nga lindja kufizohej me molosėt e grekėt e Dodonės, ndėrsa kufiri jugor shkonte deri nė Akarnani dhe ndahej prej saj nga fiet e amfilokėve dhe kasopėve. Nė fakt, aty na jepet njė pamje e pėrmbledhur e krejt historisė sė shtetit tė Epirit, i cili mori zhvillimin e vet mė tė madh nė kohėn e sundimit tė Pirros, kufijtė e shtetit tė tė cilit qenė zgjeruar prej Epidamnit nė veri deri nė gjirin e Korintit nė jug. Nė mesjetė, pas rėnies sė Kostandinopojės (1204) nė trevėn e Epirit tė Vjetėr do tė lindte Despotatit i Epirit dhe kryqytet u bė Arta, porse njė qytet tjetėr me rendėsi ishte Janina. Popullsia ishte shumetnike. Nė krahinat veriore mbizotėronte popullsia shqiptare, kurse nė viset jugore ajo greke.


    Nė fundin e shek. tė 18-tė dhe nė fillim tė shek. tė 20-tė krahina e Ēamėrisė bėnte pjesė nė pashallėkun e Janinės. Nėn juridiksionin e vilajetit tė Janinės do tė mbetej deri nė vitin 1913, kur, me vendimet e padrejta tė Konferencės sė basadorėve, pjesa mė e madhe e Ēamėrisė, si dhe rrethet e Konicės, Grebenesė, Kosturit dhe Follorinės mbetėn jashtė kufijve tė shtetit shqiptar, duke iu dhėnė Greqisė. Vetėm rripi verior i Ēamėrisė me qendėr qytetin e Konispolit mbeti brenda kufijve tė shtetit shqiptar. Nė ndarjen e sotme administrative tė Greqisė, Ēamėria ėshtė e ndarė nė katėr prefektura: tė Thesprotisė, tė Prevezės, tė Artės dhe tė Janinės.

  5. #45

    Registriert seit
    28.01.2008
    Beiträge
    4.024
    Kėto katėr prefektura formojnė rajonin e Epirit, siē e emėrtojnė grekėt Ēamėrinė. Sipėrfaqja e asaj zone ėshtė 9203 km katrorė.
    Ky krye, i shkruar me njohje tė thellė tė historisė dhe tė gjeografisė, si dhe i pajisur me harta e pasqyra demografike dhe tė ndarjeve administrative tė vilajetit tė Janinės etj. i jep lexuesit njė pamje mjaft tė qartė dhe tė vlefshme pėr shtrirjen, pėrmasat dhe rrjedhat historike e pėrgjithėsisht pėr kahet e zhvillimit tė mėtejshėm tė asaj gjeohapėsire. Para pushtimit grek, viset e Ēamėrisė tė populluara me shumicė nga shqiptarėt ishin rrethet e Filatit, tė Gumenicės, Margėllėēit dhe tė Paramithisė. Brezin anėsor e pėrbėnin rrethet e Artės, tė Prevezės, tė Janinės. Nė kėto hapėsira jetonte dhe vijon tė jetojė njė popullsi shumetnike: shqiptare, greke, vllahe etj.

    Nė kreun e katėrt flitet pėr popullsinė dhe vendbanimet, duke trajtuar, sė pari, autoktoninė shqiptare tė Ēamėrisė dhe tė trojeve tė tjera etnike nė Greqi, pastaj jep popullsinė dhe strukturat e saj, pasqyron ndarjen e saj nė sanxhaqe e nahije sipas njė tabele tė qartė, duke dhėnė aty edhe njė pėrqasje e ravijėzim tė vendit tė saj nė tėrėsinė e shqiptarėve nė Ballkan. Po ashtu, paraqitet struktura fetare dhe etnike e Ēamėrisė, pėr tė ardhur deri te shpėrnguljet dhe ndryshimi i strukturės demografike tė krahinės. Autori pėrshkruan me tė dhėna e pasqyra tė qarta edhe popullsinė ēame nė Republikėn e Shqipėrisė, jep vendet ku janė shpėrnguluar masivisht ēamė dhe pėrmbyll se "mendohet qė numri i popullsisė ēame nė Republikėn e Shqipėrisė nė ditėt tona tė jetė rreth 250 mijė banorė".

    Njė syth shumė interesant paraqet ai me titull "Aspekte demografike tė popullsisė sė Epirit sot", i cili ndiqet nga njė pjesė pėrshkruese shumė e vlefshme ku jepen tiparet dhe veēoritė gjeografike tė vendbanimeve, duke i marrė ato njė pėr njė dhe duke dhėnė aty faktime tė plota rreth emėrtimeve gjeografike dhe onomastikės sė tyre, po edhe shumėēka tjetėr me interes pėr njohjen e kėsaj krahine.
    Kreu i pestė jep tiparet dhe veēoritė e zhvillimit tė ekonomisė sė Ēamėrisė, duke u nisur qysh nga lashtėsia e deri nė ditėt tona, ndėrsa kreu i fundit jep njė pamje etnogjeografike tė Ēamėrisė nė optikėn e udhėtarėve tė huaj.

