E Hene, 05 Dhjetor 2005

UNIVERSITETI I PODGORICES, DEGE E RE NE GJUHEN SHQIPE

Studentet shqiptare qe studiojne ne degen e gjuhes shqipe ne Universitetin e Podgorices ne Mal te Zi e cilesojne nje ngjarje historike hapjen e deges se mesuesise ne gjuhen shqipe, ne kete universitet. "Prej vitesh ishte diskutuar hapja e kesaj dege, pasi ne shkollat shqiptare ne Mal te Zi kishte nevoje per kuadro", thekson udheheqesi i programit mesimor per pergatitjen e mesuesve ne gjuhen shqipe, ne Podgorice, David Kalaj. Sipas tij, u mendua qe kjo dege te hapej aty ku kishte me shume shqiptare si ne Ulqin apo Nikshiq, por duke qene se atje nuk ka universitete dhe ambiente te mirefillta, per vitin akademik 2004-2005, kjo dege u hap prane Universitetit te Podgorices. Synohet qe dega e shqipes te kthehet se shpejti ne fakultet. Kete vit te pare jane 50 studente nga komuniteti shqiptar qe jeton aty, te cilet jane regjistruar dhe ndjekin studimet ne degen e mesuesise ne gjuhen shqipe. "Komuniteti ka treguar interes dhe kerkon qe te hapen dege te tjera,- thote studenti Gjon Berisha. Sipas tij, shkollat shqipe kane nevoje per mesues. Esmeralda Rajcevic, nga Tuzi, tregon per gazeten se vjen cdo dite ne Podgorice me autobus falas per te ndjekur studimet ne kete universitet, ne degen e mesuesise se gjuhes shqipe. Ajo shton se ne Tuz ka 8 shkolla shqipe fillore dhe 8-vjecare dhe nje te mesme ne gjuhen shqipe. Sofija Ivezaj, nje tjeter studente shqiptare e kesaj dege, shton se rreth 80 per qind e studenteve qe mesojne ne kete dege jane nga Tuzi, ku ka dhe me shume shqiptare, ndersa pjesa tjeter jane nga Ulqini, Tivari, Kraja, etj. Ketu ata zhvillojne te gjitha lendet e shkencave shoqerore dhe natyrore si dhe psikologji e pedagogji. Ata shprehin mirenjohje edhe per pedagoget shqiptare te Universitetit te Shkodres qe vijne e japin mesim ne kete dege, duke qene se ka mungese te stafit mesimor.

Rudina Llazari
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=43525