    E lexova me shumė ėndje kėtė monografi tė prof. as. dr. Selman Sheme dhe, si ēdo shqiptar, ndjeva dhimbje e keqardhje tė madhe pėr pėsimet dhe fatet historike tė pamira tė njė treve e krahine aq tė bukur, pėr plojėn e dhunėn e ushtruar ndaj njė gjindjeje aq punėdashėse e ndenjtare siē kanė qenė e janė ēamėt, tė cilėt edhe nė kushtet trysnive tė shfrenuara e tė parreshtura shkombėtarizuese e denigruese, kanė mbetur kudo qė gjenden dinjitarė e kryelartė, njerėz tė punės, tė kulturės dhe tė arteve. Prej sish kanė dalė deri maja tė larta tė shkencės e tė letrave shqipe, qė nga Hoxha Tahsini, Faik Konica deri te Bilal Xhaferri. Nė gjurmėt e hullinė e mbarė tė tyre shkon edhe njė brez i sotėm studiuesish tė pėrkushtuar, veprimtaria dhe shkrimtaria e tė cilėve i bėjnė nder Ēamėrisė dhe pėrpiqen tė shfrytėzojnė tė gjitha hapėsirat e mundshme demokratike pėr t'i dalė zot ēėshtjes ēame, pėr tė kontribuar nė rrjedhat e mbara tė qartėsimit dhe tė zgjidhjes sė tė drejtave tė ēamėve. Njė nga mė tė dalluarit ėshtė edhe autori i kėsaj monografie, veprimtari i gjallė dhe studiuesi i njohur prof. as. dr. Selman Sheme, i cili, bashkė me prof. dr. Bashkim Kuēukun dhe studiues tė tjerė kanė organizuar veprimtari shkencore e botime me rėndėsi pėr njohjen e vlerave dhe traditave etnokulturore tė ēamėve dhe tė Ēamėrisė.

    I urojmė mikut tonė tė nderuar suksese e vepra tė tjera tė vlefshme pėr tė mirėn e Shqipėrisė e tė shqiptarėve.

  6. #46

    Registriert seit
    28.01.2008
    Beiträge
    4.024
    Falje shokit bilderberg!

  7. #47

    Registriert seit
    28.01.2008
    Beiträge
    4.024
    lohnt sich zu lesen.

  8. #48
    Crane
    Zitat Zitat von Opala Beitrag anzeigen
    Jetzt mal ohne scheiss der Typ hat Psychische Störungen.
    Wie gesagt... ich bin etwas krumm gekommen und der Junge hat erstmal 1000 Sprüche geklopft... einer hohler, rassistischer und eben idiotischer als der andere. Und weil es ihm anscheinend immer noch nicht reicht, jetzt dieser Thread womit er es mir nochmal so richtig geben will.

    Machts wie ich und setzt den Bengel einfach auf eure Ignoreliste. Wozu zieht ihr euch denn diesen lächerlichen Mist rein. Also sorry Leute, falls euch das jetzt nervt. Ist quasi meine Schuld.

  9. #49

    Registriert seit
    28.01.2008
    Beiträge
    4.024
    Zitat Zitat von Troy Beitrag anzeigen
    Wie gesagt... ich bin etwas krumm gekommen und der Junge hat erstmal 1000 Sprüche geklopft... einer hohler, rassistischer und eben idiotischer als der andere. Und weil es ihm anscheinend immer noch nicht reicht, jetzt dieser Thread womit er es mir nochmal so richtig geben will.

    Machts wie ich und setzt den Bengel einfach auf eure Ignoreliste. Wozu zieht ihr euch denn diesen lächerlichen Mist rein. Also sorry Leute, falls euch das jetzt nervt. Ist quasi meine Schuld.

    schreib zum thema mein mongo.
    hehe bähhhh ignorliste.
    das machen nur jungfrauen.

    so mein kleiner,
    jetzt trag was zum thema bei.

  10. #50

    Registriert seit
    28.01.2008
    Beiträge
    4.024
    dieser thread ist keinesfalls ein hetzt thread,
    sondern geschichte,alles was drinne steht kann ich mit fakten belegen.
    ich beschäftige mich sehr mit geschichte und deswegen forsche ich mehr und besuch auch bibliotheken.
    ich beschäftige mich nicht nur mit den ersten und zweiten w-krieg.
    ich beschäftige mich mit den ganzen kriegen die bis jerusalem reichen.

    und der troy ist ab jez mein sklave.

Ähnliche Themen

  1. Greek Americans
    Von El Greco im Forum Balkan im TV
    Antworten: 110
    Letzter Beitrag: 02.01.2014, 16:59
  2. March against violence in FYR Macedonia
    Von tetovė1 im Forum Politik
    Antworten: 17
    Letzter Beitrag: 19.03.2012, 12:26
  3. Greek hip hop - r&b
    Von H3llas im Forum Musik
    Antworten: 18
    Letzter Beitrag: 27.02.2011, 17:55
  4. Greek chikas
    Von El Greco im Forum Rakija
    Antworten: 38
    Letzter Beitrag: 16.11.2008, 22:02
  5. RSK: A State of Violence
    Von Schiptar im Forum Geschichte und Kultur
    Antworten: 0
    Letzter Beitrag: 17.11.2005, 14:30